Rezistenca logjike (bashkë me shënim nga O.Azizi)

Albforumi

Primus registratum
Rezistenca logjike (bashkë me shënim nga O.Azizi)

Rezistenca logjike

* Alain BADIOU *

Në prag të këtij libri që i kushtohet rrokjes filozofike të politikave (« Abrégé de métapolitique », 1998), do të doja të emërtoja mësuesin tim të parë përsa i përket rrokjes filozofike të shkencave, Georges Canguilhem, i vdekur para pak vitesh dhe të cilit, kur është fjala për figurën e filozofit rezistent, i duhet bërë një homazh pa ngurrim.

Canguilhemi nuk ishte nga ata njerëz që bënin poterë mbi aktet e tyre gjatë luftës, edhe pse këta ishin sa realë aq dhe shembullorë. Nga kjo pikëpamje, ngjante me shumë rezistentë të tjerë, te të cilët heshtja politike dhe personale mbi aktet e kryera ishte po aq e madhe saç ishte i thellë angazhimi, radikal dhe intim, i dhunshëm dhe i përmbajtur, i pashmangshëm dhe i jashtëzakonshëm. Dihet se, në vitet 50, në Francë, ai që mbizotërinte me bujë në opinion nuk ishte aspak subjektiviteti i rezistencës. Heshtja e një numri të konsiderueshëm rezistentësh ishte pasojë e një politike sunduese, që kishte vendosur të mbyllte sytë sa ndaj shembjes së Republikës së Tretë, aq dhe nënshtrimit të bindur ndaj Petain-it, apo dhe ndaj çështjes që po rikthehet sot, lidhur me vazhdimësinë e administratës shtetërore deri bashkëpunim me krimin.

Lidhur pikërisht me shtetin, petenizmin dhe Rezistencën, presidenti Miterrand, me rastin e vdekjes së të cilit na u desh të duronim dhe dekretin e një  zije kombëtare, pati shprehur një qëndrim që, për nga audienca dhe solemniteti presidencial, për nga forma dhe përmbajtja, ishte diametralisht i kundërt me qëndrimin e Canguilhemit dhe shumë të tjerëve.

Kjo sepse, ai për të  cilin u mbajt zi kombëtare, i takonte species së përhapur të  takticienëve, për të cilët është e natyrshme të jesh petenist kur « të gjithë » ishin të tillë, të bëhesh pastaj pak rezistent sipas rrethanave, për të vazhduar kështu rrugën i sigurt, duke u bërë kohë pas kohe shumë gjëra të ndryshme, me kusht që gjëra të tilla të jenë në pajtim me frymën e kohës dhe pjesë e një kalkulimi të suksesshëm.

Një zi kombëtare nënkupton një ide të caktuar të asaj që, gjithë duke qenë kombëtare, është jo më pak dhe universale, në mënyrë që ndërgjegjja publike të ketë  çfarë të nderojë në të. Le të themi, pa e tepruar, dhe duke respektuar paqen e të vdekurve se, nën shenjën e kombit (e dua vendin tim, ose më saktë : e dua kur tregon, nganjëherë, se çështë i aftë të bëjë) pëlqej më shumë të nderoj e kremtoj kujtimin e Georges Canguilhemit, Jean Cavaillèsit apo Albert Lautmanit, sesa atë të François Miterrandit.

Mirëpo, saç ishte i heshtur për veten, aq ishte i bollshëm Canguilhemi kur ishte fjala për të tjerët, për filozofët e tjerë të angazhuar në Rezistencë. Do të ishte me vlerë të rilexohej rregullisht broshura e vogël që ai pati botuar më 1976, në 464 ekzemplarë, me titullin Jeta dhe Vdekja e Jean Cavaillèsit. Canguilhemi ka përmbledhur aty jetën e Jean Cavaillèsit : filozof dhe matematikan, profesor i logjikës, bashkëthemelues i lëvizjes së rezistencës Libération-Sud, themelues i njësitit guerril të Kahorit, arrestohet më 1942, arratiset, arrestohet sërish më 1943, torturohet dhe pushkatohet. Zbulohet më pas në një gropë të përbashkët, në një cep të kështjellës së Arrasit dhe, për momentin, regjistrohet si « I panjohuri n° 5 ».

