Rrezik për demokracinë

Kondrapedali

Kondrapedali
Rrezik për demokracinë

100 ditet e Berishes dhe idealistet e PD-se
E Premte, 30 Dhjetor 2005
Nga Agron Bala

Agim Kashi eshte nje prej militanteve te pare te Partise Demokratike ne Shkoder, qe prej themelimit te saj, dhe vazhdon te jete edhe sot e gjithe diten i tille. Por, prej qenies se tij militant, ai nuk ka fituar asgje; as kur PD erdhi ne pushtet ne vitin '92, e as sot kur ajo eshte rikthyer ne pushtet. Ai ka qene shofer i ambulances se qytetit dhe vazhdon te ngase te njejten makine ambulance edhe sot. As qe i ka shkuar ndonjehere ndermend te kerkoje dicka qe nuk i perket nga partia e tij. Por kerkon te marre nga partia e tij, ate qe i perket; njeren prej makinave te reja te ambulances, qe kane ardhur ne kete spital. Si nje prej shofereve me te vjeter, atij i eshte dashur te pajisej me nje autoambulance te re prej kohesh, por pikerisht pse njihej kudo ne qytet si militant i PD-se, i eshte mohuar kjo e drejte nga drejtuesit e shendetesise ne Shkoder. Ndonese pushtetin politik ne vend tani e ka marre partia e tij, e drejta i mohohet perseri nga i njejti staf qe ia ka mohuar tani e tete vjet, per faktin e thjeshte, se drejtoresha e spitalit e emeruar ne ate detyre, si pasoje e aleances se partise se saj me socialistet, vazhdon te kete te njejtin post, pasi partia e saj iu bashkengjit ne zgjedhjet e korrikut, Partise Demokratike. Megjithese eshte takuar me te gjithe drejtuesit lokale te PD-se ne Shkoder, dhe me deputetet e saj, atij vazhdon t'i mohohet nje e drejte.

Rasti qe sollem nuk eshte fatkeqesisht nje rast i shkeputur, por pjese e nje drame qe po ndodh me nje pjese te madhe te militanteve te PD-se. Ata e kane mbeshtetur partine e tyre ne cdo kohe e ne cdo situate, kane sakrifikuar per te ekonomikisht e fizikisht, kane dale ne mbrojtje te saj dite e nate, atehere kur ne mitingjet e saj ishin vecse dhjetra vete, e me pas kur sheshet "nuk i nxinin me demokratet". Shume pak prej tyre e kane bere kete per arsye perfitimi, nderkohe qe pjesa me e madhe e tyre e kane mbeshtetur PD-ne idealisht, pa interes, pa mendesine se kur te vinte ajo ne pushtet do te kishin tagrin per te punuar neper dogana apo ne dhjetra policite qe ekzistojne ne kete vend. Por ata sigurisht kane pritur qe me ardhjen e saj ne pushtet, te kishin mundesine qe mos te ishin te "persekutuar" si militante te saj, dhe qe ndaj tyre te mos perseriteshin te njejtat qendrime si gjate tete vjeteve kur ne pushtet ishin socialistet. Mesa duket, me ardhjen ne pushtet, demokratet nuk po kujtohen me per ata qe i sollen ne pushtet. Po te flasesh me militantet e kesaj partie neper rrethe te ndryshme (por sigurisht edhe ne Tirane), bindesh qe ata vertet jane ne rastin me te mire te "harruar".

