Raporti i Komisionit "Patozi" per Sallakun.
"RD" boton raportin e plotë të Komisionit "Patozi". Aksidenti i Shkallnuerit, trafiku i drogës, armëve dhe korrupsioni në Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës dhe "Albtelekom"
Sollaku fshehu krimet e Ramës, Nanos dhe Abdiut
Gazeta "RD" po boton të plotë raportin e Komisionit Parlamentar "Patozi" për t'i dhënë mundësi publikut që të njihet në detaje me malin e krimeve të Prokurorit të Përgjithshëm, Thodhori Sollaku. Hetimet e kujdesshme, provat e mbledhura, dëshmitë e Sollakut dhe të viktimave të papërgjegjshmërisë, makutërisë, paligjshmërisë, antikushtetueshmërisë, paaftësisë së kryeprokurit të vendit, zbulojnë para publikut një prej arsyeve kryesore të kapjes së shtetit nga mafia dhe krimi i organizuar. Sollaku, në mënyrë të përsëritur, të vetëdijshme dhe për motive krejtësisht korruptive identifikohet qartazi si një nga përgjegjësit kryesorë të degradimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, gjatë viteve që pushteti ishte uzurpuar nga socialistët.
Për vetë volumin e saj, jemi të detyruar që dosjen "Sollaku" ta botojmë në disa numra të gazetës. Sot, në kapitullin e parë janë trajtuar faktet që kanë të bëjnë me inkriminimin e drejtpërdrejtë të kryeprokurorit përmes veprimit, apo mosveprimit të tij për vepra të rënda penale, që nga aksidenti i Shkallnuerit dhe trafiku i armëve, që implikonin ish-kryeministrin Nano dhe ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetues, Fehmi Abdiun, dhe deri tek korrupsioni që gëloi në foletë e pushtetit të kryetarit aktual të Partisë Socialiste, Edi Rama, apo në kompaninë shtetërore "Albtelekom".
Në këtë pjesë të raportit të Komisionit "Patozi" janë shqyrtuar çështjet e bëra publike në media, denoncimet e deputetit Nikoll Lesi, si edhe gjetjet skandaloze dhe akuzat që janë formuluar nga Komisionet Hetimore Parlamentare gjatë legjislaturës së shkuar. Të gjitha këto krime janë mbuluar, nuk janë hetuar dhe nuk janë ndëshkuar, pasi Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku kishte pakt me autorët e tyre.
RAPORT I KOMISIONIT HETIMOR PARLAMENTAR PER SHQYRTIMIN E KERKESES SE NJE GRUPI DEPUTETESH PER NISJEN E PROCEDURES SE SHKARKIMIT NGA DETYRA TE PROKURORIT TE PERGJITHSHEM
HYRJE
Komisioni hetimor parlamentar, i ngritur për nisjen e procedurave të shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm, i paraqet Kuvendit të Shqipërisë raportin përfundimtar, i cili është mbështetur plotësisht në provat, faktet dhe dëshmitë e paraqitura zyrtarisht gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij.
Gjatë 2 muajve të mandatit të vet, që nga data 4 maj 2006, kur Kuvendi i Shqipërisë miratoi me vendimin e tij nr. 31, date 04.05.2006, përbërjen e komisionit hetimor dhe deri më 4 korrik 2006, është kryer një volum i jashtëzakonshëm pune, janë zhvilluar 27 seanca, të gjitha të hapura për publikun, me një frekuencë pothuajse një mbledhje në çdo dy ditë.
Gjatë seancave të Komisionit Hetimor, përveçse janë paraqitur provat e marra zyrtarisht nga institucionet e shtetit, janë pyetur edhe një numër i konsiderueshëm dëshmitarësh, dëshmitë e të cilëve kanë shërbyer që komisioni te arrinte në hartimin dhe pastaj miratimin e një raporti përfundimtar profesional, i cili përmbushte plotësisht planin tonë të hetimit. Gjatë mandatit te tij, komisioni ka thirrur dhe pyetur dy herë vetë subjektin e hetimit, Prokurorin e Përgjithshëm, zotin Theodhori Sollaku, dëshmitë e të cilit kanë pasur vlerën e vet të veçantë në raportin përfundimtar dhe në konkluzionet e komisionit.
Në dy muajt e kohës që kishte në dispozicion, komisioni ka shqyrtuar me qindra dokumente dhe dosje të mbërritura në adresë të komisionit, me kërkesë të anëtarëve të tij, nga Prokuroria e Përgjithshme, Kryeministria, Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe e Energjetikës, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Shërbimi Informativ Shtetëror, Avokati i Shtetit, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, gjykatat dhe prokuroritë e rretheve, të cilat janë përdorur si prova në shërbim të hetimit dhe më pas në funksion të raportit përfundimtar. Është për t'u vërejtur fakti se ndërsa të gjitha institucionet e tjera kanë treguar një gatishmëri të admirueshme për t'iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave të Komisionit Hetimor, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme ky bashkëpunim ka çaluar. Nga ana e saj është vërejtur një tendencë e qartë për të penguar dhe zvarritur dokumentet për komisionin, madje në disa raste ajo nuk i ka respektuar fare kërkesat e komisionit, herë me argumente të pamotivuara dhe herë duke mos kthyer fare përgjigje.
Gjatë punës dymujore, komisioni ka qenë tërësisht korrekt dhe strikt me Kushtetutën, ligjet e këtij vendi dhe rregulloren e brendshme të Komisionit Hetimor Parlamentar, në të gjitha procedurat dhe afatet ligjore. Po kështu, në komision ka pasur përpjekje të mëdha për të ruajtur etikën e komunikimit, me gjithë agresivitetin e vazhdueshëm dhe të panevojshëm të përfaqësuesve të opozitës, ndërkohë që janë trajtuar me respektin maksimal të gjithë ata që kanë ardhur për të dëshmuar përpara komisionit.
Ky raport u hartua pa kontributin e përfaqësuesve të opozitës, të cilët, dhjetë ditë para përfundimit të mandatit, bojkotuan punimet e Komisionit Hetimor, me pretendimin se u ishte rrëzuar një vendim i ndërmjetëm për thirrje dëshmitarësh. Duhet theksuar se qëndrimi i përfaqësuesve të opozitës në Komisionin Hetimor ka qenë obstruksionist që nga nisja e punës së tij, e deri në vendimin për të braktisur seancat.
