Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

komino

Valoris scriptorum
Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

me sa kuptova une enveri paska qene paksa i djathjte

rend
konservatorizem i vlerave te familjes
perqendrim i prones ne duart e veta dhe perdorimi i shtetit per ruajtjen e interesave


megjithate jam dakort me dicka
e majta mbron te varferin
e djathta mbron te pasurin (dikur aristokratet pastaj kapitalistet)

ceshtja eshte
Kush ka me teper nevoje per mbrojtje ne keto momente????????????????????????

I varferi mbrohet me ane te politikave qe rishperndajne pasurine e krijuar ne nje vend (marre me ane te taxave e rishperndare ne menyra te ndryshme si psh shkolla, spitale, rruge, universitete shteterore apo edhe duke subvencionuar ato private qe i sherbejne shoqerise).
I pasuri mbrohet duke i lene pasurine ne doren e tij qe ta perdore si te doje (jo te gjithen kuptohet por behet fjale per taxa me te uleta) dhe duke eliminuar mbrojtjen e shtetin per te punesuarit qe konsiderohen me pak fuqi kontraktuese ne rraportin e punes.


PEr mua reduktohet gjithcka ne ceshtjen e momentit me te pershtatshem per njeren apo tjetren apo, me mire te themi, ne ekuilibrimin e dy vizioneve te ndryshme.

Nqs bizneset nuk ndihmoen te krijojne pasuri (pak taxa-e djathte) nuk mund te pretendohet qe keto te zhvillohen dhe nuk kemi cfare rishperndajme (shkolla rruge universitete-e majte)
deri ketu anoj djathtas
POR - Nqs nuk marrim taxa do te kemi pakenaqesi ne shtresat e uleta dhe me shume kriminalitet e konflikt social (shtresat e uleta jane shumica dhe do te arrihej ne perdorimin e dhunes per ti shtypur - shtresat e uleta pastaj votojne). Gjithshtu nuk do te kemi investuar ne arsim dhe bizneset do e kene te veshtire te gjejne punejtore te kualifikuar ne vend (per te mos permendur kuadro) dhe rrezikojne te mos perballojne konkurencen boterore - falimentim.

Te vazhdosh sot te ndash politiken ne te majte e te djathte eshte dicka krejtesisht absurde.

Eshte akoma me absurte te votosh duke u nisur nga emeritmi i majte/i djathte i nje politikani apo nje force politike.


Ne shqiperi "egzistojne" dy forca te tilla - Partia komuniste qe anon nga te varferit(qe jane shumica) dhe (sot) levizja e Lekes qe anon nga ish cifligaret e shpronesuar (ata qe komunizmi nuk i la te shkolloheshin)dhe sigurisht nga vetja.
Qe te dyja keto "alternativa" i perkasin historise.


Shqipetaret dueht te kerkojne sot programe konkrete zhvillimi qe dinamiken e tyre mund te parashikojne vizione "te djathta" apo "te majta" ne momentet me te pershtatshme.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

nese me te majte apo te djathe nenkupton ato retazhe orientimi mendor qe mund te jene

majtas - barazi sociale e solidaritet shoqeror (qe ndihmon te varferit e ata me pak fuqi individuale por qe perbejne shumicen)
djathtas - krijim normal i klasave sociale dhe individualizem (qe ndihmon ata me shume fuqi individuale por qe perbejne pakicen)


Sic thashe edhe me lart, kjo ndarje eshte krejtesisht absurde sot.


Nje pyetje- kush eshte me i djathe Nano apo Berisha

Une them Nano
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Gene-politika sociale ne Evrope eshte e bere ne ate menyre qe te varferve te mos u mungojne te pakten perkrahja sociale dhe spitalet gati falas,megjithe ndryshimet ne qeveri,here te djathta e here te majta,politika sociale mbetet e njejta,tani,kur ne qeveri jane te djathtet,normal qe ata perkrahin me shume kapitalistet,nuk mund te behen te gjithe te pasur,por te varferve nuk u mungojne gjerat elementare per te jetuar si njerez.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

po pra

sepse ka humbur kuptimin (ate kuptim qe i dha hapesi i temes) ndajrjes ne te majte apo ne te djathte

te gjithe duan rend
te gjithe duan ekonomi tregu
te gjithe duan qe bizneset te zhvillohen
te gjithe duan qe askush te mos vuaje per buke (nuk behet fjale per meshire)

Nuk ka me asnje kuptim klasifikimi i forcave politike si te hapjen e kesaj teme.

