Rikthim tek Zgjedhjet E majta nën dritën e Berishizmit dhe Antiberishizmit

Arbër Zaimi

Diskursi politik në 20 vjetët e fundit është praktikisht inekzistent, për shumë procese politike palët as që tentojnë të sjellin alternativa, duke e lënë kështu politikën shqiptare në një gjendje që formalisht mund të quhet pluralizëm (pasi ka parti që luftojnë për pushtet), por thelbësisht mbetet monizëm (pasi asnjëra nga partitë nuk reflekton ndonjë filozofi ndryshe prej tjetrës). Ama politikës nuk i mungon spektakli i debatit, një debat që nuk ngrihet mbi përballje pikëvështrimesh por mbi personalizimin ekstrem. Ky personalizim, sic edhe do të përpiqem të analizoj në këtë shkrim ka prodhuar dy qasje, berishizmin dhe antiberishizmin, dy anë të së njëjtës medalje, dy shfaqje të antipolitikës.

Një vit pas zgjedhjeve të 28 qershorit, që asokohe u trumbetuan si hap përpara në historinë e demokracisë shqiptare deri dhe nga vetë liderët konfliktualë e nga sekretaret e tyre të buzëqeshura majë podiumeve të zyrave të shtypit, e kanë marrë vesh të gjithë që nuk paskërkan patur të bëjnë me asgjë tjetër veçse me farsën e radhës, një tragjikomedi e shpifur, që përmbante në vetvete fenomene nga më të pështirat, që nga mashtrimet, vjedhjet, partitë potemkin, loja me ndërgjegjjen e nënndërgjegjjen e elektoratit (edhe me ndihmën e medias së ndotur), e deri tek vrasjet, presioni, terrori i bardhë i një sistemi pervers. Në këto zgjedhje klasa politike hyri si moniste, e bashkuar në interesin thjeshtësisht korruptiv dhe doli po njësoj. Hymë në zgjedhje në kushte të një politike disfunksionale, që nuk arrin të prodhojë kurrfarë diskursi e kurrfarë debati, e jemi ende në po ato kushte, kur debatin publik e dominojnë kutitë (nënkupto legjitimitetin ose jo të pushtetit të Berishës), ndërkohë që nuk ofrohen as kritika, as opsione alternativë për ligjet që kalojnë apo proceset e fenomenet që ndodhin. Kështu vetëm javën e fundit kaluan shtrëngimet buxhetore të cilat në emër të ruajtjes së ca parametrave fiktivë ekonomikë do të trondisin edhe më keq ekonomitë e brishta të familjeve shqiptare, sidomos të më të varfrave. Javët e fundit u shfaq skandali Prifti, e nëse opozita do të kish vërtet vullnet nuk e katandiste këtë çështje në llafe televizive, por e çonte në të gjitha etapat e drejtësisë, vinte në punë gjithë institucionet e hetimit gjersa të dilte e vërteta (këtu të vjen ndërmend Gërdeci, asnjë opozitë në botë nuk do e kish lejuar qeverinë të dilte pa e lagur bishtin nga ai skandal kriminal). Ndër të tjera, kaloi po gjatë korrikut edhe një ligj i tmerrshëm për arsimin e lartë (i cili meriton një artikull më vete), një ligj që në mënyrë krejtësisht antisociale e çon barrën e përgjegjësisë për shpenzimin e buxhetit të shtetit tek individi, nëpërmjet sistemit të kuponave, një ligj që mundëson financimin e bizneseve fitimprurëse prej parasë së përbashkët, një ligj që kufizon dijen e ia nënshtron atë tregut pa marrë parasysh se kjo shumë shpejt do të rezultojë në një katastrofë, si çdo irracionale tjetër. Për të gjitha këto nuk ka patur reagime alternative, natyrisht përveç jo-së formale që opozita e sotme ia plas turinjve qeverisë njësoj si të gjitha opozitat e 20 viteve të fundit.

Mungesa e paraqitjeve të kritikave e të alternativave programore në fakt dëshmojnë se ekziston një denkverbot, një ndalim i mendimit politik. Bash për këtë arsye partitë tona e meritojnë të quhen pseudopolitike apo parapolitike, veç jo politike. Politika nuk duhet kuptuar tautologjikisht si nëpër librat kitsch të amatorëve të politologjisë, si një art i zgjedhjes. Politika është momenti kur filozofia bëhet operative, kur ajo ndërhyn në realitet. Dhe mungesa e politikës përballë së cilës gjendemi denoncon pikërisht zbrazëtinë filozofike të partive tona, bjerrjen dhe zvetënimin mendor të së cilave e mbush më së miri spektakli i personalizimit politik që ngjan tej mase me Catch-Wrestling-un amerikan, një luftë që të gjithë e kuptojnë fare mirë se është e rreme, e megjithatë të gjithë e ndjekin me interes

