Repeating Beatles Let it be, let it be (Andi Kananaj)

Albforumi

Primus registratum
Repeating Beatles Let it be, let it be (Andi Kananaj)

Repeating Beatles

Let it be, let it be (Andi Kananaj)

Andi Kananaj

Leart Kola

Arbër Zaimi

Cum principia negante non est disputandum, siç ka thënë dhe Seneca. Ndërkohë që Benitez-i la Liverpulin, ende ka ankth nëse trajneri do të skierojë (përkthyer nga portugalishtja, cituar nga tutte le notizie nerazurre) li undiçi di madrid ne themi: basta baloteli, basta soloni e kuante figuraçe. Ne në fakt do kthehemi në origjine, në Liverpul, te qyteti i Bitëllsave, ku do të këndojmë njëzëri Let it be, let it be.

Ndërkohë që bota ziente nën ritmin e këngës bota zien – bota zien, Kaç Islami, i vetmi kontakt i joni në politikë (që faktikisht edhe ky është lapsus frojdian se në fakt ngatërrohet me Kaç Myftarin) kishte ditëlindjen. I urojmë ditëlindjen dy Kaçave, që ne dyshojmë se janë i njëjti njeri, ashtu si socialistët  dhe demokratët që janë e njëjta gjë, edhe pse me dy forma të ndryshme.

Ideja e këtij shkrimi lindi nga një bisedë me mikun tonë të ri, Alban G.uri (revolucionar katolikocentrist, i dhunshëm). Albani hodhi idenë (e përkthyer nga frëngjishtja) se Sala kur ka ndonjë k.arllik për të thënë angazhon në konferencë shtypi gjithmonë deputetët katolikë. Kjo është shuplakë për këtë komunitet të nderuar, përfaqësuar nga Bujar Qamili dhe nga Primo Shllaku. Andi nuk do e lexojë kurrë Primo Shllakun, ashtu si Altin R.axhimi që nuk do ta lexojë kurrë Kunderën.

Sipas gugëllit sot është dita e zezë e nëntëdhjetëvjetorit të së drejtës së femrave për të votuar. Gjatë këtyre nëntëdhjetë vjetëve kujtojmë që ka patur dy luftëra botërore, dy bomba bërthamore, pa përmendur këtu gjenocidin armen, kongon, ruandan, ish-jugosllavinë, madje dhe krijimin e gazetës Psikostil ku Rama deklaroi se do jem në politikë vetëm për një stinë të jetës sime, se pastaj do merrem me art. Pak a shumë siç ka thënë dhe Valter F.usha, sa të jem i ri, do shkruaj, kur të mos kem më energji, do i dedikohem leximit (përkthyer nga origjinali në portugalisht). Këtë gjë sapo e ka thënë dhe Diego Milito (cituar nga facebooku i vet, përkthyer nga origjinali në spanjisht).

Fossi figo ( përkthyer nga origjinali në sllavisht http://www.youtube.com/watch?v=F4E9eJ9jUfs )

Duke studiuar në arkivat e bibliotekës së propaganda fides studiuesi i madh i medias dhe i komunikimit, anoreksiku i vetëdeklaruar anoreksik, Andi Kananaj, që i bën skenaret Çanit (dhe që i heq bukën nga goja Ledios) zbuloi disa të dhëna interesante mbi identitetin e shqiptarëve, sidomos atë të Pol Mekartnit, të cilin e bëri libër, që e jep si bonus. Kananaj është çun ish ushtaraku, mur betoni që bllokon rrymën e mendimit të lirë të trekëndëshit epistemologjik Laç, Zadrimë, Han i Hotit, Murriqan. Ky trekëndësh i njohur me emrin benci asht benc te tjerat janë makina ( cituar nga Chomsky http://www.youtube.com/watch?v=9kOPngvavzQ përkthyer nga origjinali në gjermanisht).

Kananaj meqë di vetëm italisht në përgjithësi përkthen materiale origjinale nga gjuhë të tjera, si këto që janë përmendur më lart. Provë për këtë është fakti që në të gjitha metrotë e europës ka blerë biletën pa ndihmën e askujt (cituar nga http://www.metmuseum.org/ ).

Repeating – Janinës çi panë sitë (me vërté çi panë sitë???)