Menyra me e mire e zhvillimit eshte sot nje bashkepunim e respekt reciprok te atyre qe drejtojne bizneset (se nuk ma nxe goja te flas per kapitaliste ne shqiperi) dhe rrezikojne pasurine e kursimet e kohen dijet e te gjithe aftesite personale ne rast falimentimi dhe atyre qe thjesht jane punesuar ne keto biznese apo edhe nuk jane punesuar fare.

nevojat e njeres apo tjetres "pale" duhen ekuilibruar jo vetem per te shmangur konflikte sociale por edhe sepse kjo do sjelle zhvillim me te madh per te gjithe.

Nuk egziston me e majta dhe e djathta ne shqiperi

Nese kjo teme eshte hapur per te ngrohur ndonje ide monarkiste apo komuiste, me falni po me duket kohe e humbur <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Kam përshtypjen (sepse nuk mund të flas mbi qëllimet e dikujt tjetër) që definicionet mbi të majtën dhe të djathtën kanë të bëjnë me prioritetet e tyre dhe jo radikalizëm.
I djathtë apo i majtë sot ka të bëjë me sasinë e sforcove që i dedikohen një fushe të caktuar! Në këtë kuadër egzistojnë tashmë prej kohësh e majta dhe e djathta e qendrës të cilat kanë tendenca të lehta drejt njëra-tjetrës.
Përsa i përket Shqipërisë ajo nuk ka patur ndonjëherë të djathtë përpos kohës së Zogut (por nuk dua të diskutoj mbi të). Pas 90 si PD ashtu edhe PS ishin të majta (PD bëri reformën agrare dhe i tha fshatarëve ta gëzoni tokën sikur t'i jepte tokat e Ramës) po ashtu edhe shumica dërrmuese e partive të tjera. Sot spektri i djathtë është zgjeruar paksa me parti të reja kryesisht të dala nga gjiri i PD pikërisht për arsye të orientimit të tyre.

Për situatën e Shqipërisë sot, do të thoja që duhet një regjim i djathtë dhe jo i qendrës së djathtë. Një regjim i tillë ka dashë vënë qysh në 92 pasi ai do të mund të ndërgjegjësonte popullsinë mbi përgjegjësitë e veta si dhe do ti bënte koshjentë mbi pasurinë (koncept pothuaj i humbur) personale dhe të përbashkët! Gjithashtu një regjim i djathtë ka tendenca të ulë kriminalitetin dhe jo anasjelltas. Duke i dhënë revansh individit ky regjim i jep një shtytje të madhe industrisë gjë që i nevojitet dhimbshëm Shqipërisë!
Politikat sociale të mirëfillta nuk mund të instalohen kur vendi ka një industri të çalë pasi ai nuk arrin të sigurojë të ardhurat e nevojshme për të përballuar një politikë të tillë (vendet e zhvilluara marrin borxh shpesh)! Kjo periudhë nuk duhet të jetë e gjatë por për mendimin tim është e domosdoshme për Shqipërinë në kushtet që ajo është.
thumbsup.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

1-E majta synon lëvizjen, revolucionin, të renë-

-Djathta rend, konservatizëm dhe ruajtjen e traditës

2-E majta përfaqëson masat popullore
-E djathta elitat dhe autoritetin.

3-E majta është karakterizuar nga kolektivizmi dhe barazitarizmi
- E djathta nga ligji, puna dhe vlerat e familjes, Ajo e ka gjetur veten në perspektivën e stabilitetit, ligjit dhe krijimit të mirëqenies si investim tek e ardhmja

4-E majta mbron të drejtat e individid, duke injoruar detyrat që ai ka
- E djathta karakterizohet nga lidhja e qartë shkakore mes veprimit dhe pasojës, punës dhe pagës, mundimit dhe shpërblimit, por dhe gabimit dhe ndëshkimit, të drejtës e detyrës, pra, nga përgjegjësia që nuk mund të ekzistojë pa lirinë e zgjedhjes dhe të veprimit. Dhe, nuk mund të ketë liri personale, pa pronë.