Pretendimet e tyre ndaj komisionit kanë qenë të gjitha të pabazuara, edhe për shkak se qëndrimet e përfaqësuesve të opozitës në këtë proces kanë qenë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Fillimisht, anëtarët e opozites ne komision bënë gjithçka që Komisioni Hetimor të mos ngrihej, më pas erdhën atje me synimin e qartë për ta bllokuar, zvarritur dhe tensionuar punën normale të tij. Më pas e quajtën antikushtetues dhe pasi morën përgjigje negative nga Gjykata Kushtetuese, u përpoqën që të fusnin komisionin në kolaps, me kërkesa nga më absurdet. Pasi ishin treguar krejtësisht pasivë dhe jobashkëpunues për më shumë se një muaj e gjysmë, papritur përfaqësuesit e opozitës "zgjohen" dhe kërkojnë që javën e fundit të thërrasin në komision rreth 100 dëshmitarë, mes të cilëve një numër i konsiderueshëm personalitetesh të trupit diplomatik të vendeve të Perëndimit në Tiranë, si dhe zyrtarë të lartë të Antimafias italiane. Për shumicën e anëtarëve të komisionit, kjo u konsiderua si një përpjekje për të bllokuar hetimin dhe një provokacion që i bëhej jo vetëm Kuvendit të Shqipërisë, por edhe përfaqësive diplomatike të nderuara të Perëndimit në Shqipëri. Pas rrëzimit të projektvendimit të tyre, përfaqësuesit e opozitës braktisën në shenjë proteste Komisionin Hetimor dhe nuk u kthyen më deri në ditën e fundit të mandatit të tij, kur u miratua raporti përfundimtar, duke humbur kështu edhe shansin e paraqitjes së mendimit të pakicës.
KAPITULLI I
HYRJE
Një nga pikat e planit të hetimit të komisionit hetimor ishte edhe shqyrtimi i veprimtarisë konkrete të Prokurorit te Përgjithshëm në lidhje me veprimtarinë, bashkëpunimin dhe detyrimin kushtetues dhe ligjor për ushtrimin e ndjekjes penale me iniciativë prej organit të prokurorisë.
Për këtë qëllim u morën në shqyrtim dhe analizuan disa fakte dhe rrethana të bëra publike nëpërmjet mjeteve të informimit publik apo nëpërmjet veprimtarisë së organeve që kanë të drejtën e mbledhjes së informacionit të specializuar, siç është Kuvendi, me anë të komisioneve hetimore parlamentare.
Të tilla në planin e hetimit ishin:
1. Çështje të bëra publike në media
Çështja e Shkallnuerit (media e shkruar);
Kapja e një sasie lënde narkotike zënë në autobusët e kompanisë "Albania Interlines", viti 2003 (media e shkruar);
Biseda e transkriptuar Nano-Abdiu, për trafikun e armëve në dhjetor 1997;
2. Veprimtaria e komisioneve hetimore parlamentare, nga të cilat u shqyrtuan raportet e përgatitura nga komisionet hetimore "Per shqyrtimin e ligjshmërisë së përdorimit të fondeve publike në MKRS. dhe në Bashkinë e Tiranës për periudhën 1999-2002", të ngritur në bazë të vendimit të Kuvendit nr. 70, datë 10.03.2003 dhe komisoni hetimor parlamentar "Per Albtelekom sh.a.."
(Në lidhje me çështjen e sasisë së lëndës narkotike zënë në autobusët e kompanisë "Albania Interlines", viti 2003, materiali i kërkuar nuk u mor në shqyrtim edhe për faktin se cështja gjyqësore tashmë ndodhet për gjykim pranë Gjykatës së Lartë, kështu që u vlerësua se punimet e këtij komisioni mund të interferonin me veprimtarinë gjykuese të kësaj gjykate)
Veprimtaria e Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me fakte dhe rrethana për shkelje të ligjit penal, të bëra publike nga mediat dhe mjetet e tjera të informimit publik.
PROVAT E SHQYRTUARA DHE TE ADMINISTRUARA NGA ANA E KOMISIONIT
Provat e kërkuara.
Procedimi penal nr.48, i vitit 2001, për aksidentin rrugor me pasojë vdekjen, në Shkallnuer të rrethit Durrës.
Biseda e transkriptuar Nano-Abdiu, për trafikun e armëve në dhjetor 1997.
Vendimi i pushimit të procedimit penal nr. 1, viti 2004, i përpiluar nga një grup prej 4 prokurorësh të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
Shkresë e Prokurorit të Përgjithshem drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me nr.493 prot., datë 18.02.2005.
Provat e pranuara per shqyrtim.
Të gjitha provat e kërkuara u pranuan për shqyrtim dhe u administruan në përfundim të punimeve të komisionit hetimor.
FAKTET QE KANE REZULTUAR NGA PROVAT
Procedimi penal nr.48, i vitit 2001 për aksidentin rrugor me pasojë vdekjen, në Shkallnuer të rrethit Durrës.
Në datën 05.02.2001, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durres ka filluar procedimin penal nr.48 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
Nga hetimet ka rezultuar se, në datën 03.02.2001, rreth orës 19, një automjet i paidentifikuar i cili lëvizte në drejtimin Durrës (Plepa)-Tiranës, rreth 1 km larg nga kryqëzimi i Plepave, në afërsi të fshatit Shkallnuer, pranë ish-karburantit të shtetasve Luan e Sokol Zoto, ka goditur shtetasin Petrit Islamaj, rreth 70 vjeç, banor i fshatit Shkallnuer, Durrës. Shtetasi Petrit Islamaj, levizte në të njëjtin kah të rrugës në drejtim të kundërt me lëvizjen e automjetit. Ai është derguar në gjendje kome në spital nga familjaret e tij, ku me pas ka gjetur vdekjen si rezultat i demtimeve të marra gjatë goditjes së automjetit.
Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, në datën 25.07.2001, procedimi penal është pezulluar. Në datën 12.11.2004, Prokuroria e Pergjithshme ka vendosur rifillimin e hetimeve për këtë procedim penal pasi në daten 08.11.2004, në seancen plenare të Kuvendit të Republikes së Shqiperise, deputeti Nikollë Lesi ka lexuar transkriptimin e nje bisede të përgjuar, në të cilën përmenden rrethana e fakte per aksidentin e datës 03.02.2001.
Mbi bazen e këtyre të dhënave, është regjistruar procedimi penal nr.2, date10.11.2004. Janë kryer disa veprime hetimore, sic kanë qenë pyetja e shumë shtetasve që kishin dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe është kryer ekspertimi autoteknik i nje automjeti. Në datën 24.03.2005 procedimi penal është pezulluar. Nuk rezulton ndonjë analizë nga prokuroria me strukturat e policise kriminale lidhur me zbulimin e autoreve.
Biseda e transkriptuar Nano-Abdiu, për trafikun e armëve, në dhjetor 1997;
Deputeti Nikollë Lesi, në seancën plenare të Kuvendit të Shqiperise të datës 08.11.2004, me cilesinë e deputetit, ka bërë deklarime nëpërmjet publikimit të një dokumenti, thelbi i të cilave ka qenë se z.Fatos Nano, me detyrë Kryeminister i Shqiperisë në atë kohë, në datën 15 dhjetor 1997 ka zhvilluar nje bisedë me z. Fehmi Abdiu, ish-deputet në aë kohë, për të inicuar në Kuvendin e Shqipërisë shfuqizimin e ndryshimeve në Kodin Penal të bëra në dhjetor 1996, me qëllim që të krijonin vakumin ligjor, për të mos u denuar veprimtaria e trafikut të arëve. Duke arritur këtë, ato do t'i krijonin mundësi vetes të kryenin trafik armësh për qëllim përfitimi në para nga kjo veprimtari dhe njëkohesisht t'i shmangeshin përgjegjësisë penale.
Përmbajtja e këtij dokumenti u bë e njohur edhe nëpërmjet mediave elektronike dhe të shkruara. Sipas asaj që u bë publike, ky dokument ishtë në formë të shkruar dhe i faksuar me ekstremitetet e tij që u komentuan publikisht nga palë të ndryshme në mënyra të ndryshme.
Në datën 10 nentor 2004, Zyra e Prokurorit të Përgjithshem ka regjistruar procedimin penal për veprat penale të trafikimit të armëve, të shpifjes për shkak të detyrës dhe të shpërdorimit të detyrës, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 278/a, 240/2 dhe 248 te Kodit Penal. Ky procedim penal është regjistruar me nr.1, viti 2004.
Një grup i përberë nga 4 prokurorë të Zyrës së Prokurorit të Pergjithshëm, pasi kanë analizuar aktet e hetimit paraprak në procedimin penal nr.1, viti 2004 te Zyres se Prokurorit të Përgjithshem, kanë konstatuar se:
Zyra e Prokurorit të Përgjithshem, me datë 10.11.2004, filloi procedimin penal Nr.1, bazuar në deklarimet e deputetit Nikollë Lesi në seancën e Kuvendit të datës 08.11.2004 dhe me shkresën nr.3172, datë 09.11.2004, te ish-Kryeministrit te Republikes. Po ne këtë vendim Zyra e Prokurorit të Përgjithshem shprehet për thelbin e deklarimeve të z. Nikollë Lesi.
Sipas përmbajtjes së këtij vendimi, del i pohuar fakti se deputeti Nikollë Lesi ka paraqitur edhe ankim për të ushtruar ndjekje penale ndaj z. Fatos Nano dhe z. Fehmi Abdiu, përveç deklarimit të tij në seancën e mësipërme të Kuvendit.
Në këtë vendim nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, veç të tjerash, është pohuar se: "Hetimet ne këtë procedim provuan se ajo që është deklaruar nga z. Nikollë Lesi në seancën e datës 8 nëntor 2004 dhe që u përmend më sipër, nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë fakt që të provojë se biseda e mësiperme është zhvilluar..."
Vazhdohet arsyetimi i këtij vendimi: "Nga hetimet e zhvilluara në lidhje me dokumentin e paraqitur nga z.Nikollë Lesi ka rezultuar se ai nuk paraqet të dhëna reale. Ky konkluzion arrihet si nga përfundimet e aktit të ekspertimit tekniko-grafik, ashtu edhe nga dëshmitë e personave të dyshuar si të përfshire ne këtë ngjarje"
Veprimet e vetme hetimore të kryera nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm kanë qeneë të orientuara vetëm në vërtetësinë apo pavërtesinë e dokumentit në fjalë.
Kështu (në shkresën drejtuar Kuvendit nga Prokurori i Përgjitheshem, me anë të së cilës kërkohej autorizimi për procedim ndaj z. Nikollë Lesi) nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm është pranuar se deklarimet e deputetit z. Nikollë Lesi në seancën e Kuvendit nuk janë të vërteta. Këtë konkluzion Prokurori i Përgjithshem e ka nxjerrë duke u nisur nga rezultati i veprimeve hetimore të mëposhtme:
-Nga ana e deputetit Nikollë Lesi nuk është dorëzuar kasetë regjistrimi ku të jetë incizuar biseda dhe as procesverbal origjinal i transkriptimit.
-Shtetasit Fatos Nano dhe Fehmi Abdiu, të pyetur nga organi i akuzes, deklaruan se asgjë nuk është e vërtetë.
-Dokumenti i dorëzuar nga z. Nikollë Lesi është një dokument i faksuar dhe i prejardhur nga një dokument tjetër.
-Dokumenti, nga i cili e ka prejardhjen dokumenti i lexuar në Kuvend nga z. Nikollë Lesi, nuk është origjinal, por është nje dokument i kaluar në proceset e skanimit, printimit dhe fotokopjimit, gjë që të krijon bindjen për manipulimin e permbajtjes së tij.
-Ekspertimi provoi se nënshkrimi dhe data që ndodhen ne faqen e parë te dokumenti dhe të deklaruara si të shkruara nga z. Arben Rakipi, nuk duhet të jenë të tij.
-Nga ekspertimi i nënshkrimeve në fund të çdo faqeje të dokumentit, nënshkrimet në tri faqet pasardhëse duhet të jenë të shtetasit Sokol Koçiu, ndërsa nënshkrimi në faqen e fundit nuk duhet të jetë i shtetasit Sokol Koçiu.
-Nga deklarimet e shtetasit Arben Rakipi, rezulton se ai nuk ka dijeni rreth këtij materiali.
-Nga hetimi i kryer në arkivat e Prokurorisë së Përgjithshme, SH.I.SH., Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Mbrojtjes, rezultoi se një material i tillë (dokument apo kasetë) nuk disponohet as fizikisht dhe as i evidentuar në regjistrat e protokolleve.
Por, pas veprimeve hetimore të mësipërme, del së është pyetur shtetasi Sokol Koçiu dhe nga pyetja e tij ka rezultuar:
-I pyetur rreth kësaj çështjeje, shtetasi Sokol Koçiu pranon se ai ka përgjuar një bisedë të tillnë Hotel "Rogner" midis z. Fatos Nano dhe z. Fehmi Abdiu. Sipas tij, përgjimi ka ndodhur rastësish... Sipas tij, një kopje të kasetës dhe të proces-verbalit të transkriptimit ia dorëzoi ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Arben Rakipi...
Mbi këtë pohim të deklarimeve të shtetasit Sokol Koçiu, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm është detyruar që të bëjë edhe disa veprime hetimore dhe të bëjë një analizë të veprimeve të kryera më parë, më qëllim për të rrëzuar pohimin e tij.
