Rinia Shqiptare e Vitit 90
Duke u frymezuar nga nje teme tjeter (kush deshiron mund ta lexoje ketu , desha te shpreh disa mendime dhe ndjenja qe me erdhen.
Simpatizoj mjaft shqiptaret qe perbenin rinine e vitit 90, rinine qe hapi ambasadat, rinine qe hyri ne greve urie, rinine e 2 Korrikut, rinine e Dhjetorit, rinine qe realizoi revolucionin e atehershem. Atehere isha e vogel dhe mbaj mend me sa admirim i shikoja, dhe pyesja veten a do behem ndonjehere kaq e guximshme kur te rritem...
Por jo vetem kaq. Shqiptaret e kesaj moshe ishin ndoshta dhe me te humburit, sepse nuk arriten te zinin nje vend te mire shoqeror me sistemin e diktatures, dhe nga ana tjeter i ra ne kurriz pesha e mbijeteses ne nje sistem te ri, rregullat e lojes se te cilit nuk i dinin, sado te shikonin fshehtaz kanalet italiane me "grupe" te sajuara...
Nje arsye tjeter per te cilen i admiroj eshte se, te gjithe si brez dua te them, kishin nje etje per dijen, te cilen nuk e ka ne te njejten mase rinia e sotme shqiptare (ndoshta sepse ishin te ngujuar dhe kerkonin dalje me ane te dijes). Prekem kur kujtoj si perpiqeshin te gjenin nje rrobaqepes privat qe t'u qepte rrobat sipas modes se ndaluar, si perndiqeshin nga pleqte e Frontit per bishtat e flokeve paksa te gjata - "shfaqje te huaja"-, si hynin ne gare kush do mesoje sa me shume gjuhe te huaja, si i fishkellenin gocave te cilat skuqeshin dhe shpejtonin hapin, gjoja te zemeruara, si hanin fara tek Parku Rinia, etj.
Me vone, kur ata moren rruget e botes dhe punonin ne punet me te perbuzura, me erdhi akoma me shume keq kur kujtoja si i qortonin dikur per "rrugace" dhe "dembele" pse rrinin neper bordura, nderkohe qe vete shteti i linte te papune...
Nuk me vjen keq per 50 vjecaret e sotem, sepse ata arriten te shijonin ato pak te mira te asaj kohe, arriten te krijojne nje rreth shoqeror, te jene dikushat e lagjes apo pallatit te tyre. Nuk me vjen keq per 20 vjecaret e sotem, sepse i kane gati te gjitha mundesite per ta bere jeten e tyre si te duan. Me vjen keq per ata qe enderronin dikur te kercenin Abbat dhe BoneyM ne disko, dhe kur dolen ne Europe diskot ishin shnderruar ne night clubs, Abbat kishin perenduar, dhe ata vete u gjenden me dy femije per te rritur...
Valle jam e vetmja qe mendon keshtu?