E njejta gje mund te thuhet edhe per njerezit me te shquar qe u grumbulluan rreth PD-se menjehere pas katastofes se vitit '97. Te bindur se ndaj partise se tyre ishte ushtruar dhune, dhe pushtetin kjo parti e kishte humbur nga dhuna. Njerez qe nuk kishin perfituar asgje nga PD-ja (ndonese disa prej tyre ishin themelues te saj ne dhjetor te '90) dhe as qe kishin qellim te perfitonin gje prej saj. Ata ishin idealiste te mirefillte, sepse u perpoqen te kontribuonin ne ate parti, pikerisht kur mendohej se ajo do te qendronte shume gjate ne opozite. Ishin pikerisht keta njerez qe e shpetuan PD-ne nga zhdukja e plote, qe i dhane edhe njehere liderit te saj Berisha, shansin per te vazhduar jeten politike. Ata provuan ne kurriz largimin nga puna, sakrifikimin e familjareve te tyre, rrenimin ekonomik e shoqeror, humben shanset per te vazhduar normalisht jeten e tyre. Sepse te ishe pjese e PD-se ne vitin '97, nuk mund te jetoje normalisht. Madje me sakte, ishe i kercenuar edhe fizikisht. Por ata burra e gra e perballuan me sukses e dinjitet kete "prove te idealizmit" te tyre. Ne heshtje, me sakrifica, pa u ankuar kurre, i rane Shqiperise kryq e terthor per te ribashkuar forcat, per te ringritur strukturat e per te siguruar vazhdimesine e funksionimit normal te kesaj partie. Nuk eshte e veshtire te dihen emrat e tyre. Ata, ne mos ne mendjen e njerezve, mund te gjenden fare lehte ne arkivin e partise. Por eshte e veshtire, ne mos e pamundur, qe dikush nga pushtetaret e sotem t'i therrase kujteses per ato dite te veshtira, apo me tej te germoje neper arkiva per protagonistet e saj ne ate kohe.

Ne pervjetorin e PD-se te ketij dhjetori, me ra ne sy nje fakt vertet interesant: Disa prej keshilltareve te kryeministrit apo "ujqve te rinj" te pushtetit te sotem, endeshin neper hollin e Pallatit te Kongreseve te vetmuar, sepse nuk njihnin askend dhe nuk i njihte askush. Ata ne vitin e "proves", ne rastin me te mire nuk e dinin ku ishte selia e PD-se, dhe ne rastin me te keq ishin kundershtaret me te ashper te saj. Nderkohe qe "idealistet" e viteve te veshtira kishin se cfare te kujtonin dhe te ndanin perseri me njeri-tjetrin. Ndonese jane "harruar", e ndoshta edhe te papune. Faji i tyre i vetem eshte se sakrifikuan atehere kur pushteti ishte shume larg, dhe nuk e kishin qellim per vete ate.

Marrë nga Korrieri Online

Ky shkrim me gjithë të vërtetat që përmban, përbën një rrezik për demokracinë në Shqipëri. Ai bën një thirrje të hapur pro favoritizmit politik dhe mundohet të justifikojë zëvendësimet politike në kurriz të meritokracisë.

Pa dashur ti japim një ngjyrosje partizane, komentoni në lidhje me këtë pikë të nxhtë në politikën shqiptare.
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Rrezik për demokracinë

Frika ime me e madhe kur u nderrua pushteti pas zgjedhjeve te 3 korrikut ishte kur ne politike do te riktheheshin ato militante shpesh dhe ekstremiste te PD-se.E cuditshme,kaloj nje dite afer selise blu dhe rishoh po te njejtat figura "te tmerrshme " qe kam pas pare kur PD ka qene ne pushtet,burra te gjate me pardesy te zeza deri ne fund te kembeve,me nje te folur te trashe dhe nje theks te pakuptueshem qe te shohin duke te te ngulitur syte sikur po kerkojne te zbulojne arsyen e kalimit afer asaj selie.Kur i mendoj keta persona qe jane rikthyer frikesohem jo pak.Ku po shkojme keshtu,ku do te shkoj Shqiperia kur sa here qe vine qeveri te reja vendosin per te mbajtur premtimet ndaj militanteve te vet ne postet jo me pak te rendesishme per kete vend?! Nje dite nje shoku im Pd-ist me tha aha kesaj here Berisha spo na favoziron fare.U cudita kur pashe se si ai kerkonte te arrinte shuuume gjera ne jeten e tij nepermjet favorizimit politik.Nuk eshte e re kjo gje,por pse duhet ta lejojme te mbajme persona qe nuk e meritojne te jene ne poste thjesht per gjeste falenderimi te votes se premtuar.Ky duket si nje ndeshkim qe i behet atyre qe jane te lire te votojne dhe besojne cfare politike te duan.PSe u dashka te jem nje militante politike per te patur nje pune time,apo nje personalitet timin? PSe nuk i lejojme gjerat ti arrijme vete dhe te leme qeverine te bej punen pa presionin e atyre qe kerkojne nje falenderim te sforcuar.Keshtu jo vetem qe spo ecim perpara por po pengojme qe dhe kjo qeveri qe jo pak i besuan te mos mbaroje dhe ato pune qe premtoi te bente pa plotesuar me pare keto vrimat e vogla te minjeve qe kerkojne djathin patjeter se perndryshe te brejne shtepine.
 