Por zhvillimet në vitin pas zgjedhjeve kanë qenë të shpejta, e siç ndodh rëndom njerëzit rendin pas informacionit që frenetikisht rrjedh, i programuar për të mos lënë kohë për reflektim mbi fenomene e procese. Pak kanë rëndësi këto, rëndësi ka rezultati, apo jo? Rëndësi ka ndarja e tortës tek e cila kemi sytë të gjithë edhe pse nuk ditëm as kësaj radhe të mbërrijmë të torta në mënyrë të civilizuar, pa shtyrë, pa shkelur, pa pështyrë, si shqiptarë të mirë që jemi. Sovrani popull votoi i hutuar nga një fushatë jo etike mashtrimesh, u vodh pasi votoi, iu përplasën syve exit-polls dhe rezultate paraprake e përfundimtare, doli në protesta për hapjen e kutive, festoi për një vjetorin e anëtarësimit në NATO, bëri grevë urie për votën e lirë, dhe së fundi u dërgua zyrtarisht me pushime nga udhëheqësit e të gjitha krahëve. Me atë heshtjen e vet që e karakterizon, me urtësinë e naivitetin e një populli fëmijë, legjitimoi këtë situatë, që s mbetet veç ta analizojmë. Në krevatin e tij të lëngimit sovrani popull belbëzoi alea est iacta, plaudite.

Duartrokitjet

Kur vota e popullit, apo dalja e popullit në shesh për miting, grevë a demonstratë të dikton duartrokitjen, nuk ke çbën, do rrahësh duart përballë këtij spektakli të dështuar e faqe këtij humori të zi realpolitik që e servirin kinse si një sërë evenimentesh të sinqerta moralpolitike.

Në zgjedhjet e vjetshme titanët që përballeshin ishin Rama dhe Berisha (e pas tyre ushtria e lakejve). Dy titanët pasi i dhanë dorën njëri-tjetrit në prill të 2008, vendosën të caktojnë kushtet e luftës. Synimi i Berishës ishte të mposhtte Ramën dhe të qëndronte në pushtet, ndërsa synimi i Ramës ishte që të mposhtte Berishën, po mbi të gjitha të konfirmonte hegjemoninë e vet në të majtë të spektrit politik, duke shkatërruar partizën e Metës e çdo grup tjetër që mund ti fuste shkopinj nëpër rrota. Që këtu Berisha u avantazhua, pasi në kampin kundërshtar nuk kish plane të qarta, por thjesht konfuzion, dhe një luftë brenda kampit.

Analiza e situatës është mirë të fillojë me sqarimin që në këto zgjedhje Shqipëria vendosej para katër mundësive (që përfaqësonin vetëm dy alternativa reale). Ishin PS, LSI dhe Poli i Lirisë që përfaqësonin politikën antiberishiane dhe PD, që natyrshëm qëndronte në konfirmim të historisë së saj, dhe politikës berishiane. Ky sqarim duhet mbajtur parasysh gjithnjë, në Shqipëri nuk pati kampe të majta e të djathta, por vetëm anti e pro Berisha. Për politologët që ende nuk e njohin mirë Shqipërinë, vlen të theksohet se Berisha dhe berishiane nuk qëndrojnë për ndonjë filozof apo mendimtar të politikës, por për një lider tranzicional autoritar, të cilin shumë e duan pse i ka futur në punë ata apo ndonjë të afërm të tyre, e shumë e urrejnë pse i ka hequr nga puna ata, apo ndonjë të tarafit. Pra në elitë e në popull, kryefjala e këtyre zgjedhjeve, thelbi i paradigmës politike të të gjitha krahëve ka qenë Berisha dhe praktikat e tij tribale-klanore për të shpërndarë të mirat që të jep pushteti. Mirëpo duke qenë se e njëjta logjikë mund të përdoret negativisht për të definuar dhe antiberishianët, mund të themi se nuk ka ndonjë dallim thelbësor midis berishizmit dhe antiberishizmit, dy anë të së njëjtës medalje të politikës korruptive, të partive të dominuara nga lideri e të debatit të dominuar nga personalizimi, në dëm të argumentit.

Le të bëjmë një shikim të shpejtë të atyre që deshën tia merrnin pushtetin Berishës në zgjedhjet e shkuara, opsionet që ata sillnin, vizioni që kishin, mënyra me të cilën punuan:

PS, trashëgimtare (e vetëmohuar disa herë) e PPSH-së është fenomen tipik i vendeve lindore që nuk e hodhën vetë komunizmin, por pritën të kolapsonte ngadalë (përshembull Rusia, Rumania apo Bullgaria). Në mënyrë të ngjashme me simotrat e veta PS nuk trashëgoi asnjë lloj ideologjie nga paraardhësja e saj. Është e
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1345