Rita Ora, Ambasadore Nderi e Kosovë

Universal

AnonymouS
1436543878ritaatifetja.jpg

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka dekoruar këngëtaren me famë botërore me prejardhje nga Kosova, Rita Ora me medaljen presidenciale Ambasador Nderi i Kosovës.

Dorëzimi i medaljes u bë të premten me një ceremoni në ambasadën e Kosovës në Angli, ku i pranishëm ishte edhe ish kryeministri britanik Tony Blair.




ritaatifetja.jpg




ritaatifetja1.jpg




ritaaambasada.jpg


Me këtë rast presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha se Rita shpreh atë cfarë ne jemi si komb. Atë cfarë kemi kaluar dhe cfarë mund të arrijmë kur na jepet mundësia.

"Ne jemi të mahnitur nga Rita. Përmes vullnetit dhe talentit të saj, ajo është bërë një frymëzim për kombin e saj. Me vështirësitë e jetës së një refugjati, të larguar nga shtëpia e tyre, familja e saj nuk e humbi shpresën. Nuk u dorëzuan. Ata kërkuan për mundësi të reja këtu në Britani, në një shtet që i përqafoi si të ishin të tij dhe i lejoi ata që të konkurrojnë si të barabartë, pa asnjë diskriminim.Sot unë dua që ju të gjithë të bashkoheni me mua për të falënderuar Verën dhe Besnikun, prindërit e përkushtuar të Ritës, të cilët e kanë rritur atë, motrën e saj Elenën dhe vëllain Donin, me vlera të forta dhe me krenari të tillë. Dhe tani, qielli është kufiri.Rita, ti përfaqëson tërë atë që ne jemi si komb. Çfarë ne kemi kaluar dhe çfarë ne mund të arrijmë kur të na jepet mundësia. Përtej talentit dhe suksesit tënd, që na bën të gjithëve krenarë, ne jemi shumë mirënjohës se je një vajzë e Kosovës, e cila është krenare për rrënjët e saj. Ti je ura më e mirë ndërmjet Kosovës, vendit ku je lindur, dhe Britanisë, vendit që tani e quan shtëpi.Z. Blair, Lord Robertson, Gjeneral Jackson,Ju dhe vendi juaj na ndihmuat të fitojmë paqen dhe ju vazhdoni të mbështesni përparimin tonë. Në këmbim, Kosova ju ka dhënë Rita Orën. Wshtw shprehur jahjaga nw fjalimin e saj.

Ndërsa Rita Ora duke pranuar medaljen tha se do ta mbajë titullin e ambasadorit të nderit me krenari dhe përgjegjësi të madhe.

“Jam rritur në Britani, vend i cili më dha shumë, për cka jam mirënjohëse. Por, unë gjithmonë do të kem një vend të vecantë ne zemrën time për Kosovën, vendin e lindjes time. Jam shumë e lumtur që jam në gjendje të udhëtoj nëpwr botë dhe të ngre vetëdijen për vendlindjen time dhe t’i tregoj botës se cfarë vendi i bukur është dhe sa mikpritës janë njerëzit atje.” ka shtuar Rita Ora.

Në ceremoninë e organizuar morën pjesë edhe ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, zotëri Tony Blair, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, ish-komandanti i KFOR-it, gjenerali Michael Jackson, përfaqësues diplomatikë ne Londër dhe miq të Kosovës.

/ Top Channel
 

gurax

Pan ignoramus
Lajme sa per sensacion, te tera keto lloj. Bla bla Rita nga Anglia, presidentja, gjenerali, e ku di une cfare, nje liste me hollivudiane dhe politikane.

Qeveria e Kosoves duhet qe nderin dhe kulturen ta tregoje jo me ambasadore te ciles - si te gjitheve ne keto rrathe shoqerore - fjalet ne fjalimet e rradhes jua pergatisin konsulente per relacionet publike. Do te ishte shume me efektive dhe e vertete nje perpjekje per te treguar nder tek ndalimi i Muhaxhereve apo eliminimi i vatrave te kultures arabe qe ne Kosove kane filluar te shtohen si kerpudhat pas shiut dhe qe jane vulnerabel ndaj ndjelljes trushpelarese per terrorizem. Ky do te ishte demonstrim nderi dhe kulture te vertete.
Per kete duhet te vrase mendjen me teper Jahjaga, Blair dhe Robertson, jo per flete lavderimi nje kengetareje. Kengetare eshte edhe Nicole Scherzinger, por nuk di te jete ambasadore nderi per Filipinet.
 

Thamina

Papirus rex
Femer shume e lezetshme dhe e talentuar per anen e skenes,kenges,aktrimit...pra anen e artit.
Me pelqen dhe e smpatizoj ,per me shume qe ka gjak shqiptari.
Por per kete profil qe e kane vene?
Te jesh ketu ku jam une e te lexosh keto gjera...sinqerisht me duken qesharake e aspak serioze.Sikur humbin dhe seriozitetin e vendit dhe te punes...
Kam par dhe nja dy femra tjera ne shqiperi ne partin Demokratike...me duket pa sens ...Cdokush mund te jet krenar ne ate qe ben me mire.Ne shtet sidomos sna duhen shume "njerz te bukur ne paraqitje"por na duhen njerez qe kane pak bukuri ne trurin e tyre e te bejne dicka ndryshe per njerzimin...ose thjesht ate qe kan passion ,politiken.
 

joetisti_

Locus omnem
sa e mire kjo shtriga...
e pakta fare kur ndodhesh jashte shtetit, duke thene se je nga vendi i Rites, eshte plus per te zene nje femer. Mjaft me ate kohe kur jo vetem morem emer te keq si shqiptare por as nuk njiheshim si vend.
 

-Zana-

e...Thjeshte
She got no taste, and everyone takes the piss at her live.

Nuk me terheq as muzika as stili i saj ...Nigga blondie shite , ndersa titulli shkon sipas vendit behet kuvendi ... le ta gezoje.
 
Top