Al-Punk
Still here

Per t’u futur ne Google Plus, shkoni ketu:
http://plus.google.com
Edhe pse eshte i perhapur shume keto dite, per momentin eshte vetem me ftese(invite only), une Ted Reka kam marre ftese nga nje shok dhe jam pjese e ketij projekti, dhe me sa duhet te them, me terheq shume. Direkt sa u futa, aktiviteti im ne Twitter pothuajse ra fare, ndersa ne Facebook ra pak nga pak, derisa gjeta gjysmen e shokeve ne Google+. Nese doni nje invite, ju sugjeroj te lini nje koment poshte. Mundem te ju a gjej nje dhe te ju a jap, mjafton te me jepni adresen e GMAIL. Nejse, kalojme perseri tek Google+. Le te shohim me poshte nje screenshot se si duket ky social network i ri!

(Kliko ne foto per ta zmadhuar).
Sic e shihni, dizanji eshte shume i paster, ndryshe nga Facebook ndahet ne kolona te rregullta dhe me shkrime te medha dhe te lexueshme.
Gjithsesi, ato cfare na ofron me shume Google+ ne ndryshim me Facebook jane:
- Google Sparks
- Hangouts
- Circles
- Me teper privacy
Google Sparks eshte nje sherbim i ri i Google+, nje motorr kerkimi i ndertuar ne nje social network! Sot, torneun e madh ne Londer, Wimbledon (tenis) e fitoi Novak Djokovic ne gare me Rafael Nadal. Per kete ne website informuese jane bere mijera artikuj. Me nje kerkim (edhe ne shqip), me doli ajo cfare une doja te lexoja!

(Kliko ne foto per ta zmadhuar).
Dhe me e bukura eshte qe mund t’i beni share nga aty! Direkt!
Google+ Hangouts eshte nje sherbim tjeter i ri i Google + ndryshe nga Facebook ku ketu, pa perdorur FLASH (qe te harxhon shume CPU Memory), mund te flisni me shoqerine ose familjen tuaj ne video chat!
Google+ Circles, edhe pse ngjason me facebook friends, nuk eshte i tille, ne facebook nuk mund ti ndashe ne kategori shoket, ndersa ketu PO! Me nje drag-n-drop (kap e terhiq) mund t’i ndani shoket tuaj ne kategori.

(Kliko ne foto per ta zmadhuar).
Google+ Privacy - Ndryshe nga gjyqet qe Facebook iu desh te kaloje, me Google+ cdo gje eshte e thjeshte, siguria juaj eshte ne maksimum! Cdo post qe do te beni share, ju mund te selektoni se me ke doni ta shperndani!

(Kliko ne foto per ta zmadhuar)
Pra tek add more people, mund te selektoj familjen time, shoket e huaj, shoket e shqiperise, shoket e shkollet e shume te tjera(te gjitha bazohen tek circles(rrethet) qe ti ke krijuar!
Mendimi im: Google+ do te jete nje Facebook Killer me te vertete, ndryshe nga budalliqet si Diaspora qe doli e tha do te konkurojme Facebook! Google+ ka nje menyre te re shperndarjeje, thjeshtesie, shpejtesie etj! Duhet ta provoni!

Google+ – Social Network nga Google është një postim nga: RomeoLab.Com
Lexoni artikullin origjinal...