DFV

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Eshte vertet per te pasur frike kur mendon qe qindra apo mijra shqiptare ne shkembim te votes se dhene per partite kerkojne me cdo kusht te zene vende pune ta cilat nuk i meritojne!
Eshte e domosdosme qe vet partite te lufojne militantizimin, prandaj ne kete drejtim Sala ne pergjithesi po u jep nje mesim te mire te gjithe atyre qe duan te majmen pas pushtetit.
Sidoqofte kjo tregon edhe nje here se shoqeria shqiptare do ta kete te veshtire te sherohet nga kjo semundje shume e rrezikshme per vet ate.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Rrezik për demokracinë

I lexova me vemendje letrat e mesiperme.!
Fatkeqesisht disa gjera jane te verteta, fatmiresisht disa jo!
Rreziqe per demokracine jane dhuratat, tijapesh dikujt nje post te pamerituar.
Nje post i merituar eshte kur dikush ka punuar ne ate dege, por per shkak te bindjeve politike ai kurre nuk eshte shperblyer me posti qe i takon.
Por, eshte gabim qe nje marangoz ta besh drejtor! Nje elektriçist shef personeli dhe nje çoban pergjegjes i 30 punonjesve.
Keto gjera kane ndodhur, dhe ky eshte rrezik per demokracine.
Eshte rrezik per demokracine qe dikush qe ka nje post ndoshta dhe te merituar te kerkoj ti atribuoj dikujt nje post ose vend pune te pamerituar.
Kam qene cinik ne marredheniet me partite politike, sepse nuk kam mundur te beje kurre rolin e servilit. Jam perballur deri dhe ne replika me Kryministrin opozitar. Me bodyguard te njerezve te pushtetshem deri ne heqje te se drejtes per te folur. Te gjitha jane rrezik per demokracine. Por qe dikush qofte dhe kryeministri apo ndonje deputet ti lejoj vetes lluksin te vendosi ne pune njerez medioker, driteshkurter, servile, te paafte kjo do e shkaterroj demokracine.
Demokracia eshte ne Rrezike deri
 

besim231071

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Asnje rrezik per demokracine,nuk shoh ne kete shkrim.
Shoferi kerkon nje mjet te ri.Normal.
I hedhuri ne 97 ne rruge kerkon te gjeje vetveten dhe sheh te arsyeshme se duhet ti jepet nje shans.Normal.

Sipas llogjikes tuaj,te disave ketu,kryeminisrer duhet te jete perseri Nano ,se eshte me i afte.
Por sovrani e hodhi.

Mendoj qe Agimit duhet ti jipet nje mjet i ri ,sapo te krijohet mundesia e pare,por ne asnje menyre temos i merret Dhimitraqit dhe ti kalohet Agimit.
Duhet gjetur nje rruge e pranueshme.
 

nycattorney

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

E lexova artikullin e Korrierit me vemendje dhe sa me shume lexoja, aq me shume rrevoltohesha. Mentaliteti shqiptar si i tipit te "Agimit" eshte nje fatkeqesi.

Shqiptaret duhet ta shkepusin jeten personale/ jeten profesionale nga politika. Gjeja me e mire qe do ti ndodhte Agimit do te ishte ta pushonin nga puna, dhe te mbyllte gojen edhe shpresen per gjithmone. Ambulanca e re, apo dhe vete puna qe mban nuk eshte nje e "drejte" po nje privilegj, qe nuk duhet te kete asnje asocim me politiken.