--------- ndoshta do te jete me e qarte keshtu
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Leopard, janë të njëjtat definicione që ke dhënë në fillim dhe nuk shprehin asgjë më shumë
shrug.gif
!
 

rrok deda

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Me duket se duke percaktuar te majten dhe te djathten jeni harruar kryesoren,e djathta eshte per lirine e individit dhe e majta per barazi ndermjet individeve.Kam bindjen se paresore ne jeten e kujtdoeshte liria.Shqiperia ka nevoje qe per disa vjet te qeveriset nga nje e djathte e forte per te eliminuar pasojat e 60 vjeteve qeverisje te majte.Kondra PD nuk eshte e majte thjesht per ref. agrare,por edhe per sjelljet e saj,te mos harrojme se donte te kthehej ne nje parti te te gjithe popullit,tipar dallues ky i te majteve.....etj,etj,etj.
 

DFV

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Te me fali hapsi e temes, por une akoma nuk di qe ne Shqiperi ne keto 14 vjet pluralizem te kete egzistuar nje e djathte e vertet apo e majte.
Ne se eshte fjala per PD dhe PS une mund te them se PS eshte parti me e djathte nga PD.
Me sakte pluripartizmi ne Shqiperi ne keto vjet ka qene me teper nje rrumpallosje alla Berisha+Nano, por kur nuk mund te thuhet per parti te majta apo te djathta.
Edhe une mendoj se per momentin teper te veshtire
qe po kalon vendi, Shqiperise i duhet nje e djathte e vertet dhe e organizuar sipas parimeve te demokracise perndimore, gje qe kurre nuk mund te indentifikohet me Pd e Berishes!
 

u74

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Une nuk besoj se e Djathta normale,ose ajo qe quhet e Djathte me orientim drejt qendres ka ekzistuar ndonjehere ne Shqiperi.

Tradicinalisht kane ekzistuar Ultra Konservatoret qe nuk kane qene mire te shkeputur nga feudalizmi.Flas per periudhen para Diktatures Komuniste.Te cilet ishin shume pak dhe si te tille nuk perfaqesonin as 5% te shqipetareve.
Pas gjithe atij presekutimi imagjinoni sa prej tyre jane trasheguar ne ditet tona, edhe sikur ata te kishin arritur te paprekur, kurresesi nuk besoj se ata do te ofronin nje zgjidhje optimale per pjesen tjeter te shqiptareve qe perbejne 95%.Kjo per vete natyren e tyre ultra konservative dhe gjithashtu bazuar edhe ne eksperiencen e tyre ne te kaluaren kohe kur ata lulezonin.

Kane ekzistuar edhe Liberalet qe jane perfaqesuar ne kulmin e tyre me Nolin dhe Gurakuqin qe per fatekeqesi te tyre dhe te Shqiperise ishin shume perpara kohes se tyre.Per rrjedhoje ua shtypen koken.

Pastaj ne skene dolen edhe Ultra te Majtet pra Komunistat me E.Hoxhen. Te cilet nuk ishin shume, por konjukturat ne politiken nderkombetare te kohes dhe keqmanaxhimi i pushtetit prej Ultra Konservatoreve i favorrizoi per te ardhur ne pushtet.

E Djathta nuk eshte kristalizuar akoma ,don edhe disa kohe,por mos u beni merak se kur te kristalizohen do ta nxjerrin koken vete.

Ultra Konservatoret po bejne nje cik perpjekje por meqense jane alergjik prej "drites se diellit" u duhet qe te punojne nen hije , sepse edhe pak jane edhe njerezit nuk bien vdekun nga dashuria e madhe per ta.

Gjithsesi une nuk mendoj se e Djathta eshte zgjidhja me optimale per kushtet ne te cilat ndodhet Shqiperia sot, ose ne nje te ardhme te afert.

Liberalet dhe te Majtit me drejtim drejt qendres jane zgjidhja me e mire per Shqiperine.

Sa per PS ne nje fare menyre eshte pozicionuar nga qendra e majte,por don prape kohe per te marre trajten perfundimtare.

PD eshte ne ndertim e siper.Krize identiteti dhe mungese lidershipi. Pozicioni krejt i papercaktuar.
 

mon

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

E para nuk jam dakort me percaktimin e se majtes se bere nga leopardi. E majta nuk eshte kufi i lirise individuale. Thjesht eshte me shume respekt i njeri tjetrit dhe i pikepamjes se njeri tjetrit.

mu me duket se jemi akoma ne feudalizem, edhe ne kohe te enverit ishim ne feudalizem megjithese ai diti ta fshihte.
psh: ai ishte mbreti, oborri mbreteror apo byroja politike ziheshin per pushtet.sarajet e mbretit ishin te mbrojtme( blloku ku nuk hynte as miza), bujkroberit(fshataret neper kooperativa), princat e vegjel qe ishin pothuajse te plotfuqishem(sekreetaret e pare).

