Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

pppppaa

Primus registratum
Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

Botuar ne faqen e Levizjes Socialiste per Integrim (dhe jo nga Gani Bobi /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif )

QARKU SHKODER

PD: 55%
PS: 16%
LSI: 19%
Te pavendosur: 10%

Qarku Lezhe
PD: 44%
PS: 27%
LSI: 22%
Te pavendosur: 7%

Qarku KUKES
PD: 51%
PS: 21%
LSI: 18%
Te pavendosur: 10%

QARKU DIBER
PD: 39%
PS: 23%
LSI: 25%
Te pavendosur: 13%

Qarku DURRES
PD: 41%
PS: 27%
LSI: 28%
Te pavendosur: 4%

QARKU TIRANE
PD: 38%
PS: 37%
LSI: 22%
Te pavendosur: 3%

QARKU ELBASAN
PD: 36%
PS: 31%
LSI: 23%
Te pavendosur: 10%

QARKU KORCE
PD: 42%
PS: 35%
LSI: 13%
PBDNJ: 5%
Te pavendosur: 5%

QARKU FIER
PD: 31%
PS: 34%
LSI: 28%
Te pavendosur: 7%

QARKU VLORE
PD: 26%
PS: 40%
LSI: 12%
PBDNJ: 9%
Te pavendosur: 13%

QARKU BERAT
PD: 16%
PS" 36%
LSI: 42%
Te pavendosur: 6%

Qarku Gjirokaster

PD 28%
PS: 34%
LSI: 17%
PBDNJ: 14%
Te pavendosur: 7%

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

Prap pun partizane d.m.th. Zgjedhjet ke ne nuk ndikohen nga asgjë tjetër veç pazareve. Nga sa u pa më lart duket se do jenë as këtej e as andej. Pra ky sondazh ka mundësi të jetë sa për të hapur lojën e ngatërruar e çoroditëse të sondazheve.

Nejse, shpresoj të mos ketë mazhorancë në këto zgjedhje.

Al-Punk

Still here
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

Ideja eshte qe ka shume qe thone qe do votojne per LSI, por ne castin e fundit, ngaqe nuk besojne se LSI mund te fitoje aq sa duhet per te qene perballe PS apo PD, votojne per nje tjeter ekstrem.
Ne Shqiptaret jemi mesuar te votojme per ekstreme. Ose PD, ose PS. Nuk e perceptojme qe mund te kete balance, megjithese personalisht balanca LSI pas aktiviteteve si Greve e budalliqe nuk me terheqin shume.

P.S Ku mund ta lexoj sondazhin e Gani Bobit per Shqiperine? Ne internet gjeta vetem per Maqedonine.

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

Marrë nga tvklan.tv
Sipas sondazhit të Gani Bobi gjatë Dhjetorit

4 Forcat kryesore politike në vënd:

PD - 49%
PS - 37%
LSI - 6.1%
G99 - 3.2%
Asnjë parti tjetër nuk arriti të merrte mbi 1%

Shkëlzen Maliqi, Drejtor i qendrës humanistike “Gani Bobi”, analizon rezultatet e sondazhit të publikuar vetëm një ditë më parë. Në sondazhin e kryer në muajin dhjetor të vitit 2008, u përfshinë 747 persona të cilët në rreth 49 përqind të tyre votuan Partinë Demokratike si forcë të parë menjëherë më pas renditej Partia Socialiste me rreth 37 përqind të votave. Shifra e personave të përfshirë në sondazh në pamje të parë duket simbolike. Por në sondazhe të kësaj natyre më shumë se numri, duket se vlen kampioni i shtetasve të përzgjedhur.
Si çdo sondazh i publikuar në prag zgjedhjesh edhe ai i qendrës “Gani Bobi” do të reflektonte skepticizëm. Një nga rezultatet që ngjalli jo pak reagim ishte se personat e përfshirë në sondazh, votuan në shumicë PD si forcë të parë por kur u pyetën se kush mund të ishte kryeministri më i mirë, identifikuan kryetarin e PS Edi Ramën. Maliqi analizon edhe këtë moment. Sondazhi ishte gati vdekjerprurës për partitë e vogla shumë prej tyre nuk kalojnë as pragun ligjor prej 2.5 përqind, përjashtuar këtu LSI-në që shkon deri në nivelin e 7 përqindëshit apo G 99 me rreth 3 përqind. Maliqi thotë se kjo, në fakt është një prirje e hershme e votuesve shqiptarë, që zgjedhin në shumicë vetëm Partitë e mëdha.
Me një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe i kontraktuar nga kompania amerikane Penn Shon Berland, “Gani Bobi” ka publikuar eksit polle, të cilat kanë qenë shumë pranë shifrave zyrtare me një marzh gabimi që luhahet nga 2 deri 4 perqind. Rasti i zgjedhjeve parlamentare të korrikut 2005.
Shumë shpejt “Gani Bobi” do të publikojë një tjetër sondazh duke ofruar orientimin e publikut shqiptar ndërkohë që i afrohemi zonës së nxehtë kur do të mbahen zgjedhjet e radhës parlamentare