Mutatis Mutandis (siç ka pas mujt me thanë dhe rreklama e ilaçit të rrobave Diksan), anoreksiku Kananaj në 7 milion e gjysëm shqiptarë me identitet pak më pak se shtetëror dhe pak më shumë se kombëtar, që kopjojnë kanale çinkuen, se janë shtresë e mesme borgjeze inçestive, gjeti pikërisht dy miqtë e vet sine nobilita, që në fakt po pinin kafe te 21 dhjetori (ditëlindja e Stalinit, cituar nga vikipedia, përkthyer nga origjinali gjeorgjisht). Ai hyri direkt e në temë dhe shtroi lëndën e vet të diskutimit, i merakosur siç ishte për identitetin e zonës së Sevasterit, diku në labërinë e sipërme. Meqë nuk gjeti dot Albin Kurtin, këtë pyetje ia drejtoi Leartit që është nga Kukësi. Pyetja e drejtuar polemistit të famshëm të Zonës së Lirë ishte: Who is the Sevaster? A kalonte rruga Tepelenë Janinë nga Sevasteri? A do ti marri tokat And Kananaj në Sevaster? A do të arrijë ti harxhojë lekët e veta në Amsterdam me 35 euro dhoma (cituar tek easy to book). Biseda rrodhi natyrshëm, pati momentet e veta, ndërkohë që Redon Makashi këndoi këngën dikur unë luaja me ndjenjat e saj, dhe Dritan Prifti bëri 1 milion e tetqindmijë dollarë dhe pse nuk kishte kulturë italiane se ka bërë shkollë në Harvard. Përfundimi llogjik është se Sevasterit i është vrarë muzikaliteti i gjuhës duke futur fjalë si shapka, papuçe dhe çimçakiz. Nuk duhet shmangur ndërhyrja shkatërruese e gjuhës angleze me fjalë si AC MILAN, Il Giornale, facoletë dhe Aldo Bumqi. Për studiuesit shtrohet pyetja, a mund të këndohet më kënga Janinës çi panë sitë? tani që ka humbur muzikaliteti. Kësaj pyetje nuk ia kthen dot përgjigjen poetuci nga sevasteri, kuazi nobel, i famshëm në gjithë botën (përkthyer nga origjinali në norvegjisht). Kuptohet, nuk u përgjigj as Learti që është nga Kollovozi dhe nuk shqetësohet për pyetje që skanë të bëjnë me identitetin as shtetëror as kombëtar të veriut, që në fakt është identitet artistik prej 30 centimetrash. Sipas opinionistit të anshëm, Arbër Zaimi, tragjedia që i ka ndodhur identitetit lab të Sevasterit duke i hequr muzikalitetin është tragjedia më e madhe. Ku e ku më tragjike se holokausti, apo shpikja e zbokthit antishampo.

Nga shoqëria snobiste, antidualiste, komuniste, nacionalshoviniste kosovare mbërrin propozimi i zgjidhjes finale. Shoku Agon Hamza propozon që pakoja e Ahtisarit të zëvendësohet me pakon e Althuserit (një përzierje alkooli, tradhtie dhe vetëvrasjeje, me pak kanellë).

Pa dyshimet që kemi mbi veten skepticizmi ynë do të ishte letër e vdekur, shqetësim konvencional, doktrinë filozofike thotë Arbër Zaimi në fund të fjalimit të tij pasional e patetik njëherazi (përkthyer nga origjinali në toskërisht). Zaimi hedh idenë e Sevasterit Republikë ku të izolohen të gjithë ata që janë vërtet të shqetësuar me muzikalitetin e toskërishtes (cituar nga Çim Chomsky http://www.youtube.com/watch?v=fOIM1_xOSro ) Kjo republikë do të ndahet në dy republika të tjera, Sevas dhe Ter, në emër të dualizmit të Dantes, Petrarkës, dhe Shpëtim Idrizit. Në mes të Sevasterit do të ndërtohet muri i Berlinit, për realizimin e së cilit është kontraktuar tashmë firma e Rrahman Selmanllarit. Mu sipër murit të Berlinit të Sevasterit do të vendoset statuja monumentale e Reis Çiços me dorën brenda palltos, si Stalini, si dhe disa statuja kuajsh (përkthyer nga origjinali në gjermanisht).

Rocco Siffredi (trenta çentimetri di dimensione artistika)

Kushtuar personazhit të famshëm që e ruajti gjuhën e vet si të papërdorur, megjithëse ku se futi. Shumë gjuhë tentuan që tia merrnin muzikalitetin, po ai dinte gjermanisht)

Sipas teknikëve ekspertë të institutit të gjuhëve të huaja, e vetmja mënyrë që Sevasteri-Republikë të ruajë gjuhën e vet, është që të krijojë një identitet pak më shumë se fshat dhe pak më pak se qytet, ku njerëzit nuk do lexojnë. Do të jetë një imanencë vertikale, ku njerëzit vetëm do p.allojnë. Imanenca mund të jetë dhe horizontale, rëndësi ka që të ruhet gjuha. Si president i propozuar i kësaj republike le të shpallet Mond Kademi, vëllai i Sudes që është dhe në facebook. Me rastin e këtij shkrimi urojmë:

Bitëllsat për 50 vjetorin e koncertit të parë.

Trockistët për 70 vjetorin e vrasjes së Trockit

K. Islamin thjesht për ditëlindjen

I shtrëngojmë nga larg dorën Rocco Siffr
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1383

Top