Romani i fundit E penguara, Requiem per Linda B. nga Ismail Kadare
“E penguara, requiem për Linda B”, romani i ri i Ismail Kadaresë i kushtohet vajzave shqiptare që u lindën, u rritën dhe u vajzëruan në internim.

Në pamje të parë, ky libër mund të duket si një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës. “Kafe Flora”, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe”, kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel “Dajtit”.

Kjo nostalgji epokash të përzjera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është “e penguara”, vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit.

Në këtë roman të fundit, që përbën një nga kulmet e artit të Kadaresë, kthjelltësia dhe stili luksoz të kujtojnë bukurinë diamantine, që kontraston shpesh me tragjedinë.

Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare”.

Postime të tjera me interesKadare nderohet me cmimin Princi i Asturias për Letërsinë (0)Letërsia e gjuhës së ndaluar, nga Ismail Kadare (0)Ismail Kadare: Libri, Gjirokastra, shqiptarët (0)Librat më të shitur gjatë vitit 2008 (16)Darka e Gabuar, romani më i ri i Kadaresë (5)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shtepiaelibrit.com/blog/?p=1217. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shtepiaelibrit.com/blog/?p=1217