Tashi do thoni ju ca flet ky? Ne fakt desha vetem te bej nje paralelizem mes feudalizmit dhe diktatures.

gjithsesi nuk besoj se ne shqiperi ka pasur ndonjehere qeveri te majte te mirefillte (pervec qeverise se nolit ndoshta).

Them se shqiperise i duhet nje qeveri e majte qe mbron te dobetit dhe organizon shtetin social me spitale e shkolla falas e me sektoret kyce te vendit si energjia kompani shteterore. Kompania private ka per qellim te beje perfitime per pronarin e vet ndersa sherbimi publik ka per qellim ti ofroje cdo qytetari sherbimin me cmimin me te ulet dhe me te mirin sherbim packa se ne shqiperi sot nuk punon sherbimi publik.
naten
 

mon

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Shqiperise i duhet per mendimin tim nje alternative e mirefillte e majte(gjithmone ne kushtet e pluralizmit politik). nje force qe te kerkoje qe shteti te jete me i pranishem meqe shteti supozohet te jete nje sherbetor i popullit.

E djathta zakonisht ka deshire qe shteti te merret vetem me mbrojtjen, drejtesine e rendin ndersa te tjerat ti zgjidhin njerezit mes tyre. Por une mendoj se shteti duhet te merret dhe me edukimin e qytetareve, te kujdeset per shendetin e tyre, dhe te mbeshtese me te dobetit ne menyre qe cdonjeri te kete mundesi te beje nje jete sa me te mire.

Koncepti liberal i afrohet ligjit te xhungles sipas te cilit me i forti ha me te dobtin por me sa di une shoqeria njerezore u be nja ca kohe qe po perpiqet te dale nga xhungla.

Gene nuk jam dakort me menyren se si trajton te varfrit kur thua "...pastaj te varfrit votojne..." per arsye se besoj se nje trajtim i tille teper elektoralist ben qe politika te kthehet ne nje lloj biznesi ku tregu jane votuesit. Une nuk besoj se politika eshte biznes sepse per mendimin tim politika ka per qellim jo vetem tu plotesoje deshirat qytetareve por mbi te gjitha te permiresoje qytetaret nga ana arsimore, e respektimit te njeri tjetrit, edukates etj, etj.
Per mua liberalizmi ekonomik mund te jete shume i rrezikshem, sepse ben qe hendeku midis te varferve dhe te pasurve te thellohet. Dhe sot jo me larg se ne tirane te mjafton te besh 2-300 metra per te pare se aty jetojne dy bote te ndryshme jeton benzi model i fundit, me shitesin e cigareve 15 vjec qe ka lene shkollen se nuk ka ca te haje te shpia dhe qe nuk ka asnje perspektive ne jete. Sot ka shume te pasur ne shqiperi por pasuria eshte e shperndare keq, shume keq. 5% e popullsise ka shumicen e pasurise se shqiperise.

Ndaj dhe besoj qe kjo pasuri ka nevoje per riorganizim. Nuk them tu merret pasuria me dhune, por te vendoset nje takse mbi fitimin dhe mbi te ardhurat e secilit. Kjo takse do te sherbeje per te bere shkolla, spitale e rruge prej te cilave do te perfitoje si i pasuri dhe i varferi.
Pastaj ai qe do te beje nje ndermarrje private le ta beje bile te mbeshtetet se krijon vende pune, por mbi te gjitha te mbeshtetet ai qe ka me shume nevoje ne menyre qe e gjithe shoqeria te eci me perpara. Sot kur biznesmeni vritet per konkurrence, kur punetoret vdesin ne miniera edhe pse kishin bere greve per te treguar kushtet e renda ku punonin dhe ku punojne akoma, kur grate helmohen neper fabrika kepucesh dhe nuk bejne dot greve se pushohen prej pune, besoj se kapitalizmi po tregon fytyren me te keqe te tij, besoj se ka nevoje per nje alternative te majte qe te dije ti jape pergjigje ne mos te gjithave, disave prej ketyre problemeve.

JA kshu, naten e mire te gjitheve dhe besoj qe shte bere shume mire qe eshte hapur kjo teme.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Une vazhdoj te mendoj se shqiperia ka nevoje per nje alternative te ekuilibruar dhe fleksibel.

une nuk do ta quaja politiken biznes por thjesht nje koordinim i interesave te ndryshme drejt nje obiektivi te perbashket.


