Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

andon

Primus registratum
Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

Miredita te gjitheve,

Po e hap kete teme duke marre shkas nga artikujt e botuar kohet e fundit ne gazetat shqiptare dhe nga buja qe ka bere ky lajm. Ne siten shqiperia.com eshte vene eshe nje link votimi per te dhene mendimin mbi vendimin e Majkos per te mos marre pjese ne nja samit me serbo -malazezet. Shkak per kete eshte bere Kushtetuta e re e shtetit te ri( ???) Serbi -Mal i Zi per ta perfshire Kosoven si pjese territorriale e ketij shteti.
A eshte i nxituar ky vendim i Majkos apo i drejte? A duhet te veprojne shqipetaret duke ju permbajtur ne thelb interesave kombetare apo duhet te perkrahim linjen antikombetare qe po mban qeveri jone(e urdheruar nga miku i greko serbeve Fotiadhis Nanos dhe e publikuar nga nje deklarate e ministrise se jashtme pa minister) ?

Keto jane pyetjet e drejtuara nga votimi i bere ne shqiperia.com

Personalisht kam votuar PO(Majko ka te drejte) ashtu si dhe shumica e votuesve.146 Pro Majkos 29 kunder.
Mendoj qe eshte nje teme shume e nxehte qe duhet rrahur seriozisht dhe qe kerkon nje ze te vetem te te gjithe shqiptarefolesve, qofshin brenda apo jashte kufijve te Shqiperise.

I pres me padurim mendimet tuaja dhe ju uroj nje vere sa me pak te nxehte fizikisht e politikisht.
 

altinzaka

Primus registratum
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

Jame plotesishte dakorte me deklaraten e Z.MAJKO.
thumbsup.gif
thumbsup.gif
thumbsup.gif
Politikane si MAJKO i duhen shqiperise.
 

zog

Primus registratum
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

kush e ka degju "i yti ti krren syte". kjo ndodh gjithnje e kudo. ne ket rast; golloja Majko krreu syrin e gjyshit serb.
sleep.gif


seriozisht, takima te tilla si ky i Malit te Zi, s'kane pike rrendesie, keto jane si ato takimet dypaleshe izrael-palestine ku firmosen me mijera letra e shtrengohen me mijera duar, qe s'sherbejne per asgje, urrejta ka kohe qe eshte stabel.
po ashtu ne me serbet. si te shkonte Majko (ose tjeter) si te mos shkonte, marredheniet dypaleshe ne rrethanat aktuale nuk do te ndryshojne nje grime. e gjitha ka veç qellim propagandistik personal ose partiak, s'e di ekzakt.

ne lidhje me politiken tone te jashteme duhet te zbatohet NJE LINJE nga te gjitha partite e grupimet politike te vendit.
nje komision i parlamentit te ngarkohet me ket pune.
kjo do te thote qe vendimet e marra per cilindo problem, DUHET TE SHIHEN jo si veprime individuale te njerit apo tjetrit personalitet politik, por si veprime te koordinuara te SHTETIT SHQIPTAR, te kombit shqiptar.

Kur Zhak Shiraku nuk i mbeshteti amerikanet ne Irak, kjo nuk u konsiderua si "teke" e tij, ose "patriotizem" i tij, por si interes i politikes franceze, i popullit francez.
e pra te njejten gje te mundohemi te bejme dhe ne, e jo "lojera" te dyshimta me qellime prapagandistike per perfitime politike te mbrendeshme.
 

ani ani

Primus registratum
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

Mendoj se tema e hapur eshte plotesisht e drejte dhe qe kerkon nje pergjigje nga te gjithe ne.

Nuk arrij akoma te kuptoj se perse duhet te pyetemi a ka te drejte Majko apo jo. Ne duhet te ishim unanimisht ne nje PRO e cila do ishte e verteta.
Cili nga popujt fqinj do ta dikutonte nje gje te tille, greket apo serbet? Ata nuk do hutoheshin fare ashtu sic nuk ndalen para asgjeje qe te aneksojne pjese te vendit tone.

Jo vetem qe Majko ka te drejte te mbaje nje qendrim te atille por eshte kjo qe duhet te beje edhe qeveria edhe e gjithe klasa politike (po cfare klase e deformuar qe eshte).
Te gjitha abuzimet shoviniste mbi deklaraten e Majkos jane te fryra dhe aspak te drejta.
Ai thjesht refuzoi te merrte pjese ne nje takim, duke shrehur reagimin personal dhe duke spieguar dhe arsyet se perse nuk shkonte.

Por turp, shume turp qe ne edhe per kaq gje nuk arrijme te jemi ne nje mendje e cila patjeter duhet te jete nacionaliste minimalisht.

cry.gif
 

Misha Maisky

Primus registratum
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

Une mendoj se jeni duke gjykuar me shume pasjon dhe me pak gjakftohesi, megjithate derisa kete gje e bejme ne qe nuk kemi gje ne dore eshte e falshme, por kur kete gje e ben nje politikan me rendesi atehere me rrenqethet mishi.......çfare zgjidhi Majko qe nuk shkoi ne ate takim? Mua mu duk thjesht nje operacjon i mirefillte publiciteti, qe te tjeret te flasin per te, fitoi nje fare simpatie ne anen nacjonaliste shqipetare dhe i hudhi benxine zjarrit ne Kosove. Kane qene burra shteti dhe politikane me b....dhe me te zgjuar se Majko qe jane ulur ne tavoline me diktatore me kriminela vetem e vetem per te zgjidhur problemet ne rruge paqesore.......nejse se prape ka per tu ulur po me ata, ketu do jemi.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

<span style="font-weight: bold">Ju ftoj te lexojme me vemendje se cfare thote Sabri Godo ne intervisten e tij posacerisht per gazeten korrieri te dites se sotshme.</span>


<ul style="list-style-type: disc">[*]Si e vlereson ai situaten dhe deklaraten e Majkos etj[/list]


Aventurizmi i Beogradit
Nga Sabri GODO/ Qeveria e Beogradit miratoi nje deklarate qe e shpall Kosoven territor te saj, duke i dhene &quot;autonomi esenciale&quot;. Do te thote se qeveria e sotme e Beogradit kthehet teresisht ne qendrimin e paraluftes se Milloshevicit gjate negociatave te Rambujese dhe se e shikon si te paqene nderhyrjen ne lufte te NATO-s. Do te thote gjithashtu se Beogradi e vendos paraprakisht fatin e Kosoves, duke hedhur ne ere bisedimet Beograd-Prishtine te kerkuara nga Perendimi. Ky qendrim i habitshem i Beogradit nuk erdhi si reagim ndaj nje deklarate te Ministrit Majko. Nje interpretim i tille do te ishte krejt naiv. Nebojsha Covic dhe personalitetet me te larta te politikes serbe, duke perfshire edhe Koshtunicen, i jane kthyer me kohe e pa ngurim fjalorit te vjeter: &quot;Kosoven nuk do t'a leshojme kurre&quot;, &quot;Kosova djepi i Serbise&quot; e keshtu me tej, duke spekulluar haptas me rezoluten 1224 te OKB-se. Ngrihet pyetja: Prej nga vjen ky shperthim i Beogradit ne kohen kur Evropa perkrah fuqimisht zhvillimet demokratike ne Serbi? Si eshte e mundur nje deklarate e tille fill pas vizites disa ditore te Kryeministrit serb ne SHBA?

Deri tani Europa ka thene, nepermjet Solanes, se ato qe fliten ne Beograd nuk do te kene asnje ndikim ne bisedimet per te ardhmen e Kosoves. Duket se sharlatanizmat nacionaliste ne Beograd jane pare si nje dukuri kalimtare e debat i brendshem politik, ne nje vend qe ben disa perpjekje per t'u shkeputur nga e kaluara e afert nacional-komuniste. Mirepo, tani problemi mori dimensione te tjera, shovinizmi serb po sanksionohet me deklarata te Parlamentit dhe me Kushtetuten e ardhme. Do te thote se politika aventureske serbe, lidhur me Kosoven, po vihet ne korniza juridike. Ne kete pike Europa duhet te ktheje edhe nje here syte ndaj asaj qe ndodh ne Beograd. Ne, shqiptaret, s'mund te pretendojme t'i japim mesime Perendimit mbi ate c'ka duhet te beje per t'a nxjerre Beogradin nga shtrati ku perkundet. Por kemi detyrimin te themi se Kosova s'ka qene ndonjehere &quot;djep i Serbise&quot;. Duhet te themi se Kosova s'mund te kthehet kurresesi mbrapa ne suazen serbe. Duhet t'i bejme me dije gjithekujt se, zbatimi i politikes qe elaboron Beogradi, e con Ballkanin ne lufte. Si t'i kemi shfaqur komunitetit perendimor pikepamjet tona, lidhur me zhvillimet e fundit ne Beograd, duhet te shohim si te rregullohemi ne vete kundrejt ketij problemi.

Ceshtja me te cilen jemi marre me teper eshte deklarata e Z. Majko, qe ne te vertete eshte nje ndodhi anesore. Ministri i Jashtem i Malit te Zi po merret me organizimin e nje konference mbi mbrojtjen e bregdetit te atij vendi. Kjo nuk na sjell ndonje dem. Jane te ftuar Italia, Sllovenia, OSBE etj... Ishte i ftuar edhe Z. Majko. Refuzimi i tij u be jashte vendit e ne menyre te papershtatshme. Kjo ka shpjegimet e veta. Z. Majko eshte mjaft i ndjeshem ndaj Kosoves. Ai e perballoi krizen kosovare qe i ra mbi shpatulla si Kryeminister me patriotizem e vendosmeri. Por ceshtja e Kosoves s'mund te personalizohet. Ajo duhet te perballohet nga institucionet e shtetit ketu, ne Kosove dhe nga mbare shqiptaret kudo qe jane. Me kaq duhet te quhet i mbyllur teresisht &quot;episodi Majko&quot;.

Kurse problemi i Kosoves po hyn, ndoshta, ne fazen me kritike qe nga mbarimi i luftes. Kerkohet rishqyrtimi i politikes sone ne perputhje me kete realitet. Agjensite e lajmeve thone se protestes serbo- malazeze mbi deklaraten e Majkos, Ministria jone e Jashtme, i qenka pergjegjur se shteti shqiptar vazhdon te ndjeke politiken e fqinjesise sw mirw. Fare mirw. Po nese konfirmohet se Ministria e Jashtme u kufizua me kaq, mbetet te themi, se funksionaret e saj i dine frazat pergjysme dhe se belbezojne ne menyre skandaloze. Per deklaraten e Majkos mund te merremi vesh lehte, po si i behet me deklaraten e qeverise serbe per Kosoven? Kete pyetje duhet t'i bente funksionari yne, perfaqesuesit diplomatik serbo- malazez. Eshte e kote t'i biesh ne qafe nje nepunesi te Ministrise se Jashtme. Pergjegjesia qendron ne sferat me te larta.

