Rreth Kosoves
Te nderuar,
uroj mos t'ju lodh shkrimi qe po jap me poshte, por besoj se eshte me mjaft vlere qe te lexojne nje mendim te nje shkrimtari te madh, sic eshte Slaman Rushdie, i cili dha mendimin e tij pas vizites se Bler me 1999 ne Kosove kur ju kerkoj kosovareve qe te harronin ate c'kishte ndodhur.
Opinioni i Rushdie eshte shume realist, dhe kete e kane pohuar edhe me kundershtaret e luftes se NATO-s.
Lexojeni, reflektoni dhe po deshet edhe shkruani.
Kosova
Gusht 1999, Salman Rushdie
Pa u tharë ende gjaku i derdhur gjatë vrasjeve në Gracko, kryeministri britanik, Tony Blair, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës t’i lënë mënjanë hasmëritë. “Luftuam në këtë konflikt, - tha zoti Blair në Prishtinë të premten e shkuar, - sepse besojmë tek drejtësia, sepse besonim se pastrimi etnik dhe genocidi racial nuk ka vend në Evropën e fundshekullit të 20-të. Dhe nuk kemi luftuar që të shtypet një pakicë tjetër etnike [pakica serbe e Kosovës]”. Këto janë fjalë të dala nga zemra, të mençura, të drejta, të thëna nga një burrë i cili beson se ka bërë dhe ka fituar një luftë të drejtë, dhe për të cilin ‘drejtësia’ përfshin brenda saj idenë e pajtimit. Por këto fjalë tregojnë edhe një mungesë imagjinate. Ajo çka u ndodhi shqiptarëve të Kosovës ishte një barbarizëm i cili ka lënë në shpirt pasoja të errëta që shtrihen përtej fuqisë së një njeriu të ndershëm si Tony Blair për t’i fshirë vetëm përmes shprehjes së një dëshire. Ajo çka ka ndodhur mund të jetë, thjesht fare, e pafalshme.
Në mënyrë tragjike, kjo nuk është hera e parë kur imagjinata lë për të dëshiruar. Gjatë ditëve të para të konfliktit, shumë shqiptarë të Kosovës nuk arritën ta kuptonin shkallën e tmerrit që kishte marrë yrysh drejt tyre. Në shumë fshatra, burrat vendosën të marrin arratinë, të bindur se ushtria e Milosheviçit kishte në mend të masakronte vetëm ata. U zhdukën nëpër pyje, morën malit përpjetë, në vende ku nuk mund t’i arrinte krahu vrastar i ushtrisë. Por ata i kishin bërë llogaritë gabim: mbrapa lanë familjet, sepse nuk mund ta besonin se gratë, fëmijët dhe prindërit e pamundur do të ishin të rrezikuar nga ushtarët e Milosheviçit. E kishin nënçmuar aftësinë njerëzore për të kryer barbarizma.
Le të imagjinojmë pak, tani, kthimin e llahtarshëm të refugjatëve pas mbarimit të konfliktit. Të emocionuar, me shpresën se në kthim do të gjejnë gëzimin, i afrohen fshatit. Por, përpara se të arrijnë në fshat, e kuptojnë se ka ndodhur e paimagjinueshmja. Fushat janë të mbushura me tesha të gjakosura dhe me gjymtyrë njerëzish. Mbi kokat e tyre rrahin flatrat dhe këlthasin shpendët që ushqehen me kufoma. Hundët ua çpon duhma. Burrave të këtij fshati u duhet tani të përballen me një të vërtetë në të cilën turpi dhe poshtërimi i thellë përzihet me dhimbjen e pamatshme të shpirtit. Ata janë gjallë sot sepse u larguan, por në vend të tyre janë vrarë të dashurit që patën lënë pas. Trupat që tani mbartin mbi karroca thonë fjalë akuze që përtej qefinëve. Bir, ti nuk qe pranë meje të më shpëtoje, kur kisha nevojë. Burrë, i lejove të më përdhunojnë e të më therrin. Atë, më le të vdes.
Ata banorë të fshatit që kanë mbijetuar u tregojnë refugjatëve të sapokthyer se si ka ndodhur masakra. U tregojnë se si disa prej serbëve të fshatit veshën uniforma ushtarake dhe përdorën njohuritë prej vendasi për t’i ndihmuar vrasësit t’i nxjerrin shqiptarët e tmerruar prej vendeve ku fshiheshin. Jo, kishin thënë, mos e kontrolloni atë shtëpi, nuk ka qilar atje. Ja, kjo shtëpia tjetër, kjo ka një qilar poshtë atij qilimit, atje duhet të jenë fshehur.