Pra, e gjithë veprimatria hetimore e kryer ka qenë e fokusuar në mënyrë të drejtpërdrejtë thjesht dhe vetëm për të konkluduar se dokumenti i bërë publik nga ana e Nikolle Lesit ishte i pavërtetë.
Në fakt, një gjë e tillë (pra, qe dokumenti ishte joorigjinal, por nje fotokopje) ka qenë pranuar që në momentet me të para.
Ajo çfare është e rëndësishme është fakti se nga ana e prokurorise dhe vetë Prokurorit të Përgjithshem si titullar i saj dhe i angazhuar drejtpërdrejtë me çështjen nuk u kryen veprime hetimore të drejtpërdrejta, të thelluara, për të verifikuar faktet dhe rrethanat e përmendura prej N.Lesit në mënyrë të pavarur nga autenticiteti i dokumentit të publikuar nga N.Lesi.
Deklarimet e bëra publike nga ky subjekt ishin të tilla që në përmbajtje të tyre tregonin në mënyrë të qartë dhe të plotë se cilat ishin veprimet që vlerësoheshin në shkelje të ligjit penal (iniciativa për të shfuqizuar akte ligjore ndaluese për trafikun e armëve), cilët ishin autoret e këtyre veprimeve (subjekte shteterore me aftesinë shteterore për ta realizuar një veprim të tillë), cila ishte pasoja konkrete (rezultoi se u shfuqizuan aktet ligjore konkrete), koha se kur janë kreyer këto veprime, mekanizmi i tyre etj. Pra, janë të gjithë elementet e kërkuara nga Kodi i Procedurëes Penale për një kallëzim penal dhe fillimin e një procedimi penal të orientuar saktë drejt verfikimit të fakteve saktësisht të treguara.
Nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm dhe zyrës në varësinë e drejtpërdrejtë të tij, është arritur në konkluzionin se dokumentet e treguara prej N. Lesit nuk janë të vërteta dhe për këtë shkak është deduktuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm se:
"...Gjithashtu, hetimet kanë provuar se Kryeministri Fatos Nano dhe ish-deputeti Fehmi Abdiu, nuk kanë kryer veprimtari kriminale që ka të bejë me trafik armësh".
Pra, praktikisht, prej prokurorisë dhe vetë Prokurorit të Përgjithshëem e gjithë veprimatria për verifikimin e një çështjeje të kallëzuar si "trafik armësh" dhe "shpërdorim detyre" është njesuar vetëm me veprimet e thjeshta hetimore të vërtetimit ose jo të autenticitetit të një dokumenti fotokopjeje!!!
Ne këtë menyre prej prokurorisë, në menyrëe të qartë dhe reale, nuk është permbushur një nga detyrat kryesore kushtetuese dhe ligjore: ajo E NDJEKJES PENALE. Pra, praktikisht, nga ana e prokurorisë nuk është kryer asnjë veprim hetimor procedural apo verifikim ndaj personave, të cilat mund të kishin dijeni për rrethanat e faktit.
Aq i vërtetë është ky fakt - pra, mosushtrimi i ndjekjes penale- saqë nga ana e Prokurorit të Pergjithshëm asnjëherë nuk pati një kerkesë për dhënie autorizimi pëer procedim ndaj shtetasve të kallëzuar. Duke qenë se këta shtetas ishin të veshur me imunitet parlamentar në aplikim të nenit 73 të Kushtetutës dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, ndjekja penale ndaj subjekteve të tillë mund të ushtrohet vetëm pasi Kuvendi jep pëlqimin për një gjë të tillë. Jo vetëm kaq, por ky autorizim duhet të kërkohet brenda një afati të prerë prej 30 ditësh.
Me këtë mosveprim, pra me moskerkimin e autorizimit për procedim, Prokurori i Përgjithshëm ka dëshmuar në mënyrë të plotë dhe të qartë se ai nuk ka dashur të ushtrojë ndjekjen penale ndaj këtyre subjekteve. Sigurisht, që të fillosh ndjekjen penale ndaj subjekteve të tilla, jo domosdoshmërisht mund tëarrish në konkluzion mbi fajësinë e tyre, por proceduralisht është e detyrueshme të marrësh një autorizim të tillë. Ky autorizim nuk u kërkua asnjëherë, pasi nga ana e titullareve të hetimit nuk u pa i nevojshem detyrimi ligjor për fillimin e një procedimi penal për këtë çështje dhe për këto fakte konkrete.
Është e vërtetë siç edhe thamë më sipër se u kryen disa veprime hetimore, por të gjitha ato ishin të fokusuara vetem për qëllimin e vërtetimit të mosautenticitetit të një dokumenti fotokopje dhe nuk u hetua realisht për thelbin e çështjes.
KONKLUZION
Mbi faktet e mësipërme:
Në të dyja rastet e mësipërme nga ana e prokurorisë nuk është ndërmarrë në menyrë të pavarur iniciativa për kryerjen e veprimeve hetimore të drejtuara për verifikimin e fakteve dhe rrethanave të bëra publike me mjetet e informimit publik. Ato veprime të pakta hetimore të kryera në të dyja rastet i janë shmangur objektit të drejtperdrejtë të hetimit dhe janë kanalizuar në aspekte sekondare, duke iu kundërvëne subjektit kallëzues dhe jo subjektit potencial autor të veprave penale të kallëzuara.
Praktikisht, prokuroria i është shmangur në mënyrë të hapur dhe flagrante detyrimit të saj ligjor dhe mbi të gjitha kushtetues, siç është ai i ndjekjes penale i parashikuar nëen nenin 148 të Kushtetutës, në nenin 24 të Kodit të Procedurës Penale dhe në nenin 2 të ligjit organik të prokurorisë, të cilët parashikojne se: "Prokuroria ushtron ndjekjen penale, bën hetime, kontrollon hetimet paraprake, ngre akuzë në gjykatë etj."
Mbi veprimet e Prokurorit të Përgjithshëm
Përgjegjësia e Prokurorit të Pergjithshëm në këtë pike është e drejtpërdrejtë.
Së pari, ai është titullari më i lartë i një organi të centralizuar, siç është Prokuroria dhe siç përcakton neni 3 i ligjit për prokurorinë apo neni 148/2 i Kushtetutës. Cilësia e veprimtarisë hetimore e prokurorëve me të ulët është drejtpërdrejt përgjegjësi e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili ka mundesinë dhe detyrimin ligjor që, sa herë që konstaton mosveprim të tyre, të ndërhyjë në menyre aktive ose duke urdhëruar në mënyrë të detyrueshme kryerjen e veprimeve procedurale përkatëse ose duke marrë përsipër vetë hetimet.