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

Sa për sonazhin e LSI është jo serioze të nxjerri një sondazh që e ka bërë vetë dhe ka konflikt interesi.
Partia e Ilir Metës po humbet gjithnjë e më shumë terren...
Por te ky sondazh përveç faktit se shifra e PD-së është shumë e lartë dhe dyshuese deri diku kjo...Një prej të rejave që na nxjerr është se partia që të rinjtë e Shqipërisë, të zhgënjyer nga ritmi i ulët i progresit social kanë krijuar.Partia më e re G99 po gëzon përkrahje dhe besim më të madhë se sa çdo parti tjetër, relativisht e vogël, si e komentoni këtë hyrje të G99 duke lënë mbrapa, të paktën sipas sondazhit, PAD-PSD-PDS-Republikane-PBDNJ-LZHK-PLD etj

Al-Punk

Still here
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

Urdheroni nje tjeter sondazh:

Quote:

Sipas një sondazhi parazgjedhor zgjedhjet e ardhshme parlemantare fitohen nga PS-ja me 37% kundrejt 30 % të votave për PD-në, e më pas me 5 % për LSI-në, PDK 1%, PBDNJ 1%, PR 1% dhe 19% e votuesve nuk janë të sigurt. Numri i të anketuarëve është 1000 persona. Marzhi i gabimit të këtij sondazhi është 3.2. Sipas sondazhit parazgjedhor në zgjdhjet e ardhsme 82% e shqiptarëve do të shkojnë në votime, dhe 19 përqind nuk ishin të vendosur. Sipas këtij sondazhi është kryesocialisti Rama ka një performancë më të mirë se sa kryeministri Berisha, Rama ka marrë 44% të votave dhe Berisha 32%. Sondazhi i bë nga "Zogby", publikuar në televizionin "Top Channel".

Marre nga: http://www.infoarkiv.com/html/media/arti...9-%C3%ABs-PS-ja

Ergler

Primus registratum
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

Po sondazhin e gani bobit e ke pare gje?Ai sondazh nxirrte fituese PD dhehumbse PS.Nuk ifiksova rezultatet qe tua sillja ketu duke e ditur qe keto jane lojra politike te partive shqiptare.Mendoj se asnje sondh nuk eshte i sakte ne Shqiperi.Njerzit ne vendin tone,cfare thone tani nuk thone me vone.Sido qe te jete puna PD duhet te largohe nga pushteti,ne menyr qe te largohet Saliu,sepse ndryshe tranzicionit shqiptar nuk do t'i duket fundi.

Ergler

Primus registratum
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

Originally Posted By: Elektricisti

Po sondazhin e gani bobit e ke pare gje?Ai sondazh nxirrte fituese PD dhehumbse PS.Nuk ifiksova rezultatet qe tua sillja ketu duke e ditur qe keto jane lojra politike te partive shqiptare.Mendoj se asnje sondh nuk eshte i sakte ne Shqiperi.Njerzit ne vendin tone,cfare thone tani nuk thone me vone.Sido qe te jete puna PD duhet te largohe nga pushteti,ne menyr qe te largohet Saliu,sepse ndryshe tranzicionit shqiptar nuk do t'i duket fundi.

Sorry nuk e kisha pare shkrimin e meposhtem.

Ergler

Primus registratum
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

Sorry nuk e kisha pare mesazhin e meposhtem. [/quote]

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

Filloi avazi. Si do e hedhim vallen tani?

