admin
Administrator

Duke pasur parasysh se çdo ditë e më shumë po rritet numri i përdoruesve nga Kosova nëpër rrjetet sociale si Facebook, Twitter e Google Plus, por në anën tjetër nuk po kemi statistika paksa më të gjera dhe të detajuara në lidhje me atë se cili rrjet social po përdoret më së shumti dhe cili pritet të rrit bazën e përdoruesve.
Nga këto që u than, SurveyMonkey u pa si zgjidhja më e mirë në këtë mes, duke lansuar një anketë të shpejtë që merr kohë 20-30 sekonda për t’u plotësuar nga përdoruesit prej Kosovës, në mënyrë që të krijohet një bazë e informacioneve, e cila me metoda hulumtuese përkatëse na mundëson nxjerrjen e rezultateve më konkrete në lidhje me atë se cili është rrjeti social që po pëdoret më së shumti në Kosovë.
Kisha dasht që kjo anketë të ketë sa më shumë përgjigje prej anembanë përdoruesve të rrjeteve sociale në Kosovë, në mënyrë që thjesht të mos shikojmë të dhëna prej shteteve të ndryshme në bot se cili rrjet po ka më shumë e cili po ka më pak përdorues, por të kemi edhe diçka prej vendit tonë.
Klikoni këtu për të plotësuar anketën e natyrisht çdo gjë është e hapur dhe do të keni rastin t’i shihni edhe ju rezultatet.

Lexo tek faqja e tij...