sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

Leopardii

Primus registratum
sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

sa po humabasim nga mos eksportimi i mallrave qe eksportonim dikur ne kohen e p.p.sh ?????
Leconi kete artikull qe eshte botuar sot ne gazeten panorama ku intervistohet nje ish drejtues komunist i asaj kohe :


Cili është mendimi juaj si profesor i ekonomisë për ndërtimin e një sërë veprash, të cilat sot janë jo rentabël dhe jashtë funksionit?
Për një pjesë njerëzish mund të ishte e arsyeshme mbyllja e tyre. Por nga të tjerë ky veprim mund të konsiderohet i parakohshëm. Unë them dhe jam me mendimin se nuk ishte e domosdodhme për të prodhuar gjithçka në vend, kur mund ta importoje atë si lëndë të parë, apo mund ta importoje edhe si material. Po tregoj një rast që më është dukur më interesanti. Ishte një periudhë kur kërkohej të prodhoheshin në vend artikuj të imët dhe shumë të imët. Kjo mbase si iniciativë ishte shumë e mirë, por këto mallra të cilat po i importojmë ne sot, bota i ka pasur edhe më parë. Fare mirë, ato mallra mund të bliheshin. E them me kompetencë që do të kushtonin shumë herë më lirë se sa t´i prodhoje në vend. Nuk mund të them se parimi i mbështetjes në forcat e veta ishte tërësisht i gabuar, pasi unë kam qenë një nga propagandistët e këtij parimi. Zbatimi i këtij parimi na çoi drejt një vetëmbylljeje. Nuk përjashtohet mundësia dhe të të bllokonin të tjerët, por edhe dëshira jonë ishte që të prodhohej gjithçka në vend. Për mendimin tim, ky parim nuk ka qenë i shëndoshë, nuk ka qenë gjithnjë i drejtë. Por, duke shtuar, them se jam edhe kundër asaj që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe, tranzicionit. Një shembull konkret është mbyllja e uzinave të plehrave azotike në Fier dhe ajo e superfosfatit në Laç. U mbyllën edhe shumë fabrika dhe kombinate të tjerë. Ndoshta, ndonjëri prej tyre edhe mund të mbyllej, por nuk duhet të ishin ato uzina që përmendëm më lart. Dihet që sot ne importojmë plehra kimike për nevoja të bujqësisë, në sasira të vogla kur më parë kemi prodhuar rreth 270 mijë tonë plehra kimike. Kostoja me të cilën e prodhonim ne në uzinat tona ishte më e ulët se çmimi me të cilin e blejmë sot në tregun ndërkombëtar, dhe sasia është njëzetë herë më e vogël nga ajo që prodhohej dikur në vend. Pra, jo çdo veprim që është bërë gjatë këtyre 13 vjetëve, për mbylljen e mjaft objekteve prodhuese mund të quhet me vend. Këto natyrisht ne i kemi dhënë në leksionet tona në orën e mësimit. Dje nuk mund të flisje kështu siç flasim sot. Por, njeriu me kalimin e kohës duhet të reflektojë, dhe unë them se kam nisur ta bëj një gjë të tillë. Mbase ndonjë vepër edhe mund të mos ishte ndërtuar fare. Edhe për ndonjë gjë që kemi thënë në shkrimet tona në gazeta, vendime të ndryshme partiake e qeveritare që janë marrë, them se ishin të gabuara. Për shembull, përse duhet që të mbylleshin të gjitha fermat. U prenë gjithashtu edhe plantacione të tëra me pemë frutore, agrume, mollë e të tjera. Logjika ta thotë se kjo u bë me një mendim të caktuar, e konkretisht për t’i hapur rrugën tregtarëve, të cilët i importojnë këto fruta nga Greqia, Italia dhe shtete të tjera. Mund të ishte e arsyeshme dhe mund të studiohej me kohë nga ne për të përcaktuar se cila nga veprat ishte joefektive dhe cilat duheshin mbajtur. Unë nuk mund të jem kurrë dakord me shkatërrimin e të gjitha ndërmarrjeve. E njëjta vlen edhe për bujqësinë. Mollët s’kish pse të priteshin në Korçë dhe të importohet fruti në fjalë nga Maqedonia. Po kështu, prej andej vijnë edhe domatet, specat, trangujt, bostani dhe të tjera prodhime bujqësore, të cilat deri dje i eksportonim jashtë shtetit për të marrë valutën e domosdoshme për blerjet e importeve.