Megjithatë, sondazhet kanë një pikë takimi dhe kjo pikë është mos-pëlqimi i Berishës. Do isha kurioz të dija se sa % e shqiptarëve do votonin për PD nëse Sala nuk do ishte në krye të saj.

pppppaa

Primus registratum
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

Sa per sqarim, ky sondazh nuk eshte bere nga LSI, por e gjeni te botuar ne faqen e saj, ne nje link te brendshem dhe nuk ishte per perdorim publik. Prandaj dhe ata nuk kane dale ne media ta publikojne, sepse duke pare inflacionimin qe iu jane bere sondazheve, eshte e kote te vazhdosh te ngrefesh me ato. Askush nuk beson me sondazhet.

Originally Posted By: Mandi

Ideja eshte qe ka shume qe thone qe do votojne per LSI, por ne castin e fundit, ngaqe nuk besojne se LSI mund te fitoje aq sa duhet per te qene perballe PS apo PD, votojne per nje tjeter ekstrem.

Mandi keshtu ka qene gjithmone edhe atehere ne 2007 kur LSI fitoi 10% madje edhe ne 2005 kur fitoi 9% (madje ne 2005 risku per shkak te sistemit ishte 10-fish i ketij tani). Dhe megjithate LSI eshte votuar sepse eshte nje alternative.
Eshte nje alternative reale, qe shkon pertej asaj qe Top-Channel dhe Kol Balla zgjedh te servire per popullin, apo qe News24 dhe Babaramo zgjedhin ti tregojne popullit.
Ajo qe ti lexon aty eshte LSI Made in Media. LSI reale eshte komplet ndryshe. Dhe shqiptaret, qe e votojne e votojne pikerisht per shkak te kesaj, sepse eshte totalisht ndryshe asaj qe Kol Balla tregon.
Pastaj keto partite qe selite i kane te zyrat e televizioneve, tip G99 a ku e di une, keto jane produkt inkubatori fare fare.
Thjesht nje deal i prishur mes Rames dhe Erjonit . Kur ky i pari i tha ketij te dytit qe " Me vjen keq plako, po s'te fus dot tek listat e PS se s'me lene keta te kryesise, po pa problem se do te te ndihmoj me mediat. Do ti them Kol Balles dhe Babaramos qe te te trajtojne pak me kujdes. Keshtu qe ti G99 nga organizate(se prandaj Erjoni e krijoi G99 si OJQ, qe ne zgjedhje te futej nga listat e PS) ktheje ne Parti dhe kandido me partine tende se une ne listat e mia s'te fus dot.
Se plani i Erjonit ishte qe te futej ne gare nga listat e PS, si perfaqesues nga shoqeria civile, por papritur Rama ia drodhi sepse te gjithe ne PS iu vune kunder kur u be fjale per Erjonin qe "do futej nga catia" dhe jo nga "dera" sic kane hyre te gjithe tek ajo parti, dhe keshtu Erjoni u detyrua te krijoje partine e vet dhe do te rreshtohet ne krah te Milos, Gjinushit, Xhuvelit etj. Dhe ca i mbeti Erjonit tani, eshte te luftoje fort, qe t'i marre elektorat PS nese do te futet ne parlament, pasi vetem andej mund te burojne votat per te, s'ka nga i merr tjeter. PSD, PDS, PAA kane vetem nje elektorat stabel prej 300 votash qe jane familjaret e tyre dhe atyre s'ka ca t'iu marre.
Por ne anen tjeter, une s'e kuptoj se me cfare arsyeje nje votues i PS do te nderronte mendje te shkonte te votonte per G99?? S'ka asnje arsye, se ata s'jane dhe trendy fare. Ata s'kane asnje program, madje s'kane qasje me realitetin fare, jetojne akoma nen format OJQ, Made in Sorros.
Prandaj une s'arrij dot ti jap nje forme ketij fenomenit G99, mbetet nje gje amorfe, si pa sens per te ekzistuar.

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

E PS, PD, LSI e haletë e tjera të politikës shqiptare si mund ti karakterizojmë? Apo qëllimi është të mos lejohet një forcë e re të futet në mes tënë?

Poster, sikur nuk ishe dukur që prej zgjedhjes së presidentit. Apo ta lidhën prap rrogën?

Al-Punk

Still here
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

Poster, per mediat te mos flasim. Mjafton te shohesh Ora News qe eshte Ora LSI.

pppppaa

Primus registratum
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

Kondre, ne mes tuaj kam qendruar.. duke u perveluar

Mandi, e di cfare ndodh? Fakti qe LSI edhe mund te trajtohet si nje subjekt qe ndonjehere edhe mund te dale mediatikisht te shprehe mendimin e saj, shihet kaq cuditshem nga audienca dhe ben kaq shume pershtypje, saqe menjehere mendohet sikur ajo media, televizion apo gazete, qe publikon lajme nga LSI apo qendrimet e saj politike, patjeter qe duhet te kete ndonje histori konspirative manipulimi, tip e ka blere LSI, apo histori te tilla...

