Re: Informacione rreth ekonomise ne Shqiperi

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Re: Informacione rreth ekonomise ne Shqiperi

Mizsei: Investimet në vend, shumë të ulëta


780 mijë shqiptarë jetojnë në linjën e varfërisë absolute për të reduktuar numrin e tyre. Shqipërisë i duhen rreth 36 miliardë dollarë për dhjetë vitet e ardhshme, ndërkohë që Shqipëria arrin të sigurojë vetëm 15 miliardë dollarë


Investimet në vend janë shumë të ulëta, ndërkohë që infrastruktura e qeverisjes është shumë e dobët. Kështu ka deklaruar ndje para largimit nga Shqipëria, ndihmëssekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, zoti Kalman Mizsei. Zoti Kalman erdhi në Tiranë tre ditë më parë për të marrë pjesë në një konferencë kombëtare të ekipit të Kombeve të Bashkuara, PNUD-it, qeverisë shqiptare dhe donatorëve. Ai deklaroi se Shqipëria nuk duhet të kishte këto ritme zhvillimi. Sipas tij, ato duhej të ishin më të larta të paktën në masën 8 deri në 9%.

Sipas zotit Kalman Mizsei, tha se, Shqipëria paraqet probleme me varfërinë në vend dhe ajo është shumë e larta për të reduktuar varfërinë.

Shqipëria sipas tij nuk ka asnjë arsye që të jetë në këtë nivel në të cilin ndodhet aktualisht, pasi sipas tij ajo nuk është e pushtuar nga asnjë shtet tjetër e as nga ndonjë ideologji. Zoti Mizsei i referohet kështu ritmeve të dobëta të zhvillimit ekonomik të vendit, të cilat janë rreth 6% në vit.

Korrupsioni është kyç i mosqeverisjes dhe qeveria duhet të marrë angazhimet e saj në këtë drejtim, nga i cili varet përmirësimi i jetës së njerëzve.

Ai i kërkonin qeverisë shqiptare rritje të investimeve të huaja në vend, dhe më shumë të plotësojnë angazhimet që kanë marrë para popullit të vet.

Sipas zotit Mizsei, Shqipëria duhet të kishte siguruar të paktën 500 milionë dollarë investime dhe një ritëm vjetor rritje prej 8 deri në 9%, sepse nuk kishte asgjë që ta pengonte, por faktin se Shqipëria ka siguruar vetëm 153 milionë dollarë investime në vitin 2002, tregon se zhvillimi i vendit është dëmtuar.

Po kështu edhe përfaqësuesi zyrtar i FMN-së u shpreh se, vendi ka nevojë për reforma dhe për të rritur më shumë bazën e taksueshme.

Të ardhurat e vendit janë shumë të kufizuara të paktën 50% e ekonomisë është ilegale dhe nuk paguan taksat, çka do të thotë më pak të ardhura për të mbuluar shpenzimet sociale apo ato të minimizimit të varfërisë

Në vend investimet e huaja për vitin 2002 ishin 153 milionë dollarë, ndërkohë që deri në 2015, Shqipërisë i duhen plot 21.1 miliardë investime të huaja për të ulur varfërinë dhe për t'u marrë në konsideratë nga BE. Deri tani Shqipëria paraqitet në nivelin e dobët në kapërcimin e disa prej problemeve që shqetësojnë vendin, siç janë varfëria dhe vdekshmëria e lartë foshnjore. Shqipëria është shumë e varfër në investime publike dhe ka probelme të mëdha me sistemin shëndetësor, i cili është i pareformuar. Kursimet vendase janë dy herë më të vogla nga kërkesat që ka ekonomia e vendit për të shpëtuar të paktën 100 mijë shqiptarë nga varfëria.
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Re: Informacione rreth ekonomise ne Shqiperi

PRURJET E EMIGRANTEVE

Prurjet e emigranteve gjate vitit 2003 kane rezultuar rreth 780 milione dollare, shume kjo me e larte se shifra e vitit te kaluar. Banka e Shqiperise ka publikuar nivelin e dergesave te emigranteve per vitin 2003 ne nje raport per bilancin e pagesave te ketij viti. Sipas shifrave te servirura nga banka qendrore, te ardhurat e emigranteve jane gati sa gjysma e vlerave monetare qe ekonomia vendase ka nxjerre jashte per importin e mallrave. Mirepo shifra prej 780 milione dollare megjithese me e larta e viteve te fundit nuk besohet te jete shume progresive me ate te vitit te kaluar po te kemi parasyh se, vlera e dollarit vitin e fundit ka rene dukshem. Shumica e emigranteve shqiptare po e ushtrojne veprimtarine e tyre jetesore ne vendet e euros. Dhe si te tilla dergesat e tyre jane ne euro. Keshtu qe mbicmimi me gati 30 perqind i euros ndaj dollarit ben qe ne njefare menyre rritja shifrore mbi dergesat e emigranteve te jete fiktive. Megjithate Banka e Shqiperise ne anocimin e saj nuk ka bere komente dhe krahasime ne lidhje me treguesin e prurjeve te emigranteve. Sakaq, Departamenti Statistikor i FMN ka keshilluar Banken e Shqiperise dhe do te jape asistence ne lidhje me matje me te sakta mbi disa tregues te bilancit te pagesave e sidomos per prurjet emigranteve. Banka e Shqiperise ne raportet e pervitshme te saj ka bere te ditur se, te ardhurat e emigranteve qe finacojne ne menyre te konsiderueshme deficitin koherent do te vijne ne vitet e ardhshme ne ulje. Pasi vleresohet se, emigrantet kane krijuar familje ne vendet ku jetojne e per rrjedhoje kursimet e tyre do t'i ruajne ne bankat e ketyre vendeve. Si rezultat i kesaj situate Banka e Shqiperise i ka kerkuar qeverise dhe aktoreve te tjere qe te bejne studime dhe te gjejne zgjidhje te tjera te qendrueshme per financimin e deficitit tregtar, i cili por rritet nga viti ne vit. Gjithsesi, aktualisht dergesat e emigranteve mbetet burimi me i madh i financimit qe vjen nga jashte ne favor te ekonomise shqiptare.
 
Top