Rugova ma shpëtoi jetën----------------- ("Ikë, shpëtoje kokën"! )

redhat

Primus registratum
Rugova ma shpëtoi jetën----------------- ("Ikë, shpëtoje kokën"! )

<span style="font-weight: bold">E zhdukur në Kosovë:

Ditari i Renate Flottau nga Prishtina

&quot;DER SPIEGEL&quot;
&quot;Ikë, shpëtoje kokën&quot; </span>

Nga gjermanishtja: Enver ROBELLI


E MËRKURË, 31 MARS

Pas shtatë ditë bombardimesh nga NATO-ja në Prishtinë mbretëron anarkia. Nëpër rrugë janë komandot frikëndjellës &quot;Tigrovi&quot; të çetnikut serb Arkan, duke bërë gjah ndaj shqiptarëve.Policia serbe ndihmon në dëbimin (e shqiptarëve). Ajo sistematikisht kontrollon lagjet shqiptare të banimit. Kuzhina e thashethemeve e njoftimeve të ankthshme zien. Një radiostacion perëndimor njofton se prijësi i
shqiptarëve Ibrahim Rugova është plagosur apo madje ka vdekur.

Edhe për Fehmi Aganin, një bashkëpunëtor i ngushtë i Rugovës, të cilin edhe unë e njoh shumë mirë, thuhet se është vrarë. A është kjo e vërtetë? Me Rugovën kam folur dy ditë më parë. Fjala ishte për përshtatjen përfundimtare të intervistës
sonë nga fundjava.

Aty prijësi i shqiptarëve, i dëshpëruar përballë dëbimit të popullit të tij nga Kosova, kishte apeluar te Alenaca Atlantike, që tashti gjithçka të vë në një kartë &quot;dhe në rast
urgjent të kërcënohet me shkatërrimin total të Serbisë&quot;.
Pra, edhe një vizitë te Rugova. Vetura ime që nga fillimi i sulmeve ajrore qëndron në autoparkun pranë &quot;Grand Hotel&quot;, Prishtinë. Shenja &quot;40-P&quot; në tabelat e veturës çdokënd sinjalizon se pronari i veturës është përfaqësues i shtypit gjerman. Të lëvizësh tashti me një etiketë të tillë nëpër Prishtinë do të ishte çmenduri. Andaj shkojë në këmbë në lagjen shqiptare Velania për të provuar thashethemet. Ora është disa minura para njëmbëdhjetësisht (paradite).
Rruga para rezidencës së Rugovës, e cila është gëlqerosur në të bardhë, duket çuditërisht e zbrazët dhe e boshatisur. Më vonë mësojë se të gjithë shqiptarët që banonin aty në mëngjes ishin dëbuar me dhunë nga policia serbe.

Vetëm pasi i bie disa herë ziles Rugova hap derën. Nuk u besoj syve,si eshte e mundur të ngelet ai vet !Ai është i gatshëm që në diktofonin tim të japë një lajm për popullsinë shqiptare, të tregojë se jeton dhe t'u bëjë thirrje të përndjekurve të mos humbim shpresën për një ardhmëri më të mirë.
Në çastin kur dua të largohem në dhomë futet me nxitim dhëndrri i Rugovës dhe si me paralajmërim vë gishin mbi gojë. Nga kati pëvidhemi shkallëve teposhtë dhe pas një pjese muri vëzhgojmë se si veturat e policisë dhe automjetet e
blinudara i afrohen shtëpisë dhe ndalen para saj. Dy dyzina pjesëtarësh
të policisë speciale serbe kërcëjnë prej tyre. Ata lëkundin portën e hekurt, dikur e heqin brutalisht nga vendi. Tre të uniformuar vërsulen në shtëpi dhe të gjithë neve na shtyejnë në bodrum në një dhomë, e cila deri më tan i shërbente për konferenca për shtyp.

Gjithsejt jemi 17 persona: Rugova, gruaja e tij Fana me tre fëmijë,dy motra me familjet e tyre dhe Adnan K.Merovci, truproja dhe shefi i protokolit i Rugovës, i cili këtë mëngjes rastësisht kishte qëluar në shtëpinë e prijësit të shqiptarëve. Nga shtatë fëmijë njëri është akoma tetëmuajsh. Ora është dymbëdhjetë. Ne presim të heshtur dhe nuk tundemi vendit derisa dy policë me helmeta dhe antiplumb
kërcënueshëm drejtojnë pushkët e tyre drejt nesh. Polici i tretë e rëndon Rugovën me fjalë: &quot;E, zoti Rugova, politika, me sa duket, politika e prishi krejt punën&quot;. Dy shokët e tij e ndërprejnë: &quot;Mbylle gojën, kjo s'është detyrë e jona&quot;. Me një goditje me pushkë hiqet nga vendi kamera mbikëqyrëse, që është e varur mbi portën e
hyrjes. Ç'do të ndodhë me ne tashti? Qe disa ditë nëpër Prishtinë qarkullojnë thashetheme për likuidime të planifikuara nga komandot ekzekutuese.

