Së shpejti bebet me tre prindër..............

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Teknikë kontroverse në laboratorët britanikë,metodë për krijimin e bebeve ideale,
Cilësimi i një metode të fekondimit si të sigurt mund t’i hapë udhë lindjes së fëmijëve me tre prindër në Britani.
Bebet me tre prindër mund të “krijohen” në laboratorët britanikë brenda dy viteve të ardhshme. Rregullatori britanik i fertilitetit ka deklaruar se nuk ka dëshmi se kjo teknikë kontroverse do të ishte e pasigurt, por ka apeluar për vërtetime shtesë, para se të miratohet përdorimi i saj.
Kjo mund të marrë deri në dy vjet. Megjithatë, disa shkencëtarë të njohur kanë thënë se nuk duhet humbur kohë, por menjëherë duhet lejuar femrave që duan të trajtohen me këtë metodë. Ky ligj do ta bënte Britaninë vendin e parë në botë që sanksionon “krijimin” e bebeve me tre prindër – dy nëna dhe një baba.

‘Pro et contra’

Mbështetësit e kësaj metode thonë se ajo do t’ua mundësojë çifteve që nuk mund të kenë fëmijë në mënyra të tjera, të bëhen prindër, gjë që e duan më së shumti në jetë. Por, kritikët e kësaj metode thonë se qelizat vezore, apo embrionet e trajtuara me inxhiniering gjenetik e kalojnë vijën e rëndësishme etike. E bërë pak më ndryshe, kjo metodë mund të përdoret për krijimin e bebeve ideale, ku prindërit do të mund të “porosisin” bebet e tyre sipas dëshirës, me ngjyrë të syve, flokëve... sipas qejfit të tyre.

Si funksionon kjo metodë

Mitokondriet janë “fabrika” të vogla energjetike brenda qelizave dhe kanë një sasi të vogël të ADN-së së tyre, të ndarë nga kodi gjenetik njerëzor. Defektet në ADN-në e mitokondrive (mtDNA) janë përgjegjëse për një varg sëmundjesh trashëguese, duke përfshirë edhe sëmundjet që çojnë deri te humbja e muskujve, problemet me zemër, humbjet e shikimit, dështimin e organeve dhe epilepsinë.

Trajtimi MR, e cila përfshin dy teknika të ndryshme të fekondimit in vitro (IVF), ka për qëllim të pengojë këto sëmundje, duke ia dhënë bebes një mtDNA të shëndoshë nga qelizat vezë të grave të tjera. Bebja lind me ADN normale të trashëguar nga prindërit, nga e cila varen shumica e karakteristikave të saj, sikur që është ngjyra e lëkurës, flokëve, syve, gjatësia trupore, etj, por ajo në të njëjtën kohë ka edhe një sasi të vogël të mtDNA, të dhuruar nga nëna e dytë. Në fakt, bebja ka tre prindër gjenetikë edhe pse mtDNA e dhuruar përbënë më pak se 1% të gjeneve të saj. Kjo metodë ka mundësi që të çrrënjosë sëmundjet mitokondriale nga familjet e prekura. Kritikët thonë se lejimi i kësaj metode do të ishte hapi i parë kah bërja e bebeve me porosi.

Dr. David King, nga grupi i kampanjës “Human Genetics Alert”, është në tërësi kundër kësaj metode.
 
Top