Rehn-Berishës: Reformat bëhen me opozitën në Parlament
BRUKSEL – Komisioneri për Zgjerim, Olli Rehn në një letër dërguar Kryeministrit Berisha me rastin e formimit të qeverisë së re, shkruan se BE inkurajon gjithë politikanët në Shqipëri të bëjnë një dialog politik konstruktiv. Sipas tij është koha që gjithë partitë politike në Shqipëri të ecin drejt integrimit të vendit.

“Parlamenti dhe Kryeministri kanë një rol thelbësor në këtë kontekst. Ju inkurajoj Ju të punoni së bashku me opozitën në parlament, në çuarjen përpara të axhendës së reformave europiane”. “Shpresoj që të gjithë liderët politikë të sigurojnë zhvillimin e një dialogu politik konstruktiv, në mbështetje të këtyre reformave”, shkruan Rehn.

Sipas tij, BE-ja do të diskutojë mbi raportin e OSBE/ODIHR të zgjedhjeve. “Bashkimi Europian ka mirëpritur raportin e grupit të monitorimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, që thanë se përmbushin deri diku standardet”, thuhet në letrën e Rehn drejtuar Berishës.

“Sigurimi i pavarësisë së gjykatave, harmonizimi i kapacitetet të administratës dhe implementim i MSA janë elementët kryesorë dhe më të rëndësishëm për të arritur qëllimin tonë të përbashkët për ta çuar Shqipërinë me pranë Europës”, përfundon ai.(shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22414. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22414