Njëri nga të uniformuarit vendosë dy shishe limonadë mbi tavolinë:
&quot;Edhe ne serbët jemi njerëz&quot;, thotë ai, thua se dëshiron të
shfajësohet. Përjashta vijnë automjete të tjera të blinduara. A do të
na marrin me vete? Pastaj, rreth orëe 16.00,vjen komandanti i
policisë speciale. Udhëri i tij është i shkurtër: policia zapton/pushton dhomat e poshtem dhe katin e dytë. Ne qëndrojmë në katin e parë &quot;në mbrojtje policore&quot;, të gjithë në një dhomë të vetme.
Pëshpëritshëm këshillohem me Rugovën se është shumë rrezikshëm që tashti të shpalosë identitetin tim si gazetare. Mirëpo Rugova më tha se ti do të prezentohesh si e afërme e familjes sime. Adnani caktohet &quot;ndërmjetësues&quot; mes Rugovës dhe &quot;mbrojtësve&quot;të tij të rinj.

Nga jashtë dëgjohet trokëllima e xhmava të dritareve, shkatërrimi i dyerve. Me sa duket policia pushton të gjitha shtëpitë përreth.Antena satelitore hiqet, kabllot e televizorit dhe lidhjes së telefonit shkëputet nga muri. &quot;A keni radio?&quot;, na bërtasin neve. Ne mohojmë.

Telefonat mobilë edhe ashtu nuk funksionojnë që nga fillimi i sulmeve ajrore. Pastaj vërshon makineria propaganduese serbe. Rodovan Urosheviqi nga Media Qendra serbe vjen me disa kolegë/gazetarë besnikë qeveritarë.
Rugova duhet të dalë para kamerave dhe të mashtrojë botën se është shëndosh e mirë dhe person i lirë. Çdo deklaratë tjetër assesi nuk do të emitohej nga
radiotelevizioni shtetëror. Dhe ajo do të rrezikonte jetën e të gjithë neve. Mbrojtësit tanë serbë nuk duken aq të lumtur në gjithë këtë punë. Kemi frikë të madhe, pranon njëri prej tyre, si nga sulmet e NATO-s ashtu dhe nga ndonjë aksion i mundshëm çlirimtar i shqiptarëve të mbetur ende në Prishtinë.
Në orën 19.00, si çdo ditë, në Prishtinë ndalet rryma. Edhe ujë ka vetëm në orë të caktuara. Familja e madhe Rugova gjatë ditës mbush rreth 20 shishe si rezervë. Rrimë ulur para dritës së një gypi të ftohtë neoni, të cilën djali i Rugovës, M., që është gjeni i teknikës, e mban të ndezur me bateri për një orë.
Pastaj në punë futet kombinimi tjetër i baterive, që i ngjan reflektorëve të stadiumit futbollistik. Në orën 20 Rugova thirreet përjashta. Atij i propozohet që mëngjesin tjetër të udhëtojë në Beograd.Presidenti jugosllav Slobodan Milosheviq do të bisedojë me të, &quot;për t'u këshilluar mbi një zgjidhje të krizës&quot;.Rugova duhej te pranon me gjysmë zemre dhe me vetëdije se nuk ka zgjidhje tjetër. Natën flejmë në dysheme, të ngjeshur si sardina, njëri pranë tjetrit. Rugova dremitet në kanape me një peshqir të shtrirë mbi kokë . Sulmet ajrore gjatë natës nuk janë aq të ashpra, duket se ato u drejtohen caqeve shumë larg qendrës së qytetit.
 

redhat

Primus registratum
Re: Rugova ma shpëtoi jetën----------------- ("Ikë, shpëtoje kokën"! )

E ENJTE, 1 PRILL

Rugova është shumë i zemëruar. Fëmijët flasin vetëm shqip - në vitin 1990 shqiptarët në Kosovë kishin filluar të themelojnë shkollat e tyre në shtëpi private; &quot;Serbishtja&quot; për ta është gjuhë e huaj. Në orën 9.00 bëhet nisja në BMW e policisë
serbe. Rugova është i shqetësuar se si do ta presë opinioni shqiptar takimin e tij me Milosheviqin. Tërë ditën rrimë ulur në karrige. Gruaja e Rugovës Fana pren bukën nga dita e djeshme dhe e rreshk në shporet. Të gjithë hanë nga një tepsi të
madhe prej llamarine. Ka edhe supë të hollë makaronash nga
pakoja. Kur Rugova kthehet aty rreth orë 18.30, ai duket i trazuar.

Me sa duket Milosheviqi e ka këqpërdorur atë për qëllime propagandistike.
Një propozim konkret për një zgjidhje paqësore ai sidoqoftë nuk e kishte bërë. Opinionit të irituar botëror i prezentohen pamje të Rugovës që buzëqesh me përzemërsi gjatë bisedës me Milosheviqin.
Rugova, i cili nga zemërmi as që dëshiron të ulet,tregon se në fakt Milosheviqi kishte mallkuar si i çoroditur Clintonin, ndërmjetësit amerikan Hill dhe Holbrooke, por mbi të gjitha kancelarin gjerman Schröder. Në Helmut Kohlin, kishte thënë
Milosheviqi, NATO-ja kurrë nuk do të kishte bombarduar vendin e tij.