Nga ana tjeter, për këto çështje specifike, të cilat implikojnë subjekte të veshura me imunitet parlamentar, kompetent në aspektin funksional ka qenë vetë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, titullar i së cilës në meënyrë të drejtpërdrejtë është Prokurori i Përgjithesheëm. Pra, këto kanë qenë çështje që duhet të hetoheshin praktikisht dhe ligjërisht personalisht nga Prokurori i Përgjithshëm. Ky i fundit, ne këtë rast, ka shkelur jo vetëm dispozitat ligjore si titullari administrativ më i lartë i këtij organi të centralizuar, por edhe në cilësinë e një prokurori të ngarkuar me një çështje hetimore konkrete.
Përfundimisht :
Pretendimet e ngritura ne planin e hetimit per çështjet e mesiperme, se nga ana e Prokurorit te Pergjithshem nuk është përmbushur detyra ligjore e kushtetuese per ushtrimin e ndjekjes penale si ne planin personal ashtu edhe ne ate administrativ, është vërtetuar.
Nga ana e Prokurorit te Pergjitheshem është shkelur:
Ligji nr. 8737 date 12/02/2001 "Për organizmin dhe funksionimin e prokurorisë në Republiken e Shqipërisë" në:
nenin 2, që parashikon se "Prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën, në emër të shtetit, në gjyq"
nenin 3, qe parashikon se "Prokuroria organizohet dhe funksionon nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm si strukturë e centralizuar"
dhe nenin 8, qe parashikon se "Prokurori i Përgjithshëm është autoriteti më i lartë për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjyq, në emër të shtetit, si dhe për realizimin e detyrave të tjera që, me ligj, i ngarkohen Prokurorisë"
Ligji nr. 7905, datë 21.3.1995 "Kodi i Procedurës Penale":
Nenin 25, qe parashikon se "Prokurori më i lartë ka të drejtë të ushtrojë kompetencat e prokurorit më të ulët".
Neni 305, qe parashikon se: "Prokurori i Përgjithshëm, mbi ankesën e të pandehurit, të dëmtuarit ose edhe kryesisht, urdhëron, me vendim të arsyetuar, marrjen përsipër të hetimeve në qoftë se prokurori i rrethit nuk e ushtron ndjekjen penale ose nuk e pushon atë në afatin e caktuar.
Veprimtaria e Prokurorit te Pergjitheshem ne lidhje me fakte dhe rrethana per shkelje te ligjit penal, qe kane rezultuar nga veprimtaria e komisioneve hetimore parlamentare.

1. Provat e kerkuara. Gjate procedures se kerkimit te provave per këtë pike te planit te hetimit nga anetaret te komisonit u kerkuan te merreshin si prove me qellim verifikimi:
Deshmia e Prokurorit te Pergjitheshem Theodhori Sollaku ne seance degjimi para komisonit hetimor dhe fjala e mbajtur prej tij para komisonit.
Raportet perfundimtare te komisoneve hetimore:
I.Komisioni hetimor parlamentar "Per shqyrtimin e ligjshmerise se perdorimit te fondeve publike ne M.K.R.S. dhe ne bashkine e Tiranes per periudhen 1999-2002", ngritur ne baze te vendimit te Kuvendit nr. 70, date 10.03.2003.
Komisoni hetimor parlamentar "Per Albtelekom sh.a."
Kallezimet penale te paraqitura nga deputete ose grup deputetesh te vecante mbi bazen e fakteve te gjetura nga veprimtaria e komisioneve hetimore parlamentare.
2. Provat e pranuara per shqyrtim. Te gjitha provat e mesiperme u pranuan per shqyrtim nga ana e komisonit, pasi u vleresua se ato kishin lidhje te drejteperdrejte me objektin e hetimit.
FAKTET QE KANE REZULTUARA NGA PROVAT
Deshmitari Theodhori Sollaku është paraqitur ne seance te komisionit hetimor dhe ne lidhje me këtë pike te planit te hetimit është pyetur nga anetaret e komisonit mbi menyren e trajtimit procedural penal te materialeve dokumentuese per veprimtarine e komisioneve hetimore parlamentare te mesiperme. Ne shpjegimet e tij te dokumentuara ne procesverbalin e seances ka rezultuar se deshmitari Theodhori Sollaku ka dhene këtë shpjegim:
"Une e thashe edhe ne fjalen time se nuk ka pasur asnje material me shkrim, pra kallezim nga komisonet hetimore parlamentare…dua te them qe edhe nga pakica nuk është depozituar asnjehere ne prokurori kallezim, per problematiken qe kane referuar ne Kuvend dhe nuk kane qene dakort me shumicen. Ka pasur disa kallezime sporadike nga deputete te vecante per çështje te vecanta, te cilat jane hetuar nga prokuroria, kane marre nje zgjidhje ligjore…"
...Nuk ka patur asnje kallezim (nga komisionet hetimore. …Nuk kam pasur asnje kontakt me kryetaret e komisioneve hetimore. Kam pasur me nje pjese te deputeteve, bile dhe te opozites ne ate kohe…Edhe vete i shihja qe ishin te bindur, kishin ngritur komisione per te futur partite politike per probleme te caktuara. Prandaj, nuk jam marre shume seriozisht… Ju e dini me mire se mua se akuzat dhe kunderakuzat nga nje pjese e politikaneve tane jane shume larg asaj qe është vertete. Pra, prokuroria do nje baze te caktuar mbi te cilen ajo regjistron nje procedim".
"Ne qofte se pakica paraqet raportin ne prokurori une jam i detyruar te filloj çështjen. Po nuk ka ndodhur."
"…Mundet, thashe, qe prokurori ka liri qe, nese ne median vizive apo te shkruar te hidhen fakte qe krijojne bindjen se ka ndodhur nje veper penale qe është bindese, atehere regjistron çështjen penale dhe ia kalon per ndjekje te metejshme, per te bere hetimet policise gjyqesore...
"…"Fiks fare" (emision televiziv) ka nja 15 kallezime qe jane regjistruar me iniciative… është nisur procedimi dhe jane bere veprimet"
"(nga komisonet hetimore parlamentare) nuk kishte te dhena te qarta qe ka ndodhur nje veper penale"…
Pra, nga deshmia e tij ka rezultuar se Prokurori i Pergjithshem me dashje dhe vetedije te plote asnjehere nuk ka regjistruar kryesisht ndonje procedim penal dhe nuk ka ushtruar ndjekje penale per çështje dhe kallezime, te bazuara mbi veprimtarine e komisoneve hetimore parlamentare. Ky fakt është i vertete. Nga prokuroria, pra as nga Prokurori i Pergjithshem, asnjehere nuk është kryer nje veprim i tille procedural, edhe pse fakte te tilla jane deklaruar publikisht nga media vizive dhe e shkruar, edhe pse veprimtaria hetimore e komisioneve parlamentare është veprimtari publike, edhe pse Prokurori i Pergjithshem ka detyrimin per te bashkepunuar me organe te tilla, edhe pse veprimtaria e komisoneve te tilla ne thelb është veprimtari e paster hetimore sipas dispozitave te Kodit te Procedures Penale.
