Rritet reklamimi në internet

Albforumi

Primus registratum
Rritet reklamimi në internet

f.1002113053189_m.jpg

Në Britani të Madhe për herë të parë në histori të dhënat për reklamimin në internet kanë tejkaluar shpenzimet për reklamim në televizion.Në Britani të Madhe shpenzohet më shumë për reklamim në internet sesa në reklama televizive. Në pjesën e parë të këtij vitin për reklamim në internet janë shpenzuar 1.75 miliardë funte që paraqet 23.5% të mjeteve të ndara për reklamim. Për dallim, në televizion kanë shkuar 21.9% të mjeteve të përgjithshme të reklamimit.</p>


Përfaqësuesja e bordit për reklamim televiziv, Lindsey Clay, ka deklaruar se matjet nuk janë të sakta dhe të ndershme. Është qesharake, por edhe e pakuptimtë, të numërohen paratë e shpenzuara në secilin aspekt të reklamimit në internet, ka shtuar ajo. Sipas saj, reklamimi në internet përbëhet nga më shumë faqe, derisa secilën prej tyre do të duhej konsideruar si të veçantë.</p>


Në anën tjetër, nga zyra për reklamim në internet porosisin ka hapësirë për përmirësimin edhe në fushën e tyre, dhe se në këtë formë reklamimi së shpejti do të mund të shpenzohen deri në 30% të mjeteve të përgjithshme të dedikuara për qëllime marketingu.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=272. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=272
 
Top