Rusi, foshnja me vargje të Kuranit në lëkurë

Albforumi

Primus registratum
Rusi, foshnja me vargje të Kuranit në lëkurë

imagebutton.gif


bebe.jpg
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në rajonin Rus me popullsi myslimane të Kysliarit në Dagestan. Në lëkurën e një bebeje nëntë muajshe shfaqen dhe zhduken pas disa ditësh vargjet e Kuranit. Kjo ka bërë që mijëra njerëz të nisin pelegrinazhin për të parë nga afër këtë dukuri.
Në këmbën e djathtë të foshnjës shkruhet Ji mirënjohës ndaj Allahut . Fjalia është e shkruar në gjuhën arabe dhe shfaqet një herë në javë. Zakonisht gërmat janë të dukshme natën e së premtes por ajo dallohet edhe të hënën. Ka raste që shenjat duken gjatë gjithë javës.
Më shumë se 2000 pelegrinë nga Rusia shkojnë cdo ditë për të parë nga afër beben me sy blu, shtëpia e të cilit po shndërrohet në altar për besimtarët. Krerët fetarë shprehen se kjo është një shenjë nga zoti. E ëma e djalit tregon se fëmija nuk ndjehet mirë kur shenjat shfaqen në trup. Nëna 26 vjecare thotë se kur shfaqet vargu i Kuranit djali ka ethe dhe as barnat nuk mundet ta qetësojnë apo ti ulin temperaturën. Ethet e mbajnë për rreth 20 minuta, kohë gjatë të cilës shfaqen shenjat e Kuranit. Nëna beson se Zoti e ka dërguar këtë fëmijë për të mbrojtur popullin e këtij rajoni.
(e.n/News24/BalkanWeb)</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4928. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4928
 
Top