Por ajo çka orvatet të  rindërtojë Canguilhemi shkon më larg sesa thjesht vënia në pah e një heroi (« Një matematikan filozof i mbushur me dinamit, një guximtar i kthjellët, një njeri i vendosur dhe pa optimizëm. Po sqe ky hero, çtë jetë tjetër vallë heroizmi ? ») Besnik ndaj metodës së vet në histori dhe filozofi shkencash, që kërkonte qëmtimin e koherencave, Canguilhemi do të deshifrojë lidhjen mes filozofisë së Cavaillèsit, angazhimit dhe vdekjes së tij.

Në dukje, rasti përbën  vërtet një enigmë, ngase Cavaillèsi, larg çdo teorie politike apo ekzistencializmi të angazhuar, merrej me teorinë e matematikës së kulluar. Për më tepër, mbronte idenë se filozofia e matematikës duhet të hiqte dorë nga çdo ide e ndonjë subjekti kushtetues matematikor, për të shqyrtuar vetëm domosdoshmërinë e brendshme të nocioneve. Fjalia mbyllëse e esesë së tij « Mbi logjikën dhe teorinë e shkencës » (tekst i hartuar gjatë burgimit të parë në kampin e Saint-Paul dEygaux, ku e kishte dërguar shteti i Petainit), dhe që me të drejtë u bë e famshme, pohon se filozofia e ndërgjegjes duhet të zëvendësohet nga dialektika e koncepteve. Në këtë pikë, Cavaillèsi i paraprinte me njëzet vjet avancë tentativave filozofike të viteve 60.

Pikërisht, kjo ekzigjencë  e rreptësisë, ky kult i kthjellët i domosdoshmërisë, përbën për Canguilhemin pikën e përbashkët të angazhimit të Cavaillèsit dhe të punës së tij si teoricien i logjikës. Ngaqë, pasues i Spinozës, Cavaillèsi deshi ta desubjektivizojë njohjen, në të njëjtën mënyrë, rezistencën e pa si një domosdoshmëri të pashmangshme, e cila nuk mund të varej nga asnjë referencë ndaj rastësive të unit. Kështu, në 1943-shin deklaronte : « Jam spinozist, dhe si i tillë mendoj se kudo ka vetëm domosdoshmëri. Të domosdoshme janë vërtetimet e matematikanëve, të domosdoshme madje dhe etapat e shkencës së matematikës, e domosdoshme po ashtu është lufta jonë. »

Kjo e bën Canguilhemin të  arrijë në përfundimin se : « Cavaillèsi ishte rezistent logjikisht ».

Te kjo « logjikisht » qëndron nyja lidhëse mes rreptësisë filozofike dhe imperativit politik. Figurat madhore të filozofisë si rezistencë nuk kanë ardhur nga radhët e atyre që rëndohen nga pesha e shqetësimit moral, apo, siç thuhet sot, nga ligjërimi etik. Në këtë fushë, koncepti duket se ka qenë një udhëheqës më i mirë se ndërgjegjja apo spiritualiteti Canguilhemi ngrihet kundër atyre që, personalistë apo filozofë të dinjitetit, të moralit, të ndërgjegjes, apo dhe të angazhimit, « flasin shumë për veten, për arsyen e thjeshtë se vetëm ata mund të flasin për aktet e tyre, aq të padukshme ishin. »

Në fushën e filozofisë, kjo gjë ilustron se, të paktën në Francë, kur situata kërkon, prerazi, radikalitetin e vullnetit dhe të zgjedhjes kundër opinionit të nënshtruar, nuk është nevoja që filozofi të kalojë medoemos nga ideja e vetëdijes morale apo nga imperativi kantian. Në fund të fundit, filozofi i madh që ndërmori akte të rrezikshme rezistence nuk ishte Kanti. Ishte pikërisht Spinoza, udhëheqësi dhe shembulli i Cavaillèsit, kur pas vrasjes së vëllezërve de Ëitt, deshi të ngjiste në muret e qytetit afishen që denonconte ultimi barbarorum, « barbarët më të fundit ». Anekdotë që Canguilhemi e komentonte pareshtur.

Cavaillèsi, nga njëra anë, teksa kalonte nga Husserli te Spinoza. Por po ashtu Albert Lautmani, i cili, duke zotëruar në mënyrë të habitshme të gjithë matematikën e kohës së vet, orvatej të themelonte një platonizëm modern : ja cili ishte horizonti tepër i veçantë i figurave shembullore të rezistencës filozofike franceze.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=774

Top