Ruani driverat tuaj, Windows

Në këtë tutorial do ju tregojmë hap pas hapi se si të ruani të gjithë driver-at e kompjuterit tuaj, dhe pasi të bëni ri-formatim ti vendosni sërish.

Rëndësia e ruajtjes së driver-ave qëndron pasi në shumë raste driver-at mund të japin probleme, dhe në raste të ndryshme shkaktojne distabilizim të sistemit. Probleme që mund të përmenden janë të mos keni mundësinë të futeni online (probleme me driverat e Etherneti-it, Kartës së Wireless, kartës Grafike ose driver-at e modemit) etj. Ose mund të ekzistojë mundësia që një driver i ri mund të ketë probleme ndaj do ju duhet të riktheheni tek ai i mëparshmi.

1. Fillimisht, duhet të shkarkoni dhe të instaloni DriverMax. Program falas, por për ta përdorur për me shume se 30 ditë do ju duhet ta regjistroni (sërish është falas). Mjafton të përdorni një nga email-et të cilat përdoren në raste të tilla (jo atë kryesoren) për të marrë një çelës qe të aktivizoni programin.

2. Procesi i instalimit është fare i thjeshtë. Do ju kërkohet të klikoni Next disa herë. Gjatë përfundimit të instalimit, do ju shfaqet një mesazh i cili thotë që DriverMax do ju tregojë driverat tuaj. Nuk do te marrë shumë kohë, megjithëse do tju duket sikur programi nuk po punon. Kjo është një gjë normale, ndaj lejojeni disa minuta të bëjë punën e tij per te mbledhur informacionin që i duhet për driver-at.
3. Një imazh do shfaqet dhe gjithashtu një timer derisa të shfaqet lista me driver-at. Sërish tregohuni të duruar nëse timer-i herë pas here duket sikur ndalon, është procedurë normale e tij.

4. Pasi mbledhja e driver-ave të përfundojë, do ju shfaqet një imazh ku ju kërkon të regjistroheni (në këtë moment mund të vendosni email-in që thamë mësipër), mund të regjistroheni ose të vazhdoni me butonin Evaluation (30 ditor).

5. Nga dritarja kryesore e DriverMax, selektoni Driver Operations dhe pastaj Export Drivers.

http://i31.tinypic.com/somm8l.png

6. Shikoni me kujdes listën e driver-ave që dëshironi të eksportoni, pastaj klikoni Next.

7. Tani është koha të shikoni me saktësi cilët nga driver-at dëshironi të ruani. Nëse preferoni mund të zgjidhni të ruhen të gjithë duke i selektuar në butonin Select All. Sidoqoftë, një pjesë e tyre Windows i disponon në default, dhe ata janë më pak kritikë (të rëndësishëm) për tu ruajtur.

8. Nëse dëshironi të ruani vetëm driver-at që nuk janë të Windows-it origjinal, zbrisni poshtë duke parë me kujdes listën dhe selektoni vetëm ata që NUK janë të sinjalizuar me lajmin This is a default Windows driver.

Pasi keni përfunduar me selektimin e atyre që dëshironi klikoni në butonin Next.

9. Do ju bëhet pyetja Ku dëshironi ti ruani driver-at e selektuar?. Kartela që të shfaqet automatikisht My Drivers e cila ruhet në kartelën My Documents është mëse e mjaftueshme, por ndoshta mund të keni dëshirë ti ruani këto driver-a në një Vend si psh USB, apo Hard Disk të jashtëm. Kur të kenvendosur klikoni Next

10. Së fundi, driver-at e dëshiruar janë ruajtur. Procesi nuk kërkon shumë kohë, kjo kohë mund të jetë e ndryshme, gjithçka varet nga numri i driver-ave që ka sistemi, dhe gjithashtu sa nga ata keni dëshirë të ruani ju.

11. Pasi të keni mbaruar, klikoni në butonin Close. Tani keni përfunduar me ruajtjen e tyre.

12. Nëse diçka nuk do shkojë mire me kompjuterin tuaj, dhe do ju duhet të rivendosni një nga driver-at e ruajtur, mjafton të hapni programin DriverMax, dhe tani duhet të selektoni Driver operations > Import drivers. Nëse ju po përdorni sistemin Vista, do ju kërkohet të hapni programin në Administrator mode (me akses si administrator i kompjuterit) do tju jepet një buton për të klikuar i cili e kryen këtë punë për ju sapo të klikoni në opsionin Import drivers. Ndiqni hapat që ju jepen (theksojmë që këto hapa për re-instalimin e driver-ave janë më të lehtë se sa ata që kërkohen për procedurën e mëparshme, atë të ruajtjes). Në fund një re-start i kompjuterit ka mundësi të jetë i nevojshëm që driver-i të fillojë të punojë normalisht.

Kopijuar nga Eklispi

Ky artikull eshte marre nga: http://pczone.blog.al/?p=55. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://pczone.blog.al/?p=55