Raporti OSBE/ODIHR, Rama: Kambanë alarmi për zgjedhjet
TIRANË- Lideri socialist, Edi Rama ka komentuar sot raportin final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare në vendin tonë.

Duke u bazuar në konkluzionet e raportit, Rama theksoi se gjendja e demokracisë në Shqipëri është kritike, zgjedhjet e 28 qershorit nuk i përmbushën standardet për të cilat socialistët u përpoqën gjatë gjithë periudhës përgatitore të zgjedhjeve dhe që qytetarët e vendit meritojnë, ndërkohë që raporti është një kambanë alarmi për zgjedhjet.

“Përsëritim bazuar në këtë raport se qëndrimi ynë i kushtëzuar ndaj kuvendit që doli nga zgjedhjet është rruga ku kalon transparenca e domosdoshme për gjithçka që ka mbetur e errët dhe që fshihet në kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore që janë pjesë e konstatimit se në 1/3 e qendrave është numëruar keq dhe shumë keq”- theksoi Rama .

Sipas Ramës, 28 qershori është një shans të humbur për qytetarët e këtij vendi, që si qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s meritonin zgjedhje të standardeve të një vendi anëtar të NATO-s.
“PS e vlerësojmë me mirënjohje dhe certifikimin në raport për rolin e luajtur në procesin para dhe elektoral, kontribut që do të duhej t’i paraprinte një suksesi të zgjedhjeve në kuptimin e standardeve evropiane, demokratike, perëndimore për të gjithë zgjedhësit. Ishim ne që ofruam konsensusin dhe bashkëpunimin për infrastrukturën ligjore e zgjedhore që përmendet në raport, si pjesë e një arritjeje të prekshme, por në të njëjtën kohë jemi ne që konfirmojë se raporti i jep përgjigje të drejtë shqetësimit tonë të thellë, me bindjen se zgjedhjet ishin të cenuara në thelbin e tyre dhe në të gjithë ecurinë e leximit të raportit shprehet qartësisht ky cenim”- tha ai.

Rama nënvizoi se cenimet dalin qartë duke filluar nga njehsimi i shtetit me pushtetit, mungesa e transparencës, pabarazia në garë, aksesi i pabarabartë në media, kërcënimi i administratës dhe bërja e saj palë në zgjedhje dhe te procesi i keq dhe shumë i keq i numërimit të votave.

OSBE: Zgjedhjet pa standarde të larta

TIRANË – Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nuk realizuan plotësisht standardet më të larta për zgjedhje demokratike. Ky është përfundimi i raportit përfundimtar për zgjedhjet nga OSBE-ODIHR-i, i publikuar vetëm dje, pas tre muajsh nga përfundimi i procesit zgjedhor.

Në një raport prej 36 faqesh, OSBE-ODIHR-i përfshin gjithë procesin zgjedhor, ku evidentohet mbi të gjitha fakti se drejtimi i zgjedhjeve demokratike në vend varet kryesisht edhe nga angazhimi i të gjitha partive politike shqiptare për të respektuar ligjin, si dhe kryerjen e detyrave të tyre zgjedhore me përgjegjësi për të ruajtur integritetin e procesit.

Sipas raportit, zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit shënuan progres në lidhje me regjistrimin e votuesve, procesin e identifikimit, kuadrin ligjor, të miratuar në mënyrë konsensuale nga dy partitë kryesore, të votimit, numërimit dhe gjykimin e kontestimeve.

Por, OSBE-ODIHR-i vëren se këto përmirësime substanciale u zbehën nga politizimi i aspekteve teknike të procesit, si dhe nga shkeljet e vëna re gjatë fushatës zgjedhore, duke përfshirë procesin e numërimit të votave, i cili në disa zona u bllokua përkohësisht.

“Këto veprime të partive politike e kanë minuar besimin e publikut në procesin zgjedhor”,- thuhet në raportin përfundimtar të zgjedhjeve. OSBE-ODIHR rekomandon që partitë politike duhet të tregojnë vullnetin politik për mbarëvajtjen e zgjedhjeve demokratike. Raporti evidenton gjithashtu faktin se zgjedhjet u zhvilluan sipas një Kodi të ri Zgjedhor.