Si shpjegohet që edhe pse tregu i brendshëm ishte bosh përsëri qeveria e asaj kohe eksportonte një sërë artikujsh bujqësorë dhe blegtoralë?
Duhej të eksportonim, sepse pa bërë një gjë të tillë nuk mundeshim të importonim. Eksporti, e thashë edhe më sipër, duhej për të vjelë valutën. Tregu i brendshëm ishte i pambushur, por krijimi i rezervës valutore ishte domosdoshmëri e kohës. Kishte raste që qeveria merrte edhe vendimin; që këtë muaj ose muajin tjetër të mos eksportohet ky apo ai asortiment. Rrugën, në të cilën është ecur gjatë kësaj periudhe, unë, duke pasur edhe disi aftësinë e një specialisti të kësaj fushe, e shikoj se ka pasur gjëra që nuk kanë qenë në rregull dhe që duheshin ndrequr. Por, e them sinqerisht se ka disa synime të caktuara për ekonominë shqiptare, ku më kryesori është që ajo të bëhet plotësisht e varuar nga jashtë, vendet fqinje apo edhe të tjerat. Si rregull duhet ta kesh valutën në vend, që të blesh një mall. Po t’i hedhim një vështrim të dhënave të ekonomisë shqiptare vetëm borxhi i jshtëm llogaritet në 1 miliard USD. Sot dihet që rreth 500 mijë shqiptarë kanë emigruar në Greqi, rreth 200 mijë të tjerë në Itali dhe një numër i konsiderueshëm në Amerikë dhe vende të tjera. Është interesant se përpara disa ditësh, në një njoftim të Radio BBC, thuhej se shqiptarët kanë depozituar në bankat greke rreth 3 miliardë euro, kur i gjithë eksporti i mallarave ishte rreth 400 milionë dollarë. Këto para i përdor po greku. Politika e shtetit shqiptar duhet të ishte më e orientuar drejt interesave ekonomike të vendit. Kështu mund të punohej që paratë e depozituara në vendet fqinje, ku punojnë rreth 700 mijë shqiptarë, të depozitoheshin në bankat shqiptare. Më e rëndë është se mendimi i disa “ekspertëve” është që edhe bankat që ne kemi duhet t´i shesim. Kjo do të thotë që arkën familjare të mos e kesh tënden dhe sa herë që të duhen para, për të mbajtur shtëpinë, ti duhet t´u marrësh borxh të huajve. Kjo rrugë po ndiqet fatkeqësisht. Në leksionet që pedagogët e ekonomikut jepnin atëherë theksohej me të madhe se shteti duhet ta sigurojë vetë valutën, por kjo nuk do të thoshte se çdo mall duhet të shkonte për eksport. Në ato vite, eksportohej rreth 1 milion tonë krom, nga shitja e të cilit siguroheshin rreth 100 milionë dollarë dhe 50 milionë dollarë nxirrnim nga eksporti i duhanit. E kundërta ndodh sot me eksportet, ato kanë rënë ndjeshëm, ndërsa mbahemi vetëm me tregti...