Prokurori i Pergjithshem ka deshmuar se nuk ka pasur kallezime penale as edhe nga pakica, nderkohe qe u provua se nga anetare te komisoneve hetimore (te pakices) jane cuar ne menyre sistematike kallezime penale te bazuara rreptesisht vetem mbi veprimtarine hetimore te ketyre komisoneve.
Per keto kallezime penale Prokurori i Pergjithshem ka deshmuar se ato jane hetuar dhe u është dhene nje zgjidhje ligjore. Ne fakt, është provuar se per keto kallzime asnjehere nuk është ushtruar ndjekje penale, por ato jane mbyllur te gjitha vetem me vendime te mosfillimit te çështjes penale, qe do te thote se nga ana e prokurorise nuk është bere as edhe nje veprim i vetem hetimor per te verifikuar nese qendrojne faktet dhe rrethanat e paraqitura ne to.
Prokurori i Pergjithshem ka deshmuar se vetem nga emisioni televiziv "Fiks fare" ai ka filluar kryesisht (me iniciative) mbi 15 procedime penale. Po keshtu, Prokurori i Pergjithshem ka deklaruar se akuzat e politikaneve jane te pabaza dhe se ai nuk i ka marre asnjehere seriozisht. Jo vetem kaq, por ai ka deshmuar se do nje baze te mjaftueshme te dhenash per te filluar nje procedim penal.
Se sa te bazuara kane qene shkeljet penale te evidentuara nga komisonet hetimore parlamentare këtë e tregon analiza e veprimtarise dhe raportet e komisioneve te mesiperme si me poshte:
Nga raporti i komisonit hetimor parlamentar "Per shqyrtimin e ligjshmerise se perdorimit te fondeve publike ne M.K.R.S. dhe ne bashkine e Tiranes per periudhen 1999-2002", ka rezultuar si me poshte:
I. Projektet e ndryshme kulturore te financuara nga MKRS dhe Bashkia e Tiranes
Ka rezultuar se financimi i projekteve kulturore, qofte nga MKRS, qofte nga Bashkia e Tiranes, ne periudhen 1998-2002, është bere ne menyre abuzive, teresisht subjektive, duke favorizuar ne menyre evidente shoqata te parapelqyera, dhe jo projekte te perzgjedhura ne baze te konkurrences.
Financimet e bashkise se Tiranes per shoqaten "Media-Kulture-Art". Kjo shoqate, ka perfituar, ne menyre te padrejte dhe favorizuese 20.230.000 leke grante e financime nga fondet publike gjate periudhes 1999-2003.
Projekti i Shen Valentinit 2001 (Bashkia e Tiranes). Ne total, është kryer nje shperdorim i fondeve publike ne vleren 7.5 milione leke.
Çeshtja e ekspozites nderkombetare EXPO 2000 - HANOVER. Ekspozita nderkombetare "Expo 2000" Hanover, me vlere prej 852.000 DM, është zhdukur dhe shitur ne ankand ne Duseldorf nga pala gjermane (Maibaum Production) me te cilen ish-ministri i Kultures, Edi Rama kishte lidhur kontrate.
Çeshtja "Portat e Fatit" - 1.700.000 leke shperdorim
Çeshtja "Alba TV". Ne këtë çeshtje, nepermjet shperdorimit te detyres se ish-ministrit te KRS, Edi Rama i jane shkaktuar 13.400.000 leke humbje buxhetit te shtetit.
Çeshtja e gazetes "Sporti". Veprimet e kunderligjshme, te kryera ne kundershtim me funksionin shteteror dhe ne tejkalim te kompetencave dhe nepermjet konsumimit te vepres penale te shperdorimit te detyres, i kane sjelle shtetit dhe ndermarrjes nje dem pasuror, ne vleren 3.000.000 leke.
Koncerti i grupit "Scorpions". Borxhi i marre ne menyre te paligjshme nga nje firme private është ne shumen (45.500.000 leke) 650 mije DM..Gjithashtu, ne këtë çeshtje është konsumuar vepra penale e falsifikimit dhe perdorimit te dokumenteve te falsifikuara.
II. Prokurime
Rikonstruksioni i fasadave te ministrive. Sipas raportit te Kontrollit te Larte te Shtetit, demi ekonomik qe i është shkaktuar buxhetit te shtetit si sanksion i pambajtur është 10.93 milion leke.
Kembana e Paqes. Afro 5.4 milione leke shperdorim (me shume se gjysma e fondit)
Prokurimet ne Rrugen e Kavajes
a) Rikonstruksioni i trotuareve ne rrugen e Kavajes - 12.3 milione leke vjedhje e shperdorime
b) Segmenti Tregu ushqimor-Kombinat - 42.8 milione vjedhje (ose 32.4% e vleres)
c) Segmenti Shkolla Teknologjike - Kombinat ka kushtuar 47.9 milione, me nje kosto per njesi shume me te larte se autostrada Vore-Durres. 27.8 milione ose 58% perben vjedhje e shperdorime.
Rruga "Bajram Curri". 41.2 milione leke te vjedhura dhe vetem 22.7 milion leke te shpenzuara per rikonstruksionin e rruges.
Rikonstruksioni i trotuarit te mesit ne bulevardin "Zogu I". 16.2 milione leke te vjedhura (66.5%) nga 24.3 milione leke te paguara (33.5%).
Rruga "Myslym Keta" (dy faza). 57.6 milione leke ose afro 50% e vleres se objektit jane vjedhur.
Bulevardi "Zhan d'Ark", segmenti nga ura e Elbasanit deri te rruga "Bardhyl" 14 milione leke te shperdoruara (ose 25% e vleres)
Bulevardi "Bajram Curri", 38 milione leke te vjedhura (ose 32% e vleres)
Rikonstruksioni i bulevardit "Bajram Curri" dhe "Zhan d'Ark", 21.8 milione leke te vjedhura (ose 33.8% e vleres)
Trotuaret ne rrugen "Punetoret e Rilindjes", 32.6 milione leke vjedhje e shperdorime (ose 47% e vleres)
Rruga "Aleksander Moisiu", 23.3 milione leke vjedhje (ose 42.3% e vleres)
Rruga "Gjin Bue Shpata" , 12.5 milione leke vjedhje (ose 43.6% e vleres)
Rruga "Karl Gega", 8.2 milione leke vjedhje (ose 44.7% e vleres)
Bashkimi i 4 tenderave ne rruget "Ali Visha", "Todi Shkurti", "Sali Nivica" dhe "Petro Nini Luarasi" ne nje te vetem, 26.6 milione leke vjedhje (ose rreth 30% e vleres)
Blerja e autoveturave dhe copetimi i tenderave. Demi ekonomik - rreth 3.5 milione leke nga 6.3 milione leke te paguara.
