rreth vizites se Leka zogut ne Kosove

a-alket

Primus registratum
rreth vizites se Leka zogut ne Kosove

Nga Nexhmedin Spahiu

<span style="font-style: italic">&quot;Shqiptarët e Kosovës e konsideruan Leka Zogun më tepër se një trashëgimtar të familjes mbretërore jashtë fronit. Qytetarët e Kosovës, përfshirë këtu edhe liderët e tyre politikë, pa përjashtim, treguan emancipimin qytetar duke gëlltitur faktin se babai i tij Mbreti Zog në emër të real-politikës së kohës kishte vrarë patriotët më të shquar kosovarë si Hasan Prishtinën, Bajram Currin etj.&quot;</span>

Ky eshte ai &quot;analisti&quot; i famshem i Berishes? ne emer te real-politikes ore...degjoni juve...

&quot;ne emer te real-politikes&quot;. Kjo eshte arsye mese normale per kete pacavurre per vrasjen e patrioteve. Po pres tashti qe pas fteses qe i beri leka zogut, ti beje dhe nje ftese Marko Milosevicit duke gelltitur faktin qe i ati ne emer te real-politikes vrau me mijra shqiptare, ne mes tyre dhe Fehmi Aganin.

Une propozoj qe ne emer te real-politikes Nexhmedin Spahiun ........
 

Mirditor

Primus registratum
Re: rreth vizites se Leka zogut ne Kosove

Mbreti, frikë nga Hasan Prishtina

Nga Nexhmedin Spahiu*

Kur u tregoja miqve se do ta thërras Leka Zogun të vizitojë Kosovën, pyetja që pasonte pas relaksimit të bisedës ishte: &amp;#8220;sa para t&amp;#8217;i ka dhënë?&amp;#8221; ose &amp;#8220;qysh kur je bërë zogist&amp;#8221;? Natyrisht që ka qenë e vështirë të shpjegohej që as nuk kam marrë para e as nuk jam zogist, por kjo thjesht është një interes i shoqërisë kosovare që ta heqë edhe këtë kuriozitet. Pasi populli i Kosovës ta ketë parë për së afërmi Klintonin, Blerin, Kofi Annanin, Meidanin, Majkon etj., le ta shohë edhe Leka Zogun, dhe më pas do ta shohë se punët e tij nuk ia rregullon askush, por duhet t&amp;#8217;i rregullojë vetë. Si përfaqësues i shoqërisë civile kosovare nuk më takonte të ftoja Kryetarë të partive politike, sepse kjo është punë që duhet ta bëjë ndonjëra prej partive politike kosovare apo institucionet qeverisëse të vendit. Por trashëgimtari i familjes mbretërore i cili nuk është në fron por gëzon një status civil është pjesë e shoqërisë civile dhe më takonte mua ta bëja këtë punë. Ideja e debateve me trashëgimtarin e fronit mbretëror në komuna rreth e përqark Kosovës dhe kurorëzimi i kësaj në Prishtinë ishte para së gjithash një akt civil. Por, çfarë doli nga kjo? Shqiptarët e Kosovës e konsideruan Leka Zogun më tepër se një trashëgimtar të familjes mbretërore jashtë fronit. Qytetarët e Kosovës, përfshirë këtu edhe liderët e tyre politikë, pa përjashtim, treguan emancipimin qytetar duke gëlltitur faktin se babai i tij Mbreti Zog në emër të real-politikës së kohës kishte vrarë patriotët më të shquar kosovarë si Hasan Prishtinën, Bajram Currin etj. Por Leka Zogu nuk arriti ta gëlltisë pikën e paraparë të axhendës që të vizitojë Vushtrrinë, qytetin më të vjetër të Kosovës, ku do të ngritet shtatorja e Hasan Prishtinës. Në fakt, kur është propozuar axhenda e takimeve, njerëzit e Leka Zogut nuk kanë kundërshtuar asgjë, përfshirë këtu edhe vizitën në Mitrovicë dhe Vushtrri, sepse për ta ishte i rëndësishëm fakti që të punohej në drejtimin që Leka Zogu të mos kthehet mbrapsht në kufi nga policia e UNMIK-ut. Me të hyrë në Kosovë, ai dhe njerëzit e tij u treguan indiferentë në përgjigje të ftesës së Organizatave Joqeveritare të Kosovës. Këshilltari i kryeministrit kishte deklaruar një ditë më parë në shtyp se Leka Zogu nuk është i ftuar i qeverisë së Kosovës. Mirë shumë. Vizita e planifikuar në Mitrovicë nuk u realizua ashtu si ishte paraparë. Në fakt, Leka Zogu erdhi heshturazi në Mitrovicë për gjysmë ore pas &amp;#8220; shantazhit psikologjik&amp;#8221; se në rast mosardhjeje, shqiptarët e Kosovës do ta etiketonin atë si frikacak. Takimi në Mitrovicë në bibliotekën e qytetit ku kishte më shumë bodigardë se popull ishte i tillë sepse njerëzit e Leka Zogut kishin frikë të rrinin, por edhe frikën nga opinioni, nëse nuk do të vinin. Por ajo që bëri më tepër përshtypje ishte anulimi i vizitës në Vushtrri. Nga të gjithë kryetarët e komunave që kam takuar për aranzhimin e vizitës së Leka Zogut, kryetari i Komunës së Vushtrrisë u tregua më zemërgjëri nga të gjithë para njerëzve të mbretit. Por ai duke menduar se njerëzit e trashëgimtarit kanë tejkaluar fesatet e të jatit, mbretit Ahmet Zog, u tha pa teklif se këtu në sheshin qendror të Vushtrrisë do të ngrihet përmendorja e Hasan Prishtinës. Ata vazhduan rrugën për në Mitrovicë duke i lënë Kryetarit të Komunës peng fjalët se vizita do të realizohet ashtu siç ishte paraparë. Por pa kurrfarë paralajmërimi se vizita nuk do të realizohet, suita e Leka Zogut, thjesht vazhdoi rrugën për Prishtinë duke e lënë Vushtrrinë e lashtë pa e vizituar për shkak të Hasan Prishtinës. Shkoi edhe mbreti që erdhi si mysafir i imi por u bë i tjetërkujt. Falë u qoftë atyre që e morën. Kryesore është që shoqëria kosovare të ecë përpara. Ardhja e trashëgimtarit për ta vizituar Kosovën është në fund të të gjithave, një hap pozitiv. Është më pak e rëndësishme se kujt i falenderohet ai.

Cudi asht kjo puna e shqyptarve se me kalue ene 100 vjet prap shqyptari sta harron tkeqen.
Femnat e bots e qiten pidht krejt perjasht tuj harru se nuk ka marre ma e shqyptari e ka menen ke pushka.
Merboll se mreti lau mkatin e tjatit.
 
Top