Kryeministri ndodhet me pushime te zgjatura dhe mungon Ministri i Jashtem. Po te kishim nje qeveri qe te punonte seriozisht e me dinjitet per paqen ne rajon dhe qe te permbushte detyrimet kushtetuese ndaj ceshtjes kombetare, kjo qeveri duhet te kishte bere tashme nje mbledhje te posacme e nje deklarate, lidhur me agresionin politik te Beogradit ndaj Kosoves, duke i denoncuar si veprimtari qe ndjell luften. Qeveria qe kemi mbi krye e merr punen qetesisht. Kjo qeveri perserit ne cdo rast rezoluten 1224, gje qe mund t'a bente ne nje vend ne anen tjeter te botes dhe me kete beson se merr noten &quot;shkelqyeshem&quot; nga komuniteti euroatlantik.

Kesaj qeverie mund t'i behet dhe do t'i behet nje gjygj i madh publik per shume gjera, po ajo duhet te mbledhe mendjen se paku per ceshtjen e Kosoves. Qeveria duhet te shpalle si politike te sajen ate qe eshte thene ne Rezolutat e Kuvendit te Shqiperise se, nuk njeh dhe nuk do te njohe asnje zgjidhje tjeter per Kosoven vec pavaresise se plote. Qeveria duhet te deklaroje pa ekuivoke se, s'mund te pranoje asnje pazarllek, lidhur me integritetin tokesor te Kosoves. Qeveria duhet te thote se, po te ngulin kembe serbet ne aplikimin e Kushtetutes qe duan te miratojne, shteti shqiptar do te perkrahe shpalljen e njeanshme te pavaresise nga ana e Kosoves, nese kosovaret do te bejne nje gje te tille. Qeveria duhet te zhvilloje lidhje te gjitheanshme e ne cdo fushe te shtetit shqiptar me Kosoven. Qeveria duhet te koordinoje poltiken ne mbrojtje te Kosoves me organizmat qe kane zgjedhur per vete qeverine kosovaret. Qeveria duhet te kete kontakte edhe me UMNIK- un, per te zbllokuar krizen ekonomike qe po e zhyt Kosoven e pasur ne varferi te thelle.

Me nje program pak a shume te tille, qeveria e Shqiperise do te jepte nje ndihmese mjaft konstruktive per paqen ne rajon. Ajo do te permbushte keshtu edhe aspiratat e gjithe shqiptareve kudo qe jane. Ngjarjet pershpejtojne duke shtuar coroditjen, aty ku qartesia duhet te jete e plote. Nismat personale duhet te menjanohen. Majko s'mund ta zere i vetem &quot;kaun prej briresh&quot; dhe as Kryetari i nderuar i Parlamentit te Kosoves, s'mund te marri si pike referimi vetem Majkon. Per nje zgjidhje te drejte te ceshtjes se Kosoves votojne me vendosmeri gjithe forcat politike ne Shqiperi dhe jashte saj. Eshte momenti te shtojme takimet e te veprojme bashkarisht ne pajtim me kushtet qe dikton koha.

Marre nga korrieri
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

Atdhetar, pakica e re kombëtare

Nga Veton Surroi

1.
Pandeli Majkon, ministrin e tanishëm të Mbrojtjes në Shqipëri, opozita e përqesh si Pandi Tuneli, për shkak të idesë së tij që të ndërtohet një tunel nën ujë mes Italisë dhe Shqipërisë, ndërsa brenda vet familjes së tij politike socialiste nuk janë të rrallë ata që e quajnë një axhami politik. Këndej kufirit, në Kosovë, opinioni publik e njohin si njeri që i qëndroi burrërisht sfidës së eksodit të shqiptarëve kosovarë gjatë luftës dhe njeri që, me aq forcë sa ka, përpiqet ta ndërtojë afërsinë fizike mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke e lidhur Adriatikun me Prizrenin. &amp;#8220;Taksa e Majkos&amp;#8221;, siç përshkruhej me shpërfillje në fillim tatimi special, i dedikuar për ndërtimin e rrugës Durrës-Morin, deri tani ka mbledhur gati 40 milionë dollarë, që do të thotë se janë mbledhur mbi një e katërta e kostos së ndërtimit. Qëndrimi i tij tashmë i njohur për zbritje të nivelit të komunikimit me Serbinë e Malin e Zi, përderisa kjo bashkësi shtetesh insiston të fusë Kosovën në dokumentin e vet kushtetues, nga kritikuesit e Majkos u prit me sarkazmin e zakonshëm për &amp;#8220;axhamillëkun&amp;#8221; e tij. Por, sarkazmi dhe Majko ecin rrugë paralele: ai tash menaxhon me katër njësi paqeruajtëse në vendet e krizës në botë, kritikuesit e tij me menaxhim batutash.
2.
Nuk do të ishte ndonjë risi në marrëdhëniet Majko - kritikues sarkastikë as ky rast, po të mos ravijëzoheshin indikatorët e funksionimit të shoqërisë në Shqipëri. Habia themelore me të cilën e ballafaquan shumë komentues në Shqipëri, pas deklaratës së Majkos për mospjesëmarrje, ishte për faktin se me politikë të jashtme, pra vendosjen e nivelit të marrëdhënieve me Serbinë e Malin e Zi, merrej ministri i Mbrojtjes. Në rrethana normale, atëherë kur politika e jashtme mbërrin në Ministri të Mbrojtjes, ka mbaruar puna e diplomacisë dhe ka filluar të punojë ushtria. Fatmirësisht, ky nuk është rasti në Shqipëri, sepse fundja as që jemi duke folur për rrethana normale. Po flasim për ato abnormale, për dy fakte themelore: së pari, se ministri i Mbrojtjes kundërshton rrjedhën e deritanishme të politikës së jashtme shqiptare dhe, së dyti, se, rrjedhimisht, ministri i Mbrojtjes bën diçka që në rrethana të zakonshme quhet definim i interesit shtetëror. Politika e jashtme e Shqipërisë, përkundër (vet)lëvdatave, nuk ishte gjithaq efikase karshi Serbisë e Malit të Zi. Euforia e hapjes ndaj Beogradit, me fluturim JAT-i në Tiranë e vizita afaristësh, arriti në prag të dashurisë, si mostër se si &amp;#8220;tejkalohen diferencat mes popujve që deri dje luftuan mes veti&amp;#8221;. Por i tërë ky investim politik e, madje, edhe emocional, nuk e kaloi testin e parë të vështirë. Kur kryeadministratori Steiner nënshkroi marrëveshjen për tregti të lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, ishin mu miqtë emotivë të politikës së jashtme shqiptare në Beograd ata që u vërsulën kundër marrëveshjes, duke kërkuar që, madje, edhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së të anulonte një marrëveshje të tillë. Beogradi këtë e bëri jo për shkak të emocioneve, lëre më që nuk ishte punë dashurie me Tiranën, por për shkak të një shtytësi të thjeshtë: definimit të interesit të vet shtetëror. Serbia përpiqet të pengojë çdo përpjekje për ngritjen e nivelit qeverisës në Kosovë, e marrëveshja e Prishtinës me Tiranën kishte karakterin e një marrëveshjeje ndërshtetërore (ku si palë e shtetit kosovar paraqitet OKB-ja), gjë që shkon ndesh me pozicionin e Serbisë ndaj Kosovës. Shqipëria, pas një investimi një a më shumëvjeçar në afrim me Beogradin, u trajtua nga po ky Beograd me mungesë respekti, gati si objekt batutash. Për këtë interes shtetëror di edhe Majko: edhe ai di se manovrimi politik në Beograd, rreth futjes së Kosovës në definimin kushtetues serb, është paragjykim i statusit të Kosovës, pra edhe pengesë objektive për një evoluim normal të statusit të Kosovës sipas vullnetit të popullit, gjë që është interes i qytetarëve të Kosovës dhe interes shtetëror i Shqipërisë.
3.
Ministria e Jashtme u ngut që zyrtarisht të thotë se qëndrimi i Majkos nuk është pjesë e politikës së jashtme të Shqipërisë dhe se Shqipëria angazhohet për &amp;#8220;fqinjësi të mirë&amp;#8221;. Në fakt, ky ishte deklarimi se Shqipëria nuk ka politikë të jashtme karshi Serbisë e Malit të Zi; &amp;#8220;fqinjësia e mirë&amp;#8221; është formulim bosh, që në këso kushte përdoret kur nuk kihet një përgjigje më e saktë apo kur i iket problemit. E problemi është shumështresor: a ekziston definimi i interesit shtetëror në politikë të jashtme karshi Serbisë dhe Malit të Zi? Kush duhet ta definojë këtë brenda qeverisë e, madje, nëse mungon fare, a është e mundur që ai të definohet nga ministri i mbrojtjes? Këtyre pyetjeve u shtohet edhe një paradoks më i madh i ambientit politik të Shqipërisë: a është habia, e shprehur në këtë rast në opinion publik, e shkaktuar ngase këto fjalë i tha Pandi &amp;#8220;Tuneli&amp;#8221;, ministri i Mbrojtjes apo, më dramatikisht, ngase në atmosferën kur Shqipëria është e lavdëruar, për shkak të afërsisë jokritike me Beogradin, dikush nga qeveria ngrihet në herezinë e definimit të interesit të shtetit?
4.
Episodi i pjesëmarrjes a jo në një konferencë rajonale do të kalojë dhe do të harrohet, qoftë në Shqipëri a në Kosovë. Siguria rajonale do të jetë e njëjtë, me o pa një konferencë të këtillë. Nuk besoj që do të ndryshojë gjë as në Shqipëri e Kosovë shkaktuar nga ky rast. Në Shqipëri, sepse politika prej kohësh është çimentuar në menaxhim krizash të vogla, të brendshme e jo në krijim makropolitikash zhvillimi të vendit dhe administrimi të tyre. Në Kosovë, ngase disponimi politik ndaj Shqipërisë është më shumë vallëzim emocional, prej një skajshmërie në tjetrën, se sa vendosje e politikave të interesit të përbashkët. E tëra kjo, deri në rastin tjetër ekscesiv, i cili sërish do të shtrojë pyetjet rreth interesit shtetëror, kombëtar, funksionimit të shtetit... Nuk dyshoj që në atë debat do të përfshihet edhe Majko, i cili mund të kritikohet për këtë apo atë deklaratë të ngutshme, por që pa dyshim tashmë, pos faktit se është pjesë e asaj pakice të vogël, që njihet si i papërlyer nga korrupsioni i tranzicionit, është gjithashtu ndër të rrallët që nuk i frikohen atdhetarizmit.
E kjo është kohë kur atdhetarët janë pakicë kombëtare.