Drama me e madhe eshte pejsazhi mallengjyes qe i behet "Partise Demokratike" shqiptare. Cila eshte kjo parti? Kjo parti do te identifikohet ne perjetesi me doktor Rrumpallen. Asgje e mire nuk i ka ardhur popullit shqiptar nga PD. Edhe ne kohen kur keta militante i qendronin pas kesaj partie pasi i vuri zjarrin Shqiperise e solli percarjen me te madhe ne historine e ketij vendi tregon verberine e ketyre idealisteve.

Partia Demokratike as nuk solli demokracine ne Shqiperi, as nuk shembi Komunizmin. Ato i solli levizja popullore pasi i kishte shkuar sharra deri ne kocke, e nuk mbante me. Partia Demokratike u tregua oportuniste te perfitonte nga ky moment. Pastaj mblodhen gjithe gangsterat, dhe plehrat e i kthyen ne ushtare te bindur dhe kane perdorur dhunen si te vetmin mjet per te qeverisur.

Une e lashe shqiperine ne 97, dhe as qe kam nder mend te kthehem me per te jetuar atje, sidomos pasi Shqiptaret harruan se kush jua vuri flaken/rruspen/epitetin tuaj te zgjedhur.

Edhe per mjeranet e tipit "Agim" as qe e caj koken. Kurt Kola e ka thene nje shprehje te bukur: "Mjerani, mjeran do te ngelet".
 

besim231071

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Paska dhe me idealist se idealistet ,me sa duket!!!
Ata qe ndenjen 8 vjete ne opozite e moren pushtetin me voten e lire te sovranit dhe duhet te dine ta mbajne ,por dhe te perfitojne prej tij.
Po zhgenjyen Agimin dhe shume Agima te tjere,do t'ua bejne me se miri punen konkurenteve,te cilet nuk do ngurojne ti premtojne Gimit ambulance te re dhe Gimi i revoltuar do ti permbysi.Do ishte fatkeqesi te vinte perseri pijaneci ne pushtet.
Ti peshojme mire gjerat.
 

padyshim

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

ambulance te re meqe partia e tij ka ardhur ne pushtet!!!!
dhe drejtoresha e spitalit qe eshte antare e nje partie tjeter!!!!
qe kjo ka ndodhur gjithmone une e di. por nuk quheshe antar partie ne pushtet por "une kam nje mik etj etj".
por qe ai daja t'a konsideroje si nje te "drejte" te tij te pasuren e nje makine te re kjo eshte e cuditshme. kur thone ato te EU qe ju nuk jeni gati, per keto barcaletat e kane fjalen.
se une nuk di cfare emri tjeter t'i ve kesaj historie.
Rrofte demokracia dhe mot me nje makine te re oj lum nana!!!
 

besim231071

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Ne çdo vend te botes,kush eshte ne pushtet,ka njerezit e tij ne pikat kyçe dhe keta kane te tyret dhe keshtu vazhdon deri ne baze tek Gimi,i cili ia ka bere hyzmetin ambulances se re.
 

besim231071

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
dua dhe uneeeee..........ambulance te re
Hajde komb mjeran hajde

[/ QUOTE ]

Ja marrsh te keqen kombit tone ti plako!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Rrezik për demokracinë

problemi qe pashe une ne shkrim nuk ishte agimi (i cili mund edhe te jete nje pjanec apo dembel apo nje shofer aq i mire sa eshte i vetmi qe mund te mbaje ne pune nje ambulance te vjeter - kete nuk e dime) por shprehja
-------------------------------------
...vazhdon te kete te njejtin post (drejtoresha pra), PASI partia e saj iu bashkengjit ne zgjedhjet e korrikut, Partise Demokratike...
-------------------------------------

A ka nai mbikalim anej afer spitalit se i kina fadromat e lira deri ne mes te janarit?
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Rrezik për demokracinë

