Raporti i ODIHR, Rama: Provat e manipulimeve janë brenda kutive

Albforumi

Primus registratum
Raporti i ODIHR, Rama: Provat e manipulimeve janë brenda kutive

“U konfirmuan shqetësimet që janë shprehur nga PS”</p>


Raporti i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 28 qershorit përligj qëndrimin e Partisë Socialiste se demokracia në Shqipëri është në rrezik. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pasi e ka lexuar me shumë vëmendje, siç konfirmoi ai. Në vlerësimin e Ramës, standardet nuk janë përmbushur, madje në raport gjenden fakte konfirmuese të shqetësimeve që janë shprehur edhe më parë nga kjo parti. Në reagimin zyrtar të selisë rozë, pas publikimit të raportit përfundimtar të dy organizatave që u vënë notën zgjedhjeve, kreu i PS-së vlerësoi arritjet e këtyre zgjedhjeve që, sipas tij, janë falë konsensusit të opozitës, po ashtu vuri në dukje edhe gjërat që janë bërë keq. Në këndvështrimin e kreut socialist këtu bëhet fjalë për një krim shtetëror, ndaj kushtëzimi i hyrjes në Parlament nuk lidhet vetëm me zgjedhjet e djeshme, por edhe me zgjedhjet e ardhshme. “Ne konsiderojmë bazuar pikërisht te ky raport, se gjendja e demokracisë në Shqipëri është kritike dhe se zgjedhjet e 28 qershorit nuk i përmbushën ato standarde për të cilat ne socialistët u përpoqëm gjatë gjithë periudhës përgatitore që u parapriu zgjedhjeve dhe të cilat qytetarët e qytetaret e këtij vendi meritojnë. Madje, ne gjejmë në këtë raport një vlerësim konfirmues për analizat dhe qëndrimet tona lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit dhe për ne, ky raport është një kambanë alarmi për gjendjen e zgjedhjeve në Shqipëri”, deklaroi Rama.</p>


Kryetari i selisë rozë e bazon kushtëzimin e hyrjes në Parlament te raporti i OSBE-ODIHR-it, po aq sa nxiton ti japë një përgjigje hartuesve të këtij raporti. Rama nuk e pranon konstatimin se nuk ka prova që të tregojnë manipulimin e rezultatit, pasi, sipas tij, e vërteta ndodhet në kutitë e pahapura. Fakt për të bazuar këtë përgjigje mbetet një tjetër konstatim, që në 22 qendra numërimi ky proces është bërë keq. “Kjo është arsyeja themelore pse ne kërkojmë hapjen e kutive të votimit dhe të materialeve zgjedhore. Përderisa është konstatuar nga monitorët e paanshëm, se numërimi në 22 qendra, pra në 1/3 e qendrave është bërë keq dhe shumë keq, kjo është e mjaftueshme për të bërë transparencë dhe është në interesin e të gjithëve. Interesi ynë nuk është ndryshimi i pushtetit në tavolinë. Interesi ynë është garantimi i procesit elektoral një herë e mirë dhe çlirimi i procesit elektoral një herë e mirë nga gjithë këto cenime që kanë të bëjnë në fakt me një mekanizëm të vetëm, që është mekanizimi i deformimit të vullnetit të qytetarëve përmes mekanizmave dhe fuqisë së shtetit”, vërejti Rama. Sipas tij, është në interesin e qytetarëve të këtij vendi dhe që ka të bëjë me cilësinë e lirisë dhe demokracisë, që të bëhet transparencë e plotë, duke i konsideruar kushtet e vendosura nga PS-ja, si mekanizma që e garantojnë këtë transparencë. Hapja e kutive të votimit, vijoi ai, dhe të materialeve zgjedhore, për të cilat ka pretendime apo dyshime, është një normë demokratike që duhet të vendoset në Shqipëri. “Për të mos lejuar më që cilido qoftë të vërë çfarë të dojë, duke pasur garancinë se ajo që futet në kuti si një votë e shtuar arbitrarisht apo si një listë zgjedhore e ndryshme nga ajo e shpallura, nuk do të hapet më kurrë dhe kështu askush nuk dënohet për këtë”, konstatoi Rama. Edhe pse raporti vëren se Kodi Zgjedhor ka ende nevojë për përmirësime ligjore, Rama u ndal te konsensusi për kodin që solli miratimin para këtyre zgjedhjeve pa dhënë një përgjigje nëse PS-ja do jetë e gatshme të bashkëpunojë më tej me mazhorancën. “Ishim ne, Partia Socialiste që ofruam konsensusin dhe që ofruam një bashkëpunim konstruktiv për atë infrastrukturë ligjore e zgjedhore që përmendet në raport si pjesë e një arritjeje të prekshme”, deklaroi Rama.(Shqip)</p>
fp3wgEMKGJY

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22399. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22399
 
Top