Jetshkrimi
Kush është Harilla Papajorgji

Harilla Papajorgji ka lindur më 11 tetor të vitit 1933, në qytetin e Vlorës, ku ka kryer edhe shkollën shtatëvjeçare. Në vitet 1949-1952, Papajorgji studioi në Teknikumin e Financës në Tiranë. Ish-fuksionari i lartë i shtetit komunist ka mbaruar Institutin Ekonomik të Tiranës në vitin 1956. Ai është anëtar i PPSH-së që nga viti 1953. Nga ’56 deri në vitin 1962, ka punuar si pedagog pranë këtij instituti, ku jepte lëndën e Ekonomisë Industriale. Nga ky vit deri në vitin 1967, ai kreu detyrën e sekretarit të dytë, dhe më pas “të parë”, të rinisë së Tiranës. Deri në vitin 1981, ka punuar në sektorë të ndryshëm të Komitetit Qendror të PPSH-së dhe Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. Në vitet 1982-1985, Papajorgji do të ngjisë shkallët e karrierës profesionale, duke marrë postin e kryetarit të Komisionit të Planit të Shtetit dhe njëkohësisht deputet i Kuvendit Popullor. Duke qenë se edhe shëndeti i tij nuk ishte i mirë e largojnë nga posti i kryetarit të Komisionit të Planit të Shtetit, për ta rikaluar në KQ të PPSH, si specialist në sektorin ekonomik. Më vonë, do të kryente detyrën e shefit të sektorit të ekonomisë në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. Harilla Papajorgji mban gradën shkencore prof.dr. dhe që nga viti 1991 Pas rrëzimit të sistemit të kaluar, është në pension.


© 2003 Gazeta Panorama


KJO eshte plaga me e madhe e shqiperise
 

jula

Primus registratum
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

Nga ana sasiore eksporti shqiptar eshte rritur, nuk ka renie. Nga ana cilesore, e kuptoj qe prof.-it ne fjale i ka ngelur fiksim kromi, por ka harruar me cilat ekonomi gjithashtu te centralizuara i mbanim marredheniet tregtare ne kohet e "lumtura". Kerkesa dixit?!
Ne fakt nuk kishim nevoje per me teper prova ne lidhje me inkompetencen e "ekonomisteve te ideologjizuar".
 

komino

Valoris scriptorum
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

Nga ana sasiore eksporti shqiptar eshte rritur...


hmmmmmm!!!!!!!!!!!
ne krahasim me cilin vit??
logari e bere ne sasi materiale apo ne monedhe dhe me cfare vlere??

rendesi ka qe te mos i bejme qefin vetes
 

Leopardii

Primus registratum
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

nuk eshte gjithcka e gabuar ne cfare ai shkruan:

duke konsideruar se ne importojme rreth 40 milon $ cigare edhe dikur eksportonim 50 milion per sistemin shqipetar u bene 90 milion $ me shume:
duke shtuar qe edhe 100 milionshin e kromit qe e marrim falas nga toka ( qe dikur shitej me cmim qesharak ne tregjet e botes) , per te mos shtuar edhe 12.000 ton tela bakri te prodhuara nga fabrika e shkodres ( ne bursen e Londres vlera e 1 ton baker te papernuar-jo tel eshte rreth 2000$) beheni vete llogarite.
do ta kishte zili cdo lloj qeverie kete shume per bilancet e tyre te varfera.
sipas bankes se shqiperise cdo vit emigrantet sjellin rreth 600 milion $ mendojeni vete sa e nevojshme do te ishte sikur kesaj shume te shtohej edhe 1/3.
duke konsideruar edhe ata qe do te punonin nel indoto do te kishim nje rritje te PBB te pakten sa dyfishi i kesaj te sotmes.
po te llogarisim sikur keto industri te vazhdonin edhe ne keto 12 vjet demokrazi shuma behet rreth 2.5 miliard $
sot nano krenohet se shqipetaret ne bankat ne shqiperi kane 2.5 miliard dollar kursime qe jane te njejta me shumen qe kemi humbur ne keto 12 vjet.
eshte shume per te riflektuar
 

komino

Valoris scriptorum
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

per te zhvilluar nje ekonomi ne kushte te ekonomise se tregut, nuk mjafton vetem deshira e mire

