Re: RECETE PER TE BERE VEZE TE ZJERE
Per me te fundit, do te doja te pyesja pak mbi artin e qerimit te vezeve, pasi per mua eshte kaq irrituese dhe timeconsuming qe ahhh... me ngrihen qimet perpjete. Po ashtu humbas shume dhe nga e bardha e saj.
Pyetje e bukur Diko,... Hmmm, nga pikepamja ushqimore (edhe pse nuk jam nutricioniste), me humbjen e kesaj te bardhes, nuk humbet ndonje gje te madhe, por duke qene se ne jemi shume kerkues, dhe duke u nisur nga shprehja e popullit "gjellen e ha me pare syri", del shume e nevojshme qe veza te dale e plote dhe me forme sa me te rregullt nga procesi i qerimit.
Pak gjera mund te bejme ne kete drejtim per fat te keq duke qene se veshtiresia ne qerim varet ne nje fare menyre nga lloji i vezes, sidoqofte keto keshilla nga une mbaji vath ne vesh (nuk eshte e nevojshme te shkosh te besh piercing! /pf/images/graemlins/wink.gif ) 1) hidhi pak kripe gjate zierjes; 2) hidhi menjehere ne uje te ftohte; 3) qeroji me shuuuuume durim.
A mud te me keshilloje dicka mbi erezat qe mund te perdoren dhe llojet e tyre? Po ashtu, a mund te flisja pak me teper per problemet e konstipacionit?
Per pyetjen e dyte, do ishte me mire te pyesje Flamurin andej nga Trupi dhe Shendeti, sidoqofte brenda kategorise se Kuzhines pa patur frike per dalje nga tema, nese vuan nga ky problem, e vetmja gje qe mund te besh eshte te evitosh ushqimet e thata... dhe "te perqafosh" superat. Fatkeqesisht, superat me rezultojne maja e artit te kuzhines, deri atje kemi goxha rruge per te bere. Pak durim....
Dhe tani t'i kthehemi pyetjes se pare. Nga eksperienca ime, erezat jane ato perberes qe rrine neper dollape kot gjithe vitin, por qe ne momentin kur te duhen asnjehere nuk i ke. Sidoqofte, per vezet na duhen vetem pakez kripe (per mua kripa nuk eshte erez, e vetmja ngjashmeri me erezat eshte se perdoret ne sasi shume te vogla), pak fare piper i zi, dhe pak rigon. E thjeshte apo jo?
Tjeter gje qe mund te them ne lidhje me erezat eshte se per perdorimin e tyre duhet t'i besosh me teper qiellzes tende. Une mund te them qe mua veza me pelqen me rigon, por ndoshta ty kjo mund te ta shpife. Mos e perdor!!! perndryshe e peson si une qe pergatita njehere nje supe me leng mishi, patate, dhe karafil... dhe me zor e mora veten nga neveria...
Kaq per tani. :wave: