Re: Re: my Fan_Gentian Shkurti
Jemi te gjithe skafista!
Artisti nga Tirana autori i "Go West",videogami qe nga ana politike eshte jo-korrekt: me nje gomone duhet te eleminoni Guardia Di Finanzia dhe te arrini brigjet italjane. "Por e verteta eshte qe Shqiperia eshte shume me mire. Keni vetem pica dhe spageti, mos e hiqni veten si Belpaese "
Me unaza neper gishta dhe floke te mbledhur ne versionin "Bob Marley"*. 25 vjeç i diplomuar ne pikture ne akademine e Arteve te Bukura te qytetit te tij. Publicist,regjist dhe krijues videogame-sh. I kendeshem, ironik, udhetar, i lumtur: biografi interesante per nje shqipetar apo jo? Por Gentian Shkurti nuk eshte nje rast i veçante: eshte nje nga shume te rinjte e Tiranes, qe as nuk e çojne neper mendje te vijne ne Itali: "Neser do shkoj ne Rome per te takuar disa miq, do rri 2-3 dite e me pas do kthehem perseri ne shtepi. Aty nuk do me pyese askush mbi vendin tuaj: nqs bashkeatdhetaret e mi duan te vijne per pushime, mjafton ti hipin avjonit dhe vijne". Te mendosh ama qe per te marre vizen qe te vinte ne Campobasso ku e takuam, i ftuar i Dina-s, festival nderkombetar per artin dhe aktivitetet dixhitale, eshte lodhur goxha: "Kishim shkruar tek faksi-kerkese qe Gentiani duhet te vinte per pune ne Itali", shpjegon Vanni, nje nga organizatoret, "dhe fjala pune i rrenqeth mishin autoriteteve ne kufi". "Dukej e pabesushme qe qe festival dixhital i rendesishem te kishte nje pjesmarres nga Shqiperia", vazhdon Genti duke u skinjur, "me pas kur e moren vesh qe isha artist,gjithçka u rregullua". Dhe keshtu te gjithe paten mundesine te shihnin Go West, videogame-in defryes ne 3D me te cilen Gentjani po shetit neper Europe. Protagonist eshte nje gomone i drejtuar nga skafiste te pafytyre. Qellimi, silurimi i te gjitha anijeve dhe helikoptereve te Guardia Di Finanza (keshtu eshte shkruar ne udhezimet e lojes) te cilat i pengojne udhetimin. Synimi, arritja ne brigjet italjane, suksesi i te ciles jepet nga paraqitja ne ekran i pjatave me spageti dhe picave, ajo e Koloseut, sheshi "Signoria", si dhe nje garnizon vajzash te bukura mendjemadhe e fodulle: me nje fjale, Belpaese i pare me syrin e banorve te vendit te shqiponjave. Por edhe nje denoncim i dyfishte ndaj gjithe stereotipave: "Ata gjynahqare qe vine tek ju banojne me te shumten e rasteve ne toka te shkretuara, njerez qe nuk ka pare kurre asgje perveç oborrit te shtepise se vet: mendojne qe Italia eshte jete e bukur dhe TV, dhe ju kujtoni se Shqiperia eshte vend varfanjakesh dhe vrasesish". Keshtu ecen kjo bote. Nderkohe flitet per disqe, kinema dhe pushime: "25 kilometra nga Vlora gjendet nje fshat me det te virgjer dhe qe çdo vere mbushet me te rinj e me "mall" te mire per te tymosur. Cmimet, ne krahasim me Greqine psh, jane gati pergjysem". Mesa duket skafistet ne te ardhmen do te jene nepunesit e agjencive te udhetimeve qe, me ekonomine ne krize te plote, do te shoqerojne ne traget hordhi te tera milanezesh per te kaluar pushimet ne Dhermi dhe Sharana. Nuk eshte per tu çuditur: te pirdhen paragjykimet, sidomos kur mund te kursesh.
*eshte thjesht nje menyre pershkrimi i modelit te flokve te ktij djalit meqenese nuk arrita te gjeja nje krahasim te duhur.