RED BULL STRATOS teston kostumin për hedhjen nga Stratosfera

Albforumi

Primus registratum
RED BULL STRATOS teston kostumin për hedhjen nga Stratosfera

Full-Suit-4-13-09-8.jpg

Felix Baumgartner teston veshjen në një tunnel me erë, dhomë me presion të ulët dhe në ajër

Santa Monica, Kaliforni Më 30 Mars 2010 projekti Red Bull Statos për here të parë zbuloi veshjen e prodhuar nga Kompania David Clark, të cilën do të mbajë Felix Baumgartner në hedhjen e tij nga stratosfera. Skuadra shkencore e Red Bull Stratos ka zbuluar gjithashtu edhe helmetën, e cila së bashku me veshjen do të shërbejnë si mjetet e vetme mbrojtëse për jetën e Felix Baumgartner, i cili do të hidhet nga stratosfera nga një lartësi prej 36,576 metrash.

Këto pajisje janë prodhuar nga Kompania David Clark, e cila është pioniere e prodhimit të pajisjeve mbrojtëse të ajrit që prej vitit 1941, duke përfshirë kostumin e Kolonelit të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Ret.) Joe Kittinger në hedhjen e tij historike Excelsior III në 1960.

FP_090401_Stratos_0296.jpg

Austriaku 40-vjeçar do të thyejë shumë rekorde botërore që kanë qëndruar të pacënuara për më shumë se gjysmë shekulli kur të ndërmarrë projektin e fluturimit në stratosferë në një lartësi më shumë se 120,000 këmbë (ose 36,576 metra) brenda një kapsule që do të ngrihet nga një balon me helium.
Joe Kittinger, i cili me kërcimin e tij me parashutë nga 102,800 këmbë (31,333 metra) mbi nivelin e detit, hapi derën për eksplorimin e hapësirës në kuadrin e projektit të tij Excelsior që u zhvillua në datën 16 Gusht 1960, do të jetë pjesë e ekipit të misionit Red Bull Stratos.

sh-DC-0128-360-¦-011.jpg

Përpjekja e Kittingerit që ka lënë gjurmë në historinë e aviacionit dhe që Baumgartner po përpiqet të tejkalojë, provoi që kostumet me presion të lartë mund të mbronin njerëzit në ambientin e ashpër të stratosferës dhe ishte një nga eksperimentet që ndikoi misionin drejt hënës në vitin 1969.
Data ekzakte e misionit Red Bull Stratos, i cili do të ketë pikënisjen në Amerikën e Veriut, do të vendoset menjëherë pas përfundimit të testimit të pajisjeve dhe pas matjes së faktorëve atmosferikë kushte këto të domosdoshme për të mundësuar suksesin e kërcimit final të këtij misioni.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albionlab.com/?p=522

Top