Al-Punk
Still here

Nese nuk jeni profesioniste ne kete fushe atehere mund te kontrolloni Sherbimet tona per te mare ndihme nga profesioniste.
- Qellimi i Websitit: Ne fillim pa filluar punen per te krijuar faqen per produktin tuaj vendosni se kush eshte qellimi i ketij produkti. Permbajtja e tekstit, grafiket e ndryshem, fotot ose videot duhet te plotesojne qellimin e tyre primar, marketingun e produktit qe ju ofroni. Te gjitha elementet qe gjenden ne ate faqe interneti duhet ta prezantojne produktin ne menyren me te denje.
- Vendosja dhe rregullimi i elementeve: Bejeni kete faqe sa me te rehatshme per ta lexuar dhe per ta kuptuar. Mos perdorni grafika qe dalin jashte temes se produktit qe ju ofroni. Madhesine e shkrimit qe perdoreni mos e zvogeloni ose zmadhoni ne ate menyre qe ti beje vizitoret te lexojne jo-rehatshem. Cdo grafik, video dhe teks te jete i rehatshem per syrin e njeriut.
- Theksonivendet me rendesi: Nese doni te terhiqni vemendjen e vizitorit ne pika te caktuara atehere i theksoni ato pika. Per ti theksuar keto mund te perdorni tags H1 H2 H3 ose mund te perdorni nje ngjyre te ndryshme nga ngjyra normale e tekstit ne permbajtje. Nje menyre tjeter per te terhequr me shume vemendje eshte perdorimi i fotove te ndryshme, por pa e ekzagjeruar.
- Lehtesim ne navigacion: Nje nga gjerat me kryesore ne nje faqe interneti eshte menuja e navigimit. Ju duhet te jeni te sigurte qe vizitori fale kesaj menuje mund te gjeje fare lehte ate qe ai po kerkon. Nese navigimi ne faqen tuaj nga nje vend ne tjetrin do jete i ngaterruar atehere vizitori shume shpejt mund te heqi dore dhe mund te dale nga faqja. Gjithashtu perdorimi i menuse se navigimin ne krye te faqes keshillohet me shume se sa perdorimi ne ane te faqes ose ne fund.
Keto ishin 4 pika kyçe per te krijuaj nje faqe interneti te denje per websitin tuaj. Nese ju keni dicka per te shtuar do isha i lutur te komentonit.
Lexoni artikullin origjinal...