Reperi Genc Prelvukaj tani synon karrigen e deputetit

Albforumi

Primus registratum
Reperi Genc Prelvukaj tani synon karrigen e deputetit

pdk-genci-300x195.jpg
Pas Memli Krasniqit, i cili dikur ishte pjesë e rap-grupit Ritmi i Rrugës, kurse tani zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, edhe Genc Prelvukaj i ka hyrë thellë politikës.

Madje, Prelvukaj në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit është kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe identifikohet me numrin 22, për të zënë një vend në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Ai u pati anëtarësuar në PDK vetëm pak muaj më parë. Por, Prelvukaj mohon që Memli Krasniqi të ketë qenë inspirim i tij për tu futur kaq thellë në politikë.

Ai i ka treguar arsyet, sipas të cilave ka vendosur të bëhet pjesë e elitës politike të Kosovës. Si pjesë e një gjenerate të politizuar, për shkak të rrethanave që dihen nga secili, inkuadrimi në politikë nuk vjen si pasojë e inspirimit nga një personalitet i caktuar, por, nga interesimi i akumuluar me kohën.

Ne kemi bashkëjetuar në një kohë me tensione të vazhdueshme politike, konflikte, dhe falë këtyre fenomeneve shumica e kësaj gjenerate, pjesë e së cilës jam edhe unë, sado pak e kuptojmë politikën, – ka deklaruar Prelvukaj.

Sa i përket Memlit, me të dikur kemi bërë një punë të mirë në muzikë, dhe shpresoj, – ta bëjmë të njëjtën edhe në politikë, shtoi ai. Ndonëse reper, Genc Prelvukaj pati hyrë edhe në zemrat e njerëzve që u përkasin gjeneratave të vjetra, kur Etno Engjujt patën lançuar hit-këngën Albanian./Gazeta Shqiptare

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1609. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1609

Top