Perfundimisht: 183.590.922 leke te qytetareve jane shperdoruar, 495.592.324 leke te qytetareve jane vjedhur. Ne total, per 679.183.246 leke te vjedhura dhe shperdoruara.
III. Urbanistika, lejet e ndertimit
27 leje ndertimi te shqyrtuara (perfshire edhe objekte qe ndodhen prane Prokurorise se Pergjithshme) jane shqyrtuar dhe hetuar nga komisioni hetimor parlamentar, te cilat kane rezultuar me shkelje ligjore, te tilla si: mungese e studimeve urbanistike pjesore, pranim dokumentesh pronesie te dyshimta, apo dokumente te falsifikuara etj.
Po keshtu, per 180 praktika te tjera ne lidhje me zbatimin e procedurave per dhenien e lejeve te ndertimit dhe shesheve ka rezultuar se plotesimi i formularit 3/1, i cili është pjese e legjislacionit te Urbanistikes per lidhjen e objektit me infrastrukturen inxhinierike nuk është bere ne perputhje me kerkesat qe ai permban; ne disa raste ne formularet 3 dhe 3/1 nuk është plotesuar kerkesa per dhenien e mendimit nga Zyra e Urbanistikes sipas perkatesise; ne dosjet e miratimit te lejeve per disa objekte nuk u gjenden studime te miratuara ne KRRT ; Jane marre vendime per dhenie leje ndertimi pa u paraqitur me pare raporte gjeologo-inxhinierike dhe te dhenat nga Instituti Sizmogjeologjik; Shkelje ligjore ne procedurat e nderrimit te firmave te ndertimit per kryerjen e punimeve ne nje objekt
IV. Çështje te tjera
Po keshtu, nga ana e ketij komisoni hetimor parlamentar jane shqyrtuar edhe ceshtja e kallezimit penal te shoqerise "Hekla" sh.p.k. kunder policise bashkiake, ceshtja e rikonstruksionit te siperfaqeve te gjelbra ne Q.S.U. Tirane, kontratat e qirase te lidhura nga ana e Ministrise se Kultures ne vitet 1998 - 2000, me pasoje deme te shkaktuara buxhetit te shtetit.
Nga raporti i komisonit hetimor "Per Albtelekom-in" kane rezultuar disa veprimtari antiligjore dhe korruptive me pasoje shkaktim te demeve te madha ekonomike, vjedhje dhe shperdorime te parase publike si me poshte:
I. Procedura e privatizimit te AMC-se. Ka rezultuar se procedura e tenderit është zhvilluar duke duke marre te mireqene këtë marreveshje interkonjeksioni, por gjithashtu ka ndodhur qe menjehere pas shpalljes se fituesit dhe para lidhjes se kontrates, kjo marreveshje interkonjeksioni është ndryshuar (duke parashikuar kushte me te mira per fituesin). Pra, praktikisht, ka ndodhur te jene shkelur rregullat e prokurimit publik, duke prishur ne këtë menyre barazine e pjesemarresve te tenderit.
II. Demet ekonomike shkaktuar Albtelekom-it nga marreveshjet e interkonjeksionit me operatoret celulare. Nga perllogaritjet e kryera mbi keto marreveshje është konkluduar edhe demi i shkaktuar Albtelekom-it nga marreveshjet e interkonjeksionit me AMC dhe Vodafone. Është deklaruar nje dem ekonomik prej rreth 2.4 miliarde leke. Ne këtë rast, prej komisionit parlamentar është faktuar nje pasoje konkrete e nje veprimtarie antiligjore e kryer me dashje.
III. Demi i shkaktuar Albtelekom-it nga tarifat diskriminuese ne tranzitin per trafikun nderkombetar. Mbështëtur ne trafikun nderkombetar, qe ai ka tranzituar per kompanite celulare AMC dhe Vodafone, nga krijimi i tyre deri ne mars 2004 dhe ne krahasimin e tarifave perkatese per këtë trafik, ne te dy marreveshjet, ate te gushtit 1999 dhe ate antiligjore te 25 korrikut 2000, Albtelekom-i ka humbur nje shume prej rreth 15 milione USD, qe i shtohet vleres se demit prej mbi 2,4 miliarde leke nga trafiku i drejtperdrejte me te dy kompanite.
IV. Ceshtja e tranzitimit te trafikut midis operatoreve celulare nepermjet Albtelekom-it. Ka rezultuar se, operatoret celulare i detyrohen Albtelekom-it per tranzitimin e trafikut midis tyre ne shkelje te ligjit ne nje mase prej :
- Minimumi 837.000.000 leke, sipas tarifes per tranzitim 4 leke/min.
- Optimumi (sipas shpenzimve qe ai kryen per këtë sherbim) 1.465.731.000 leke.
Faktikisht ka rezultuar nje pervetesim i te ardhurave qe me ligj duhet t'i takonin Albtelekom-it dhe ne menyre te padrejte keto shuma nuk kane kaluar ne buxhetin e tij. Mjaftojne keto fakte per te konkluduar se ne këtë rast është vertetuar fare qarte se ka ndodhur nje veper penale me pasoja te renda monetare per nje institucion shteteror e qe nga ana e organit te akuzes per këtë fakt nuk ka filluar te pakten nje procedure verifikimi per faktet e treguara ne raportin e komisionit.
V. Rrjedhjet ilegale te trafikut nderkombetar. Ka rezultuar se ka patur nje realizim trafiku telefonik jo nepermjet rrjetit. Nga krahasimi i te dhenave per trafikun e regjistruar 80,48 milion minuta dhe te ardhurat nga ai prej 1 774 694 625 leke rezulton nje e ardhur per minute prej 22,5 leke/minute. Per 25 milion minuta, qe jane trafikuar ilegalisht ne vitin 2002, rezultojne te vjedhura (nuk i jane paguar Albtelekomit dhe operatoreve te tjere shqiptare) 551 275 459 leke.