G. shekulli
 

zog

Primus registratum
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

megjithe analizen e kujdesshme te Veton Surroit nuk e kuptova mire definicionin e fjales atdhetar.

si dhe s'kuptoj si eshte e mundur qe kosovaret gjithnje te stimulojne, te perkrahin, e te glorifikojne atdhetarisht, kaqolet me te medhej te shqiperise.
dje Enverin, ndersa sot Majkon.

valle te kene kaq lidhje keto dy koncepte kaqol e atdhetar.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

Nuk di mua Majko me pelqen, por nuk me duket i vendosur dhe me aq shume influence sa te beje politiken e jashtme shqiptare.

Edhe te brendshmen e pame si e beri!

Nejse,
mendoj se tipa si Majko dhe Selami jane teper kavaliere per te drejtuar ne Shqiperi. Ke ne kerbaci flet gjuhen e duhur &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Misha Maisky

Primus registratum
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

Alinos ki parasysh qe te jesh 2 here kryeminister dhe disa here minister ne nje vend mafjoz si Shqiperia nuk ma don mendja te jesh kavaljer.....
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

por fare mire buratin! Nje fytyre e paqte, e re e me shkolle, i pakonsumuar gjate komunizmit, me sjellje galante qe mund te mbaje dhe leksione neper universitetet e botes (e ka bere ky miku ne SHBA)!

Si nderkombetaret si te brendshmit i kane qef kukllat sa per sy e faqe!
Po ta kesh ndjekur karieren e ti, ne momentin kur ka dashur te veproje me koke te vet, e kane menjanuar por jo eliminuar se sisteme te tilla kane nevoje per fytyra te njohura, qe s'mbahen mend as per mire as per keq!

pershtypje ime, anyways &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

Majko kavalier
eek.gif
po ky eshte komlipment per axhamillekun e tij, Majko nuk eshte politikan dhe ate e ka treguar me shume se nje here me sentimentalizmat e veta.Ai ishte personi adapt ne Luften e Kosoves sepse ishte dhe me lehtesisht i manovrushem nga Uncle Sam &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; , Majko s'ka qene dhe s'ka per t'u bere kurre politikan, edhe ne kete rast ai ka me shume nostalgji krushqie me Kosoven sesa levizje diplomatike dhe te nesermen kur Ministri malazez tha qe s'kish ndermen te merrte pjese ne Konference u duk edhe levizja Pseudo-dipllomatike qe beri Majko se sa efeket pati.
Ntyrisht edhe kjo &quot;kaprico&quot; per bojkot nuk mund te jete ideja e tij, patjeter eshte ideuar nga Komandanti i Forcave te Armatosura qe eshte po aq tip emocional sa Majko.Godo eshte me i kthjellet ne gjykim dhe s'ka si te jete ndryshe per Dhelpren Plake te Dipllomacise Shqiptare, me pelqen menyra qe ai kendveshtron dhe qe eshte me afer realitetit, ndersa Vetoni kalon ne sentimentalizma te tjera pa dyshim.te shohim me se do e paguaje kete here majko kete deklarate te pasinkronizuar.
 

Mandi_tjeter

Primus registratum
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

Majko???
...ndoshta nuk eshte politikan, ndoshta nuk eshte profesionist, ndoshta nuk eshte shume gjera por ajo qe ndjeva kur degjova deklaraten e tij ishte qe Majko eshte shqiptar. Nuk besoj se ka ndonje politikan apo diplomat ne kete forum, me pervoje aq te madhe sa ti atribuoje vetes te drejten e anetaresimit te individeve te vecante ne &quot;klubin e diplomateve&quot; Nuk besoj se jemi ne ne gjendje te themi nese Majko eshte &quot;axhami&quot; apo &quot;sentimental&quot; pasi e para eshte jashte mundesive tona te gjykimit, duke u nisur se pari nga mungesa e informacionit mbi rrethanat qe kane percaktuar veprimet e tij, dhe e dyta eshte shume relative. Por mund te themi me bindje se eshte shqiptar sepse kete nuk kemi pse ta kuptojme apo ta nxjerrim si rezultat i analizave &quot;te thella&quot; qe bejme perdite, sepse kete e ndjeme te gjithe qe sa degjuam deklaraten e tij. Qe te mos me kundershtoni me tej ne lidhje me cfare ndjete ne momentin qe degjuat ate deklarate po ju perseris me bindje se ajo qe ndjete qendron shume mire brenda fjalise: &quot;Majko eshte shqiptar!&quot; Dhe me tej secili reagoi duke u nisur nga pozicioni i tij ndaj shqiptareve (sepse jemi edukuar ne tashme qe te pozicionohemi ndaj shqiptareve, a thua se nuk jemi edhe ne pjese e kesaj bashkesie?!) Ata qe jane mesuar te perkedhelen, qe per te justifikuar deshtimet e tyre apo per te arritur perfitimet mediokre qe mund te marrin nga te huajte, fajesojnne gjithmone vendin e tyre, u sulen te thone qe ishte &quot;gafe&quot; ne politiken e jashteme, qe nuk ishte &quot;diplomatike&quot; etj.,etj. Ata qe jane mesuar te punojne dhe te zgjidhin vete problemet e tyre, qe kane gjetur ekuilibrin e tyre ne vendin e tyre, me te drejte konstatuan qe nje nga temat e ketij forumi (&quot;A e keni ndjere ndonjehere veten kurve?&quot;) duhej te ishte eskluzive per politikanet tane. Cfare duhej te bente Majko kur &quot;prostitutat shqiptare ne Greqi&quot; e kane lene vendin pa minister te jashtem? Cfare sherbimi do ti sillte vendit apo Kosoves takimi i tij me politikanet e nje vendi qe po perpiqet te zhveresoje gjakun dhe hirin e mijera shqiptareve te djegur dhe te therur para 4 vjetesh?
Politikisht qendrimi i tij tregoi qe Shqiperia nuk mund te rrije indiferente ndaj veprimeve qe &quot;sjellin destabilitet ne rajon&quot;(cituar Majko) dhe qe rrezikojne te drejtat humane te bashkekombasve tane jashte kufijve. A duhej te kalonte ky moment me indiferencen dhe plogeshtine e zakonshme te politikes sone e cila nuk me duket aq e pa qellimte.
Afrimi me Berluskonin dhe radhitja ne krah te Amerikes, nen driten e reagimeve ndaj deklarates se Majkos treguan se, &quot;pulat&quot; shqiptare hane cdo lloj gruri por vezen e bejne tek furriku grek.

Tani kkam nje individ qe nuk me le rehat por me vone do shkruaj prape
 

zog

Primus registratum
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

o Mandi Tjeter, lexoi me me kujdes shkrimet e Sabri Godos dhe Veton Surroit se kupton me shume. ene kadal se na e qite Majkon per pak Skenderbe.


pastaj mire ta zeme se eshte si thu ti. ka mundesi me shpjegu (ate qe as Surroi se ka evidentu) pse MAJKO (me origjine sllave) i do (atdhetarizem) kosovaret aq fort, pse te njejten gje nuk e shohim te reflektohet nga sllavet ose gjysem-sllavet e tjere.

apo qellimet per KARIERE politike ai mundohet ti veshe kaq bukur me atdhedashuri.
 

lir

Primus registratum
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

Ketu po ngaterrohen ceshtjet....Thelbi i deklarates se majkos po nxihet nga &quot;thashethemet e deshires se tij&quot; per perfitime personale(reputacion, karrige etj etj). Ky fenomoen( e quaj te tille sepse po dnodh shpesh ketu ne forum) eshte pare dhe ne disa diskutime te tjera; si ceshjta e edi rames. Meritat e punes se tij u perpoqen te anashkaloheshin me &quot;degjerimin&quot; e tij si individ(qe ume mendoj se ai eshte po aq normal, sa une dhe ju, ose me mire sa ju &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; )kthim ne teme..
Kjo deklarate pasoi thirrjen per ribashkim te KOSOVES me serbine, nga liderat minoritare serb ne KOSOVE, dhe nga perpjekja e qverise serbe per te rianeksuar KOSOVEN si nje pjese me autonomi te zgjeruar. Kjo deklarate mbeshteti vllezerit tane KOSOVARE ndersa ata ngriten zerin drejt evropes, dhe mondoj se pati nje efekt te paraqitur ne Deklaraten e Havier solanese se KOSOVA do te qendroj nen hijen e rezolutes 1244.
thumbsup.gif
thumbsup.gif
(seshte shume, po eshte nje mbeshtetje e vazhdueshme per shqiptaret ne KOSOVE)
Pra natyra e mesazhit te majkos ishte proshqiptar, dhe ne si shqiptare duhet ta mbeshtesim...
E dyta, Une nuk mendoj se ishte nje deklarate e shpejtuar pasi jam i bindur se qeveria ishte ne dijeni te kesaj deklarate perpara se te leshohej..
Pra , kjo deklarate u dha nga ministri i forcave te armatosura te shqiperise; nje mesazh i forte, por i interpretuar si personal, qe te mos fillonte nje krize te re ballkanike(mos harroni se evropa sna jep buke po su sollem mire, eshte vertet per te qar, por eshte fakt)...

kerkoj ndjese per permasen e postimit.

Shqiperi e Shqiptareve
Vdekje Tradhtareve &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

Per Majkon, Tiranen, Prishtinen dhe Beogradin.

Mendoj se është koha për të reflektuar me qetësi për cështjen serioze që u tematizua nga Ministri i Mbrojtjes si dhe nga linja e ndjekur nga qeveria shqiptare për këtë cështje duke bërë një përpjekje për të dalluar njëren nga tjetra.

Nuk kam qenë kundra politikës të shumëshpallur të &amp;#8222;fqinjësisë së mirë&quot; apo edhe hapave të normalizimit dhe afrimit të ndjekura me Beogradin. Por nqs. edhe Serbia e post Xhinxhicit vazhdon me nje kurs jo realist e provokues ndaj Kosovës e shqiptarëve besoj se edhe Tirana zyrtare e ka detyrimin te reagoje. Këtë nuk e bëri zyrtarisht kur u aprovua kushtetuta e Unionit Serbi-Mali i Zi me Kosovën brenda. Normalisht do të kishte heshtur edhe për kushtetutën e Serbise. Ky qendrim jo vetëm që nuk mbron një interes legjitim por ma ha mendja se nuk ngjall respekt edhe në kryeqytetet kryesore të botës. Bojkotimi nga Ministri Majko i një konference jo fort të rëndësishme në Mal të Zi ndoshta nuk është hapi më i përshtatshem. Por vlera e gjestit te tij qendron se ai ngrit perden duke ekspozuar nje mungesë koncepti e një sjellje disi mjerane në këtë qeveri. E cila u bë më shumë e tillë kur MPJ jonë pakrye, në deklaratën e saj AntiMajko insiston me një anakronizëm ta pataksur mbi respektimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Ky dokument është de fakto i tejkaluar jo vetem për Prishtinën por edhe për Washingtonin e Brukselin të cilët nuk i referohen më kur flasin për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ata që i referohen me zell gjenden kryesisht në Beograd e Moske.

