Receta gatimi nga vendet ku jetojme
Une jetoj ne Alto Adixhe dhe kuzhina ketu nuk eshte shume e pasur por ka disa pjata qe jane shume te mira si kanerderli, spaetzle me spinaq, supe me plendes, strudel etj
Kanederlit dhe spaetzelet jane te preferuarit e mi sonte do ju tregoj per kanederlit dite tjeter kismet do vazhdoj me spaetzelet. Kanederli me spinaq
Ingredientët për 6 persona: 500 g bukë e bardhë e thatë, 1 kg spinaq, 50 g gjalp, 1 qepë, i thelb hudhër, 3 vezë, 50 gr miell, 100 gr bukë e grirë, 2 gota qumësht, noce moscata, kripë, piper, djath parmigiano i grirë.
Presim bukën në copa të vogla dhe e vendosim të njomet në një tas me qumësht. Në këtë kohë lajmë spinaqin dhe e ziejmë për 5 minuta me pak ujë, E kullojmë, e shtrydhim dhe e frulojmë. Në një tigan skuqim hudhrën dhe qepën në pak gjalp, i shtojmë spinaqin dhe i përziejmë për disa minuta. Pasi është ftohur e hedhim në një supierë. I shtojmë bukën e bardhë dhe të shtrydhur, vezët, noce moscata, bukën grirë, miellin, kripën dhe piperin. I përziejmë të gjitha bashkë dhe punojmë brumin, e lemë të pushojë 15 min. Formojmë me duar qofte me diametër rreth 5-6 cm dhe i hedhim në një tenxhere ku kemi venë të zihet lëng mishi me kripë (temperatura e zjarrit duhet të jetë e ulët). I lemë derisa të vijnë në sipërfaqe. I servirim bashkë me lëngun e mishit duke i hedhur sipër gjalp të shkrirë dhe djath.
Mund të përgatiten me speck, me kërpudha, me tru viçi dhe me djath si pjatë e parë, por mund të serviren edhe si ëmbëlsirë kur përgatiten me kumbulla, me mollë etj...