Re: Kush te vije pas nanos?

D-J

Forumium maestatis
Re: Kush te vije pas nanos?

Princ Vidi
thumbsup.gif
!
 

efthimios

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

O gene Mirdita!
Mire e ke ti flori, po une po mendoja kshu thjesht dhe me shume ne menyre instiktive se fjala student i shkon per shtat pyetjes tende. E para te kete mbaruar shkenca politike (jo ekonomst, gjeneral, peshngrites, mjek apo ku di une) ne nje vend te huaj, ne nje universitet me prestigj dhe te mos jete pjella e ndonje prej atyre qe vertiten sot ne orbiten e pare rreth politikes shqiptare.
E para studentet ose me mire te them dhe qe njekohesisht jane te rrinj me ato ideale qe kane dhe ate force vullneti kane per te sjelle veç gjera pozitive. Mund te thuash qe ja dhe Rama i ri eshte por e behet me i pasur akoma po te jape kurse hajdutlleku. Besoj se me kupton ku e kam fjalen. Prandaj dhe i vura ato kushte zgjidhjeje.
E dyta ne ate moçal ku pluskon politika jone aktuale nuk mund te kalosh dhe te dalesh pa u infektuar. Te gjithe ato fytyra qe shikoj jane te pershtatshme per te bere makthe. Te gjithe ata qe jane duhet te zhduken (jo ne kuptimin ekstrem).
Pra propozim i vetem eshte te vije nga jashte nen ndikimin e nje kulture te avancuar dhe ne mos ndikimin e kultures aktuale shqiptare.
Se duam s'duam po i ndajme shqiptaret ne dy klasa. Ajo shqiptare e shqiprise dhe ajo shqiptare e botes (dmth ajo intelektualja qe i ka ikur asaj se pares).
 

fabiola

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

kryetar i partise socialiste te shqiperise,e cila mbetet organizata politike me perparimtare te ne,dhe kryeminister i republikes mund dhe duhet te behet,ne kushtet aktuale te vendit,vetem "shoku" EDI RAMA.per momentin eshte i vetmi person me "skemat mendore" racionale,shkencore,europiane ne politiken shqiptare.popullariteti i tij i ben balle barbarit sali berisha.kshu pra,pas nanos EDI RAMA.
 

babi

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Vertete mendoni se mund te kete nje recete te suksesshme ne kete rast - nese kryeministri i ri do te ishte ndryshe nga keta qe kane kaluar athere kjo do ishte zgjidhja - por ne e dime mire dhe duhet te jemi te ndergjegjshem qe pushteti nuk iken kollaj nga duart e atyre qe e kane.

Kur e mendoj se kush mund te jete nje kandidat i mundshem per kryeminister - edhe me vijne disa emra, por kur mendoj kulisat edhe labirintet ku duhet te kaloje procedura e zgjedhjes aty ngec edhe rri.

Pres te shikoj se kush do te jete ky person - qe akoma nuk e shikoj afer ne zgjedhje - dhe nuk pres te beje ndonje ndryshim.

Me sa duket ne nuk vendosim dot per vendin tone, sepse ne nuk e dime se kush na perfaqeson dhe cfare presim prej tyre.

Jashte pesimizmit - qe eshte me shumice ne mes tone - duhet shume kohe qe gjerat te ndryshojne edhe pse kupa ka kohe qe eshte mbushur e po derdhet.

booki.gif
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Dr.Sali Berisha <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />


gene.

Duam apo nuk duam ne,dr.Berisha nuk largohet nga politika pa ardhur edhe njeher ne pushtet.

Fatos Nano mund te largohet nga politika,vetem po e coi partine e tij ne opozite dhe aty vetem po e "vrane" politikisht ata qe mendojne se froni i krietarit te PS i perket njerit prej tyre(p.sh Meta,Rama,Majko,Ruci,Blushi,Barci etc).


Kusuri i skenes politike shqiptare jane figurant,qe per rolin e tyre te vogel marrin shuma me te majme, se fjala vjen nje SUPER-PROKUROR ne Itali.
(P.sh. Hijenat kadaverngrenese Gjinushi,Milo,Ceka,Xhuveli,Imami etc.)


Edhe per nja 10 vjet mos shpreso se do ndryshoj ndonje gje e madhe.

