Rugovo

LiriA

Primus registratum
Rugovo

Rugovo

Pas ndërhyrjes së një ekipi të përzier franko-gjerman, të përbërë nga kirurgë e specialistë tjerë teknikë, ndër të cilët edhe disa nobelistë të njohur, kryetari Rugova u riaktivizua për shërbim të vazhduar. Gjatë një operacioni minucioz disaditësh, ekipi i specialistëve arriti më në fund ta heqë qarkun e montuar elektronik nga koka udhëheqësit tonë të pafajshëm. Ky aparat, i montuar nga Akademia e Shkencave në Beograd, është dërguar tani për kontrollim e kalibrim, me qëllim të zbërthimit të fshehtësive të të arriturave të teknologjisë së Beogradit.

Bëhet e ditur gjithashtu që versione të përmirësuara të aparatit të sipërpërmendur janë vënë edhe në hapsirat boshe të kokave të udhehqësve tanë të të gjitha viseve tjera shqiptare . Rezultatet dhe efektet e këtyre inplantimeve do të publikohen më vonë…

Para disa javësh kryetari Rugova, i drejtuar me telekontroll, nëpërmjet qarkut të implantuar në kokën e tij, fliste dhe vepronte krejtësisht në përputhje me dëshirat e Millosheviçit, ndërsa tani, i shëruar e i transformuar, flet në një mënyrë tjetër.

Nga zyra e LDK:së njoftohet se kryetari Rugova më nuk kontrollohet nëpërmjet telekontrollit nga Beogradi dhe se truri i tij është krejt i pastër, pas shpërlarjes të cilës i u nënshtrua nën hipnozë në një institut për studime të llojit të panjohur. Gjithashtu njoftohet se kryetari ynë i dashur së shpejti do të dalë para publikut, me
deklarata më të qarta, në një cirk emri dhe lokacioni i të cilit do të komunikohen së shpejti.

Më poshtë vijon një telegram, qëllimi i të cilit është riaktivizimi publik i kryetarit tonë. (Ah... po... kryetari tani e ka ndërruar mbiemrin zyrtar në dokumentat e reja dhe më nuk quhet "Rugoviç", po "Rugovo"

"Çoviç: Në janar do të shpallim strategjinë e përbashkët për ndërlidhjen e serbëve në Kosovë

BEOGRAD, 28 dhjetor - Zëvendëskryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq, ka paralajmëruar se serbët e Kosovës dhe autoritetet e Beogradit do të shpallin strategjinë e përbashkët për ndërlidhjen e bashkësisë serbe në Kosovë, kah fundi i muajit janar. Ai i ka cilësuar si "politikanizëm klasik" kërkesat për zgjidhje të përshpejtuar të statusit përfundimetar të Kosovës. Kjo deklaratë e Çoviqit erdhi pas asaj të kryeministrit Zoran Gjingjiq, i cili tha se statusi i Kosovës saj duhet të zgjidhet shpejt, sepse në çështjen e Kosovës koha punon kundër Serbisë."
 

une_une

Primus registratum
Re: Rugovo

Kur nuk i bie dot gomarit do jesh i zgjuar te dish si te lendosh samarin. Kane filluar dhe filmat fantastiko-shkencore Shqiptare.
 
Top