Re Puplore

nga Loer Kume

Jam një Re Puplore që fluturoj diku aty,sipër ëndërrave tokësore.
Rrezet e agimit tim të sotëm janë kretase, ato të mbrëmjes ndoshta kiliane, o mbase armene.
Nuk dihet ku jam krijuar. Nuk dihet ku do shkrihem e zhytem. Mjafton të çoni kokën lart në qiell e më shihni mua, një notë e lartë, akute kitare që tretet larg veshit larg, afër, të bardhë, pa cepa, sa bukur, sa lart
Forca e gravitetit, robëruesja e shpirtrave është larg, shumë larg të fërkuarit të këmbëve të mia. Unë jam e qiellit. Qielli është i pafund
Jam një Re Puplore. Fluturoj lehtë, lehtë mbi tërë sipërfaqen e tokës nga këtu lart shoh çdo gjë mbi tokën tuaj të shtrenjtë, çdo cep e skutë të botës
Ju shoh habitshëm, sa shakatorë dukeni tek rrini aty poshtë, në këmbët e hijes sime, duke u rrahur, vrarë për toka, për para. Vrarë për mjekra, ideale, gurë të shenjtë, qytete të humbur, për bukë, ujë, naftë. Vrarë për gjak
Për partitë, bindjet, atdheun, mëmëdheun, kombin vrarë për gjeneralin, komandantin, udhëheqësin, Zotin
Unë jam këtu lart larg çdo gjëje tokësore qesh me ju, me tokën aq të fryrë, të rrumbullt deri në plasje. Sa për të qeshur!
Unë Reja Puplore jam zoti. Plotësoj tërë kushtet; pa fillim, pa fund, ciklik, sipër, ëndërr! Cdo gjë, brënda çdo gjëje
Nuk më duket se gjërat kanë aq rëndësi apo se ka gjëra të rëndësishme në këtë formë të qënies madje asgjë ska rëndësi veç pluskimit tim fluturimit tim, shpejtësisë buzëqeshjes së dellit!
E rrezet e tij që tejshkojnë trupin tim të tretshëm prej puplimesh reje
Gjërat nga këtu sipër janë aq të vogla, aq të parëndësishme, aq patetike ju o njerëz, aq të përkohshëm e shkatërrues kohe!
Unë jam një Re Puplore. Hapësira pa kufi aty fluturoj unë. Gjithë çndjen qënësia ime prej reje më përket pafundësia ajri era dielli hëna.. çdo gjë toka, njerëzit, pemët, kafshët, makinat
Mund të krijoj gravitet të fortë duke tërhequr tokën me tërë çka sipër e poshtë saj në vallen time me erënpor do ishte një përgjegjësi, jo? çta dua?
Bota është e imja. Unë jam e botës boh! Vërtet, nuk ka fare përkatësi në këtë mes
Unë jam një Re Puplore nuk kam Memoiré, nuk kam kujtime nuk mbaj gjë me vete As shpirtin!
E ndërroj formën time në çdo gjë. Kur të dua. Sepse jam fluide. Ujë dhe erë. Dhe një ditë do të kthehem në det, për tu kthyer sërish në qiell.
Në finalen time të madhe shiu lag e bekon çdo gjë në tokë, prek çdo gjë, ju lë pasin të tërëve, duke shkuar drejt detit nis gara në tërë tokën e shkelur, njerëz, kafshë, pyje, miza, pilivesa, zogj, re, malekush shkon i pari drejt detite drejt qiellit përsëri
Unë jam një Re Puplore. Era është perëndia ime. Braktisem në duart e saj, e lirë, e lehtë
Në krahët e erësndërroj drejtim pluskuesefluturueseju zë diellin ju ndihmoj ju, njerëz. Krijoj errësirën e domosdoshme për të liruar shpirtërat tuaj të fshehtë që dielli e drita ju pengojnë ti shfaqni
Jam përkëdhelësja, mësonjësja e qënieve të etura për fluturimpër liri me shiun tim, me hijen time, me pluskimin tim nëpër botë