Kodi i ri jep disa rekomandime më vete, që janë ofruar më parë nga OSBE/ODIHR-i, që, sipas raportit, sollën përmirësime të rëndësishme, siç ishte sistemi i ri zgjedhor, kompjuterizimi i regjistrit të popullsisë.

“Në përgjithësi, korniza ligjore ofron një themel të plotë teknik për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Megjithatë, një numër i dispozitave duhet të rishikohet me qëllim që të sjellë kuadrin ligjor në përputhje të plotë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare”,- thuhet në raport.

Kartat

Procesi i kartave të identifikimit ishte nga çështjet më të debatueshme të procesit, ku risillet shqetësimi i partive opozitare të cilat hodhën dyshime për manipulime.

Raporti vë re se këtu u konstatuan dhe mosmarrëveshjet më të mëdha politike, ku qeveria nuk arriti të japë numrin e saktë të personave pa pasaportë që arritën të pajiseshin me karta identifikimi.

Raporti konstaton gjithashtu me shqetësim se zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis mjaft të polarizuar, pavarësisht incidenteve të pakta.”Të gjitha partitë që konkurruan në këto zgjedhje, ishin në gjendje të bënin fushatë në të gjithë vendin. Në disa raste, fushata u dëmtua nga përdorimi i një gjuhe tepër të ashpër”,- thuhet në raport.

Vëzhguesit kanë pranuar edhe mjaft deklarata, ku disa prej tyre edhe janë vërtetuar për presion ndaj administratës publike, me qëllim pjesëmarrjen në aktivitetet zgjedhore të PD-së. “Veçanërisht u prekën punonjësit e sektorit publik dhe studentët e universitetit”,- thuhet ne raport.

Gjithashtu, sipas OSBE-ODIHR-it qeveria ka përdorur inaugurimet e projekteve të infrastrukturës, për qëllime fushate. E njëjta situatë vërehet edhe për kryetarin e PS-së, Edi Rama, por për këtë të fundit, shumë më pak.

Raporti verën gjithashtu se zëvendësimet që u bënë nga partitë politike qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ndikuan negativisht në punën e mjaft komisioneve zgjedhore zonale. I njëjti problem u vu re edhe tek komisionet e qendrave të votimit, ku disa qendra votimi u hapën me vonesë për shkak të zëvendësimit të anëtarëve në minutën e fundit

Dita e zgjedhjeve

Dita e zgjedhjeve të përgjithshme ishte e qetë dhe paqësore, sipas raportit të OSBE-ODIHR-it. Vëzhguesit e vlerësuan pozitivisht votimin në 92 për qind të qendrave të votimit të vizituara, por u vunë në dukje një numër i caktuar i shkeljeve procedurale.
Problem i evidentuar ende nga vëzhguesit është votimi i gjerë familjar, raste të votimit të autorizuar, si edhe përpjekje për të ndikuar dhe ushtruar presion mbi votuesit.

Numërimi i votave është vlerësuar si i keq ose shumë i keq në 22 nga 66 qendra e numërimit të fletëve të votimit. Me vazhdimin e numërimit, thotë raporti, partitë politike filluan të ndërhyjnë më aktivisht, sidomos aty ku rezultatet dukej se ishin të përafërta.

Në një numër qendrash numërimi, thotë raporti i ODIHR-it, kutitë nuk u numëruan ose rezultatet nuk u përfshinë në tabelën agregate. Sistemi i ri elektronik i monitorimit, sipas raportit, duket se ka arritur vetëm pjesërisht qëllimin në rritjen e besimit, si dhe në procesin e transparencës.

INTERVISTE / Pas raportit final për zgjedhjet në Shqipëri, zëdhënësi i OSBE/ODIHR-it Jens-Hagen Eschenbacher ka deklaruar sot gjatë një interviste se përmirësimet në zgjedhje u vunë në hije nga politizimi i aspekteve teknike dhe disa shkeljeve gjatë fushatës.

Sot, raporti përfundimtar i vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të qershorit në Shqipëri arrin në përfundimin se ka pasur përmirësime, por se zgjedhjet nuk shënuan një plotësim të standardeve më të larta për zgjedhje demokratike.

Sipas raportit të OSBE-së zgjedhjet u zhvilluan të qeta në përgjithësi, por pati edhe disa shkelje procedurale.