Me zemërgjerësi cari i serbëve i kishte premtuar Rugovës: &quot;As një
qime floku nuk do t'ju preket, për këtë do të kujdesen njerëzit tanë.&quot;
Rugova nënshkroi një komunikatë të parapërgatitur, sipas së cilës
ai gjithashtu përkrahte një zgjidhje me &quot;mjete politike&quot;. Kjo s'është
gjë tjetër veçse &quot;një frazë&quot;.Kjo s'domethënë asgjë. Me &quot;mjete politike&quot; ai, siç dihet,kupton nënshkrimin serb në marrëveshjen e Rambouillet-it dhe
sigurimin e autonomisë së Kosovës me trupa paqësore.

Përndryshe ai është i bindur se edhe politikanët perëndimorë nuk do t'i kushtojnë kurrfarrë rëndësie nënshkrimit të tij kur kuptojnë se ky ishte peng i Milosheviqit.
Rugova jo vetëm që është i zemëruar shumë, ai sot duket thellësisht i dëshpëruar.Udhëtimi nga Prishtina në Beograd, nëpër fshatra me shtëpi të
braktisura, e kishte tronditur atë.
As një qen i vetëm nuk shihej nëpër rrugë, thotë ai i tronditur dhe i rezignuar shton: &quot;Unë jam president pa popull. Çfarë karte mund të luaj unë ndaj Beogradit?
Çfarë kuptimi ka që si hero i fundit të qëndrojë në Prishtinë?&quot;
Ai dëshiron të lus Beogradin që atë dhe familjen e tij t'i evakuojë në
Shkup për shkaqe humanitare dhe me përcjellje të sigurtë. Atje,beson prijësi i shqiptarëve, ai më mirë do të mund të influencojë zhvillimet në krizën e Kosovës, të ndikojë ndaj bashkëkombasve të tij që të kthehen përsëri. Atje qëmoti kanë shkuar edhe përkrahësit/bashkëpunëtorët e tij politikë.
Rugova nuk mund të marrë me mend se si OSBE-ja ashtu urtë e butë mundi t'i braktisë shqiptarët, që ata pa mbrojtje t'ua dorëzojë kasapëve serbë.
Deri në orën një të natës rrimë përreth një tavoline të madhe. Flitet vetëm
me ton pëshpëritës. Disave nga lodhja u përkulet koka në faqen e tavolinës. Të tjerët përpiqen që të ndryshojnë atmosferën me barcoleta të lehta. Djali i Rugovës M. këndon: &quot;Ne jemi të fundit në qytet&quot;.
 

redhat

Primus registratum
Re: Rugova ma shpëtoi jetën----------------- ("Ikë, shpëtoje kokën"! )

E PREMTE, 2 PRILL

Puna jonë bëhet gjithnjë e më dëshpëruese. Zgurdullojmë muret, ku
janë të varura dekoratat e Rugovës, piktura e një luftëtari avangardist
të quajtur &quot;Bogdan&quot; (Pjetër Bogdani), flamuri i madh shqiptar,
veshjen e drunjtë të tavanit. Nganjëherë i ngrejmë pak roletat për të
parë nëse kordoni policor akoma është në rrugë në përbërje të
plotë. S'ka ndryshim. Disa prej nesh ecnin të nervozuar nëpër
dhomë. Kujdesshëm, me kufje, dëgjojmë radiostacionet e huaja.
Takimi i Rugovës me Milosheviqin nga shumica e mediave
ndërkombëtare vlerësohet realisht si një mashtrim propogandistik serb. Në
orën njëmbëdhjetë prapë instalohet linja telefonike. Por, kësaj radhe
dëgjon edhe policia. Ajo ndërpren çdo thirrje të dyshimtë. Adnani
arrin të marrë ambasadorin amerikan Hill në Shkup. Ai përpiqet t'ia
interpretojë atij situatën, shpreson në përkrahje nga ana e tij.
Mirëpo, amerikani reagon më tepër i pavendosur.

Në qoftë se serbët organizojnë transportin e Rugovës deri në kufi, ai
me dëshirë do të priste në anën tjetër të kufirit.
Koleksioni i Rugoves me minerale është jashtëzakonshëm.
Me krenari ai thotë se Kosova me thesaret e saj nëntokësore numërohet ndër
vendet më të pasura të botës. Disa kristale,zmeralde dhe gurë të
tjerë të vlefshëm ai i ka shpërndarë në gota të vogla në trajtë vidhe.
Disa pika në fytyrë ndikojnë si një kurë rinimi, predikon ai.
Adnani thërret në kabinetin e Milosheviqit. Ai pësëri lutet për një gjest
humanitar, për një udhëitm të sigurtë për në Shkup.
Mirëpo,Milosheviqi dëshiron t'i vazhdojë bisedimet në Beograd.
Rugova ia kthen: Vetëm në Shkup, ku janë edhe këshilltarët dhe anëtarët e tij
të LDK-së, ai mund të vendosë mbi vazhdimin e bisedimeve me
Milosheviqin apo madje për ndonjë marrëveshje eventuale.

