Re: Lobi Shqiptar sugjeron zgjidhjen e problemit të korrupsionit. Shqiperia Hesht!

iriqi

Primus registratum
Re: Lobi Shqiptar sugjeron zgjidhjen e problemit të korrupsionit. Shqiperia Hesht!

Per mendimin tim eshte bere shume mire qe letra juaj nuk eshte botuar ne shtyp dhe as ju ka dhene njeri pergjigje. Nga nje veshtrim perciptazi qe i hodha, letra mu duk shume e politizuar dhe e mbushur me nje nacionalizem naiv, ne mos fshatarak.
Shqiperine do ta bejne dhe do ta shpetojne shqiptaret qe jane ne Shqiperi. Berisha dhe Nano nuk jane te perjetshem dhe Shqiperia ka plot burra te mençur qe do ta nxjerrin nga bataku ku ka rene. Po marr si shembull inkurajues presidentin e vendit, Alfred Moisiun. Por ka edhe shenja te tjera pozitive qe situata ne Shqiperi do permiresohet. Per sa i takon atyre qindra shoqatave, qeverive dhe partive shqiptare qe gjenden ne Perendim, ato veçse mund te prishin me shume pune ne vend qe te ndreqin diçka.
 
Top