Nga ana tjetër gjesti i Majkos ndricoi jo për herë të parë rrokopujën qeveritare ku secili ministër herë pas here luan si të jetë i pari i vendit duke harruar se një linjë politike qeveritare është ku e ku më e rendesishme se deklarata personale. Prandaj them se tani Majkos i mbetet ose të sjellë qeverine në linjën e tij dhe nqs. kjo do të ndodhte ky zhvillim duhet te përshëndetej. Perndryshe ai duhet te jape doreheqjen nga nje kabinet &amp;#8222;joatdhetar&quot; dhe te bashkohet me ne që besojme se e drejta, e verteta dhe interesi kombetar duhet te mbrohen me te gjitha mjetet legjitime.

Genc Pollo
 

zog

Primus registratum
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

shume nderhyrje me &quot;kopil-llik&quot; nga ana e Pollos, ja çdo te thote ta vertisesh rroten ne interes tendin. bukur!
 

andon

Primus registratum
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

Miredita djema dhe vajza,

Njehere ju falenderoj qe e keni ndjekur temen e hapur nga une dhe mendimet(mesazhet) e juaja i lexova me vemendje. Kisha qejf te thosha dhe une 2 llafe per Majkon. Politika dhe karakteri i njeriut jane 2 gjera qe nuk shkojne aspak bashke.Ose je politikan i mire dhe kopil(ketu e them ne kuptimin inteligjent i mbrapshte) ose je njeri i mire dhe nuk di te besh politike.Majko me shume per mua eshte kjo e dyta.Po ketu nuk shtrohet ceshtja si eshte Majko po ne nje rast te tille pra sic eshte rasti i Kosoves ke nga 2 prototipat e politikanit duhet te ndjekim, kujt duhet ti japim te drejte, ke duhet te aprovojme ?!!! Mendimi im eshte MAJKON PADYSHIM !!! Mbi te gjitha Majko eshte nje atdhetar dhe shqiptar i mire.Ne disa nga mesazhet e juaja lexova qe Majko e ka bere kete veprim per karrigen... kurse une mendoj qe pikerisht me kete veprim Majko po e rrezikon seriozisht karrigen e tij duke pare qe kryminister ka nje sharlatan dhe vegel si Fotiadhis Nanos.Ndoshta gjate luftes ne Kosove Majko ka marre keshilla nga UNCLE SAM po me mire te marresh keshilla nga Amerika sesa nga Serbia e Greqia e Italia qe s'na i kane dashur, s'na i duan dhe s'do na duan kurre te miren e Shqiperise.

Ju uroj shendet
 

kastriot

Primus registratum
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

PASIONE SERBOFILE KUNDËR &quot;EMOCIONEVE&quot; SHQIPTARE TË MAJKOS



Në Tiranë motit të nxehtë i shtohen erërat serbofile



Ka disa ditë që në Tiranë kanë shpërthyer pasione të forta serbofilie me pretekstin se Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, zotëri Pandeli Majko, paska rënë pre e &quot;emocioneve shqiptare&quot; dhe po dëmton &quot;marrëdhëniet e mira&quot; midis Shqipërsië e Unionit Serbi-Mal i Zi dhe po turbullon &quot;ujrat e qeta&quot; të stabilitetit rajonal.

Sapo Pandeli Majko shpalli se kishte refuzuar një ftesë të homologut malazez që të shkonte në një takim rajonal për sigurinë që do të mbahej në Mal të Zi dhe shpjegoi se këtë e bënte sepse nuk mund të ulej në një tryezë me ata që e ftonin në kohën kur në Beograd përgatitej &quot;kushtetuta e konfliktit&quot; që Kosovën e quan pjesë të Sserbisë, mediat dhe gazetat e Tiranës filluan të mbusheshin me deklarata nervoze politikanësh dhe komente të çakorduara &quot;analistësh&quot;. Shumë shpejt dhe në mënyrë shumë provokuese për interesat e dinjitetin kombëtar shqiptar reagimet kundërshtuese të disa politikanëve, partiakëve e gazetarëve ndaj qëndrimit dhe deklaratave sqaruese e të qarta të Ministrit Majko kaluan në njëfarë histerizmi politik me ngjyrime të dukshme serbofile.



Serbofilia në Tiranë trimëron Beogradin dhe dëshpëron Kosovën



Kjo duket i bëri më të guximshëm edhe politikanët e komentuesit serbë që me pakëz vonesë të nisnin një fushatë të egër kundër deklaratave të Majkos dhe të shpalosnin më me arrogancë qëndrimet e tyre se &quot;Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë kishte shkaktuar një incident të rëndë diplomatik duke vënë në rrezik sovranitetin e Serbisë&quot;; se &quot;Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo nuk do të lejojë më shumë se një autonomi substanciale për Kosovën&quot;.

Këto reagime serbofile shqiptare dhe shoviniste serbe, si dhe atmosfera e egër armiqësore antishqiptare dhe kërcënimet kundër të drejtave të Kosovës që krijojnë ato, nuk mund të kalonin pa reagimet përkatëse në Kosovë. Për fat të mirë atje si nga politikanët, ashtu dhe nga komentuesit u bë ajo që duhej : qëndrimi dhe deklaratat e Majkos u përshëndetën dhe u mbështetën dhe iu tërhoq vemendja faktorëve ndërkombëtarë se Serbia po bën provokim të rëndë, madje edhe agresion, kundër Kosovës dhe po i kundërvihet vullnetit ndërkombëtar për një proces politik serioz për zgjidhjen reale të problemit të Kosovës.

Faktorët ndërkombëtarë ende kanë qëndruar të rezervuar në shpalosjen e qëndrimeve të tyre. Është hap pozitiv por jo i mjaftueshëm për të frenuar provokimet e reja e agresionin e ri të Serbisë kundër Kosovës deklarata e zëdhënësit të UNMIK-ut se &quot;fatet e ardhmërisë së Kosovës nuk varen nga Beogradi&quot;.

Kështuqë ajo që disa serbofilë në Shqipëri e cilësuan menjëherë si &quot;qëndrim emocional&quot; i Pandeli Majkos, si &quot;incidenti diplomatik Majko&quot; në marrëdhëniet Shqipëri Serbi në fakt tashmë është kthyer në një gjë edhe më serioze, në një problem të mpreht mbarshqiptar, rajonal e ndërkombëtar, sepse kemi të bëjmë me një orvatje të re serbe për ta kthyer mbrapsht problemin e Kosovës në atë pikë të vdekur nga ku lëvizi para 4 vitesh në saje të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s.



&quot;Udhëkryqi kosovar&quot;, rruga pa krye e Serbisë dhe theqafja e serbofilisë shqiptare



Nervozimi dhe pastaj histeria serbofile në Shqipëri ndaj qëndrimit të drejtë e të saktë të Ministrit të Mbrojtjes, Majko, shpërtheu në një kohë kur po përfundoja një lexim të parë e të përshpejtuar të një libri shumë të dobishëm të titulluar &quot;Udhëkryqi kosovar. Realiteti i ndërhyrjes amerikane në Ballkan&quot;. Autori këtij libri të botuar në vitin 1999 dhe të ribotuar në SHBA në vitin 2002 është historiani dhe profesori i marrrdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Çikagos, Deivid Fromkin. Ky libër që ka marë vlerësime të larta nga disa komentues të gazetave të mëdha amerikane përfqëson një përpjekje të autorit për t'i parë zhvillimet në Ballkan e në Kosovë me syrin e pragmatizmit të skajshëm politik amerikan, të xhveshur lakuriq. Për ne shqiptarët ai është veçanërisht i dobishëm sepse trajton paqartësitë dhe lëkundjet që vazhdojnë në politikë amerikane përsa i përket problemit të Kosovës dhe atij shqiptar në përgjithësi për shkak se SHBA ende nuk besojnë se kanë interesa jetike në Ballkan.

Në mbyllje të librit Fromkin bën një konstatim me shumë vlerë për interesat shqiptare, nëse ky konstatim bëhet bosht i politikës amerikane për çështjen shqiptare, si dhe një vlerësim me shumë rreziqe për Kosovën në qoftë se do të ishte kthyer në politikë zyrtare amerikane, ose në qoftë se ndikon tani në uljen e interesimit amerikan për të frenuar kërcënimin e rrezikun e mëtejshëm serb në Kosovë.

Fromkin pohon e pranon të vërtetën se : &quot;Popullsia e Kosovës etnikisht është shqiptare.Çështja shqiptare që u shtrua në Kongresin e Berlinit më shumë se një shekull më parë ende qëndron pezull në Ballkan dhe si mbrojtës të 2 milionë kosovarëve SHBA dhe aleatët e tyre do të kenë përgjegjësinë të merren me të&quot; (f.189, botim anglisht i vitit 2002). Sikur diplomacia ndërkombëtare ta kishte kuptuar me kohë kështu problemin, apo të paktën ta kuptojë pa vonesë tjetër se këtu qëndron thelbi i përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, do të shihte qartë se Serbisë i duhet vënë kufiri tek thana në çdo drejtim dhe i duhet thënë troç se &quot;provokimet kushteuese&quot; ndaj shqiptarëve dhe miratimi i një &quot;kushtetute konflikti&quot; ( sikurse e ka quajtur me shumë të drejtë Pandeli Majko) do të shihet si një revanshizëm milosheviçian i Serbisë ndaj vullnetit t ndërkombëtar.

Por lexuesi që çmon vlerën e pikëpamjes serioze të Fromkin të cituar më lart trishtohet kur lexon në faqen 190 njëfarë keqardhje të këtij autori për dështimin e planit milosheviçian. Fromkin ka bërë këtë arsyetim : &quot; Nëse SHBA e NATO nuk do të kishin ndërhyrë Serbia do ta kishte zgjidhur çështjen e Kosovës nëpërmjet spastrimit etnik. Kosovarët do të ishin hedhur në Shqipëri dhe do të ishin bashkuar forcërisht me popullin e tyre. Kosova do të zotërohej dhe banohej vetëm nga serbët. Edhe pse do të ishte një gjë monstruoze të lejohej Milosheviçi të përfitonte nga krimet e tij, çdo gjë do të kishte marrë fund&quot;. Këto mendime i bën më shqetësuese fakti se në libër Fromkin ka rreshtuar raste se si probleme të kësaj natyre në Europë janë zgjidhur nëpërmjet spastrimit etnik dhe kjo ka funksionuar. Kështu na e ka zbuluar Fromkin &quot;udhëkryqin kosovar&quot; në politikën amerikane.

Ëshët e qartë se kemi të bëjmë me një libër, jo me një dokument zyrtar të politikës amerikane, madje me një libër të shkruar nga një profesor mbiemri i të cilit tingëllon shumë sllav. Por, sidoqoftë nuk mund të mos mbajmë parasysh se edhe politika zyrtare kudo përpunohet paraprakisht nga &quot;mendimi shkencor&quot; dhe propaganda, se ky mendim e kjo propagandë mund të shmangin nga kursi i vet një politikë zyrtare të drejtë, të pengojë zhvillimet e mbara politike e diplomatike.