<font color="brown"> Ajo qe une nuk arrij te pertyp ketu eshte se, prej disa kohesh, ka nga keta analiste apo gazetaruce "te famshem" qe kerkojne qe partia apo partite ne pushtet te favorizojne militantet me vende pune te mira, kudo qe te jene. Para pak kohesh nje element te tille e degjova edhe nga goja e kryeredaktorit te gazetes "Tema", Mero Baze. Konkretisht, ai e kishte problem qe Aldo Bumci, Ministri i Drejtesise, nuk kishte shkarkuar nje pjese te mire te stafit ekzistues me motivimin qe aty duhet te vihen njerez te lidhur me PD-ne apo me partite ne pushtet. Nga ana tjeter, eshte nje grup gazetaresh qe kerkon qe te mos behen ndryshime e shkurtime ne administrate per nepunesit.
Ne fakt, une nuk jam per futjen ne pune me cdo kusht te "militanteve" ne vende te ndryshme, vetem per partizanllikun qe kane treguar. Nese nuk jane te afte ta bejne nje gje, atehere nuk mund te punesohen. Nga ana tjeter, jam dakord me shkurtimet e pjeseve te kota te administrates qe paguhen vetem per te shtyre orarin duke pire kafe, por jam krejtesisht kunder heqjes se atyre profesionisteve qe kane vlera dhe qe duhet te konsiderohen si nje pike e forte e strukturave te shtetit. Eshte e padrejte dhe jo e leverdisshme qe te shkurtosh profesionistet. Nese vihen njerez te rinj, ata do te duan kohe te mesojne te vecantat e pozicionit te tyre, metoden e punes, marredheniet me stafin, lidhjet e te tjera gjera si keto, qe, perfundimisht, perkthehen ne humbje kohe, parash dhe eksperience.
</font>
 

pippo

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Magjino te shtypi gimi ndonjerin me ambulancen e re e imagjino te jete i PD_ bo bo boo konflikt interesash. Mjere Shqiperia per gazetaret qe ka, mjere shqiptaret per trute qe kane, e mjere gimi qe nuk del taksixhi .......
 

u74

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Po s'do mend gjithe ata njerez qe i kane shkuar prapa Berishes ne keto 8 vjet duke e perkrah ate me te drejte apo te padrejte dicka kerkojne tani si shperblim .Per c'fare tjeter u perpoqen ata ...?! Po nejse Berisha gjate ketyre 100 diteve ishte i zanun me pune te tjera me te medhaja... !
Nuk ka pas kohe per tu marre me deshirat e militanteve neper skutat dhe rrugicat e qyteteve te ndryshme te Shqiperise . Nje prej puneve te rendesishme qe Berisha e mbylli me sukses ne 100 ditet e para te qeverise ishte : ndryshimi i rregullores se Parlamentit ! Qe nga momenti i ndryshimit te rregullores deputet e Parlamentit nuk do te kene mundesine per votim te fshehte ,pra po provuan t'ia dredhin Berishes at'here do lincohen sic iu ka ndodhur kolegeve te tyre me pare ne '92 - '96 . Kot merziten ata te bazes , Berisha i di me mire keto pune ...! Ne fillim iu shterngohet "zinxhiri" te medhenjeve , qe te mos ikin , dhe pastaj iu hidhet nga nje koce edhe atyre te vegjelve se ato nuk largohen shume ! Heee... Birish , Birish ... te vrafte zoti te vrafte ...!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Rrezik për demokracinë

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Po s'do mend gjithe ata njerez qe i kane shkuar prapa Berishes ne keto 8 vjet duke e perkrah ate me te drejte apo te padrejte dicka kerkojne tani si shperblim .Per c'fare tjeter u perpoqen ata ...?! ...

[/ QUOTE ]

Ata njerëz të cilët i shkuan mbrapa Berishës duhet të kënaqen me faktin që tani do vihet në jetë programi i PD-së si dhe më e rëndësishmja, nuk do të vidhen më nga socialistët (që nuk do të thotë që nuk do të vidhen nga demokratët). Pra normalisht, votuesi nuk pretendon të përmirësojë jetesën e tij menjëherë duke i zënë vendin apo duke i marrë ambulancën dikujt tjetër.
Postet kyçe të qeverisjes e të administratës sigurisht që duhet t'i zërë partia në pushtet pasi përndryshe nuk mundet të verë në veprim programin e saj.