Ke te drejte vlla, sepse realisht eshte kthyer ne shume e cuditshme kur ndodh...

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qershorit

Kur një media i bën jehonë një force politike në veçanti ajo media nuk është asnjanëse. Pra mund të imagjinohen, me të drejtë, shumë skenarë të ndryshëm. Dhe nëse nuk është e blerë nga LSI kjo media (Ora News) është e influencuar prej saj (ndonjë redaktor, drejtor, etj.).

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qersh

Po tani mo Poster unë e kuptoj shqetësimin tëndë, jeni mbledhur shumë servila ke LSI, hiq Rama ata personat e vjetër dhe të dyshimt, që dihet se si i marrin votat dhe nga kush, merr Meta duke premtuar poste...ju keni premtuar pafund ke anëtarët që të mbushni sallat, se ndryshe? pambuku!
Sot që edhe pas kodit të ri edhe pas sondazheve është e qartë se LSI jo vetëm që po humbet teren por ka shanse që këto të jenë zgjedhjet e saja të fundit, ça të bëj dhe Meta me bizneset e tij, po smorën pushtet dhe ofruan vënde pune ngelet keq ju, mik poster që mesa duket do të ngelesh pa punë edhe pa parti së shpejti, kurajo!mbase Meta të punëson në ndonjë biznes të vetin...
Anëtarët e LSI po duket të dëshpëruar!!!e vërteta nuk fshehet!!
Nuk është çudi ta shifni edhe pronarin tuaj, Meta, të bëhet kamarier dhe Monika banakiere!

Vërtet më vjen keq...ble gazetën Çelsi lal për ndonjë vënd pune nga Gushti, ske çbën

atman

Forumium maestatis
Re: Rezultati i sondazhit per zgjedhjet e 28 qersh

Celjan, jam shume kurioz te di psh pse Ilir Meta mund te perfundoje kamarier dhe Monika(e shoqja eshte kjo?) banakiere?

Deri ne nje fare mase jam dakort me ty, kur thua per premtimet, por sidoqofte: a nuk jane normale ne fushatat elektorale? Une mendoj se po. Cfare me shqeteson jane realizimi i tyre te cilat i perkasin tjeter planeti, ose tjeter bote. Pak a shume jane ne ortakeri me kleriket. Keta (kleriket) shesin qiellin, politikanet te mbjellat e qiellit. Nga ky virus, nese nuk gabohem, vuajne te gjithe politikanet shqiptare, ose forcat politike, ne veçanti kryesoret.
LSI ndoshta ose, nuk fiton aq vota sa te drejtoje si force e vetme dhe jo pse e tregojne sondazhet, por nga...arsyeja e mesiperme...
Enigma e zgjedhjeve mbetet e tille, enigme, sepse kjo u intereson matrapazeve te politikes shqiptare. E perderisa nuk do te kete nje Tese dhe nje Ariane, Minotauri i politikes shqiptare do te beje qejf.
Tashme, jam po aq kurioz te di se cila eshte deshira tende, sepse per te afruar, si ti edhe une nuk e kemi kete mundesi?

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A janë kollundrisur zgjedhjet?

Si mendoni. A janë vendosur që më parë rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit?

Duke parë klimën politike si dhe zhvillimin e fushatës elektorale më duket se është vendosur që më parë që PD të vazhdojë edhe një mandat tjetër të qëndrojë në pushtet. Shpresoj të mos jetë e vërtetë por në këtë fushatë duket sikur nuk ka ndonjë "luftë" të vërtetë politike. Akuzat që ngrihen nuk argumentohen deri në fund dhe nuk u mëshohet sa duhet. Gjithashtu, çështjet madhore nuk preken pothuajse fare. Gafat e PD e të Salës nuk nxirren në pah aq sa duhet, madje as nga PSD (që zakonisht shkon shumë më larg se e vërteta). Duket sikur lufta në të vërtetë bëhet mes PS e LSI për vendin e dytë. Ndërkohë, partitë e tjera politike duket se nuk do kenë vend as këtë herë.

Diskutoni (nëse ju intereson akoma) mbi të ardhmen e zhgjedhjeve si dhe implikimet e tyre mbi interesat e shqiptarëve.

Top