Do të telefonojmë (përjgigjen nga kabineti i Milosheviqit). Presim,
natyrisht kot së koti. &quot;Milosheviqi tashti po luan me mua lojën e
macës dhe miut&quot;, vëren Rugova me hidhërim.
&quot;Ai dëshiron që pasi të ketë mashtruar mjaft botën me gjoja marrëveshjet tona të më diskriminojë para popullit tim si tradhëtar&quot;.
Mirëpo, Rugova akoma e ndien veten si një peng të vlefshëm: vetëm nëse shqiptarët panojnë një raund të ri bisedimesh NATO-ja do të mund t'i ndalte
bombardimet.
Deutsche Welle raporton mbi një iniciativë të SHBA-ve,
Gjermanisë, Francë dhe Itali, sipas së cilës Rugovës dhe familjes
së tij u bëhet ftesë për të provuar &quot;lirinë&quot; e tyre.

Por, kjo është vetëm një shpresë e vogël, e cila zbehet shpejt.
Ndërkohë Rugova lufton me një grip, që e ka kapluar. Ne e quajmë
&quot;Virusi Milosheviq&quot;. Në mbrëmje këshillohemi mbi mundësinë e
arratisjes sime. Mirëpo, çdo shpalosje e idenitetit tim në këtë
moment do të ishte tepër e rrezikshme. Fundja bota le të besojë se
Rugova vullnetarisht ka kërkuar mbrojtje serbe.
Rugova ende beson në udhëtimin për në Maqedoni. Në rast të tillë unë do të
maskohesha me shami dhe me një fëmijë në krah do të sillesha si një anëtar familjeje.
 

redhat

Primus registratum
Re: Rugova ma shpëtoi jetën----------------- ("Ikë, shpëtoje kokën"! )

E PREMTE, 2 PRILL

Puna jonë bëhet gjithnjë e më dëshpëruese. Zgurdullojmë muret, ku
janë të varura dekoratat e Rugovës, piktura e një luftëtari avangardist
të quajtur &quot;Bogdan&quot; (Pjetër Bogdani), flamuri i madh shqiptar,
veshjen e drunjtë të tavanit. Nganjëherë i ngrejmë pak roletat për të
parë nëse kordoni policor akoma është në rrugë në përbërje të
plotë. S'ka ndryshim. Disa prej nesh ecnin të nervozuar nëpër
dhomë. Kujdesshëm, me kufje, dëgjojmë radiostacionet e huaja.
Takimi i Rugovës me Milosheviqin nga shumica e mediave
ndërkombëtare vlerësohet realisht si një mashtrim propogandistik serb. Në
orën njëmbëdhjetë prapë instalohet linja telefonike. Por, kësaj radhe
dëgjon edhe policia. Ajo ndërpren çdo thirrje të dyshimtë. Adnani
arrin të marrë ambasadorin amerikan Hill në Shkup. Ai përpiqet t'ia
interpretojë atij situatën, shpreson në përkrahje nga ana e tij.
Mirëpo, amerikani reagon më tepër i pavendosur.

Në qoftë se serbët organizojnë transportin e Rugovës deri në kufi, ai
me dëshirë do të priste në anën tjetër të kufirit.
Koleksioni i Rugoves me minerale është jashtëzakonshëm.
Me krenari ai thotë se Kosova me thesaret e saj nëntokësore numërohet ndër
vendet më të pasura të botës. Disa kristale,zmeralde dhe gurë të
tjerë të vlefshëm ai i ka shpërndarë në gota të vogla në trajtë vidhe.
Disa pika në fytyrë ndikojnë si një kurë rinimi, predikon ai.
Adnani thërret në kabinetin e Milosheviqit. Ai pësëri lutet për një gjest
humanitar, për një udhëitm të sigurtë për në Shkup.
Mirëpo,Milosheviqi dëshiron t'i vazhdojë bisedimet në Beograd.
Rugova ia kthen: Vetëm në Shkup, ku janë edhe këshilltarët dhe anëtarët e tij
të LDK-së, ai mund të vendosë mbi vazhdimin e bisedimeve me
Milosheviqin apo madje për ndonjë marrëveshje eventuale.

Do të telefonojmë (përjgigjen nga kabineti i Milosheviqit). Presim,
natyrisht kot së koti. &quot;Milosheviqi tashti po luan me mua lojën e
macës dhe miut&quot;, vëren Rugova me hidhërim.
&quot;Ai dëshiron që pasi të ketë mashtruar mjaft botën me gjoja marrëveshjet tona të më diskriminojë para popullit tim si tradhëtar&quot;.
Mirëpo, Rugova akoma e ndien veten si një peng të vlefshëm: vetëm nëse shqiptarët panojnë një raund të ri bisedimesh NATO-ja do të mund t'i ndalte
bombardimet.
Deutsche Welle raporton mbi një iniciativë të SHBA-ve,
Gjermanisë, Francë dhe Itali, sipas së cilës Rugovës dhe familjes
së tij u bëhet ftesë për të provuar &quot;lirinë&quot; e tyre.