duhen kapitale, teknologji e kohes

PO MBI TE GJITHA DUHEN DIJE

edhe sikur te parat ti kishim gjate ketyre viteve te kapitaliazmit, sistemi i meparshem na la injorant ne aspektin me kryesor DIJET

te pakten te kishim patur mundesine te studionim pak histori te zhvillimit kapitalist (mbase pa anashkaluar teorite marksiste)

tani ne qe studiojme ne perendim po marrrim dijet e experiencen e nevojshme
shpresoj qe kjo ti sherbeje vendit tone

te shohim perpara me shprese e objektiva te qarta e te shohi mbrapa me mendje te hapur e te kthjellet
 

komino

Valoris scriptorum
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

ah edhe dica tjeter

nga titulli temes duket sikur ne jemi aktualisht ne gjendje te prodhojme po kemi vendosur te mos exportojme

mendoj se jemi dakort qe nuk eshte keshtu (pak a shume se deri diku eshte edhe e vertete kjo)
 

jula

Primus registratum
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

Sigurisht qe une krahasimin e bej me statistikat e eksportit te 1985...pse te mos e llogaris implosionin e krizes se nje ekonomie pjeserisht autarkike?
Ne sasi mallrash, dhe jo ne vlefte monetare, te cilen, per shkak te fiktivitetit te kursit te kembimit nuk do te arrija ta anti-inflacionoja me saktesi.

I jap te drejte hapesit te temes kur thote se prodhimi (rrjedhimisht eksporti) i disa sektoreve te vecante si industria kimike apo ajo e nxjerrjes se metaleve ka renie te theksuar. E po pastaj? Ne nje ekonomi te hapur, cili partner internacional do te kishte kerkese per kimikate me kosto relativisht me te larte se ato perendimore, per te mos folur per naften e Ballshit?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

shume me interes j. (e kam sinqerisht)

tek historia, kam hapur nje teme mbi historine ekonomike te shqiperise
kam gjetur punime per vitet 1912-1939 (italisht)
kam gjetur nje punim per periudhen e tranzicionit (deri 1997) ku ka disa referime edhe per komunizmin (italisht)
problemi ishte se nuk kam gjetur asgje per periudhen komuniste
nese ti mundesh, te lutem, me jep nje link ku mund te gjej nje material te tille

kisha lezuar (ne analizen e tranzicionit) se shqiperia ne vitin 94-96 (kulmi i lulezimit te ekonomise se tregut) nuk kishte arritur akoma prodhimin industrial te komunizmit dhe me dukej absurde qe te mund te exportonim me teper prodhime industriale

mbase nuk duhet te anashkalojme edhe sasine e importit dhe krahasimin e shifrave

PS. nese ke materiale per kohen e komunizmit, te lutem, me jep nje link qe te plotesoj historine tek tema tjeter
 

komino

Valoris scriptorum
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

mbase mbase gjeta informacion mbi gdp e atyre viteve
mbase eshte estimated


link

kollonat jane sipas renditjes
year code country fh pop gdpest

1973 2 Albania 2 2297 674,2105103
1974 2 Albania 2 2349 679,5814209
1975 2 Albania 2 2402 682,9725952
1976 2 Albania 2 2456 684,2431641
1977 2 Albania 2 2508 689,0275269
1978 2 Albania 2 2563 686,8855591
1979 2 Albania 2 2617 671,0704346
1980 2 Albania 2 2671 653,6188965
1981 2 Albania 2 2724 641,5349731
1982 2 Albania 2 2780 632,7617188
1983 2 Albania 2 2838 629,4508057
1984 2 Albania 2 2897 720,7456055
1985 2 Albania 2 2957 718,633728
1986 2 Albania 2 3016 744,0318604
1987 2 Albania 2 3076 723,6671143
1988 2 Albania 2 3138 699,4901123
1989 2 Albania 2 3230 746,4396362
1990 2 Albania 3 3282 661,1821899
1991 2 Albania 8 3260 481,2883301
1992 2 Albania 9 3190 444
1993 2 Albania 10 3168 497
1994 2 Albania 9 3202 527
1995 2 Albania 9 3249 590
1996 2 Albania 8 3286 652


