Reflekset

Albforumi

Primus registratum
Reflekset

riflessi.jpg
</p>


fragment nga novela Reflekset, Teodor Keko</p>


 </p>


” Eshtë një natë janari. Unë sonte të pashë në ëndërr pas kaq kohësh. M’u fute në shtrat, më puthe, më mbajte në duar, si atëherë, atë fillim shtatori në plazh. Unë të dua! Gëzohem që për ty njerëzit kanë një opinion të mirë, pikëllohem që ti nuk je fejuar ende. TE DUA! Dhe kurrë s’do të kem dëshirë,që ti të vish e të futesh në shtratin tim, dhe kurrë s’do të më shkojë nëpër mend të vij në shtratin tënd. Megjithatë, TE DUA! Duket sikur ne nuk takohemi kurrë, por këto janë gënjeshtra të marra. Të kujtohet, Riku? Ti dikur më ke thënë se ne të dy jemi dy pika dhe mbi ne kalon një drejtëz. Mua atëherë më dukej vetja e vogël, e pafuqishme para teje dhe nuk e besoja këtë teoremën e drejtëzës. Ti atëherë the se, drejtëza kalon mbi ne të dy dhe jemi ne të dy ata që e mbajnë atë. Ti kishe të drejtë. Unë them se edhe ti, edhe unë, para se të njiheshim, ishim të vendosur në ca toka gurishte, ku s’mbinte asgjë veç gurit. Po u njohëm dhe zbritëm buzë lumit. Tani jeta na bën pjellore dhe pjelloria e lumturon njeriun. Mbi ne tani kalon ky lumë që sjell jetë dhe lumturi, qetësi, gëzim dhe, vërtet, ne që jemi brigjet e tij, ne e mbajmë atë. Unë tani e ndiej se sikur njëri nga ne të dy të largohej nga vendi i vet, do të fillonin sakaq përmbytjet. Dhe sa e trishtuar është të mendosh se, sikur të iknin njerëzit me rradhë nga vendi i tyre në jetë, ç’katrahurë do të ndodhte! Ne të dy edhe mund të iknim, nisur nga ai pasion i magjishëm. Fatmirësisht ti….Mirupafshim!”</p>
Archiviato in:Ata që na kanë shpëtuar jetën, Lart &amp; Poshtë, Letërsi
4164
4164
4164
4164
4164
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4164
 
Top