Por, kjo është vetëm një shpresë e vogël, e cila zbehet shpejt.
Ndërkohë Rugova lufton me një grip, që e ka kapluar. Ne e quajmë
&quot;Virusi Milosheviq&quot;. Në mbrëmje këshillohemi mbi mundësinë e
arratisjes sime. Mirëpo, çdo shpalosje e idenitetit tim në këtë
moment do të ishte tepër e rrezikshme. Fundja bota le të besojë se
Rugova vullnetarisht ka kërkuar mbrojtje serbe.
Rugova ende beson në udhëtimin për në Maqedoni. Në rast të tillë unë do të
maskohesha me shami dhe me një fëmijë në krah do të sillesha si një anëtar familjeje.
 

redhat

Primus registratum
Re: Rugova ma shpëtoi jetën----------------- ("Ikë, shpëtoje kokën"! )

E DIEL, 4 PRILL

Dita e Pashkëve. Për disa çaste Rugova e ndien veten përsëri si
&quot;president&quot; i një populli prej dy milionësh. Me krenari ai rrëfen se si
festën katolike të Pashkëve ai e kishte shpallur festë shtetërore në
Kosovë. Si në perëndim edhe nxënësit shqiptarë në këtë kohë
kishin pushim. E shoqja e Rugovës Fana ngjyros 30 vezë në një
lëng me fletë qepësh. Vezët i kishte sjellur një ditë më parë policia
serbe, gjithashtu edhe qumështin për fëmijë dhe ujin mineral.
Fëmijët ngjyrosnin vezët derisa Rugova shpresonte në një telefonatë
shpëtuese nga Beogradi. Dhe kjo telefonatë bëhet rreth mesditës.
Mirëpo, vetëm me njoftimin se ai në mbrëmje duhet të takojë
ambasadorin rus bashkë me Shainivoqin. Motrat e Fanës qëndrojnë
ulur në dysheme dhe përziejnë miell me ujë që çdo ditë të pjekin
dhjetë bukë. Krahas shporetit elektrik, ku ndalet rryma, përdoret një
shport me thëngjill. Foshnja tetëmuajshme shtrihet në një peshqir të
lidhur banjoje, prindërit e përkundin me të për ta vënë në gjumë.
Gjatë ditës, për të qenë e qetë, kalërohet nëpër dhomë me karrocën
e fëmijëve.

Ambasadori rus anulon takimin. Me sa duket këtë ditë ai nga
Beogradi nuk kishte marrë garancë për siguri. Vizita e tij është
shtyrë për të hënën. Të heshtur rrimë përpara &quot;Menysë së
Pashkëve&quot;, pulë me oriz. Njëherë në ditë mbrojtësit serbë i lejojnë
dhëndrrit të Rugovës që nga frigoriferi në bodrum të marrë rezerva
ushqimore. Më vonë i hamë copat e bukës të lëna nga fëmijët, të
cilat janë rreshkur në shporet. Rreth mesnatës bombardon NATO-ja,
kësaj radhe shumë afër. Shtëpia dridhet. Të gjithë kërcejnë nga
krevatet e tyre në dysheme, përsëri qëndrojnë përreth tavolinës.
Kemi frikë se serbët mund të çojnë në ajër rezidencën e Rugovës
dhe më vonë këtë t'ia mveshin NATO-s.
 

redhat

Primus registratum
Re: Rugova ma shpëtoi jetën----------------- ("Ikë, shpëtoje kokën"! )

E HËNË, 5 PRILL

Pak para arritjes së ambasadori rus Jurij Kotov, Rugova sheh një
shansë për arratisjen time. Pritet të vijnë shumë gazetarë në katin e
dytë, ku duhet të zhvillohet takimi. Kur të niset Rugova unë duhet të
shkojë pas tij dhe atje të përzihem me gazetarë. Plani ka sukses.
Gazetarët prisnin lartë, unë si të ihste krejt normale qëndrojë mes
tyre, pres disa minuta dhe pastaj e para e braktisë rezidencën. Një
nëpunës policie më pyet prej nga po vija: &quot;Nga konferenca për shtyp
e ambasadorit rus&quot;, përgjigjem unë. &quot;Okay&quot;, thotë ai dhe më lejon
të kalojë.

Për herë të parë frymojë ajër të freskët,pas gjashtë ditësh shoh
diellin dhe eci në drejtim të Hotelit Grand. Vetura ime nuk është më
në autopark. Bagazhi im është zhdukur nga dhoma. Në recepsion
tregohen të përzemërt. Thonë se kanë qenë të shqetësuar. Bagazhi
do të vijë menjëherë, vetura ime për shkaqe sigurie është sjellur me
kamionë në autoparkun që gjendet 500 metra më larg.
Lehtësimi zgjatë pak kohë. Shfaqen tre &quot;pjesëtarë të sigurimi&quot;, konfiskojnë
pasaportën time, më dërgojnë në bisedë informative/hetim policor në
sallën e ushqimit të Grand Hotelit. Janë dy burra, njëri me kësulë të
zezë, tjetri me kasketë si çadër, dhe një bjondinë, rreth të
tridhjetave. &quot;Biseda informative&quot; është brutale dhe me ton të pacipë.
&quot;Cili shërbim sekret qëndron prapa DER SPIEGEL-it?&quot; &quot;E dimë se
Ju jeni spiune.&quot; &quot;Silluni me korrktësi,përndryshe duhet të llogarisni
me më të keqën.&quot; &quot;Dimë gjithçka për Ju nga Interesi kryesor i
pyetësve ka të bëjë me vendqëndrimin tim gjatë ditëve dhe netëve të fundit. Them se kam
qenë te refugjatët në kufirin maqedon.
Pastaj më konfrontojnë me
pothuaj të gjitha kontaktet, të cilat unë i kam pasur me
shqiptarët gjatë dhjetë viteve të shkuara dhe të cilët unë gjoja i kam
keqpërdorur për &quot;aktivitetet e mia spiunuese.&quot;