Jam shumë dakort me Eniad përsa i përket disa palo analistësh të cilët bëjnë analiza emotive dhe interpretime krejtësisht të gabuara të ngjarjeve. Ka disa analistë të çuditshëm që mundohen të imagjinojnë edhe ëndrrat e Kryeministrit e pasojat e tyre në unitetin e vendit. Prej tyre mund të veçoj zotin Frrok Çupi e njëfarë Mustafa Nano të cilët së paku e kanë alergji "Doktorrin" siç e quajnë shpesh dhe për këtë arsye shtrembërojnë analizat e tyre deri në pështirosje. Fatkeqësisht, ka një pjesë të popullsisë të paaftë për të analizuar si duhet këto "analiza" të çuditshme e për pasojë rrisin artificialisht pakënaqësinë ndaj qeverisë e shpesh edhe ndaj Veriut të Shqipërisë.
Është e thjeshtë të akuzosh Berishën si shkaktar i thellimit të urrejtjes Veri-Jug por termat "çeçen", malok, etj. kanë lindur shuuuumë përpara 97-ës, atëherë kur nuk dukeshin problemet e qeerisjes së PD.
Duhen shikuar të dy anët e medaljes. Nëse ka budallenj që kërkojnë hapur favoritizma nga PD, ka njëkohësisht edhe budallenj të cilët pretendojnë që PD të qeverisë me anëtarë të PS.
Mënyra më e mirë për të evituar problemet të ndërlikohen është një kundërshtim i hapur por vetëm atëherë kur ka material për kundërshtim. Ndryshe krijohen kushtet e fabulës së bariut që thërriste gjithë kohës "Ujku, ujku".
Në një artikull tjetër pata lexuar që PS në një deklaratë për shtyp akuzonte PD se prishja e Nën-Mbi-kalimit të Zogut të Zi mund të çonte në një krizë stabiliteti të vendit. Pra e përkthyer ndryshe, jemi gati për një 97-të të dytë. Nuk është hera e parë që PS bën deklarata të tilla dhe kjo duhej të ishte material për analistët po aq apo edhe më shumë se ambicjet e Kryeministrit për të udhëhequr me "dorë të hekurt".
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Rrezik për demokracinë

Bravo Kondra /pf/images/graemlins/thumbsup.gif

s'ka as nevoje me u duk hiç se ke çdo gja nen kontroll.......

----------------------
Po me Berishen ç'paten gjanem ??
 

besim231071

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Shiko,Gimi nuk eshte votus i thjeshte i PD,votus i pd jam une dhe nuk dua asgje,ai eshte aktivist,me nje fjale i ka dhene partise gjakun,jeten e tij,dhe ç'kerkon gimi nga partia nuk me duket e ekzagjeruar.
Ai nuk kerkon te behet drejtor apo doktor,ai kerkon qe:meqe kane ardhe ambulanca te reja ne sherbim te spitalit,ta marri dhe ta ngasi ai nje te tille ,ne sherbim te spitalit dhe popullit.Kerkese kjo legjitime,sipas meje.
 

u74

Primus registratum
Re: Rrezik për demokracinë

Ne fakt ajo ca kerkon Gimi aop ndonje tjeter qe mund te perkufizohet thjeshte favorre personale qe sjellin perfitime materiale nuk e rrezikojne aq shume demokracine ato vetem rrisin korrupsionin dhe ulin eficiensine e nje qeveresje normale . Ne te vertete n.q.s do donim te dilnim te thelbi i kesaj teme do te shqetesoheshim me shume per rregulloren e re te Parlamentit qe u kerkua dhe ndryshua nga PD se sa ne ate se c'fare kerkon "Gimi" tani qe partia e tije e zemres (PD) erdhi ne pushtet .- T'iu mohosh deputeteve te Parlamentit shprehjen e lire dhe konfidencialitetin e votes - Ky eshte rrezik per demokracine .
 
Top