Eshte ligj i natyres dhe i shoqerise,qe nje vend te siguruar me shume mundime te mos e leshoshe pa lufte.
(Kur them lufte nuk kuptoj perleshje ndermjet njerezish te armatosur me arme zjarri apo te ftohta <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> )
 

fjorent

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Edhe per nja 10 vjet mos shpreso se do ndryshoj ndonje gje e madhe.
vetem 10 vjet? Po te kthesh koken prapa e te shikosh historine e Shqiperise do duhen qindra vite. Qe nga 1912 qe nuk jemi ne gjendje te krijojme shtet e megjithate kjo nuk na detyron te mbajme ne krye 1 kryeminister qe vetshperblehet dhe nje rrumpallist qe enderron revolucione me kallashe.
Nese shumica e shqiptareve jane rrumpalliste e kongresmene atehe ato 10 vjet mund te behen pafundesi
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Pergjigja nuk eshte aspak e lehte dhe ne kushtet aktuale e besoj qe asnje shqipetari nuk i ben zemra te formuloje nje emer dhe te profetizoje keshtu sjelljen e tij ne te ardhmen!

Probelmi eshte se pergjigjia ndaj kesaj pyetje percakton ne mase te madhe perfundimin e cdo kerkese apo proteste ndaj apo kunder qeveritareve aktuale (nga te cilet nuk presim asnje te mire).

problemi me i madh eshte se nje kryeminster nuk mjafton - merre nje trendafil, fute ne nje hale dhe do te vije ere m... menjehere!

Personalisht nuk them ndonje gje te re kur shprehem absolutisht kunder Berishes - por kjo nuk eshte pergjigje pasi u kerkua te shprehemi pro dikujt e jo kunder dikujt

personalish propozoj ASKUSH SENJEFI nga ... (momli psh)
nuk po tallem
Une propozoj nje person te panjohur
Nje nga ata qe duken si te humbur ne jete
Mundesisht ndonje profesor universiteti te urte e te pafat qe rri ne "laboratorin" e tij e nuk ndihet
Nje njeri qe nuk i kuron shume relacionet sociale e ka pak miq (nuk ka nje klan)
Nje person qe nuk te nxe goja te shash
Nje me origjine nga tirana qe te mos kene ku te kapen as me origjinen (lab, malok etj)

apo ndonje ish profesor universiteti nga ata qe nuk "hanin miq" dhe qe ka emigruar prej disa vitesh per te kerkuar pune

besoj se dikush nga ne mund te njohe nje person te tille
 

babi

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Gene,

nuk besoj se eshte zgjidhje ajo qe thua ti - duhet nje njeri i forte te rrije ne krye te vendit dhe me te forte kuptoj aftesine per te vene pak rregull ne kete shtepi te shkaterruar - jo se jam kunder profesoreve - sepse ky njeri i forte duhet te ndertoje nje kabinet me profesore te tille si i pershkruan ti.

booki.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

shqiperia (si cdo vend tjeter) ka nevoje per nje SHTET TE FORTE qe te jete i afte ta nxjerre nga gropa dhe ta vere ne rruge te mire

SHTET I FORTE nuk implikon domosdoshmerisht nje PERSON te forte ne krye

sigurisht qe personi i forte eshte me mire kur behet fjale per te dhene meritat dhe fajet ne fund te qeverisjes (eshte me e thjeshte te gjesh fajtorin tek ai)
Une mendoj se nje person i forte ne krye qe merr (vetvetiu) te gjithe meritat e arritjeve dhe vemendjen e elektoratit eshte demotivues per bashkepunetoret e tij (qe pastaj do te "kenaqen" duke vjedhur)

Une mendoj se autoriteti duhet te jete i fuqishem ne bazen e shtprehjes se pushtetit (psh polici ne rruge - duke rrespektuar te gjitha rregullat) dhe duhet te vije duke u dobesuar aty ky pushteti eshte i ligjeruar (nuk kam nevoje te jem autoritarsi person nese populli shqipetar me njeh, me ane te votes e ligjit, te drejten e sanksioneve - si insitucion)

Ne kemi nevoje pra per INSTITUCIONE TE FORTA por qe drejtohen nga persona qe nuk rreziojne te behen autoritare.

presidenti nuk ka nevoje te jete person autoritar sepse presidenca vete eshte institucion autoritar (pak a shume)

kryeministri nuk ka nevoje te jete autoritar si person sepse ligji i njeh te drejten e sanksioneve (shkarkim i ministrave etj) si institucion kryeministrise

ministrat duhet te jene disi me teper autoritare per te plotesuar me personalitet diferencen e pushtetit ligjor midis tyre e kryeminstrit
e keshtu me rradhe (me kritikat e duhura per role institucionale te ndryshme)

Une propozoj qe te kemi kujdes te mos lejojme akumulimin e pushtetit personal (karizma etj) me ate institucional qe populli shqipetar (parlamenti) jep me ane te ligjit


kjo eshte disi me e veshtire se identifikimi i nje personi te cilit i vishten meritat apo fajet per cdo ndodhi
ky propozim imlikon qe shqipetaret dueht te mesojne te idnetifiojne fajet (dhe meritat) aty ku lindin dhe te marrin masat per cdo rast.

