Ronela nuk jam e lidhur

Albforumi

Primus registratum
Ronela nuk jam e lidhur

stine_-300x194.jpg
Ronela Hajati tashmë e ka ndarë mendjen, nuk ka rrugë tjetër përveç muzikës. Këngëtarja 20 vjeçare tregon se pse në këtë konkurrim në Kënga Magjike nuk bashkëpunoi me Stinen, mënyrat se si mban trupin në formë, dhe arsyeja pse nuk ka një të dashur.

Konkurroni në festivalin Kënga Magjike me këngën me titull Kam frikë të të dua. Ka lidhje me ndonjë eksperiencë personale ky tekst?

Teksti ka të bëjë me një histori dashurie, si gjithmonë! Flet për këtë vajzën që ka frikë të dojë këtë djalin, i cili sipas tekstit ka një karakter të paqëndrueshëm, sot është ndryshe nesër është ndryshe. Vajza shpreson që të paktën për një ditë djali të jetë ai personi pa ego e pa komplekse që do dëshironte. Eshtë një tekst që të tërheq dhe besoj që çdo njeri e gjen pak veten në ato vargje.

Meqë ra fjala nuk ka lidhje me ndonjë eksperiencë personale, tekstin e ka shkruar Big Basta, të cilin e falenderoj.

Ndërkohë muzika është house, në çfarë gjendje të fut kjo lloj muzike kur e interpreton?

Muzika house dominon klubet të paktën në Shqipëri. Të them të drejtën mua nuk më pëlqen rryma house, por te kjo këngë gjeta diçka të veçantë që më tërhoqi dhe thashë me vete: Pse të mos ndryshoj njëherë?! Unë do të vazhdoj të këndoj si gjithmonë R&B por këtë herë vendosa të eksperimentoj pak. Natyrisht merita i shkon Ervin Gonxhit, kompozitorit të këngës.

Çfarë pretendimesh ke për këtë konkurrim, synon ndonjë çmim?

E kush është ai që sdo çmim?! Kënga është shumë e mirë, për këtë jam e sigurt dhe deri tani është pëlqyer, tani të shohim….unë si gjithmonë do jap më të mirën time.

Stine deklaroi se do të ishte menaxheri yt personal, në fakt si po shkojnë punët, vazhdon bashkëpunimi?

E di që e ka deklaruar që do të jetë menaxheri im. Dhe përderisa e ka deklaruar do të thotë, që ai duhet ta japë përgjigjen kësaj pyetjeje.

Mund të na thuash se si ndihesh në këto momente në dashuri, je e lidhur me dikë?

Sot të gjithë ke frikë ti duash!…Jo nuk jam e lidhur me dikë, edhe une kam frikë të dua kështu në përgjithësi. (qesh)
Cila është jeta që bën jashtë muzikës?

Shkollë, punë, shtëpi, studio…

Miqësitë e tua janë më shumë me artistë, apo shokë jashtë artit?

Unë kam marrëdhënie të mira me shumë njerëz. Por shoqëria ime e ngushtë përbëhet nga shumë pak vetë, dhe në këta pak vetë bëjnë pjesë edhe njerëz të artit.

Ti je nje vajzë me linja të bukura, mban dietë, merresh me sport, bën palestër?

Unë në fakt ha shumë dhe nuk e njoh dietën. E vetmja gjë që më mban në formë është kërcimi.

Në këtë mani të vajzave të skenës për të perfeksionuar tiparet e tyre ti si ndihesh? Cila mund të ishte një ndërhyrje kirurgjikale që ke bërë plan ta bësh?

Epo tani askush sështë perfekte, edhe unë kam ca difekte të vogla si kushdo. Por unë jam këngëtare e jo miss, kështu që difektet mundohem ti mbuloj, jo ti rregulloj e më pas të nxjerr në pah pafundësisht një tullumbace fallso! (qesh)

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1808. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1808

Top