Fakti eshte qe ne kemi ZGJEDHUR nje sistem te ekonomise te tregut dhe roli i biznesit (kapitalistit) eshte thelbesor ne kete sistem.
Punetori duhet mbrotur por kapitalisti duhet motivuar e ndihnuar ne momente te veshtira(taxa me te uleta). Konsideroni biznesin si embrioni i nje peme qe duhet ndihmuar ne momente te caktuara dhe duhet vjele ne momente te tjera. NJe alternative e ekuilibruar do te gjeje momentet e duhura dhe do te gjeje menyren te mbjelle peme te ndryshme qe te mos mbetemi asnjehere pa buke (nderkohe qe disa kerkojne kujdesje, te tjera mund te vilen apo mund te priten per ngrohje)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

thelbi e dallimit e majte e djathe eshte (per mua) vizioni mbi te drejten e pronesise.


PEr mua, pronesia eshte e drejta qe te jep komuniteti per te gezuar, disponuar ... nje dicka (mbase toke) sipas ligjeve te komunitetit. (eshte, pak a shume, perkufizimi ne kodin civil italian)

dy jane ceshtjet delikate

-ta jep kumuniteti
-sipas ligit te komunitetit

Ne kuptimin qe thashe me lart, komuinteti eshte sovran dhe me akt te lire i jep disa individeve disa te drejta te vecanta (dhe detyra) mbi disa "gjera". Per te motivuar personat te rrezikojne (para, kohe, iteligjence ...) ne shfrytezimin e prones (dhe krijimin e zhvillimit ekonomik), i ben ato te drejta teper te qendrueshme dhe te stabilizuara ne kohe (nga ketu vjen kthimi i pronave ish-pronareve ne shqiperi-jo nje ceshtje drejtesie por interesi afatgjate)

Ne nje konceptim te djathte, pronari aktual i nje prone eshte sovran mbi ate prone dhe me vullnetin e tij pranon te jape kontributin ne shoqeri (me ane te taxave) dhe te heqe dore nga disa te drejta te sovranitetit per te qene i mirepritur ne shoqeri (psh- pranon ti bindet ligjit kur sekuestrohet toka per interes publik)

KU QENDRON SOVRANITETI??????????
tek komuniteti apo tek pronari??????????
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

ne mbas 14 vjet "demokraci" nuk kemi vene akoma ne vend problemin e prones.
sot per nje cope toke dalin 2 pronare.
pronari i ligjshem , ai qe e ka marre me reformen e '45 edhe ai me ligjin e 7501 te Nanos e te "djathtit" berisha.

asnje njeri nuk investon ne keto kushte pronesie.

une jam i mendimit se shqiperia ka nevoje sot per nje te djathte te vertet , qe te zgjidhi ne rradhe te pare problemin e prones , si baza e pare per zhvillimin e vendit.
 