Në SHBA menjëherë pas fitores së NATO-s mbi Serbinë janë bërë përjekje në mjediset shkencore për të interpretuar këtë fitore të NATO-s si gabim dhe si dëm për Amerikën. Nuk kemi si të harrojmë për shembull përmbledhjen e studimeve të përgatitur nga Ted Galen Karpenter dhe CATO Institute në vitin 2000 nën titullin &quot;Fitorja boshe e NATO-s. Një postmortum për Luftën ballkanike&quot;. Ted Galen Karpenter ka theksuar qysh në fillim se &quot;analizat e përfshira në këtë libër do të ndihmojnë për të shprishur mitin që po krijohet me shpejtësi se NATO korri një fitore të madhe e të qëndruueshme në këtë konflikt&quot; (f. Vii). Sipas Karpeter &quot;gjithë politika e NATO-s ishte e konceptuar keq qysh në fillim&quot; ( f.1). Ai bën qortimin se &quot;duke forcuar pozitat e UÇK-së, NATO mund të këtë përfocuar synimet e atyre që duan të krijojnë Shqipërinë e Madhe, gjë që është makthi kryesor i qeverive të Maqedonisëe Grequ isë&quot; 9 f.4).

Kurse bashkëautori i këtij libri Xhejms Xhorxh Jatras studimin e tij me titull &quot;Miti i NATO-s dhe justifikimet pa bazë të ndërhyrjes&quot; e fillon me këto mendime : &quot;Ndërhyrja e NATO-s, nën drejtimin e SHBA, në Kosovë dhe ndihma për UÇK-në u mbështet në mitologjinë më të keqe e më të thjeshtësuar. Në fakt interpretimi i NATO-s për ngjarjet në Kosovë ishte një melodramë bajate e politikës së jashtëme ku paraqiteshin serbët e liq dhe shqiptarët e pafajshëm. Realitet ishte mjaf më i ndryshëm dhe më i ndërlikuar&quot; (f.21).

Nëse shqetësohemi kur lexojmë disa interpretime ta pasakta për çështjen e Kosovës në një libër si ai i Fromkin, apo shkrime autorësh si ato të përmbledhjes &quot;Fitorja boshe e NATO-s&quot;, atëherë duhet të alarmohemi e të indinjohemi pa masë kur vërejnë politikanë e komentues shqiptarë në ekranet e televiozioneve e faqet e gazetave të Tiranës që tjerrin lesh të palarë serbofilie vetëm pse një Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pandeli Majko, shyqyr të Madhit Zot, vuri mbi gjithçka përgjegjësinë e ndiesitë e tij kombëtare dhe bëri veprimin më normal për të kundërshtuar me një gjest diplomatik një veprim serb që vëllezërit tanë në Kosovë e quajnë agresion.

Serbët e dinë mirë se edhe në SHBA e në vendet e tjera të NATO-s që ndihmuan për krijimin e situatës së tanishme të favorshme për shqiptarët në Kosvë ka njerëz, mekanizma, politika zyrtare e jo zyrtare që përpiqen të përmbysin sa më shumë të jetë e mundur këtë gjendje të re. Prandaj serbët po bëhen gjithnjë e më agresivë në pretendimet e tyre vjetra shoviniste kundër Kosovës e shqiptarëve. Prandaj serbët janë shumë të interesuar që nëpërmjet aktivizimit të serbofilisë ( jo vetëm nëpëmjet agjeturës të mirëfilltë) brenda radhëve të shqiptarëve të ndikojnë sa më shumë që faktorët ndërkombëtarë ta ndjejnë veten keq në &quot;udhëkryqin kosovar&quot; dhe të mos venë re shumë rrugën pa krye ku Serbia përpiqet të fusë sërisht çështjn e pavarësimit të Kosovës dhe të paqës e të stabilitetit në Ballkan.



Politikanë të diskredituar u përfshinë të parët në garën e serbofilisë



Prandaj ata shqiptarë që nuk arrijnë të frenojnë pasionet e tyre serbofile, ose që bëhen ortakë të serbofilisë sepse i konceptojnë dhe i analizoajnë zhvillimet në Kosovë e në Ballkan në atë frymë të keqardhjes për prishjen e &quot;harmonisë e të stabilitteit&quot; e të kundërshtimit ndaj idesë së &quot;Shqipërisë së Madhe&quot;, sukurse bëjnë autorët e prëmbledhjes &quot;Fitorja boshe e NATO-s&quot;, apo siç bën edhe Fromkin, marrin mbi vete një përgjegëjsi të madhe për dëmtimin e interesave kombëtare shqiptare.

Qëndrimin më skandaloz me këtë rast e mbajti publikisht deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, tani edhe kryetar i një partie separatiste social-demokrate (e sapo shkëputur nga partia e Skënder Gjinushit), ish ministri i jashtëm në qeveritë e Fatos Nanos, Pandeli Majkos e Ilir Metës,( 1997-2001) i njohur edhe për grekofilinë e tij, Paskal Milo.

Ky politikan partiak social-demokrat e demo-social njëherësh, që kapardiset edhe si specialist i historisë së re të Ballkanit, duke spekuluar me postin e ministrit të jashtëm ia dha rebelimi greko-komunist i vitit 1997, doli në ekran për t'i dhënë &quot;leksione diplomacie&quot; ish-shefit të tij qeveritar, Pandeli Majkos. Paskali me fodullëkun e &quot;mjeshtrit të diplomacisë&quot;, ndonëse nuk ka shkuar dot për katër vite më lart se niveli i diletantit, i bëri Majkos edhe sugjerimin &quot;të ngrihej mbi qëndrimet e veta emocioanle shqiptare&quot;, të ndryshonte deklaratat e tij e të merrte rrugën për në Mal të Zi pranë kolegut të tij, se kështu e donte gjoja stabilteti në rajon që nuk po e kuptonte Majko. Mirëpo nuk kanë thënë kot kush kërkon brirë mbetet pa veshë. Në një ekran televiziv të Tiranës pamë një replikë shumë të goditur të Majkos, mbase më e mira që ka bërë ai gjatë karrierës së vet politike. Pandi paska thënë : &quot;Unë jam po aq emocional sa ç'është Paskal Milo pro shqiptar&quot;.

Por, &quot;nderin&quot; për të ngritur lart flamurin e serbofilisë në kundërshtimin e denigrimin e Majkos para opinionit publik shqiptar nuk e lakmon vetëm Paskal Milo. Ndër të parët që reaguan kundër gjestit atdhetar të Majkos ishte Sali Berisha, i cili veproi në një mënyrë të padenjë saqë dhe propagandistë të afërt të tij e kanë cilësuar &quot; qëndrim i dyzuar&quot;. Berisha e cilëso saktë si destabilizuese orvatjen e Serbisë për të përfshirë në kushtetutën e saj Kosovën. Por, kur duhej të përcaktohej pro qëndrimit të Majkos bishtnoi duke përrallisur se në qeverinë e Nanos nuk e merr vesh qeni të zotin, duke thënë indirekt se qëndrimi Majkos nuk duhet marrë si qëndrim zyrtar. Pra praktikisht tha atë që do ta përsëriste edhe Predrag Simiçi pas disa ditësh në Beograd.

Ndryshe nga Berisha ish ministri i tij i jashtëm, Tritan Shehu, tani nënkryetar në Partinë Demokratike separatiste të Genc Pollos, imitoi ish-ministrin e jashtëm të Nanos, Paskal Milon dhe e shpalli qëndrimin e Majkos të gabuar, ngatërrestar, të rezikshëm për stabilitetin në Ballkan. Tritani gati sa nuk urdhëroi Majkon të nisej menjëherë për në Mal të Zi e të kërkonte falje.

Nga shqetësimi se mos po ua merrnin përpara &quot;bakllavanë e serbofilisë&quot; nxituan të shpreheshin qortueshëm për Majkon edhe drejtuesit e Partisë Republikane, Sabri Godo e Fatmir Mediu. Godo e shpalli qëndrimin e Majkos &quot;të nxituar dhe ngatërrim kompetencash&quot;.Më qortueshëm ndaj Majkos ka folur deputeti Limoz Dizdari, një kompozitor këngësh që nga notat e pentagramet e politikës e sidomos të diplomacisë duket që nuk merr vesh fare dhe i bie kot më qafë këtij zanati.

Si këta politikanë kanë vepruar edhe shumica dërrmuese e gazetarëve që komentojnë problemet e politikës së jashtëme e të diplomacisë, madje disa intervistues të televizioneve kryesore që mburren duke përdorur dhe cilësorin &quot;kombëtar&quot;, dukej sikur kishin marrë detyrë nga e njëjta qendër që të kërkonin me çdo kusht deklarata e komente që të hidhnin hije dyshimi apo qortime mbi qëndrimin e Pandeli Majkos. Si përherë edhe kësaj radhe gazetarucët e gazetarkat e televizioneve ishin shumë të kujdesshëm që në ekran të mos paraqitej asnjë analist që mund të trajtonte veprimin e Majkos nga këndvështrimi nacionalist shqiptar. Televizionet mbetën të hapura vetëm për ata që venë kujen se po prishet qetësia në Ballkan, po vonohet integrimi, po trazohen marrëdhëniet e mira me &quot;Serbinë e demokratizuar&quot;.

Me jë fjalë gjatë gjithë këtyre ditëve jemi neveritur dhe zemëruar nga një maskatadë serbofilie propagandistike në Tiranë. Në të tilla rrethana detyrë paërsore qytetare e politike e çdo shqiptari është të përcaktojë qëndrimin e vet ndaj këtij ballafaqimi që u bë në politikën shqiptare rreth problemit që lindi. Në një situatë vetëdijësimi të përgjithëshëm kombëtar normal qëndrimi që mbajti Pandeli Majko nuk duhej të shkaktonte asnjë diskutim, por të gjithë duhej të ishin në një mendje me Pandeliun.

Në radhë të parë në një mendje me Ministrin e Mbrojtjes, i cili bëri një gjest diplomatik kombëtar plotësisht breda kompeteccave të tij dhe detyrës së tij sepse pikërisht ai ishte i ftuari dhe jo ndokush tjetër, duhej të ishin partiakët, politikanët, gazetarët që hiqen dhe duhet të luajnë rolin e pjesës elitare të kombit. Por shumica e atyre që janë shprehur në fakt kanë dalë në një mendje me serbët dhe po bëjnë lojën e tyre, veçanërisht Paskal Milo, Tritan Shehu, Sabri Godo, &quot;analisti&quot; Koço Danaj etj.

Ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko në këtë rast na takon t'i themi &quot;Të lumtë&quot;, sepse ky tregoi se si duhet bërë diplomacia në emër e në interes të kombit dhe jo Paskal Milo. Pandeliu dhe jo Paskali tregoi me profesionalizëm dhe me përgjegjësi qeveritari e shqiptari se përse i duhet diplomacia shtetit tonë. Edhe politikanët e Kosovës bënë një gjest me shumë dobi që e vlerësuan dhe e mbështetën menjëherë veprimin e Pandeli Majkos. Kjo është dhe një shuplakë shumë e fortë për të gjithë ata që në Tiranë nxituan të shpërthenin pasionet e serbofilisë që të mbysnin &quot;emocionet shqiptare&quot; të Pandeli Majkos.

Tani na duhet që njëherësh të drejtojmë vemendje tonë të shqetësuar si ndaj fushatës së Serbisë, si ndaj lëkundjeve e dinakërive të faktorëve ndërkombëtarë ashtu dhe ndaj kësaj amullie e çoroditjeje që duan të shkaktojnë të molepsurit me serbofili ose me panballkanizëm në Shqipëri. Por, sëpari e më së shumti, duhet të përqëndrojmë vemendjen në shpërthimin e ri të serbofilisë në Shqipëri sepse kolona e pestë të bën të atillë dëm që nuk ta shkakton dot vet armiku që ke përballë. Prandaj...

Vijon
 

kastriot

Primus registratum
Re: Refuzimi i Majkos per tu ulur ne tavoline me serbo-malazezet

Kush nuk solidarizohet me Pandeli Majkon bëhet&quot;argat i serbit&quot;



E quaj detyrim qytetar të shprehem kështu, jo për hir të personit të quajtur Pandeli Majko, por për hir të një qëndrimi politik me rëndësi kombëtare që ai përfaqëson në këto çaste; jo sepse po më lind papritmas ndonjë simpati për vijën e forcës partiake e qeveritare të cilës ai i përket, por për të mbështetur si qytetar një veprim diplomatik me rëndësi kombëtare që ka bërë ai dhe një lufte politiko-diplomatike që ai tani po simbolizon.

Nga ky këndvështrim duhen gjykuar edhe ata që u vërsulën menjëherë për të zhvleftësuar qëndrimet e Majkos dhe për të bërë të kundërtën e tij, si dhe ata që kanë nisur të bëjnë pirueta të shëmtuara për të hequr pakëz nga kurrizi turpin me të cilin u ngakuan kur sfiduan Majkon, si Sabri Godo, Mero Baze (në një koment pa emër në gazetën e tij &quot;Tema&quot;), apo u zgjuan me vonesë nga gjumi i jermosës i &quot;mirëkuptimit e bashkëpunimit serbo-shqiptar&quot; e stabilitetit rajonal, vetëm kur dëgjuan gjëmimet e artilerisë diplomatike beogradase në Tiranë si Preç Zogaj, Nikoll Lesi, Besnik Mustafaj etj. Në gazetat e datës 14 gusht 2003 gjetëm deklarata të këtyre &quot;politikanëve&quot; dhe &quot;analistëve&quot; të mëdhenj që paskan vendosur më në fund nga e keqja të tregohen pakëz &quot;atdhetarë&quot;, sepse e panë që Kosova përshëndeti Majkon; se Servet Pëllumbi, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, doli në krah të Majkos; se Beogradi shpëtheu hapur kundër Kosovës e kundër kombit shqiptar atë sulm miloshviçian që e kundërshtoi fillimisht Majko si &quot;i vetëm trim në luftë&quot;.

Na vjen mirë që pak para këtyre panballkanistëve të Tiranës &quot;mjaft atdhetar&quot; ishte bërë edhe panballkanisti sorroist i sotëm e jugosllavisti i djeshëm në Kosovë, Veton Surroi, i cili na ka dhuruar shkrimin disi të papritur prej tij, por gazmor e gaztor &quot;Atdhetar, pakica e re kombëtare&quot; (ribotuar në Tiranë në &quot;Shekulli&quot; më 13 gusht 2003). Që &quot;atdhetarët&quot; tek shqiptarët të mbeten &quot;pakicë kombëtare&quot; ka kontribuar shumë edhe Veton Surroi me propagandën e politikën që ka bërë, sepse ia ka hypur në kokë që shqiptarët të mos vazhdojnë të jenë komb por të bëhen &quot;bashkësi shoqërish kombëtare&quot; domethënë &quot;bashkim pakicash shqiptare&quot; të gjysmë të tjetërsuara në lloj-lloj shartimesh kombëtare me fqinjët.

Tani ndjejmë vërtetë kënaqësi që Majko i paska bërë elektroshok kombëtar edhe Surroit, që edhe kryeredaktori gazetës së Surroit, Agron Bajrami, shkruan artikull me titull &quot;Forca Majko!&quot; (ribotuar si kryeartikull në gazetën &quot;Korrieri&quot; të datës 13 gusht 2003). Në që shkruajmë prej vitesh në frymë të &quot;nacionalizmit ekstremist&quot; në &quot;Bota Sot&quot; sigurisht nuk na bën shumë përshtypje ky hap kaq i vogël drejt nesh, ne as nuk na bezdis fare që edhe në këtë rast gazeta &quot;Korrieri&quot; është përpjekur të bëjë një spekullim të vockël meskin duke vënë shënimin &quot;Autori është zv/kryerdaktor i &quot;Koha Ditore', gazeta më e madhe e Kosovës&quot;. Ashtu u bëftë në një ditë nëse &quot;Koha Ditore&quot; vendos të heqë dorë nga puna mbrapshtë që ka bërë për t'i kthyer atdhetarët midis shqiptarëve në një &quot;pakicë kombëtare&quot;.



Nacionalizmi është ndjesi e rrënjosur historikisht, por me bazë gjenetike



Majkos i duhet thënë vërtetë dhe së pari &quot;Të lumtë&quot; se bëri atë që duhej, veproi si nacionalist shqiptar edhe pse është një drejtues i një partie anti-nacionaliste dhe disa herë i kanë përgojuar përkatësinë etnike.

Në fund të fundit, Majko veproi brenda rregullit të nacionalizmit sepse studiuesit e mirëfilltë të nacionalizmit në të gjithë aspektet, sikurse e ka sqaruar shkencëtari skocez Xhejms G. Kellas, nacionalizmi është ndjesi, por edhe ka edhe bazën e vet gjenetike, përveç bazës shoqërore që është vendimtare në krijimin e ndjesisë së përkatësisë kombëtare dhe të psikologjisë kombëtare tek individi (libri &quot;Politikat e nacionalizmit dhe etniciteti&quot;, botim në anglisht në vitet 1991, 1998). &quot;Forca!&quot; tani u duhet thënë të tjerëve tek të cilët fillon të zgjohet instikti nacionalist, ose të largohet pakëz jermosja në gjumin panballkanist, jugosllavist, integracionist.

Na gëzuan pa masë Arbër Xhaferri dhe PDSH në FYROM për kthesën nacionaliste që i dhanë programit e politikës së tyre, jo thjesht nga shtysat prej nacionalizmit gjenetik, por edhe në bazë të teorive të mirëfillta moderne mbi kombin, shtetin, nacionalizmin, intenacionalizmin e globalizmin.

Na gëzon shumë qëndrimi i Pandeli Majkos ku mendimi racional politik me përgjegjësi kombëtare e shtetërore shkon paralel me nacionalizmin. Nuk mund të ëndërrojmë që Majko të bëjë me PS atë që bënë Arbër Xhaferri dhe Menduh Thaçi me PDSH-në në FYROM, sepse është gabim të shpresosh në një lumturi kaq të madhe menëjherë në Shqipëri sa të tjetërsohet në kombëtare një parti e solidaritetit klasor ndërkombëtar dhe braktisjes së shpeshtë të interesave kombëtare shqiptare për motive pushtetmarrjeje e pushtetmbajtjeje.

Por qysh tani shihen frytet e mira të qëndrimit të Majkos: po zhvishet fare lakuriq (heq edhe veshjen bikini) serbofilia në Shqipëri; po lëkunden në ndjesitë e tyre ata që kanë mallkuar motivet nacionaliste në përpunimin e zbatimin e politikës shqiptare; po kuptohet më mirë se Serbia është po ajo e Karagjorgjeviçëve dhe Obrenoviçëve, e Rankoviçit e Milosheviçit, se Serbia përsëri përgatit trazira në Ballkan; po sheh dhe SHBA se politika e saj mund të ngecë keq në &quot;Udhëkryqin kosovar&quot;, siç ngeci para disa vitesh në &quot;labirinthet ballkanike&quot; (term i përdorur nga Deivid Fromkin) pasi qëndroi gjatë e gozhduar në njërin aspekt të politikës uillsoniane tashmë të kapërcyer nga zhvillimet konkrete për ruajtjes me çdo kusht të Jugosllavisë së Versajës, AVNOJ-it e Jaltës.



Politika shqiptare duhet të dalë e para nga &quot;Udhëkryqi diplomatik&quot;



Fromkin e përshkruan kështu në faqen 131 të librit të tij politikën uillsoniane në kohën e Konferencës së Versajës: &quot;SHBA tani kishin tri parime në politikën ndrëkombëtare të cilët nuk përputheshin aq mirë me njëri-tjetrin. Amerikanët besonin në shenjtërinë e shteteve ekzistues dhe të kufinjëve; besonin në mbrojtjen ligjore të minoritetve në këto shtete (&quot;të drejtat e njeriut&quot; në atë kohë përqëndroheshin më shumë tek grupet se tek individët); dhe besonin në të drejtën e kombeve të shpërbënin disa herë shtetet në emër të vetëvendosjes&quot;.

Dihet mirë se serbëve para e pas shpërbërjes së Jugosllavisë u ka interesuar dhe u intereson vetëm zbatimi i parimit të parë dhe një demogagji me parimin e dytë, duke mohuar plotësisht për shqiptarët zbatimin e parimit të tretë në formulën e mësipërme kontradiktore të politikës uillsoniane.

Fromkin pohon se &quot;Jugosllavia ishte në të vërtetë një krijesë e zgjidhjeve të pas luftës (së parë botërore) ( f.141). Fromkin pohon se &quot;Në vitet midis dy luftrave qeveria jugosllave u përpoq ta shuante problemin e Kosovës. Kosova ishte një territor i fituar rishtas, i pushtuar në vitin 1912, i humbur menjëherë më pas dhe i rimarrë nga osmanët në fund të luftës. Problem ishte se shumica dërrmuese e popullisë ishin shqiptarë myslimanë&quot; (f.144). Fromkin pohon gjithashtu se &quot;në vitet 1990 të paktën në disa pjesë të Europës qendrore dhe lindore problem u bë rikthimi në politikat dhe pasionet e para vitit 1914&quot;.

