Re: Nje votues ne Vlore eshte baraz me tre votue ne Tirane

ele

Primus registratum
Re: Nje votues ne Vlore eshte baraz me tre votue ne Tirane

E ke studiuar mire projektligjin dhe ke te dhena te sakta ne shembujt qe ke marre parasysh? Je i sigurt qe kemio te bejme me gerrymendering?
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Re: Nje votues ne Vlore eshte baraz me tre votue ne Tirane

Nano shkelmon rekomandimet e BE. PS kërkon të ruajë hartën skandaloze

Vlora, 50 mijë votues më shumë se banorë

Qarku i Vlorës ka 192982 banorë të regjistruar nga INSTAT, çertifikuar nga shteti, pranuar zyrtarisht, shpërndarë publikisht gjithandej. Por në listat e votimit të 2003-it, Vlora, nga 192 mij ë banorë, rezulton në listat e votuesve me 242700 persona=50 mijë vetë më shumë sesa popullsia. I takon që edhe ata që sapo kanë lindur në maternitet ta kenë emrin në listat e votimit dhe megjithatë duhen prapë edhe 50 mijë të tjerë. Lista e votuesve e 2001-it e Vlorës është përsëri jo 192 mijë sa ka popullsinë, por 206 mijë

Deputetët e Partisë Socialiste këmbëngulën në seancën e djeshme plenare të Kuvendit të ruajnë hartën e deformuar elektorale të vitit 2001, me të cilën ia dolën të manipulonin votën e zgjedhësve shqiptarë. Pas pesë muaj pune në një komision të ndarjes së kufijve zgjedhorë (pranë KQZ) të dominuar nga të majtët, deputetët e PS-së, sikurse kishin paralajmëruar në mbledhjen e para tre ditëve të Grupit të tyre parlamentar, u përpoqën në seancën e djeshme plenare të Kuvendit që ta rrëzojnë edhe atë projekt që kanë hartuar ekspertët e tyre. Krerët e kësaj mazhorance tërësisht të diskretituar, Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Elmaz Sherifi dhe ministrat Blushi e Majko, bënë dje të gjitha përpjekjet për të bllokuar reformën e ndarjes së re të zonave zgjedhore si dhe atë të ndryshimeve në Kodin Elektoral.

Në këto kushte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për kriteret e përcaktuara nga Komisioni i Venecias. Duke iu referuar kriterit mbi të cilin është hartuar projekti i ndarjes së re të zonave zgjedhore që ka sjellë për miratim në Kuvend Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Berisha iu bëri thirrje deputetëve të PS të heqin dorë nga spekullimet në interpretimin e kritereve, pasi sipas tij, qoftë edhe me kriterin e numrit të votuesve diferencat janë 30, 40 dhe 100% në numër, dhe kjo është evidente.

"Barazia e forcës elektorale do të thotë që zgjedhjet të zhvillohen në zona të organizuara në mënyrë të atillë, që përfaqësuesit e popullit të jenë të shpërndarë në mënyrë të barabartë", tha Berisha. Sipas tij, "kriteret e forcës elektorale janë tre: Numri i banorëve të zonës elektorale, numri i zgjedhësve të regjistruar dhe numri i votuesve. Tek ne është marrë për bazë kriteri i tretë, pasi qoftë numri i zgjedhësve, qoftë ai i banorëve janë të pasaktë, përderisa kemi lista të kontestuara ndërkombëtarisht dhe po kështu edhe numri i popullsisë".

Përballë këmbënguljes së deputetëve socialistë për të ruajtur si kriter bazë atë listave të zgjedhësve, Berisha i paralajmëroi ata që të mos veprojnë në këtë mënyrë, sepse me listat e tyre aktuale dalin 58 zona në kundërshtim me ligjin.

"Në fund të fundit, ky është një projekt që e keni bërë ju, nuk e kemi bërë ne. Neni 73 i Kodit Elektoral në fuqi, që përcakton si kriter për ndarjen e zonave numrin e votuesve në zgjedhjet e fundit, është nen i një ligji që e keni miratuar ju, nuk e kemi miratuar ne. Ne nuk kemi vota për të imponuar ligje, ne nuk kemi patur tagër për të miratuar lista, ato janë miratuar në KQZ, prandaj dhe po ju themi të mos e lidhni këtë proces me to, sepse i varrosni të dyja", tha Berisha.

Më pas, edhe kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, sqaroi të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me socialistët në praninë e ish-ambasadorit të Prezencës së OSBE, Osmo Lipponen, që përcaktojnë ndarjen e re të zonave zgjedhore duke u mbështetur në kriterin e numrit të votuesve në zgjedhjet e fundit. Topi tha se PD ka qenë në sintoni të plotë me përfaqësuesin e OSBE dhe në sintoni të plotë me faktorin ndërkombëtar, por kanë qenë deputetët e PS që ndryshuan pozicionin për të nënshkruar prapë marrëveshjen, për të korrigjuar kompozimin e KQZ-së.