Unë jam ai njeriu shtrirë në plazhet e Acapulcos në hamakun e tij, duke pirë coctailin e tij, tymosur marihuanën e tij. Ai ka hedhur tej gjithçka dhe ka harruar emrin e tij.
Jam ai burri i vërtetë që sapo u emërua prokuror kuptoi që gjithçka donte të bënte ishte të kompozonte muzikë, dhe dogji kostumin e tij, harroi emrin e tij
Jam ai mësuesi i latinishtes që u bë eksplorator, dhe fizikani që u bë pirat rruge me makinën e tij të dashur
Jam mjekja e suksesshme që provoi të jetë prostitute e suksesshme. Ajo harroi emrin e saj
Jam tërë pjaniket, të çmendurit që shohin ngjyra e botë ku ju shihni shkretëtira
Oh ja ku jam mbi shkretëtirë. Era luan me rërën poshtë nën hijen time. Re të tjera puplore në qiell nuk ka. Por koncepte të tilla si vetmia, mërzitja, humbja, vdekja për mua janë të huaja.
Dhe mbi të gjitha, unë, një Re Puplore jam e lirë nga ajo që ju e kërkoni dhe pësoni me aq ngulm, me aq verbëri, pa e kuptuar dhe vetë; Përkatësia!
E keni të rrenjosur. Që në embrion. Që në gjenëzë. Që në molekulat që i nënshtrohen rëndesës kur konceptojnë ADN tuaj.
Fëmija i përket nënës gruaja i përket burrit, burri gruas, burri e gruaja i përkasin familjes së madhe i dashuri e dashura, njëri tjetrit punëtori i përket punës, dhe puna, pronarit pronari një tjetri më të madh, deri te banka bankieri parasë!
Të rënduar me valixhe, me bagazhe, të veshur, të mbathur nuk shkelni tokën me këmbë, keni harruar se i përkisni asaj, ajo ju shtrëngon ju mbërthen
Kush është hapi i parë i fluturimit të lirë? Të ndalosh, të flakësh bagazhet, të zbathësh rroba e këpucë, të shkelësh tokën me këmbë të të mbushësh mushkërite me ajër
Ju i përkisni tokës, unë bëj dashuri me erën. Ajo më vallëzon në tërë qënien timelart larg shpejt lehtë fluturimisht ëmbël si një pupël rrjedh ajri, rrjedhshëm në grimcat e mia puplore
Ndaloj sipër dikuje, pezull në suspansin e ajrit. Asgjë nuk pipëtin, këtu lart qetësi e madhe muzika e heshtjes është e ëmbël, ndaluar mbi ndonjë mal, a mbi ndonjë det të pafundngjyra të forta kudo, blu, gjelbër, verdhë, kurrize bizontesh të pyllit polak, barqe gri balenash në Arktik, dhe unë ndriçoj në bardhësine time qumështore, sytë tuaj zbardhen nga drita ime
Ju ndjeni qetësinë, hijen time të voçkël, dielli i madh zot ju ngroh gjakun dhe mendjen, portokalli është ngjyra e botës, ngjyer me blu nën bardhësine time, dhe ju doni të bëni dashuri në emrin tim nën sytë e mi puplorë, shtrirë në lëndina, në rërë, në det, në tarraca pallatesh, në degët e pemës, në stolat e një lulishteje, te shkallët e trampolinës, aty mbi lëkurën e ariut mbi akull, shtrirë në mes të saharasë
Ju prek kudo që jeni, kudo ku bëni dashuri nën hijen time dhe unë, Re Puplore, drejt agapése me diellin e detin lozonjare, ledhatare dashuronjëse E LIRE !

Nëse artikulli ju pëlqen na ndihmoni ta shpërndajmë, ndajeni me miqtë tuaj në Facebook

Archiviato in:Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: esence, liri, loer kume, proze, tregim shqip
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4013