BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Rita Ora gjithmonë ka treguar pjesë nga trupi i saj, por ndoshta kurrë më shumë se mbrëmë në Fashion Rocks në New York.
Ngjarja e famshme është rikthyer pas gjashtë vitesh, për të mbledhur disa prej yjeve më të mëdha të skenës nga fushat e ndryshme argëtuese. Ajo u zhvilluar në Barclays Center në Brooklyn dhe u drejtua nga Ryan Seacrest.

Shou bëri bashkë yjet e modës dhe muzikës dhe solli edhe performaca nga Rita Ora, Jennifer Lopez, Nicki Minaj, Usher, Pitbull, Miranda Lambert dhe të tjerë. Që të gjitha u shfaqen me një paraqitje seksi në ngjarjen e cila shoqëron Javën e Modës në New York.

Në mesin e yjeve të shout ishte edhe shqiptarja Rita Ora, e cila shpërtheu me një performancë të këngës së David Bowiet, “Fashion”.
Edhe pse ishte mbuluar nga meshkuj të zhveshur deri në brekë, ishte Rita ajo që binte në sy me veshjen dhe vijat e saj të trupit.