mon

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Jam dakort me ju qe problemi se kujt i perket nje prone(atij te hershmit apo te tanishmit) eshte nder problemet me te medha ne mos me i madhi qe ka shteti shqiptar sot, thjesht per faktin se nje njeri qe do te bleje nje cope toke duhet t'ua bleje dy pronareve apo me keq nuk di e kujt eshte toka sepse ka 4-5 pronare.
Gjithsesi meqe nuk e kam akoma shume te qarte teknikisht si qendron problemi a ka mundesi qe dikush te me shpjegoje? Faleminderit!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Degjo Moni,po te flasim per bejlere e cifligare e agallare,dihet se si i moren tokat ata!!Duke i sherbyer Portes se Larte!1Pra per mu nuk mund te quhen pronare tokash,por zaptues tokash ajo kategori.Do thoni ju:eee oroshi me parullen:Toka i takon atij qe e punon!!Jo!Te pakten te behet ndarja e tokes sipas ligjit te '46 sepse me cfar di une Enveri nuk kishte arritur akoma qe tua merrte te gjithe token pronareve te saj,pra toka nuk mund tu jepet edhe nje here me mijra hektare vetem disa familjeve cifligare,vetem sepse keta familje posedojne qitape Turke!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Po pse o Orosh si kujton ti se janë shpërndarë tokat në Evropë, me tapi që nga koha e majmunit?
Me luftë, konçesione, falimentim dhe rrëmbim, këto janë metodat më të përdorura për pronësimin e tokës. Pra, edhe përsa i përket atyre që ti me gjuhën e komunizmit i quan, çifligarë, bejlerë e agallarë në Evropë quhen pronarë dhe si të tillë respektohen nga sistemi e nga ligji!
Pra, toka i takon atij që ka tapinë e Turkut d.m.th, pronarit legjitim! Pavarësisht se një pjesë e vogël do marrin shumicën e tokave, kjo s'do të thotë që do ketë probleme nëpër zonat rurale përkundrazi kjo do të ndihmonte në avancimin e bujqësisë në Shqipëri si dhe urbanizimin e popullsisë, për rrjedhojë edhe industrializimin e Shqipërisë. Kthimi i tokës pronarit të ligjshëm (me disa kushte të caktuara dhe pa të drejtë të menjëhershme) i ven fshatarët në pozita pune dhe dashur pa dashur duke qenë përballë mundësisë së humbjes së tokës ai nuk do të shkojë më të punojë si roje natë (një pjesë) që të vjedhi materiale ndërtimi por do ti kthehet tokës që ta rentabilizojë atë! Në rast të kundërt toka i kthehet menjëherë pronarit dhe ky i fundit mund ta shesë, ta japë me qera apo ta vejë në prodhim!
E kam shkruar edhe përpara diçka të ngjashme dhe më duket si një zgjidhje që nuk do të mbështetej nga masat e gjera të popullsisë! Megjithatë më duket si zgjidhje ideale!
wave.gif
 

lir

Primus registratum
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

Qellimi i temes: 1)E majta, eshte e kohes se majmunit, 2)ne shqiperi nuk egziston e djathta, 3) vendosja e e se djathtes "se vertete" ne stol, Zogut..formule e njohur leopardeske

shqiperia duhet te ushtroje nje politike sociale qe do ta mbroje individin si pjestar te shoqerise por qe gjithashtu do ta nxisi ate qe te qendroje ne kembet e veta.

Gene, shteti mbahet me taksa; sidomos shteti shqiptar(qe ne te vertet nuk i mbledh taksat ashtusi duhet), qe ka shitur dhe breket per dy leke si rezultat i pajtimit te detyruar me banken botrore e politiken prostitute te evropes ndaj nesh.
Gjithashtu mendoj se shoqerite private kane nje detyrim moral dhe etik si "individ" ndaj shoqerise per faktin se lulzimi i tyre behet realitet nga mundesia e operimit qe shoqeria i krijon atyre brenda vetvetes. Ka plot mundesi te tjera qe shteti mund te perdori per te nxitur e mbeshtetur biznesin e te tre shkalleve.

Leopardi
E majta është karakterizuar nga kolektivizmi dhe barazitarizmi. E djathta nga ligji, puna dhe vlerat e familjes.
Nese ti me "barazitizem" quan ate te drejtave themelore te njeriut, ate te respektimit dhe dhemshurise qe shoqeria duhet te tregoje per ate qe ska mundesi, per te vobektin te papunin etj etj(dallimi kryesor i shoqerise njerzore nga kopeja shtazarake ne linja te trasha) atere une jam dakort me ty.Gjithashtu besoj se duhet te faleminderojme te "djathten" tende qe per ato vite qe ishte ne pushtet i mesoi popullit tone vlerat e familjes e te punes...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Re: per cfare alternative kemi nevoje SOT: te djathten apo te majten

O Lir, mund të jesh socialist (jo si i PS) por kjo s'të jep të drejtë! E djathta ka të mirat e veta ashtu si edhe e majta ka të mirat e veta! Ti flet për politika sociale që janë mëse humane dhe të rëndësishme por të cilat nuk çojnë përpara ekonominë sidomos kur kjo ekonomi është në stadet e asaj shqiptare!
Prandaj, para se të marrim përsipër të ndihmojmë të gjithë popullin me anë politikash sociale, duhet në radhë të parë të vendosim një ekonomi tregu (jo vjedhje tregu) të mirëfilltë dhe të joshim investimet pasi janë këto të fundit që do të mundësojnë aplikimin e politikave sociale në të ardhmen!

Besoj se përsa i përket socializmit (politikës sociale) shqiptarët do të jenë masivisht pro pasi është në natyrën tonë të ndihmojmë atë që nuk ka! Humanizmi i shqiptarit është dhe do të jetë përherë i pranishëm në çdo aspekt të jetës përveç luftës!
 
Top