BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Bëhet fjalë për këngëtaren Dhurata Ahmetaj e cila në një intervistë për gazetën Tribuna ka treguar se çka do të sjellë së shpejti.
Albumi i saj i parë “Dhurata”, edhe pse nuk ka shumë kohë që doli në treg, ka arritur të dëgjohet e pëlqehet gjithandej. Bëhet fjalë për këngëtaren Dhurata Ahmetaj e cila në një intervistë për gazetën Tribuna ka treguar se çka do të sjellë së shpejti. Ndër të tjera Dhurata ka theksuar se po përgatit diçka krejtësisht ndryshe për publikun e saj

Sapo ka lansuar albumin e saj të titulluar pikërisht me emër të saj “Dhurata”. Është kjo këngëtarja Dhurata Ahmetaj e cila në një intervistë për gazetën Tribuna ka treguar se shumë shpejt do të vijë më diçka krejt ndryshe. Por që nuk ka dashur të japë detaje për këtë, pasi që sipas këngëtares nuk parapëlqen të flasë pa u realizuar sendet deri në fund. E vetmja që Dhurata ka treguar është se ajo po përgatit një foto sesion, ndërsa ka thënë që publikun e saj shumë shpejt e pret një befasi nga ajo.

“Jam duke e përgatitur një foto sesion, dhe shumë shpejt ndoshta mbaj një muaj e gjysmë do të vijë më një projekt të ri, mirëpo nuk po dua të zbuloj asgjë sepse zakonisht diçka çka po them përpara ose nuk po realizohet ose po dështon, kështu që dua të pres sa t’i kem të sigurta gjërat dhe nuk dua të dal si një gënjeshtare përpara publikut. Në një formë gjithçka nuk po varet vetëm nga ne këngëtaret ndonjë projekt, por nga shumë njerëz”, tregon Dhurata, duke shtuar se ajo çka do të sjellë do të jetë diçka krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

“Do të ketë diçka të re dhe krejt ndryshe, do të vijë definitivisht me një eksperiment. Diçka krejt ndryshe do të thotë diçka që njerëzit nuk janë mësuar ta shohin. Tash po mendoj që çdo herë të vij me diçka më ndryshe edhe më ndryshe. Pra të mësohen njerëzit me atë ndryshimin tim, jo të më shohin gjithmonë si ajo Dhurata e njëjta e cila dallon shumë pak prej klipit në klip, pra tash në çdo videoklip do të ketë ndryshime”, ka thënë këngëtarja.

Ka kërkesa nga revista të ndryshme që ajo të jetë në ballinat e tyre
E ajo se çfarë është duke bërë tani këngëtarja është një foto-shooting të cilin po e bën për dëshirën e vet, por edhe të ketë fotografi për revistat e ndryshme që ia kërkojnë për ballinat e tyre. “Do të jetë një foto-shooting nga fotografi Shenoll Zehri. Është hera e parë që do të bëj shooting me të, bashkëpunëtorët janë të njëjtë ata të cilët bashkëpunojnë me mua, pra Ajsha Fashion, Arbër Bytyçi”, shton ajo.

Arsyeja se pse do ta bëjë këtë ‘shooting’ është së pari dëshira e saj. “Do të jetë shooting së pari për dëshirën time, por do të ketë fotografi edhe për ndonjë kopertinë të ndonjë reviste, varet, ende nuk e kam caktuar se cilës revistë, sepse kam mjaft kërkesa nga revista të ndryshme që unë të jem në ballinën e tyre”.

Dhurata po ashtu thekson se do të jenë foto shumë të nxehta, por nuk do të jenë nudo. Do të jenë foto të cilat I përshtatën stinës se vjeshtës, edhe pse do të jenë të vjeshtës do të jenë shumë hot, nuk do të ketë ndonjë foto nudo ose diçka të tillë, por do të jenë shumë të nxehta”, ka thënë Ahmetaj në fund të bisedës.