Këta serbë të Kosovës kanë marrë nga sytë këmbët tani. por Milosheviçi nuk dëshiron t’i mbajë në Serbi, sepse atje ata janë provë e gjallë e disfatës që ka pësuar. Edhe zoti Blair dëshiron që ata të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të mbrohen nga KFOR-i. Atyre nuk ua ka qejfi të kthehen, sepse i druhen hakmarrjes. Dhe e dini çfarë? Kanë të drejtë. Ata kanë të drejtë, ndërsa Tony Blair, bashkë me vizionin e tij për Kosovën e re—si një simbol i asaj se si duhet të jetë Ballkani—e ka gabim.
Unë e kam mbështetur operacionin e Nato-s në Kosovë, pasi konstatova se provat për shkeljen e të drejtave të njeriut me të cilat justifikohej kjo ndërhyrje ishin të forta dhe bindëse. Shumë shkrimtarë, intelektualë, artistë dhe bien-pensants të cilët anojnë nga e majta kishin tjetër mendim. Njëri prej argumentave të tyre ishte se, nëse ndërhyhej në Kosovë, përse jo në Kurdistan? Përse jo në Ruanda apo në Timorin e Lindjes? Për çudi, kjo lloj retorike në të vërtetë mbron pikërisht atë ide të cilën përpiqen të kundërshtojnë këta mendimtarë. Sepse, nëse do të kishte qenë e drejtë të ndërhyhej në këto raste, në të cilat Perëndimi nuk veproi, atëherë sigurisht që ishte e drejtë edhe në rastin e kosovarëve të mbroheshin, dhe mosveprimet e mëparshme të Perëndimit vetëm sa e theksojnë se, të paktën kësaj here, ata—“ne”—vepruam drejt.
Dhe parashtrimi kryesor i kampit “kundra ndëryhyrjes” ishte dhe është se masat e Nato-s në të vërtetë e precipituan dhunën të cilët synonin të parandalonin; që, të themi, masakrat paskëshin qenë faji i Madeleine Albright-it. Kjo mua më duket si e dënueshme nga ana morale—sepse shfajëson vrasësit e vërtetë—ashtu edhe e gabuar nga ana faktike. T’i lemë emocionet mënjanë dhe të shohim pak masat e ftohta logjistike të masakrës së Milosheviçit. Menjëherë duket qartë se ky barbarizëm ka qenë i menduar me kujdes. Askush nuk bën plane të hollësishme për të fshirë nga faqja e dheut me miliona njerëz vetëm e vetëm t’i ketë këto plane rezervë se mos e sulmon Perëndimi. Ai që bën plane për rmasakra i bën këto plane me mendimin e kthjellët në mendje për t’i kryer këto masakra.
E vërtetë, shpejtësia dhe shkalla barbare e sulmeve serbe i zuri në befasi forcat e Nato-s (ja, një paaftësi tjetër e imagjinatës). Kjo nuk i jep të drejtë askut t’ia vërë fajin Nato-s. Vrasësit të marrin pësipër fajet për vrasjeve të tyre, përdhunuesit për veprat e liga që kryejnë.
Por nëse “ne” patëm të drejtë të ndërhyjmë dhe lufta u luftua, vërtetë, për motive idealiste, idealizmi i politikës së tanishme duket i tepruar dhe i dehur. Realiteti, siç na e rrëfejnë reporterët e kalitur të huaj të cilët kur janë kthyer nga Kosova kanë pranuar se kurrë nuk u kanë parë sytë një gjë të tillë, është se shumë pak serbë kanë mbetur në Kosovë dhe është, mbase, e pamundur t’i mbrosh. Sarajeva e vjetër shumëkulturore u shkatërrua nga lufta boshnjake. Edhe Kosova e vjetër është zhdukur, mbase një herë e përgjithmonë. Kosova ideale e zotit Blair është një ëndërr. Ai dhe kolegët e tij bëjnë mirë që tani të mbështesin ndërtimin e entitetit të lirë etnikisht shqiptar, i cili duket si një rrjedhë e pashmangshme e historisë. Rrënojat e një paslufte nuk janë aspak vendi i duhur për të ëndërruar.