"Ne kemi qenë jashtëzakonisht konsekuentë të asaj që kemi nënshkruar. Kështu që pozicioni i Grupit parlamentar të PD është mjaft i qartë: Nuk do të bëhet Kodi Zgjedhor, pa marrë në konsideratë zonat zgjedhore.

Ne jemi plotësisht të qartë në këtë poizicion", u shpreh Topi.

Këtë qëndrim e shprehu edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, i cili bëri të ditur edhe përcaktimin e projektrekomandimeve të përbashkëta Shqipëri-BE të nënshkruara më 26 nëntor në Bruksel, sipas të cilit "Zonat aktuale zgjedhore duhet të rishikohen deri në fund të 2004, në përputhje me standartet ndërkombëtare, për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe të barabartë të qytetarëve në parlament". Pas argumenteve bindëse të deputetëve të PD-së, socialistët u detyruan ta shtyjnë për sot debatin për ndarjen e re të zonave dhe për ndryshimet në Kod, ndërkohë që priten negociata mes përfaqësuesve të të dyja palëve në prani të përfaqësuesit të Prezencës së OSBE në Tiranë.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Re: Nje votues ne Vlore eshte baraz me tre votue ne Tirane

PD: Në Vlorë ka 50 mijë zgjedhës më shumë se banorë


N. Perndoj

TIRANE - Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Ilir Rusmali, bëri dje publike disa të dhëna, që konsistojnë në domosdoshmërinë e ndarjes së re të zonave zgjedhore. “PD ka kërkuar me insistim prej vitesh, që të bëhet rindarja e zonave elektorale, pasi ndarja e kryer në vitin 2000 nga PS ka qenë e shtrembër, antikushtetuese, manipuluese, i ka dhënë pa të drejtë PS të paktën 8 mandate të cilat ajo nuk i ka merituar. Ky fakt vërtetohet nga statistikat e të dhëna zyrtare, që administrata shtetërore e këtij vendi, një administratë shtetërore e PS dhe e qeverisë së saj, i ka bërë publike në ato vite. Në vitin 2001 në Shqipëri është bërë një regjistrim i popullsisë nga administrata socialiste e këtij vendi. Në vitin 2001 kanë dalë listat e zgjedhësve për zgjedhjet e atij viti. Nga këto të dhëna rezulton që në zonën e Vlorës dhe të Gjirokastrës në dallim të plotë nga dhjetë qarqe të tjera që ka vendi, ka më shumë zgjedhës sesa banorë, rast unikal në historinë e çdo vendi të këtij rruzulli. Kudo janë më pak zgjedhës sesa banorë sepse dihet nga të gjithë, që ka grupmosha, që nuk mund të votojnë”, - tha dje Rusmali. Ai theksoi se në të gjithë vendin raporti i zgjedhësve me banorët sipas atyre statistikave shkon nga 70% deri maksimalisht 90%, zgjedhës në raport me banorët e regjistruar në atë vit. “Në Vlorë dhe në Gjirokastër ka 50 mijë zgjedhës më shumë sesa banorë”, - shtoi ai. Duke iu referuar deklaratës së dy ditëve më parë të zëdhënësit politik, Gjergji Koja, sipas të cilit, qëndrimi i PD ishte i pabazë, Rusmali kujtoi se, “pikërisht Kojës i takonte t’i gjente se nga i ka marrë këta zgjedhës, të kërkonte falje për atëherë dhe për sot dhe të pranonte atë ndarje, që administrata e vet, komisioni i vet, ekspertët e vet në shumicë dërrmuese në komisionin e ndarjes së zonave zgjedhore kanë bërë dhe i kanë paraqitur Parlamentit, një ndarje e cila gjepura të tilla nuk i ka quajtur më të vlefshme. Ndaj dhe unë besoj se shifrat janë shumë më të vlefshme sesa fjalët, unë besoj se shifrat tregojnë shumë më tepër sesa komentet”. Sekretari për Çështjet Ligjore sqaroi se zhbllokimi i reformës zgjedhore do të kërkonte vetëm konsensus mes dy partive kryesore politike. “Zgjedhjet duhet të kenë në themel konsensusin. Kuadri ligjor për zgjedhjet nuk mund të jetë tjetër veçse kuadër ligjor konsensusi. PD ka të paktën tre vjet që punon për ta realizuar këtë gjë, ka të paktën tre vjet që realizon marrëveshje me PS, realizon marrëveshje me faktorin ndërkombëtar dhe u përmbahet atyre deri në gërmën e fundit. PD nuk e prish konsensusin, nuk e ka prishur as për zonat zgjedhore”, - tha ai.
 
Top