Rikthim?!!!!

Wii

Grupi i të moçmëve!
Rikthim?!!!!

numrat e sakte te emigranteve shqipetare sot neper bote nuk i di me saktesi po prape jane me shume se sa ata qe kane mbetur ne shqiperi.
do doja te beja disa pyetje qe ndonje mund ta marre edhe si pavend:
-a do te perfundoje ndonjehere ky emigrim?
-i gjithe ky potenzial qe eshte jashte shtetit a do ta kishte ndryshuar shqiperine nese do te bente dicka atje?
-a mendoni se ne migrim gjeneratat e reja do te gjejne dicka me ndryshe?

gjithmone per ta bere nje vend eshte sakrifikuar nje brez qe tjetri te shohe dicka me te hajrit. tek ne me duket me e sakte eshte: cili brez duhet te sakrifikohet?
 

zog

Primus registratum
Re: Rikthim?!!!!

emigrimi tek shqiptaret ishte resultat i mbylljes se hekurt enveriane, atehere mendoj se vetem hapja e pakufishme (dmth levizja pa viza neper europe e bote) do te mund ta frenoj emigrimin shqiptar.

gjithashtu sa i perket ketij, ky nuk ka kurrfar potenciali. shumica e shqiptareve shquhen per bandite ose rrojne me asistence sociale. pjesa me e madhe e studenteve kryejne shkolla pa nivel dhe vetem me mendimin te hedhin rrenje jashte e jo se u intereson mjeshteria e fituar prej saj.

pra per momentin keta nuk do ti jepnin asnje lloj ndihme shqiperise po te ktheheshin. perkundrazi largimi tyre eshte lehtesim per te.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Rikthim?!!!!

Emigracioni yne ashtu si te gjithe emigracionet do te ndjeki rrjedhen e tij natyore. Shume prej atyre qe tashme kane familje, aktivitete, shtepi dhe jane stabilizuar nevende te huaja, veshtire se do te kthehen me ne menyre perfundimtare ne atdhe. Do te fomojne ate qe quhet komuniteti shqiptar jashte atdheut dhe femijet e tyre do te jene ai brez i dyte qe shqiptar do te kete vetem emrin (dhe ate ndoshta jo me) dhe do te beje pjese ne nje melting pot te madh ne vendin mikprites!
 
Top