Raporti bën disa rekomandime të reja, por vë gjithashtu në dukje se disa prej tyre janë bërë edhe më parë nga OSBE-ja, por ende nuk janë zbatuar.

Disa nga rekomandimet përfshijnë një thirrje bërë partive politike për të demonstruar vullnet politik për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, mospërfshirje të partive politike në caktimin e organeve që gjykojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, eliminimin e presionit ndaj punonjësve të administratës publike, forcimin e mekanizmave institucionale për keqpërdorimin e burimeve administrative në fushatë.

Raporti thotë se ndërsa plotëson shumicën e angazhimeve të OSBE-së, zgjedhjet nuk realizuan në mënyrë të plotë potencialin e Shqipërisë për të zbatuar standardet më të larta për zgjedhje demokratike. Pse ndodhi kjo?
Së pari, kunkluzioni ynë ishte se zgjedhjet plotësuan angazhimet kryesore të OSBE-së, kështu që vlerësimi i përgjithshëm është pozitv. Ne arritëm në përfundimin se ka përmirësime në një numër fushash, për shembull për sa i përket sistemit të ri të regjistrimit të votuese, për sa i përket futjes së kartave të identitetit që përmirëson indentifikimn e zgjedhësve. Kuadri ligjor është përmirësuar në mënyrë konsensuale nga të dy partitë kryesore dhe gjithashtu numërimi i votave ka ndodhur në një mënyrë më të përmirësuar krahasuar me zgjedhjet e mëparshme.

Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe nga një vend i tillë priten standardet më të larta. Pse nuk janë arritur këto gjatë këtyre zgjedhjeve?
Po, përveç pikave pozitive, ne gjithashtu vumë re se këto zgjedhje nuk realizuan në mënyrë të plotë potencialin e Shqipërisë për të zbatuar standardet më të larta për zgjedhje demokratike. Kjo, në një masë të madhe, ndodhi për shkak të mungesës së angazhimit nga të gjitha partitë politike për të respektuar përmbajtjen dhe synimin e ligjit për të shpërndarë detyrat zgjedhore në mënyrë të përgjegjshme për të ruajtur integritetin e procesit.

Cili është roli i qeverisë në këto probleme?
Nëse pyesni për rolin e qeverisë, ne në këtë fazë sigurisht kemi publikuar raportin tonë përfundimtar. Ne ia kemi dërguar atë autoriteteve nëpërmjet kanaleve të OSBE-së. Raporti përfshin rekomandime për përmirësime për zgjedhjet e ardhshme që mund të konsiderohen nga qeveria me qëllim që të përgatitet për zgjedhjet e ardhme.

Cilat janë disa nga rekomandimet që ju i jepni qeverisë shqiptare?
Rekomandimet nuk i drejtohen vetëm qeverisë. Ato i drejtohen të gjithë forcave pjesëmarrëse në procesin zgjedhor. Një nga rekomandimet kyçe që ne bëjmë në raport është që të gjitha palët e interesuara në proces, veçanërisht partitë politike, të marrin seriozisht angazhimet e tyre, ose përgjegjësitë që kanë, të zbatojnë përgjegjësitë që kanë në një proces zgjedhor. Ne kemi vënë re se aspekti teknik i procesit elektoral u politizua shumë dhe partitë votuan p.sh. në komisionet zgjedhore përgjatë linjave partiake, gjë që pati efekt negativ në procesin zgjedhor.

Shumë do të varet nga ky raport i OSBE-së. Opozita shqiptare po bojkoton parlamentin dhe ata kanë hedhur akuza për mashtrim gjatë zgjedhjeve. Si e vlerësoni ju këtë qëndrim të opozitës?
Roli ynë nuk është për të ndërhyrë në proceset e brendshme politike. Roli ynë është të vëzhgojmë zgjedhjet dhe të raportojmë për gjetjet tona. Dhe kjo është çka kemi bërë ne. Gjetjet tona janë përfshirë në këtë raport dhe i takon tani palëve të interesuara në këtë proces zgjedhor, dhe në zgjedhjet në përgjithësi në Shqipëri, që të nxjerrin konkluzionet e tyre nga raporti.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22316. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22316