Pas kësaj vjen një pohim edhe më i rëndësishëm se në kohën e lëvizjve për shpërbërje të BS e Jugosllavisë pas vitit 1989: &quot;SHBA treguan interes të bënin që të dy vendet të evoluonin në një mënyrë që të mos kërcënohej paqja botërore dhe stabiliteti. Preferenca amerikane në kohën e qeverisjes nga Xhorxh Bush, ashtu si në kohën e qeverisjes nga Udrou Uillson ishte që vendet të qëndronin të bashkuar e të paprekur. Amerika ishte frikësuar nga nacionalizmi që dilte jashtë dore. Në një fjalim të mbajtur në Kiev, kryeqytetin e lashtë të Ukrainës, në gusht të vitit 1991 Bushi paralajmëroi se &quot;liria nuk është e njëjta gjë si pavarësia. Amerikanët nuk do të mbështesin ata që kërkojnë pavarësi me qëllim që të zëvendësojnë një tirani të ardhur nga larg me një despotizëm vendor. Ata nuk do të ndihmojnë ata që zhvillojnë një nacionalizëm vetvrasës të bazuar në urrejtje&quot;. ( f.152).

Fromkin kujton për lexuesin se kur Cimerman u nis si ambasador amerikan në Jugosllavi në vitin 1989 &quot;mori instruksionet të riafirmonte qëndrimin e njohur e amerikan në mbështetje të unitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe demokracisë&quot; (f.154). Por ndodhi ajo që Fromkin e shprej kështu &quot;Taktikat dhe strategjitë e administratave të Bushit e të Klintonit në bashkëpunim dhe me aleatët brenda e jashtë Ballkanit, të mbështetura nga gjithë fuqia që mund të përdorte SHBA, dolën të pafuqishme për të mbajtur Jugosllavinë të bashkuar&quot; (F.157). Tani vërejmë përsëri se Serbia po kërkon që bota të pranojë të bëhet në Kosovë e Serbi ajo që nuk ishte e mundur të bëhej në ish-Jugosllavinë, e cila nuk shpëtoi dot nga shkatërrimi edhe pse SHBA ishin për ruajtjen e saj. Madje Serbia poe kërkon kthimin e politikës ndërkombëtare në vitin 1989, megjithëse SHBA e NATO bënë një luftë në vitin 1999 kundër rrjedhojave të dështimit të asaj politike.

Fromkin është i pakënaqur me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 sepse konsideron se nuk përputhej me skemën e njohur të politikës amerikane se &quot;si rregull i përgjithshëm SHBA duhet të hyjë në luftë vetëm kur ka intersa jetike të saj për të mbrojtur&quot; (f.168). Ai nuk është fort në një mendje me një thënie të mëhershme të Uollter Lipman, gazetarit të famshëm që përgatiti projektin e parë të 14 pikave të Uillsonit se &quot;interes jetik është ajo për të cilën ju jeni gati të vdisni&quot; ( f.168). Sipas Fromkin &quot;Interesat jetike janë një kategori e asaj që shteti do ta mbrojë dhe duhet ta mbrojë kur është nevoja duke bërë edhe luftë&quot; (f.166). Sipas Fromkin SHBA nuk kanë interesa të tilla në Ballkan dhe këtu SHBA kanë ndërhyrë &quot;duke vepruar për altruizëm. Kjo është një qasje e re ndaj përdorimit të fuqisë në politikën ndërkombëtare&quot;(f.164).

Fromkin vëren se &quot;vetëm vendet që kanë mjaft fuqi të fitojnë dhe të ruajnë pavarësinë e tyre mbeten vende&quot;( f.165). Ky vlerësim do t'u pëlqente shumë serbëve në raportet me shqiptarët por jo me SHBA e NATO-n. Fromkin vë vulën e pakëndëshme për ne shqiptarët: &quot;Këto të shtinë ndër mend se ndërhyrja në Kosovë ishte me rrezik qysh në fillim, sepse siç duhet pranuar nuk u ndërmor për të mbrojtur interesat jetike të SHBA&quot;( f.170). Ai e karakterizon &quot;Udhëkryqin kosovar&quot; në politikën amerikane me fjalët: &quot;Pra në Kosovë SHBA ndjekin një qëllim që bie ndesh me të dyja palët në konflikt. Njoftime bindëse nga terreni na mësojnë se kosovarët tani këmbëngulin në pavarësi, dhe amerikanët janë kundër kësaj. Programi ynë është të rivendoset gjendja që ishte në vitin 1986, të kthehet popullsia e dëbuar nga provinca. T'i jepet asaj autonomi lokale dhe të mbrohet ajo nga një sundim i drejpërdrejtë serb për një kohë të papërcaktuar&quot;(f.172).

Këto fjalë janë shkruar në vitin 1999 dhe duken disi të vjetëruara për në shqiptarët, por ato merren si shumë të freskëta e aktuale nga serbët, të cilët do të donin që politika amerikane asnjëherë të mos dilte nga &quot;udhëkryqi i saj kosovar&quot; pa u dukur qartë se do të shkojë në atë drejtim që i pëlqen Serbisë dhe siç përshkruhet më lart. Shqiptarët qëndrimin amerikan e kanë perceptuar më ndryshe nga sa thotë Fromkin, ndonëse në të vërtetë Fromkin e ka përshkruar sakt thelbin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, tek e cila serbët mbështeten, me bazë, për të realizuar qëllimet e tyre, kurse shqiptarët ose e mbivlerësojnë në mëyrë subjektive dobinë e saj, ose spekulojnë për të maskuar serbofilinë kur i referohen si bazë për zgjidhje të problemit të Kosovës në përputhje me interesat e të drejtat e shqiptarëve.

Rezoluta e Këshillit të Sigurimit është &quot;udhëkryqi diplomatik&quot; më i rrezikshëm në të cilin e kanë lënë çështjn e Kosovës. Por për çudi edhe këto ditë kur artileria diplomatike beogradase bombardon Tiranën dhe shurdhon botën Ministria e Jashtme e Shqipërisë e trullosur dhe nga serbofilia shqiptare nuk guxon të ndjekë rrugën e Majkos po përsërit papagallçe avazet e saj të Mukës (Milos e Metës, Nanos, Meidanit e Berishës) se &quot;çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit&quot;,se &quot;Kosova duhet të jetë pjesë e integrimit&quot;, pa e specifikuar se cilit integrim.

Kur në Kosovë partitë, politikanët, gazetarët, opinioni janë unanimë në kërkesën për pavarësi të Kosovës, dikasteri diplomatik i Shqipërisë as nuk e zë në gojë termin pavarësi. Ishte e neveritshme kur dëgjonim nga ekranet televizive në datën 13 gusht 2003 se i ngarkuari me punë a.i. i Serbisë në Tiranë, njëfarë Simiç, kishte shkuar të paraqiste me arrogancë notën e protestës në MPJ dhe të bënte shantazh diplomatik që të mos bëheshin më në Shqipëri gjeste politike si ato që bëri Majko, diplomati shqiptar, me rang drejtori për Ballkanin, Dashnor Devishi, diplomat qysh nga koha e Enverit, kishte belbëzuar fjalë pa lidhje e pa kuptim se &quot;Kosova duhet të integrohet&quot; dhe kishte dhënë garanci se Shqipëria do t'i vazhdojë marrëdhëniet e mira me Serbinë, pra gjunjëzohet.

Kështu pamë dy tabllo diplomatike nga Shqipëria. Njëra e qartë, me nerv kombëtar, me bazë politike e juridike të shëndoshë, që e paraqiti Pnadeli Majko dhe tjetra e turbullt, e mjegulluar frikshëm që fshihte një qëndrim të zgërlaqur politik e diplomatik të Ministrisë së Jashtëme, e cila dridhet para gjëmimnit të kanonierave diplomatike të Beogradit dhe para çjerrjeve politike të serbofilisë në Tiranë.

Edhe një herë: kush nuk solidarizohet me qëndrimin e Majkos bën punën e &quot;argatit të Serbisë&quot;.

Veprimi i Majkos ka shërbyer për të nxjerrë më mirë në pah të gjtha këto. Prandaj Godo bën punë argati të Serbisë që përpiqet ende të njollosë e zhvleftëojë këtë qëndrim. Nuk bën opunë më tëmirë as Mero Baze që kur analizon &quot;çështjen Majko&quot; në radhë të parë vjen vërdallë për të kërkuar &quot;telekomandën&quot; që e ka vënë në lëvizje dhe pastaj tenton të &quot;vjedhër&quot; diçka nga meritat e Majkos epikët që ka fituar Majko që t'i fusë në shportën e varfëruar të kapitalit politik të Berishës.



Serbofilia nis &quot;shpëlarjen e fytyrës&quot;' me duar të pista



Meqenëse qëndrimi i Majkos pati jehonë e gjeti mbështetje të gjërë në Kosovë, pasi në Shqipëri Servet Pëllumbi dha shenjën se edhe në politikën zyrtare institucionale po bëheshin lëvizje drejt pozicionit të Majkos dhe pasi në Beograd u shpall deklarata për ta trajtuar Kosovën si pjesë e Serbisë dhe shpërtheu fushata diplomatike e presionit mbi qeverinë shqiptare, serbofilia shqiptare u ndodh ngushtë, duke e paraqitur si një politikan axhami që ishte nxituar në veprimet e deklaratat e tij, si një qeveritar që kishte ngatërruar kompetencat, më 14 gusht në gazetën &quot;Korrieri&quot; doli si pa gjë të keq të bëjë predikime politiko-diplomatike patriotike me kryeartikullin &quot;Aventurizmi i Beogradit&quot;.

Sabriu i nis komentet e tij për deklaratën që miratoi Serbia për Kosovën me fjalët: &quot;Do të thotë se qeveria e sotme e Beogradit kthehet tërësisht në qëndrimin e para luftës së Milosheviçit gjatë negociatave të Rambujesë dhe se e shikon të paqenë ndërhyrjen në luftë të NATO-s&quot;. Një vlerësim që të bën të besosh se nuk është aspak i roitur; se e ka kuptuar mirë thelbin e deklaratës së Serbisë për Kosovën; se edhe kur gabon në frymë serbofile këtë e bën se do të gabojë, jo se nuk di, apo nuk kupton. Por nëse shkrimi &quot;Aventurizmi i Beogradit&quot; dëshmon se Godo nuk është i roitur mendërisht, ai provon se Godo është i tejkonsumuar politikisht.

Ky shkrim e zbulon edhe më lakuriq modelin e një amoraliteti politik tipik serbofil të njohur në trajtimin e vështirësive e të incidenteve politiko-diplomatike ciklike që ndodhin në marrëdhëniet serbo-shqiptare. Tipar i pandryshuar i këtij amoraliteti politik serbofil në politikën shqiptare është se politikanët e Shqipërisë ndërsa lëshojnë fjalë bombastike për të demaskuar gjoja Serbinë e politikën kur vjen puna tek veprimet politike e diplomatike që duhen bërë këshillojnë përulësi të skajshme, ngurrim për të kundërvepruar, gjoja për hir të urtisë e gjakftohtësië, të &quot;mosrënies në provokime&quot; etj.