Nuk dua te them se kryeminister mund te behet nje i paafte por nje person i afte qe personalisht nuk eshte i prirur te jete autoritar (nje diktator i mundshem)


Revolucionet kerkojne lider karizmatik - evoluconi kerkon persona qe te vishen me pushtetin ligjor dhe te jene te gatshem ta heqin kur falimentojne (sepse nuk e kane te domosdoshem)
 

Hermesss

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Per mendimin tim, me mire se fataliteti i dilemes "Kush do te vije pas Nanos?" do te ishte dilema fatale "Kush do ta heqe Nanon?"
rolleyes.gif
 

loaded

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Ne mes te keqinjve do zgjedhesh te keqin me te mire.

Ma tenton ai Edi Rama.
 

Hermesss

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Xingaro, edhe une i atij mendimi jam.

Vetem se ka nje gje: pika me e forte e Edit eshte njekohesisht edhe pika e tij me e kritikueshme -> berja e gjerave sipas kokes se vet, pa pyetur shume verdalle (dhe ketu NUK e kam per mospyetjen majtas-djathtas, me kupton besoj...)

Jemi te lodhur nga misherimet e parimit te shkopit + arres ne dore.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Fillimisht postuar nga Hermes:
[qb] Per mendimin tim, me mire se fataliteti i dilemes "Kush do te vije pas Nanos?" do te ishte dilema fatale "Kush do ta heqe Nanon?"
rolleyes.gif
[/qb]
pergjgjia e dilemes se dyte eshte pikerisht dilema e pare

Ai qe do te vije pas nanos do te heqe nanon (nqs e pranojne si alternative, e mbeshtesim dhe do te jete i fuqishem)

kush te vije pas nanos?
 

loaded

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Hermes,une jetoj jashte,edhe ndoshta me aq kohe qe vij kaloj aty nuk krijoj nje imazh te sakte te asaj qe ndodh.
Injoranca,mungesa e kultures,varferia,mentaliti i turmes,vullneti per ndryshim e bejne realitetin shqiptar nje perbindesh.Duhet dikush t'i presi koken ketij perbindeshi.Do te duhej nje hero imagjinar,do te duhej nje pike referimi.Ligji eshte diçka banale per Shqiptaret.Shqiptaret nuk kane frike nga ligji,kjo eshte gjeja me e tmerrshme.
Thone qe çdo popull meriton qeverine qe ka.Qeveria jane bijet e popullit.Perderisa ne gjithe kto vite s'ekziston nje njeri i madh ose levizje qe te marrin ne dore dhe te bejne ndryshime,atehere do te thoka qe ne shqiptaret qenkemi njerez medioker.S'meritojme asgje.Ai integrimi i famshem ne komunitetin evropian,progresi,zhvillimi,ecja perpara do ngelet vetem fragmet endrrash te intelektualeve te ndershem,por te pafuqishem.Do ngelemi ne perjetesi sherbyesit e te tjereve,do jetojme si hajdute,si emigrante,si pirater,do na blejne per nje cope buke.Sepse ashtu eshte duke ndodhur.Do harrojme identitete,krenarira,dashurine per vendin sepse megjithese i ndjejme perbrenda s'kemi forcen ti shohim ne realitet.Do na ndajne per se gjalli,do na krimbin,dhe do na shtyjne me kembe tutje.Sepse ashtu eshte duke ndodhur.
Nuk mjafton thjesht te mendosh diçka,duhet ta vesh ne zbatim ne realitet,ndryshe nuk vlen asgje.
 

eM

Paper Moon
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Fillimisht postuar nga -gene-:
[qb] shqiperia (si cdo vend tjeter) ka nevoje per nje SHTET TE FORTE qe te jete i afte ta nxjerre nga gropa dhe ta vere ne rruge te mire

