RED HAT Linux CD-s ne Tirane

GjeniuSoft

Primus registratum
RED HAT Linux CD-s ne Tirane

Hi te gjitheve,
Desha te pyesja se ku mund te gjej ose te blej CD-te e RedHat Linux ketu ne Tirane.
Une faktikisht per momentin po punoj me Slackware te instaluar mbi virtual machine VMware ne Windows 2000 Pro, por desha te instaloja edhe RedHat meqe eshte me i suportuar nga VMware.
Flm te gjitheve
By Filjori
 

voodoo

Primus registratum
Re: RED HAT Linux CD-s ne Tirane

ndoshta do te te kushtonte me lire t'i skarikoje. Kur isha ne dimer pashe ne tirane nje dyqan qe i kishte por ishte versioni 7.3 ishin nja 8 cd 3000. Ka nje emer Alb+nje_gje_qe_s'e_mbaj_mend eshte tek zona e bllokut.
 

lor

Primus registratum
Re: RED HAT Linux CD-s ne Tirane

Duke filluar nga 01/07 AlbLinux.net do te filloje plotesimin e kerkesave per te gjitha shperndarjet Linux. Nese ke urgjence mund te kerkosh via email shperndarjen qe te intereson.
 

GuJack20

Primus registratum
Re: RED HAT Linux CD-s ne Tirane

Une kam shkarkuar shpesh versione te ndryshme Linux per shoket e mi.

Cfare versioni te intereson???
Jam ne Tirane.
 

maxper

Primus registratum
Re: RED HAT Linux CD-s ne Tirane

Une jam fillestar fare, psh. kam nje kompjuter PIV, 512MB RAM, 80GB HDD, 2.4GHZ Intel Proccessor, cfare me sugjeroni psh?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: RED HAT Linux CD-s ne Tirane

Ubuntu të dërgon, jo një, po sa të duash kopje, falas, në çdo cep të botës ku arrin posta. Bëni nder dhe porosisni edhe për të tjetër. (Ndonjë dobiç do hapi dyqan tani në Tiranë me Ubuntu /pf/images/graemlins/tonguee.gif)

Është ide e mirë të fillohet me një shpërndarje LiveCD: një shpërndarje që nuk instalohet drejt e në hd, por funksionon plotësisht duke qenë e ngarkuar në RAM, me kufizimet e kuptueshme në shpejtësi për këtë shkak. Por që mund të instalohet në çfarëdo kohe në CD për ta pasur të shpalosur të plotë LINUX-in.

http://distrowatch.com/ ka të dhëna për tërë shpërndarjet e njohura, (hiq asaj të lor-it dhe asaj të times... /pf/images/graemlins/tonguee.gif). Djathtas ka edhe një hit parade të shpërndarjeve.

Shpesh zgjedhja ndikohet nga dukja, nga pamja. Po njësoj si femrat, jo gjithshka e tregon pamja. Plus, në LINUX, edhe pamja mund të ndryshohet sipas qejfit, jo thjesht pamja për sfondin e ekranit, dukja në përgjithësi. Sidoqoftë, pamje të shumta për shpërndarjet keni këtu: http://shots.osdir.com/
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: RED HAT Linux CD-s ne Tirane

Patjetër! Po paratë për të të postuar një DVD, ose 5 apo 10 kopje janë aty-aty. Meqë po e merr mundimin dhe meqë paratë po jau harxhon, kërkoju më shumë se një e mund të ndihmosh edhe të tjerë që duan ta provojnë.
Këtë ide e sqarojnë ata më mirë te site-i.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: RED HAT Linux CD-s ne Tirane

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Shpesh zgjedhja ndikohet nga dukja, nga pamja. Po njësoj si femrat, jo gjithshka e tregon pamja.

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/lol.gif Je i madh. Linux me nje rreklame qe permban "the arousing element". Hahaa. Me kujton nje postim ketu ne AF per nje rreklame djathi me te cilin njera beri varese dhe partneri i saj kur e pa u versul ta puthe ne gushe! /pf/images/graemlins/lol.gif
 

regele

Forumium maestatis
Re: RED HAT Linux CD-s ne Tirane

Une kam Mandriva 2007 dhe duket goxha i mire! E merr falas tek faqja e tyre zyrtare!
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: RED HAT Linux CD-s ne Tirane

Nuk e kam provuar, por një gjyshe 66 vjeçare thotë që Mepis 3.3.1 LiveCD njeh dhe monton automatikisht edhe ndarjet NTFS, pra ato që përdoren nga versionet e Windows-it. Montimi i një ndarjeje në strukturën e kartelave të sistemit operativ është një nga pak gjërat që mund të trembë një fillestar. Fjala është për montim automatik të tyre, sepse për montim dorazi nuk ka problem, në çfarëdo shpërndarje Linux.
 

maxper

Primus registratum
Re: RED HAT Linux CD-s ne Tirane

Epo cte bejme, presim dhuratat nga Ubuntu tani....

duan nja nje muaj a nje e gjysem ata qe ti sjellin
 
Top