Sidoqoftë raportimet e mia kanë qenë &quot;antishtetërore&quot;. Para së
gjithash intervista me Rugovën njerëzit e sigurimit i zemëron pa
masë. Ata dinë edhe për kontaktet e mia me komandantët e
UÇK-së. Me sa duket biseda jonë ransmetohet në lokalin tjetër
përmes mikrofonit. Pas një ore njeriu me kasketë të zezë braktisë
lokalin, pas disa minutave kthehet dhe kërkon falje për &quot;sjelljen pak
brutale të forcave të sigurisë&quot; - thotë se ishin vetëm të irituar mbi
zhdukjen time. Si vetura ashtu dhe bagazhi do të vijnë menjëherë,
premtojnë ata. Mirëpo, në &quot;DER SPIEGEL&quot; e ardhshëm preisn
diçka pozitive për serbët. Atëherë unë përsëri mund të punojë në
Kosovë si gazetare. Me sa duket një &quot;njeri nga lart&quot; kishte vendosur
të kenë mëshirë me mua. Por, as vetura as bagazhi nuk vijnë.

Një orë më vonë një nëpunës policie ma rrok për flokësh: drejt në
veutrën e policisë. &quot;Ç'kërkon ti këtu si gjermane?&quot; Pres në stacionin
policor. Të uniformuarit janë në atmosferë të ndezur: veçse po
presim trupat tokësore të NATO-s, sigurojnë ata me entuziazëm
dhe i bëjnë duart grushta. Të gjithë (ushtarët e NATO-s) do ta
braktisinKosovën në arkivole, mendojnë ata. Valigjet e mia
kontrollohen. Kontrollim trupi. Pastaj kthimi i pasaportës - më
porosisin të mos lëvizë jashtë Grad Hotelit. S'duam të kemi më
probleme. Që nga arresti im i pavullnetshë shtëpiak më 31 mars
dhe kthimi im më 5 prill Prishtina ka ndryshuar.
Tashti çdo serb ka nga një armë, çdokush e ndien veten superhero
patriotik. Gra me uniforma të zeza sillen si amazona të universit.
NJë pjesë e madhe e personelit serb të hotelit qëmoti është
arratisur, po ashtu edhe 20 punëtorët e Media Qendrës së etabluar
në katin e parë. Hoteli është përlot me ushtarakë, polici, vullnetarë
të Arkanit dhe polici speciale. Njërin prej tyre më duket se e njoh.
Ai ishte në mesin e atyre që u vërsulën në rezidencën e Rugovës.
Edhe ai duket se më ka vërejtur. Pasdite vonë: një punonjëse e
hotelit më tërheq në një qoshe. &quot;Duhet të largoheni, këtu Ju nuk jeni
më e sigurtë.&quot; Telefonojë në Beograd, lus sekretareshëm time të
pyes te ministri i informatave Komneniq, se në rast se udhëtojë në
Maqedoni a mund të kthehem përsëri në Jugosllavi. Komneniqi
është anëtar i SPO-së, partisë së Vuk Drashkoviqit, e cila në
Perëndim një kohë të gjatë shihej si alternativë demokratike ndaj
Milosheviqit.

Por, ministri i informatave vetëm zemërohet për atë se si një serbe e
vërtetë ka fytyrë të punojë për një redaksi gjermane. Ç'kërkon
gazetarja gjermane në Kosovë! Nëse ajo nga frika do të dhihet në
pantollona, atëherë vetë le të shikojë se si del nga kjo situatë,
kështu tingëllon mesazhi tij ndihmës.Domethënë unë mbes edhe
më tej në dhomën time 505 në Grand, si gjithnjë që nga fillimi i
sulmeve ajrore flejë me këpucë, xhakavento dhe me
baterinë/llabmën e xhepit në dorë. Në të vërtetë sulmet ajrore këtë
natë janë më të afërta, mirëpo raketat nuk flutorojnë përskaj
dritareve të hotelit. Jam e lumtur që afrohet mëngjesi.
 

redhat

Primus registratum
Re: Rugova ma shpëtoi jetën----------------- ("Ikë, shpëtoje kokën"! )

E MARTË, 6 PRILL

Fytyrat e &quot;personave të sigurimit&quot;, të cilët më kishin premtuar
kthimin e veturës dhe bagazhit, ndërkohëjanë të ngrysura. Një
punonjës i hoteli më këshillon që të largohem menjëherë. Ka
dyshime mbi vendqëndrimin tim gjatë gjashtë ditëve të fundit. Me sa
duket unë do të duhej të likujdohesha. Raza nga policia serbe në
Beograd dëshiron të ndihmojë.

