Reagim kundër arrestimit të padrejtë të Almir Rrapos

Ne, pedagogë e studentë, miq e bashkëpunëtorë të Almir Rrapos i bëjmë thirrje në emër të parimeve të së drejtës:

Autoriteteve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, si dhe mediave shqiptare te shkruara dhe elektronike,

ta konsiderojnë rastin e arrestimit të shtetasit shqiptaro – amerikan Almir Rrapo si një rast ku janë shkelur në mënyrë arbitrare të gjitha procedurat dhe të drejtat më bazike të qytetarit, konkretisht, prezumimi i pafajsisë, abuzimi me emrin dhe personin nisur nga pozicioni në administratën publike të Republikës së Shqipërisë (sekretar i Ministrit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme), mosnjoftimi paraprak në lidhje me “akuzën e presupozuar”, mosreagimi i autoriteve të Ambasadës për të sqaruar mbi shtetësinë dhe rrethanat e qëndrimit në Shqipëri e SHBA të shtetasit, pas publikimit në mediat kryesore në Shqipëri të të dhënave jokorrekte.

Secili prej nesh mund të dëshmojë të kundërtën totale të të gjithë “akuzave” krejt të paqëna që janë botuar javët e fundit në mediat kryesore.

Almir Rrapo ka filluar studimet universitare gjatë vitit akademik 2006, në fakultetin e Shkencave Sociale, departamenti i Shkencave Politike. Ndërkohë që vazhdon ende sot të jetë i regjistruar në kursin e Teorisë Politike, të Diplomës së Nivelit II (DND), në Universitetin Europian të Tiranës, ku sapo mbylli dhe vitin I të studimeve para pak ditësh.

Almir Rrapo është një nga studentët më të përkushtuar të njohur ndonjëherë në ambjentet universitare në Tiranë. Kjo provohet jo vetëm nga rezultatet formale por mbi të gjitha mbi dëshminë e pedagogëve dhe bashkëstudentëve të tij. Studimet e Almirit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë provë e një angazhimi intelektual të lartë krejt të veçantë për nga cilësia e domethënia. Prania e Almirit në kurset e mbajtuara në universitet shënojnë një lloj shprese e mundësie që në këtë vend të frymëzohet një qëndrim intelektual i paprekur nga konjuktura apo nga nevoja për t’iu dorëzuar ndonjë pushteti të mundshëm formal apo informal.

Angazhimi i Almirit në çështje publike të lidhura me Arsimin e Lartë apo me çështje të rëndësishme kombëtare, shkrimet dhe reagimet e tij publike përgjatë viteve 2007 e në vijim së bashku me studentë të tjerë na kanë dhënë rastin të besojmë se më së fundi i kemi mundësitë të ravijëzojmë një politikë të së drejtës në një vend si ky i yni, (ku marrëdhënia më këtë të fundit tronditet prej themelesh gati çdo ditë).

Si për të na konfirmuar të kundërtën, rasti i arrestimit të Almirit, shënon sërish një thyerje absolutisht të fortë në atë çfarë vetë themeluesit e këtij sistemi quajnë “procedurë”, “e drejtë”, “drejtësi”.

Është bërë tashmë e zakonshme të shohim mos-raportimin me konceptin e drejtësisë dhe ligjeve që burojnë prej saj nga institucionet shqiptare dhe reagimin e menjëhershëm të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, veçanërisht Ambasadorit, konkretisht z. Withers (tashmë ish ambasadori). Rasti i Almirit, na nevojitet pikërisht për të parë të kundërtën, arrestimin në kundërshtim me të gjithë rregullat në fuqi, shumëfishimin e kësaj shkelje nga mediat dhe heshtjen e pakuptueshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Në një vend si ky i yni nuk presim që ndonjë nga autoritetet shqiptare, (përveç opinionit publik, konkretisht studentëve dhe aktivistëve të çështjeve publike), të reagojë qoftë edhe vetëm me “formulat formalo – zyrtare” të saktësuara për këto raste. Kështu që është krejt e pritshme që Ministri i Punëve të Jashtme të hutohet deri në masën sa të mos artikulojë dot të vërtetën që edhe informon drejt publikun por edhe qartëson pozicionin e sekretarit, në këtë rast të Almir Rrapos.Duke qenë se në këtë vend marrëdhënia me të drejtën ka kaluar gjithmonë nga një konjukturë që nuk ka qenë patjetër organ i drejtësisë, i bëhet e vështirë madje dhe një zv.Kryeministri të thotë thjesht të vërtetën që është njëkohësisht dhe e drejta.

Përsa i përket aludimeve për veprimtari të jashtëligjshme të Almir Rrapos gjatë viteve 2005 – 2007 ne ShBA, mund të themi se ekzistojnë qindra dëshmitarë të cilët provojnë të kundërtën. Almiri në vitet që presupozohet se ka kryer veprimtari në kundërshtim me ligjin, në fakt ka qenë duke lexuar e studiuar maksimumin e mendimit njerëzor të shkruar deri më tani, ka qenë i angazhuar në çështje që i shërbejnë Shqipërisë e të rinjve shqiptarë këtu në Tiranë bashkë me plot studentëve të tjerë.

Faji i vetëm i Almirit është se ka kundërshtuar, siç edhe besojmë se do të vazhdojë ta bëjë, çdo formë padrejtësie e autoriteti të dhunshëm që po i rrëmben qytetarëve të këtij vendi energjinë dhe kohën për formulimin e një shoqërie të kthjellët e të drejtë.

Dejona Mihali

Elvis Hoxha

Sonila Danaj

Orgest Azizi

Arbër Zaimi

Andi Kananaj

Leart Kola

Elton Baxhaku

Emiljo Leka

Aziz Zeqiraj

Everest Hoxha

Eriona Cami

Iliada Korçari

Erion Cuku

Ardita Vrioni

Anjeza Xhaferaj

Orgest Zani

Klodiana Malushaj

Lulzim Hoxha

Anis Leka

Bora Ylli

Blerta Sadiku

Valbona Qosja

Megi Bracellari

Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1309