Al-Punk
Still here
SEF = Search Engine Friendly. Kete shprehje ne shqip mund ta perkthenim (I pershtatshem per Motorret e kerkimit). Shume persona pa qellim e ngaterrojne SEF me SEO por duhet ta dini se SEF eshte nje nen-subject i SEO dhe jo SEO vete ne fjale.
Avantazhet e SEF
Me SEF duke perdorur htaccess ose php.ini mund ti ndryshoni URL (lidhjen) e faqes tuaj ne URL te pershatshme per motorret e kerkimit. Shumica e skripteve dhe CMS qe perdoren nga webmaster si ne tek nenfaqet lidhjet jane si romeolab.com/?p=05 .
Kete po jua shpjegoj me mire me linkun e ketij posti. Nese faqja romeolab.com nuk do zoteronte SEF atehere lidhja e ketij artikullit do ishte http://www.romeolab.com/?p=3415 por meqenese une kam perdorur SEF me htaccess atehere kete lidhje sic e shikoni dhe ju eshte http://www.romeolab.com/cfare-eshte-sef . Lidhja pasi i keni bere SEF mund te jete sipas deshires suaj. Ajo mund te jete website.com/titulli-i-artikullit , websites.com/kategoria/titulli-i-artikullit.html ose me dhjetra versione te tjera.
Avantazhi tjeter i SEF eshte sepse fjalet tuaj kyçe zakonisht jane ne titull dhe duke perdorur ate atehere fjalet tuaja kyçe do jene edhe ne lidhje, dhe kjo do permiresoje SERP ( Search Engine Result Position ose si mund ta shprehim shqip Pozicioni ne perfundimet e motoreve te kerkimit) per faqen tuaj. Besoj se nuk ka ndonje webmaster qe deshiron faqen e tij te mos jete e renditur sa me siper ne motoret e kerkimit dhe pse jo ne vend te pare ne faqe te pare.
Si perfundim duhet te dini qe vetem SEF nuk eshte e mjaftueshme per tu renditur sa me larte ne motoret e kerkimit. Ky faktor eshte vetem nje nga dhjetra faktore kualiteti i permbajtjes, kualiteti i backlinks qe vijne ne faqen tuaj, perdorimi i fjaleve kyçe ashtu siç duhet ne H1 H2 H3 tag dhe gjithashtu perdorimi i meta tags ne menyren e duhur ndikojne ne renditjen e faqeve ne motoret e kerkimit.
Nese keni diçka per te shtuar ose per te pyetur mos nguroni ta beni duke komentuar.
Çfare eshte SEF? është një postim nga: RomeoLab.Com
Lexoni artikullin origjinal...