Sekretaresha ime e kam alarmuar edhe atë. Ai më këshillon që në
vend se të pres veturën time dhe bagazhin bashkë me kompjuterin,
pajisjet për fotografi dhe të hollat, &quot;më mirë të shpëtojë kokën&quot;.
Raza: &quot;Ikë, merre menjëherë autobusin për në Beograd.&quot; Ai do të
kujdeset që në postblloqet kontrolluese gjatë rrugës të më lënë të
kalojë. Nisja e autobusit sipas planit është edhe 5 minuta, marshi
në këmbë deri në stacionin e autobusëve zgjat së paku 40 minuta.
Dhe përsëri është njëri nga serbët e pakët, që këto ditë nuk më
shikojnë si &quot;armike e shtetit&quot;, i cili më sjellë atje. Biletat janë shitur
që para disa ditësh.

Ndihmësi im arrin të sigurojë një biletë &quot;jashtë planit&quot;, i lutet shoferit
të autobusit dhe më fut në autobusin Prishtinë-Beograd - në mesin
e ushtarëve, policëve dhe patriotëve në rend të parë. Afër meje
është ulur Dragani. I them se jam gazetare zvicerane. Sidoqoftë,
Zvicra nuk bombardon bashkë me aleatët perëndimorë. Dragani
thotë se nuk e kupton botën më që kur NATO-ja ka filluar të
bombardojë. Në autobus zëri i radios sillet deri në fund. Clintoni
rahasohet me Hitlerin, NATO-ja me terroristët. Çdo njoftim
propagande, qoftë mbi ndërtesat e shkatërruara serbe apo avionët e
rrëzuar të NATO-s komentohet me një &quot;Hallo&quot; apo &quot;Oooh&quot; të
zëshme. Befasisht gjendemi para kolonave disakilometërshe të
mjeteve lëvizëse, kamion¨ve të vogël dhe veturave - të mbushur
përplot me refugjatë shqiptarë. &quot;Prej nga vijnë këta?&quot;, pyet shoferi i
habitur. Këta gjatë natës janë dëbuar nga kufiri maqedon, thotë një
ushtar me uniformë të blertë. Vargu i mjerimit është i pafundshëm,
nga Gjilani deri në Bujanoc. &quot;Humbni në turqi!&quot;, shpotisin udhëtarët
e autobusit me zemërim.

Rruga më tutje na shpie pranë kazermës së shkatërruar të
Leskocit. Pastaj në &quot;Autoput&quot; (autostradë), e cila shkon drejt Nishit.
Rreth 15 autobusë me &quot;vullnetarë&quot; kalojnë pranë nesh (drejt
Kosovës). Udhëtarët e autobusit i përshëndesin ata me duar të
ngritura dhe brohoritje. M'u në qendër të Nishit, mes ndërtesave
shumë afër njëra-tjetrës, është shkatërruar një qendër komanduese
e policisë. Siguria goditëse e NATO-s është &quot;fantastike&quot;, pranon
Dragani. Pastaj vazhdojmë drejt Beogradit. Tashti kontrollon vetëm
policia ushtarake, dhe vetëm ushtarët në uniformë, të cilët
udhëtojnë me autobus. Kërkohen dezertorë.Lajmet njoftojnë për
1500 ushtarë gjermanë në Maqedoni, të cilët gjoja kanë hedhur
armët e tyre dhe janë arratisur në Greqi. Askush në autobus në
dyshon, po ashtu as në njoftimet e tjera për përkrhajen e Serbisë
nga mbarë bota. Rreth orës 20.30 shihen konturat e Beogradit -
pothuaj Las Vegas pas disa javësh zymtësi totale në Prishtinë. Jeta
duket se pulson normalisht. Askush nuk reagon në sirenat që
paralajmërojnë sulmet e NATO-s.
Duket se njerëzit janë mësuar me
luftën.
 

redhat

Primus registratum
Re: Rugova ma shpëtoi jetën----------------- ("Ikë, shpëtoje kokën"! )

DER SPIEGEL
17 April 2000


<span style="font-weight: bold">We Are a Divided People
Interview with Kosovar leader Ibrahim Rugova

by Renate Flottau, Olaf Ihlau

(Der Spiegel)</span> Mr. Rugova, where will Yugoslav President
Slobodan Milosevic start the next war in the Balkans?

<span style="font-weight: bold">(Rugova)</span> Belgrade can do so in the entire region -- in Bosnia,
Macedonia, in Kosovo, and naturally in Montenegro. A dramatic
development cannot be ruled out there if Montenegro insists on its
independence.

<span style="font-weight: bold">(Der Spiegel) </span>Belgrade constantly announces that it will recapture
Kosovo. Is a confrontation with NATO that seems so absurd conceivable?

<span style="font-weight: bold">(Rugova)</span> Belgrade continues to be a military power; NATO has not
destroyed the Serbian army. Milosevic's main objective is Kosovo's
lasting destabilization to prevent our democratization and an improvement
of the economy. New riots might break out in southern Serbia, where
100,000 Albanian are still living. Yet Kosovska Mitrovica is also a
permanent trouble spot.

<span style="font-weight: bold">(Der Spiegel)</span> Not only Belgrade is playing with fire. Extremists
of the former Kosovo Liberation Army (UCK) are also active in southern
Serbia.

<span style="font-weight: bold">(Rugova) </span>We are trying to stop this kind of provocation so as not
to supply Belgrade with an excuse for an armed operation. Some
extremists among our ranks apparently do not assess the possible
consequences of such actions in the right manner. In fact, Milosevic
is planning to ethnically cleanse southern Serbia. The
Thessaloniki-Belgrade corridor, the railway line are running through
this zone, and it also provides access to the Aegean.