nqs shifrat jane ashtu si i kuptoj une, ne 96 akoma nuk kishim arritur gdp e 89 apo edhe 85

po ka shume mundesi qe une te mos i kem kuptuar mire

akoma nuk po gjej gje per exportin
 

jula

Primus registratum
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

Gene, kursi i kembimit valutor te rikujtoj se ishte krejtesisht fiktiv. Aty e ka problemin ajo lloj tabele. :smash:
Qendrojne vetem shifrat superiore te prodhimit industrial.

Te vetmin informacion per eksportin e kam gerrmuar tek "State of the World 1985", nuk e peshkoj dot ne Internet. Per problemin e njohur valutor, krahasimi mund te behet vetem me kv. (prase, domate, patellxhane, miser, nafte... /pf/images/graemlins/laugh.gif ) Nuk di ne e "nxinin" gjendjen kapitallistet apo e "ndriconim" ne. /pf/images/graemlins/wink.gif Edhe pas '90-es ke problemin e "economise se zeze".
 

komino

Valoris scriptorum
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

ketu mbase ka me teper info (pervec gdp) por per 1980 nuk jane te plota


link
ne pdf
 

komino

Valoris scriptorum
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

Average Annual Nominal Export Growth (%) 88-89 to 93-94 -4.5%
Export Growth from World Demand (%) 88-89 to 93-94 5.8%
Export Growth from Market Share (%) 88-89 to 93-94 -18.3%
Export Growth from Market Diversification (%) 88-89 to 93-94 10.4%
 

komino

Valoris scriptorum
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

Average Annual Nominal Export Growth

Private investment covers outlays by the private sector (including private nonprofit agencies) on additions to its fixed domestic assets. Gross domestic fixed investment includes similar outlays by the public sector.
Average Annual Nominal Export Growth
Compound annual rate of growth in the value of merchandise exports.
Following a methodology developed by research staff of the General Agreement on Tariffs and Trade (GATT), the growth of nominal exports is decomposed in three multiplicative factors. The first one measures the growth due to expansion of the world's market for the country's traditional exports. The second measures the growth due to expansion of the country's market share for its traditional exports. The third, measured as a residual, captures the growth in exports due to diversification in non-traditional exports. By construction, nominal export growth is equal to the product of the three factors.
Source: 1997 World Development Indicators
Unit: percent
 

komino

Valoris scriptorum
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

JEMI QE JEMI I VEME TE GJITHA


ALBANIA
Lower-Middle Income Country
Transitional Economy
I. Overall Performance:

GNP per capita (US$) 1996 $820
Average Annual Growth of GNP per capita (%) 1965-96 N/A
Standard Deviation of Income Distribution N/A

II. Macro and Market Dynamism

Investment and Productivity Growth Gross Domestic Investment (% of GDP) 1996 21%
Average annual growth of Gross Domestic Investment (%) 1990-1996 41.8%
Private Investment (% of Gross Domestic Fixed Investment) 1996 N/A
Net Foreign Direct Investment FDI (% of GDP) 1995 3.4%
Average annual difference in Net FDI (%) 1980-82 to 1990-92 N/A
Average Annual Growth of Real GDP per worker (%) 1980-90 N/A


Overall Trade Dimensions Trade Surplus/Deficit (% of GDP) 199400% -24%
Export Share of World Trade (%) 1994 0.0%
Average Annual Growth in Export Share (%) 1989-95 14.104%
Export Concentration Index 1992 N/A
Percent Change in Export Concentration Index (%) N/A