Një vëzhgues i kujdesshëm e vë re shumë qartë këtë po të mbajë parasysh bashkëpunimin e Esat Toptanit me serbët në kuadrin e Aleancës me Antantën e të komunistëve shqiptarë me ata jugosllavë gjatë LDB, politikën realiste në kohën e Ahmet Zogut apo të &quot;demokratëve&quot; pas viteve 1990. Edhe më mirë kjo vihet re po të lexohen si duhet diskutimet në parlamentin e Shqipërisë në vitin 1921 për Kosovën, letrën e kryeministrit Sulejman Delvina drejtuar Bajram Currit, letrën e Avni Rustemit për Bajram Currin, intervistën e Fan Nolit si kryeministër dhënë gazetës &quot;Vreme&quot; dhe sidomos tekstet e panumërta në kuadër të &quot;luftës ideologjike&quot; që bënin Enver Hoxha e PPSH kundër revizionizmit e socializmit specifik titist jugosllav për dekada.Edhe Sabri Godo e dënon me fjalë të ashpra &quot;aventurizmin e Beogradit&quot;, por kur vjen puna për të mbështetur atë veprim konkret që bëri Majko kundër këtij &quot;aventurizmi&quot;, përsëri i kundërvihet qëndrimit të Majkos. Pra, me fjalë kundër serbëve me veprime si u pëlqen serbëve.



Antishqiptarizmi i Serbisë nuk është &quot;aventurizëm&quot; episodik, por politikë



Serbëve nuk u prishet aspak puna kur Godo përdor titullin bombastik &quot;Aventurizmi i Beogradit&quot;. Në fakt tani nuk bëhet fjalë për politikë papritmas aventuriste në Beograd, por për një politikë gjakftohtë të llogaritur e të përpunuar me kujdes nga regjimet, qeveritë, politikanët, akademikët, priftërinjtë, shkrimtarët, propagandistët serbë për gati dy shekuj, sidomos qysh nga &quot;Naçertanja&quot; e Garashaninit. Një politikë e tillë, që tashmë është rrënjosur në vetëdijen shoviniste të gjithë kombit serb, nuk dëmtohet aspak se shpallet &quot;aventurë&quot; nga Sabri Godo. Serbët vetëm zbaviten me këtë &quot;trimëri&quot; llafologjike të ndonjë shqiptari. Aventurë meriton të quhet ajo që bën serbofilia në Shqipëri që përpiqet ta zbukurojë politikën serbe duke i hedhur një vello &quot;demokratizimi&quot;.

Edhe një herë po vërtetohen fjalët e shkruara nga Vasa Çubriloviçi në elaboratin e tij anti-shqiptar në vitin 1937 se kur Serbia të nisë genocidin masiv për shpërfytyrimin etnik të Kosovës serbofilët e Tiranës do të jenë të gatshëm të ndihmojnë për të mbytur zërin e protestës në Shqipëri.

Kjo u vërteua dhimbshëm për shqiptarët gjatë genocidit komunisto-çetnik serb në Kosovë në vitin 1945 e gjatë shumë fushatave genocidale të mëvonshme, duke përfshirë edhe ngjarjet e vitit 1981. Kjo u vërtetua kur Milosheviçi vendosi regjimin e terrorit për t'i hequr Kosovës &quot;autonominë titiste&quot; dhe kur kërcënonte se vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Beogradit mund të marshonte pa u ndalur deri në Tiranë.

Pasi u sigurua për mbështjen pa rezerva nga serbofilia në politikën zyrtare të Shqipërisë, sidomos pas takimeve Milutinoviç-Milo në Nju Jork dhe Milosheviç-Nano në Kretë në vitin 1997, (Nano shpalli se Beogradi është kryeqytet i Kosovës dhe pranoi statusin e Kosovës si &quot;Republikë minus&quot;, pa të drejtë shkëputjeje në Jugosllavinë e cunguar) Serbia përgatiti dhe shpërtheu luftën barbare në vitet 1998-99 për të realizuar genocidin e spastrimin më të madh etnik në Kosovë dhe për të përmbysur përmasat e përbërjes etnike të popullsisë së Kosovës.

Ka qenë edhe besimi tek mirëkuptimi i serbofilisë në Shqipëri që e kanë shkujdesur Milosheviçin sa të mos dëgjonte një këshillë lutëse që i jepte Vuk Drashkoviçi se për të përmbushur misionin më të madh serb, mbajtjen e Kosovës për Serbinë, duhej të përulej deri në fund para të fuqishmëve të botës së sotme, SHBA e Europës Perëndimore. Në esenë &quot;Kosova dhe ne&quot; që Drashkoviçi ia përcillte Milosheviçit si dokument të miratuar nga Partia e Ripërtëritjes Serbe theksohet se Serbia nuk mund të shpresonte më që qëllimet e saj t'i arrinte si përherë me ndihmën e Rusisë, sepse Rusia ishte në pikë të hallit për vete. Këshilla e Drashkoviçit ishte: &quot;Këto kohë nuk janë më për shpatën e Karagjorgjeviçit... Këto kohë janë për mençurinë e Obrenoviçit... Princi Milosh me qëllim që të shkëpuste lëshime e përfitime të vogla për Serbinë e popullin e saj e kishte zakon të puthte fundet e mëngët e dollomave dhe këpucët e sulltanëve&quot;. ( Uilliam Xhozef Bakli &quot;Kosovo. Zëra kundërshtues për ndërhyrjet në Ballkan&quot;, SHBA 200 ff,202-203).

Milosheviçi kishte shumë besim në forcën brutale dhe në ndihmën e serbofilisë dhe prandaj nuk bëri ndaj amerikanëve atë që bënte Obrenoviçi ndaj sulltanëve. Kjo shqiptarëve u doli për më mirë dhe serbofilia në Shqipëri u detyrua të gëlltiste me dhimbje shumë zhgënjime të saj të saj duke përfshirë edhe dëshpërimin kur dolën qesharake fjalët e Fatos Nanos për Milosheviçin, pas takimit në Kretë, se &quot;njeriu që ka ditur të bëjë luftën do të dijë të bëjë edhe paqen&quot;. Pas këtyre fjalëve Milosheviçi bëri luftën më të egër kundër shqiptarëve e prandaj ai sot është në Gjyqin e Hagës, bashkë me Milan Milutinoviçin që Paskal Milo dikur ua ka përshkruar shqiptarëve si një njeri të mrekullueshëm, demokrat i përmasave jo vetëm serbe, por edhe ballkanike.

Pasi Milosheviçit iu thye në dorë nga sulmet e NATO-s &quot;shpata e Karagjorgjeviçit&quot; serbët vendosën të ndërronin kuajt e betejës së shovinizmit të tyre dhe iu drejtuan për shpëtim &quot;mençurisë së Obrenoviçit&quot;, treguan gatishmërinë më të madhe të puthnin bishtrat e frakëve të diplomacisë perëndimore. Me këtë mision erdhën në krye të pushtetit në Serbi Koshtunica dhe kryeministri Zoran Xhinxhiç, pas disa orë të një revolucioni karnavalesh në Beograd.

Figura e Zoran Xhinxhiçit u pompua në mënyrë të veçantë brenda e jashtë Serbisë si mishërimi i vet demokracisë moderne, perëndimore; si simboli i Serbisë së re demokratike që po shkëputej me shpejtësi nga e kaluara milosheviçiane. Për të krijuar imazhe të tilla falso ndihmoi pa dyshim edhe vet Milosheviçi që e pranoi ujdinë ta dërgonin në Hagë për të luajtur rolin e një heroi serb të tipit tjetër, të një Llazari të ri që zgjodhi &quot;mbretërinë qiellore&quot; në vend të asaj tokësore. Kurse Xhinxhiçi e pagoi me jetën e vet lojën për të krijuar këto imazhe falso. &quot;Shpata e Karagjorgjeviçit&quot; nuk ulet.

Serbofilia në Shqipëri u magjeps pas &quot;demokratizmit&quot; të Serbisë, pas &quot;madhështisë&quot; së figurës demokratike të Xhinxhiçit, aq sa filloi t'u bëjë thirrje shqiptarëve të harronin se ka patur një Serbi milosheviçiane, apo rankoviçiane, apo monarkiste më parë që i ka grirë shqiptarët. Kryeministri shqiptar Meta filloi të jepte përshtypje se ishte i magjepsur pas figurës së Xhinxhiçit ashtu si Fatos Nano pas personalitetit dhe imazhit të Andreas Papandreut. Pesha politike e Ilir Metës në pushtetin e Shqipërisë sikur filloi të lehtësohej pikërisht pas vrasjes së Xhinxhiçit në Serbi.

Por edhe kur Serbia bën politikën sipas &quot;mençurisë së Obrenoviçit&quot; për shqiptarët asgjë nuk ndryshon, edhe pse serbofilia pëpiqet të japë një tablo më të këndshme të marërdhënievet serbo-shqiptare. Zoran Xhinixhiç qysh në vitin 1999 është shprehur: &quot;Sipas mendimit tim korniza e zgjidhjes së problemit të Kosovës duhet të jetë sistemi juridik e politik i Europës moderne&quot;. ( Bakli &quot;Kosovo. Zëra kundërshtues...&quot; f.207). Në vetvete kjo fjali nuk përcakton asgjë, është një formulë boshe për të kaluar radhën. Por shumica e politikanëve në Shqipëri i përmbahen pikërisht një formule të tillë që nuk mund të themi se është vetëm e Xhinxhiçit.

Që fjalia e mësipërme është formulë boshe e vërteton përcaktimi i mëposhtëm i Xhinxhiçit: &quot;Rrjedhoja e parë e asaj që sipas mendimit tim është e vetmja zgjidhje drejtë kur trajtojmë problemin e Kosovës në suaza të sistemit juridik e politik të Europës moderne, është se shqiptarët e Kosovës nuk kanë të drejtën për një shtet të pavarur.. Nuk ekzistojnë bazat juridike për të themeluar një shtet të tillë. E drejta për vetvendosje, që e përmendin politikanët e intelektualët shqiptarë si mbështejtje për kërkesën e tyre, nga pikëpamja ligjore nuk nënkupton pavarësi ose shkëputje.&quot;. Pra Xhnxhiçi ka zbuluar vet se Serbia me &quot;kornizë të Europës moderne&quot; për çështjen e Kosovës kupton vetëm Europën e Versajës e të Jaltës dhe Kosovën si pjesë e Serbisë. Kjo është Europa atavike, jo Europa moderne për të cilën flasin të gjithë. Kurse serbofilët e Shqipërisë janë edhe më anakronikë se serbët, sepse nuk japin asnjë pamje konkrete të Europës moderne dhe të statusit që do të ketë Kososva në të.......



Vijon
 
Top