<span style="font-weight: bold">(Der Spiegel)</span> If Montenegro should become independent, this would mean the end of Yugoslavia. Would this not also open up an opportunity for Kosovo, which is still &quot;part of Yugoslavia&quot; according to
international law, to become independent?

<span style="font-weight: bold">(Rugova)</span> I beg your pardon, we are already outside Yugoslavia....

<span style="font-weight: bold">(Der Spiegel)</span> ...but not on according to UN resolution 1244.

<span style="font-weight: bold">(Rugova) </span>The resolution was a big compromise to end the war in
Kosovo. Yet it does not rule out future independence. The doors are
open. Anything other than independence is inconceivable for us.

<span style="font-weight: bold">(Der Spiegel) </span>But what will happen if the international community
insists that Kosovo must remain part of Yugoslavia?

<span style="font-weight: bold">(Rugova)</span> Then there will be a new war. All of us, the people of
Kosovo, would take to the barricades. And there would also be political
circles in Kosovo demanding that all Albanians should be united in one
sate. In Macedonia, there are 35 percent Albanians at present, and
their number is also increasing in Montenegro. We are a divided people.

<span style="font-weight: bold">(Der Spiegel)</span> Would that be a step toward a Greater Albania?

<span style="font-weight: bold">(Rugova) </span>A confederation with Albania is an option for the future.
At present, the population of Kosovo is only interested in an
independent state -- to be realized yesterday rather than tomorrow.

<span style="font-weight: bold">(Der Spiegel)</span> The Albanians might be the largest ethnic group in
the Balkans in the next decades. This scares numerous people.

<span style="font-weight: bold">(Rugova)</span> This development is possible. Yet it need not be threat
to other ethnic groups in the Balkans. Once we are independent, we will
all live like friends -- everybody in their own homes -- also with our
Serbian neighbors. In addition, economic progress will dampen our high
birth rate.

<span style="font-weight: bold">(Der Spiegel) </span>It would hardly be possible for an independent Kosovo to survive economically.

<span style="font-weight: bold">(Rugova) </span>Kosovo's economy and infrastructure would naturally have to be rebuilt with Western aid. We had an unemployment rate of 80
percent before the war because of the Serbian reprisals, and our
resources were exhausted by the Serbs. Yet we used to produce 600,000
metric tons of corn and wheat, we have the largest lignite resources in
Europe, and large quantities of minerals. We are also autonomous as far
as energy supply is concerned.

<span style="font-weight: bold">(Der Spiegel)</span> One year ago, you demanded that Kosovo should have its own army. Is NATO not sufficient for your defense?

<span style="font-weight: bold">(Rugova)</span> NATO will stay here forever, maybe with a different
mandate. We want to be integrated in the Atlantic Alliance. But we
should also have our own army so that we can protect ourselves against
Serbian attacks.

<span style="font-weight: bold">(Der Spiegel)</span> During the war, you promised security to the Serbian
population of Kosovo and urged them to stay. Now the Serbs are being
driven away brutally.

<span style="font-weight: bold">(Rugova)</span> Basically, we Albanians are tolerant.
Yet there were, of course, traumata and frustrations when our displaced population saw the destruction and the mass graves when they returned. Only recently did we find out how many volunteers of the Belgrade regime came to Kosovo, committed atrocities for 10 days and then left again.
Many Albanians are still looking for their relatives. Several thousand are apparently still in Serbian prisons. Yet there was never a campaign aimed at killing Serbs wherever they should be found.

<span style="font-weight: bold">(Der Spiegel) </span>The main task of KFOR (Kosovo Force) is now
apparently the protection of the Serbs.

<span style="font-weight: bold">(Rugova) </span>A total of 100,000 Serbs are still living in Kosovo.
Before the war, their number was 200,000. In addition, there were
military officials, police, and administrative officials.
Unfortunately, the local Serbs in Kosovo were also involved in numerous
massacres. In an independent Kosovo, the Serbs could decide for
themselves whether they want to remain citizens of Kosovo.

<span style="font-weight: bold">(Der Spiegel) </span>Do you expect an apology from the Serbs?

<span style="font-weight: bold">(Rugova)</span> It would be an initial step toward calming down the
situation. The moderate Serbs in Kosovo have already signaled that
they are ready for that. Yet I do not expect a sign of repentance
from Belgrade.

<span style="font-weight: bold">(Der Spiegel)</span> Why don't you yourself set a sign and attend the
funeral of Serbs who have been killed?

<span style="font-weight: bold">(Rugova) </span>Our population would not yet understand that.

<span style="font-weight: bold">(Der Spiegel)</span> Your image was tarnished one year ago when your
meeting with Milosevic became known during the war. Your UCK
counterpart Thaci called you a traitor who should be executed.
Do still enjoy the confidence of the population?

<span style="font-weight: bold">(Rugova) </span>The population never questioned my behavior. This was
only primitive propaganda from Tirana and Belgrade. If presidential
elections were to be held tomorrow, I would win again. The Kosovars
appreciate valuable things.

END


http://www.leipziger-medienstiftung.de/p...01_flottau.html
http://www.leipziger-medienstiftung.de/n... hung_2001.html
 
Top