Al-Punk
Still here
Keni një blog tuajin? Doni tia ndërroni sado pak dukjen në Ditën e Flamurit? Ju jeni në postimin e duhur. Paraqesim para jush, një plugin për WordPress, i ashtuquajtur Gëzuar Festën e Flamurit, krijuar nga Amar Syla. Ky plugin mbi të gjitha, është falas dhe shumë funksional. Mjaftoni që ta aktivizoni nga paneli i administratorit, dhe mund të shihni se në blogun tuaj tani paraqitet flamurit Shqiptar, dhe në prapavijë dëgjohet edhe himni i Shqipërisë. Nuk ka nevojë të bëni ndonjë punë, përveq aktivizimit të tij. Poashtu, nëse për dikë bëhet e mërzitshme kjo, mund ta heqin nga blogu juaj me një klikim të vetëm. Ky plugin përdor cookies për të mbajtur mend zgjedhjen tuaj dhe mos ta shfaq përsëri kur hyni në atë uebfaqe.
Këtë plugin mund ta shkarkoni dhe instaloni pa frikë. Ky plugin është shumë i sigurtë, sepse së pari, hostohet nga faqja zyrtare e WordPress-it, që do të thotë se është kontrolluar dhe nuk ka ndonjë virus apo infektim, qoftë për kompjuterin apo uebfaqen tuaj. Poashtu, nuk përdor asnjë informacion të uebfaqes suaj që do mund të përdorej në mënyrë të keqe nga hakerët. Ky plugin mund të instalohet në dy mënyra, automatike dhe manuale.
1. Automatike
Shkoni tek paneli juaj i administratorit, dhe pastaj në shiritin e veglave në anën e majtë, shkoni tek Plugins, e pastaj Add New. Tek kutia e kërkimit, shkruani ‘Gezuar Festen e Flamurit’, dhe do paraqitet plugini. Klikoni Install, e pastaj pasi të instalohet, klikoni Activate Now. Tani shkoni tek blogu juaj dhe shikoni ndryshimet.
2.Manuale
Kliko këtu për ta shkarkuar nga faqja zyrtare e WordPress. Pasi e keni shkarkuar, shkoni tek paneli i administratorit, pastaj shkoni tek Plugins, e pastaj Add New. Zgjedhni opcionin Upload. Zgjedhni skedarin nga kompjuteri juaj, e pastaj, kur të ngarkohet dhe instalohet, klikoni Activate Now. Tani shikoni ndryshimet në uebfaqen tuaj.
http://wordpress.org/extend/plugins/gezuar-festen-e-flamurit/
Faleminderit për shikim.
Lexoni artikullin origjinal...