Export Competitiveness Average Annual Nominal Export Growth (%) 88-89 to 93-94 -4.5%
Export Growth from World Demand (%) 88-89 to 93-94 5.8%
Export Growth from Market Share (%) 88-89 to 93-94 -18.3%
Export Growth from Market Diversification (%) 88-89 to 93-94 10.4%

Export Structure Manufactured Exports (% of total exports) 1996 N/A
Percent Change in Share of Manufactured Exports (%) 1980-93 N/A
High Tech. Exports (% of manufactured exports) 1996 N/A

Trade Policy Mean Tariff (%) 1997 15.9%
Standard Deviation of Tariff Rates (%) 1997 8.3%
Percent of Products covered by Non-Tariff Barriers (%) 1990-93 N/A

Government Involvement in the Economy Government Consumption (% of GDP) 1996 13%
Average Annual Growth of Government Consumption (%) 1990-96 N/A
Value Added of State Owned Enterprises SOE (% of GDP) 1990-95 N/A
SOE's Investment (% of Gross Domestic Fixed Investment) 1990-95 N/A
Government Surplus/Deficit (% of GDP) 1995 -9%

III. Financial Dynamism


Net Present Value of External Debt (% GDP) 1996 32.0%
Growth in Total External Debt (%) 1980-94 N/A
Average Outstanding Money M2 (% of GDP) 1996 47%
Average Annual Growth Rate of GDP Deflator (%) 1990-96 67.9%
Credit to Private Sector (% of GDP) 1996 3.9%
Stock Market Capitalization (% of GDP) 1996 N/A
Real Interest Rate (%) 1996 8.2%

IV. Infrastructure & Investment Climate

Information and Communication Network Phone Lines (Number per 1000 people) 1996 19
Phone Faults (Number per 100 lines) 1992 28
Waiting Time for a Line (Years) 1996 3.1
Average Price per Call (US$ per 3 minutes call) 1996 9.51
Televisions (Number per 1000 people) 1996 173
Internet Hosts (Number per 1000 people) 1997 0.32
Personal Computers (Number per 1000 people) 1996 N/A
Fax Machines (Number per 1000 people) 1995 N/A
Newspaper Circulation (Number of newpapers per 1000 people) 1994 54.00

Physical Infrastructure Paved Road Density (Km of paved road per million people) 1995 1351
Air City Pairs 1996 19
Electric Power System Losses (% of total power output) 1995 13%

Socio-Political Stability Corruption Index 1996 N/A
Organized Labor (% Labor Force) 1992 N/A

V. Human and Intellectual Capital

Human Capital Literacy Rate (%) 1995 N/A
Growth in Literacy Rate 1970-95 N/A
Primary School Enroll. (% of school-aged children) 1995 87%
Secondary School Enroll. (% of school-aged children) 1995 35%
Tertiary School Enroll. (% of school-aged children)1995 10%
Secondary Technical Enroll. (% sec.enroll.) Average 1995 N/A
Life Expectancy at Birth (Years) 1996 72
Growth in Life Expectancy (%) 1980-1996 4.35%

Intellectual Capital Science Graduates (% total graduates) Average 1988-91 30%
Scientists & technicians (Number per 1000 people) 1981-95 N/A
Average Research & Development Expenditures (% of GNP) 1981-95 N/A
Patent Applications 1995 1564
Patents granted 1995 0


LINK FAQEN
 

Olta

Forumium praecox
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

pyetja do te ishte ndoshta me e sakte: sa po humbet shqiperia nga mungesa e prodhimit te vendit pasi eshte ky i fundit qe ben eksportin te mundshem,
dhe meqe ra fjala do shtoja qe jo vetem prodhimi ka rene ne permasa alarmuese (me c'kam digjuar) por kemi "shitur" edhe resursat me te rendesishme te nje shteti (p.sh:ujesjellesin e tiranes te nje firme italiane),
ose thjesht mos sqarimi i problemit te pronave ka sjelle deme kolosale duke frenuar investimin ne keto prona apo thjesht edhe blerjen apo shitjen tyre,
meqenese ju sollet shifra po sjell une nje formule: ne ekonomine e tregut te lire:
oferte(=prodhim)=kerkese
prodhim=rroga(perfshire edhe fitimet private)
kerkesa=konsumi privat+investime+konsumi shteteror+eksport-import=rroge,

