Rrëfimi i profesorit të pushuar nga puna

(Pjesë nga libri “Terxhumani”)

Idlir Azizi

…(është hera e parë që dikush më flet për delirin e çmendurinë e lasgushit. Deri më sot di vetëm disa vargje të tij përmendësh, si pak a shumë të gjithë shqiptarët. Por pavarësisht një lloj ekscentrizmi të poetit, nuk di gjë të madhe lidhur me anët e tij politike; jam mësuar ta konsideroj njeriun më apolitik në shqipëri.

Por profesori këmbëngul:

Politika e vërtetë e lasgush poradecit, ose disidenca e vërtetë e lasgushit, nuk qëndron fare në stërhollimin e gjuhës shqipe me figura qiellore. As nuk ka të bëjë kjo disidencë e veçantë me prajtëzimin e metaforave, apo me përdorimin e një gjuhe lirike të bartur, si e mendojmë ne, nga romantikët anglezë apo ku di unë. Nuk është disidenca e lasgushit, dhe nuk mund të marrim politikën e veçantë të poradecit vetëm nisur nga përdorimi i një gjuhe të kulluar e që ngjan e vjetër, ose njëkohësisht edhe e pa-kohë në raport me regjimin, që ai bënte sikur nuk e dinte se cili ishte. Jo.

Dhe mandej me gjysma figurash e me vargje që nuk përkthehen dot, unë i përmbledh anglezit kureshtar fjalët e profesorit:

Jo, jo, akti i tij rezistent ka të bëjë me vendosjen ekskluzive të liqerit, të liqenit, si vend, si territor të papolitizueshëm dot, ose të pacënuar nga ideologjia. Por të mos harrojmë e sduhet harruar se ai e përdor këtë liqen si vend-kufi, si diçka në kufi. Dhe kjo qëndron edhe në kuptimin e vërtetë gjeografik, gjeopolitik: kufiri me fqinjët, rikosheta e marrëdhënieve politike me ta, e ish jugosllavia: vend po aq ky liqeni edhe si potencial i arratisjes nga vendi, nga shqipëria: po aq sa mund të themi që i shërbente arratisë estetike e poetike të vetë lasgushit, njeri i ujit e poet ajror i heshtjes

Dhe thotë:

Se nuk është dhe aq e thellë të mjaftohemi me një gjykim nëse nositi është apo jo një personifikim i poetit, një transmigrim i shpirtit të tij. Ka një mundësi që të jetë dhe shenjë e metamorfozë në rangun e ovidit, përndryshe nuk ka si të shpjegohet ndryshe akti i hapjes së varrit të vetvetes nga lasgushi në oborrin e poradecit poet, akt i veçantë, që shqiptarët as e kanë marrë vesh ndonjëherë e që nuk i përket aspak natyrës tepër komuniste mikroborgjeze që e ka shoqëruar shqipërinë, edhe para vendosjes së plotë të komunizmit shqiptar.

Dhe, thotë mandej profesori, se lasgushi normalisht që me intuitën e vet ka ndjerë të gjithë damarët e mikroborgjezizmit shqiptar, edhe mu në mes të komunizmit, dhe ndoshta për këta ai habitej e pyeste se në çfarë regjimi jetojmë. Dhe se ai shkruan rrallë e ngadalë, ose kështu duket nga tërheqja e tij, deri te fakti që shumë vetë në shqipërinë e komunizmit e dinë lasgush poradecin të vdekur, ndërkohë që ai është gjallë; e përkthen gjoja me dëshirë romantikët e natyralistët gjermanë, që evokojnë drurë e rrënjë kombëtare, që lasgushit as që i interesojnë në thellësi. Sepse ndryshe mandej, shton dhe shton me bindje të fortë para nesh profesori, si ta shpjegojmë përdorimin e nositit, ndryshe ky nga mjellma, shpend skrib, grafoman, njëlloj si lebedevi i dostojevskit, ndryshe nga nositi më ajror e më prej aeroplani. Dhe më mandej, po ta gjykojë më gjerë të gjithën këtë, ska si ta shpjegoj ndryshe, thotë madje ai, hapjen e varrit të vetvetes nga pogradeci, mu në oborr të shtëpisë së tij, një ekstravagancë e parë dhe e fundit nga të gjithë letrarët shqiptarë, të të gjitha kohërave, para dhe pas lasgushit.