SHTET I FORTE nuk implikon domosdoshmerisht nje PERSON te forte ne krye

sigurisht qe personi i forte eshte me mire kur behet fjale per te dhene meritat dhe fajet ne fund te qeverisjes (eshte me e thjeshte te gjesh fajtorin tek ai)
Une mendoj se nje person i forte ne krye qe merr (vetvetiu) te gjithe meritat e arritjeve dhe vemendjen e elektoratit eshte demotivues per bashkepunetoret e tij (qe pastaj do te "kenaqen" duke vjedhur)

Une mendoj se autoriteti duhet te jete i fuqishem ne bazen e shtprehjes se pushtetit (psh polici ne rruge - duke rrespektuar te gjitha rregullat) dhe duhet te vije duke u dobesuar aty ky pushteti eshte i ligjeruar (nuk kam nevoje te jem autoritarsi person nese populli shqipetar me njeh, me ane te votes e ligjit, te drejten e sanksioneve - si insitucion)

Ne kemi nevoje pra per INSTITUCIONE TE FORTA por qe drejtohen nga persona qe nuk rreziojne te behen autoritare.

presidenti nuk ka nevoje te jete person autoritar sepse presidenca vete eshte institucion autoritar (pak a shume)

kryeministri nuk ka nevoje te jete autoritar si person sepse ligji i njeh te drejten e sanksioneve (shkarkim i ministrave etj) si institucion kryeministrise

ministrat duhet te jene disi me teper autoritare per te plotesuar me personalitet diferencen e pushtetit ligjor midis tyre e kryeminstrit
e keshtu me rradhe (me kritikat e duhura per role institucionale te ndryshme)

Une propozoj qe te kemi kujdes te mos lejojme akumulimin e pushtetit personal (karizma etj) me ate institucional qe populli shqipetar (parlamenti) jep me ane te ligjit


kjo eshte disi me e veshtire se identifikimi i nje personi te cilit i vishten meritat apo fajet per cdo ndodhi
ky propozim imlikon qe shqipetaret dueht te mesojne te idnetifiojne fajet (dhe meritat) aty ku lindin dhe te marrin masat per cdo rast.

Nuk dua te them se kryeminister mund te behet nje i paafte por nje person i afte qe personalisht nuk eshte i prirur te jete autoritar (nje diktator i mundshem)


Revolucionet kerkojne lider karizmatik - evoluconi kerkon persona qe te vishen me pushtetin ligjor dhe te jene te gatshem ta heqin kur falimentojne (sepse nuk e kane te domosdoshem) [/qb]
Nje person i <span style="font-style: italic">forte</span> do ta conte Shqiperine drejt nje lloj dikature. Jam shume shume dakort me gene ne ate qe ka nevoje per nje <span style="font-style: italic">shtet</span> te forte.
Kemi nevoje per nje economi te mbare, institucione te pakorruptuara, nje qeveri qe i jep te drejta te njejta cdo individi.

Kush do vi pas Nanos?

Nuk e di se shpejt do te iki Nanoja. Personalisht asnje nga figurat politike ne Shqiperi tani nuk me pelqen. Rama nuk me pelqen askap, vetem fakti qe ai shpenzon tre cerekun e buzhetit per te luer ca mure dhe per te drejtuar ca rruge me acaron, jo sepse eshte gje e keqe, por sepse nderkohe qe Tirana luet Elbasani nuk ka drita, Korca ska uje a ku ta di une.

eh, une jam shume larg, dhe jo ne gjendie te jap pergjigje qe i perkasin tamam Shqiperise sot! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

rosen

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

nje person qe nuk kerkon pushtet, por vetem te qeverisi!!!
 

kastriot

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Fillimisht postuar nga albavina:
[qb] EDI RAMA [/qb]
Dmth hiq nje Nano dhe ver nje Nano &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

DFV

Primus registratum
Re: Re: Kush te vije pas nanos?

Fillimisht postuar nga kastriot:
[qb]
Fillimisht postuar nga albavina:
[qb] EDI RAMA [/qb]
Dmth hiq nje Nano dhe ver nje Nano &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/tongue.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
Edi Rama nuk eshte Nano
Ne fund te fundit ne se ne Shqiperine tone te varfer do te behej nje Poll per te zgjedhur qeveritarin me te suksekshem post komuniste , mendoj se Edi Rama do ishte fituesi.
Per mua nje qeveri me kryeminister te Shqiperise
Edi Ramen, me zv.krym.Bamir Topin,minister te jashtem Besnik Mustafaj dhe minister rendi Ilir Meta do te ishte shpetimi i Shqiperise. E di qe eshte e pa realizushme sepse nuk eshte e lehte qe te pranohen zgjedhjet me te mira!!!
 
Top