me kete doja te tregoja se cfare influence kane importi dhe eksporti te rrogat...
per analiza te metejshme si influenca e rroges te cmimet dhe si rrjedhoje te inflacioni e politika monetare nuk kam takat...
morali i perralles: shume e komplikuar kjo pyetja!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

sot PBB shqipetar eshte ndare ne
33% bujqesi+ blektori
26% industri (ku hyn edhe ndertimi)
41% sherbime.
ne vitet e fundit te komunismit shqiperia kishte rreth 600.000 ha toke bujqesore.
duke menduar se prodhoheshin 270.mije ton plera kimike i bie afersesht qe cdo ha te kete 0.45ton/ha edhe do te kishte nje rritje prodhimi te pakten dyfish(me te njejtat mjete mekanike )
33% e PBB e dhene nga bujqesia gjysma eshte blektori e vetem 15.5% eshte e prodhime bujqesore .
pra me dyfishimin e prodhimit bujqesor do te kishim nje rritje te PBB prej 15.5 % qe per here te pare mbas shume vitesh edhe shqiperia do te kishte nje rritje dyfishore te PBB.
mos te flasim per fitimet ne indoto te ketij rritje prodhimi edhe sidomos per blektorine e per industrine agro-alimentare(lenda e pare ishte e siguruar)e gjithe kjo rritje do te vinte vetem nga venja ne funksionim te dy uzinave te medha qe ka shqiperia (fier dhe laci)
duke llogaritur qe 1kg superfosfat kushton 90-100 lek te vjetra e 1kg nitrat eshte rreth 200 lek edhe duke e marre te njellojt sasine e plerave qe prodhon fieri e laci i bie qe e gjithe sasia e plerave qe prodhoheshin ne shqiperi vlersuar me cmimet e sotme te tregur eshte 150lek/kg*270.000.000 kg = 40 miliard lek te vjetra qe jane rreth 30 milion €.
sot flitet per barazimin e pensionit te ish-kooperativisteve me ate te qytetit ( nga 28.ooo lek te vjetera ne 60.ooo lek te vjetra qe merr nje qytetar) edhe kjo do te behet ne keto 5 vitet e ardheshme.
faktikisht ky proces ka filluar edhe mund te vini re se gjithmon ne korrik ka nje rritje 10 % per pensionet e qytetit e deri ne 30% per ate te fshatit.
sot ne shqiperi jane 200.000 pensionist fshati e 530.000 pensionist qyteti
mendimi im eshte ky :

ne vend qe rritja e pensionit per keta pensionista te behej me lek ne dore mund te behej me bono konsumi ( ne usa bonot e konsumit per familjet e varfera kane qene deri ne vitet '70) ku ata mund te merrnin 10.000 lek te vjetra ne muaj plera superfosfati 10.000 lek ne muaj plera azotike (nitrat e ure) e 10.000 lek ne muaj nafte nga albpetroli i ballshit.
bujqesia ka nevoje edhe per mekanike e fara por nje pjese te madhe te kostos ja zume me keto tre prodhime
i gjithe kjo mbyllet me nje rritje te prodhimit bujqesor per te mira per te gjithe shqiperine
 

komino

Valoris scriptorum
Re: sa po humbasim nga MOS eksporti ??????

leo
pensioni duhet per te garantaur pleqerine e jo per te investuar
nuk mund te detyrosh fshatarin qe pensionin e tij ta marre fare e pleh pe te punuar token kur vete fjala pension nenkupton se fshatari ka te drejte te pushoje e jo te punoje

megjithate eshte nje ide jo e keqe
 
Top