E të gjithë anash tij vetëm letrarë letrash, thotë profesori, racionalë e nacionalistë e dëshmorë e patetikë e iluministë e bejtexhinj. Ndërkohë që atij as i bëhet vonë, dhe ja ku po ta them, më thotë profesori, duke mu afruar sikur do më tregojë sekretin e fundit të botës:

Ja ku po ta them, dhe jo se kam besim te ty, por se tani më erdhi çuditërisht në mend dhe unë e kam vendosur të mos i shënoj më idetë e forta që më vijnë ndërmend sakaq: Që lasgushi e ka patur bezdi të madhe këtë botë e këtë shqipëri po ashtu, që ndodhet dhe ajo në këtë botë, si të gjithë gjërat e tjera, në këtë botë të mediokritetit të skajshëm e të pretendimit se gjoja ka progres në vetvete. Dhe se të gjithën ai, lasgushi, e ka fshehur për mrekulli, duke grirë sallatë për dashurinë, duke lartuar fort dashurinë, për ta folur, me mungesë, bezdinë e madhe, duke e bërë dashurinë si invertimin e madh të bezdisë për çdo lloj regjimi apo sistemi njerëzor. Dhe për këtë do sdo do të tradhtojë veten, si gjithkush një çast, kur i kërkon shpirtit të flerë, e të flerë edhé, njëlloj si një i paemërtueshëm.

Unë i shkreti vazhdoj me duar e me këmbë të përkthej për anglezin, që të sqaroj ndonjë gjë nga e gjitha kjo:

Por akti më interesant që e tejkalon disidencën e një regjimi specifik, është kur lasgushi fillon e mbyllet në dhomë, krejt i vetëm e në qetësi absolute. Aq sa dhe bashkëshortja e tij preokupohet shumë e që e njeh, por se ka parë të ndryrë kaq thellë në aktin e poezibërjes. Dhe se ajo i thërret nga pas portës që ai tia tregojë poezitë e radhës, sikundër ia lexon gjithmonë, me po atë zë që ai i rrëfen asaj maksimat e konfucit. E në fakt ai nuk shkruan poezi, dhe izolimi i tij ka një synim tjetër: lasgushi mbyllet në dhomë me çelës dhe falsifikon dollarë. Me bojë kine e me kujdes të madh poeti arrin përsosmërinë në falsifikimin e monedhës, ai arrin të bëjë dollarë kallpë të cilësisë së mirë, me një përqendrim të jashtëzakonshëm. Dhe me idenë që në shqipërinë e asaj kohe, sido me qenë, ai thjesht falsifikon, shumëfishon pa bazë një monedhë imperialiste.

Profesori i hedh vetëm një vështrim jokontribuues anglezit, që sdi të jetë as skeptik, as pranues ndaj këtij ligjërimi, dhe më thotë mua veçmas:

Është e kotë të flasësh për artistët e intelektualët këtu, dje dhe sot, shumica e tyre, e sidomos sot

(këtu ai mundohet të ndezë fijen e shkrepëses, që thyhet pas tre të rrahurave)

janë vetëm ca delirues delirantë më kot, me mburrje shokësh e miqsh, e me lavde ndaj vetvetes, në mungesë të kritikës së mirëfilltë të poezisë e të mendimit në shqipëri, e nën praninë e gazetarisë më injorante, e më dembele që ka ekzistuar ndonjëherë në shqipëri, madje edhe në kohën e analfabetizmit masiv dikur.

(Këtu është besoj rasti të përmend edhe një vlerësim të vetëm pozitiv që bën profesori ndërkohë, kur përmend me bindje se e vetmja rëndësi ndërkombëtare e gazetarisë apo e publicistikës shqiptare në vite e shekuj kishte qenë vetëm ndërhyrja e shkurtër, por shumë e mprehtë e nonda bulkës në shtypin e kohës së vet. Dhe se nga të gjitha shkrimet si para komunizmit, si gjatë po e po, dhe si tani, sidomos në epokën e autokolonializmit shqiptar, nonda bulka kishte qenë i vetmi që kishte tejkaluar madje edhe qëndrimet e intelektualëve europianë bashkëkohës të tij. Dhe se si ai kishte arritur të tallte bythën me hitlerin kjo është tamam shprehja e profesorit – në shqipërinë analfabete, e kur intelektualët europianë shohin ende me njëfarë endje e kërshërie rilindjen fallco naziste, para katastrofës së mëvonshme. Dhe se bulka, qysh në vitin tridhjetë e katër kjo është çudi e madhe, thotë profesori ai nxjerr një shkrim që sipas tij ia vlente ta citonte përmendësh, pas gati tetëdhjetë vjetësh:

E këtu ai tregon fije për pe sesi nonda bulka ironizon udhëtimin e hitlerit si kancelar në londër, ndërkohë që vetë nonda atë ditë, ishte nisur nga korça në pogradec për qëllime më personale e ku në fund dilte sesi udhëtimet e tilla minore e miqësore ishin më njerëzore sesa taftaja e madhe historike me hitlerin brenda, kur europa masivisht e shihte si mesianikun e ri e të tjera).

Profesori e hedh fërnetin. Ia shikoj sesi buzët në cep fillojnë e marrin ngjyrë mavi. E vazhdonte pastaj se në tiranë, jo në shqipëri, por në tiranë, specifikisht, kishte vetëm autorë pa vepra, ose, ka vetëm vepra pa lexues mirëfilli, dhe për më tepër gazetarë që nëpërkëmbin vetiu çdo lloj lexuesi, duke ia atribuuar vetiu tani injorancën e tyre lexuesit të padukshëm dhe shoqërisë në tërësi.

Më kujtohet si
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1299