VI. Mbi marreveshjet e interkonjeksionit me operatoret rurale.Ka rezultuar se marreveshjet e interkonjeksionit te Albtelekom-it me operatoret rurale te telefonise fikse te lidhura ne vitet 2000- 2003 kane qene lidhur ne shkelje te hapur te ligjit nr. 8618, date 14.06.2000 "Per Telekomunikacionet ne Republiken e Shqiperise" dhe e praktikes nderkombetare ne këtë fushe. Gjithashtu, tarifat e interkonjeksionit per 32 operatore rurale kane qene jo te orientuara drejt kostos se perdorimit te frytshem te rrjetit. Vec kesaj, ka rezultuar favorizim i dukshem ne dem te Albtelekomit per kompanine H-Com. H-Com nuk ka paguar tarifen e sherbimit per operatoret celulare, çka i ka shkaktuar Albtelekom-it (vetem kjo e fundit) nje detyrim prej 598 252 503 Leke.
VII. Mbi abuzimet ne kambizem e ne kembimet valutore. Ka rezultuar se Kompania Albtelekom ka humbur nga kambizmi i paster dhe nga kembimet valutore ne Tirana Bank per periudhen e viteve 2000-2001 perkatesisht nje shume prej 414.990.116 leke dhe 178.512.475 leke, gjithsej 593.505.591 leke.
VIII. mbi zbatimin e ligjit ne prokurimet publike dhe ne lidhjen e zbatimin e kontratave. Nga investigimet e kryera mbi dokumentacionin e prokurimeve dhe mbi raportet e kontrollit te mbajtur nga Kontrolli i Larte i Shtetit, auditoret vendas dhe te huaj, u konstatua se kryetaret e Entit Prokurues, anetaret e Komisioneve te Vleresimit te Ofertave, anetaret e Njesise se Prokurimit dhe Departamenti i Prokurimit, gjate zhvillimit te tenderave per periudhen objekt hetimi, kane kryer shkelje te renda te ligjit nr.7971, date 26.07.1995 "Per prokurimin publik", ndryshuar me ligjet nr.8039, date 23.11.1995, nr.8074, date 22.2.1996, nr.8112, date 28.3.1996, nr.8767, date 5.4.2001, VKM nr.12, date 01.01.1996 "Per rregullat e Prokurimit Publik", UKM nr.1, date 01.01.1996 "Per prokurimin Publik", megjithe ndryshimet e tyre te mevoneshme.
Vlera e prokurimeve me shkelje te dispozitave ligjore është 5 miliarde e 77 milione leke. Keto shkelje u konstatuan gjate hetimit nga komisioni hetimor, por gjithashtu kane qene konstatuar edhe nga Kontrolli i Larte i Shtetit dhe kontrollet e brendshme.
Shkeljet e mesiperme te ligjit, shperdorimet dhe vjedhjet e pasurise shteterore jane konstatuar ne plot 74 procedura te vecanta prokurimi, te cilat perbejne minimalisht 76 çështje penale te vecanta.
KONKLUZION
a- mbi faktet e mesiperme:
Per asnje nga rastet e listuara me siper nuk është filluar procedim penal.
Por te gjitha faktet e pershkruara me siper jane te tilla qe ne permbajtjen e tyre parashikojne ne menyre te hollesishme te gjithe elementet e figurave te veprave penale konkrete pasi:
percaktojne pasojat antiligjore te ardhura nga veprimet e kryrera. Ne shumicen e rasteve raportet e komisioneve hetimore kane percaktuar vleren e sakte monetare te demit te shkaktuar apo pakesimit te pasurise se shtetit (vjedhje e pasurise). Ne raste te tjera jane percaktuar shkelje te dispozitave te tjera ligjore te cilat ne vetvete perbejne shkelje penale (si p.sh. shkelja e barazise se pjesemarresve ne tendera, shperdorimi i kontributeve shteterore etj.)
ne raporet e komisioneve hetimore është percaktuar ne menyre te qarte edhe autoresia e ketyre veprimeve. Nga permbajtja e raporteve jane percaktuar ne menyre te qarte se cilët kane qene zyrtaret publike autore te ketyre veprimeve, duke i identifikuar ata e duke treguar edhe detyren qe kane pasur si dhe institucionin ku kane ushtruar këtë detyre.
raportet e komisoneve hetimore kane treguar ne menyre te hollesishme edhe burimet e provave. Ne keto raporte tregohen per cdo rast edhe dokumentet, shkresat dhe analizat financiare mbi te cilat jane bazuar faktet e gjetura gjate hetimeve parlamentare.
Pra, nga permbajtja e raporteve te mesiperme per cdo rast te hetuar, per cdo episod vepre penale jane treguar me hollesi te gjithe elementet e figurave te veprave penale konkrete dhe është identifikuar me saktesi autoresia e kryerjes se ketyre veprimeve.
b- mbi veprimet e Prokurorit te Pergjithshem
Para ketyre dokumenteve zyrtare (raporteve te komisoneve hetimore apo kallezimeve te bera nga deputete te vecante) organi i prokurorise KA QENE I DETYRUAR te inicioje procedimet penale edhe kryesisht. Nje detyrim i tille prokurorise i buron nga neni 280 i Kodit te Procedures Penale, i cili parashikon se: "Prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me iniciativën e vet dhe me njoftimin e bërë nga të tjerët".
Pra, organi i prokurorise qe ne momentin e venies ne dijeni te nje materiali te tille, qe ne permbajtje tregon fakte qe ndeshkohen penalisht, ka qene e detyruar te inicioje procedimin penal. Aq me teper kur keto materiale tregojne edhe nominativisht edhe autoresine e tyre. Nje gje e tille nga ana e e organit te prokurorise nuk është bere.
Per me teper nje detyrim specifik per Prokurorin e Pergjithshem qe te marre ne shqyrtim dhe filloje çështjet penale është edhe vete ligji per komisonet hetimore parlamentare, i cili parashikon ne nenin 22 se: " Prokurori i Përgjithshëm, kur konstaton se janë kryer vepra penale, fillon çështjen penale dhe më pas njofton Kuvendin për fillimin e hetimeve".
Kjo dispozite ligjore ka parashikuar ne menyre specifike detyrimin (jo vetem te prokurorise si institucion), por saktesisht te vete Prokurorit te Pergjithshem per te filluar ai vete procedimin penal per çështjet e deklaruara ne raportin e komisonit hetimor parlamentar.
Nga ana e prokurorise dhe ne vecanti Prokurorit te Pergjitheshem si personi titullari i ketij institucioni, i caktuar nga ligji posacerisht, nuk është ndermarre ne menyren me absolute asnje veprim procedurial minimal per keto raste, duke shkelur ne menyre te hapur dhe flagrante këtë dispozite ligjore urdheruese per te.
Pra, vetem ky fakt tregon qartazi qe Prokurori i Pergjithshem nuk ka ushtruar as minimalisht detyrimin e tij ligjor dhe kushtetues njekohesisht.
Nderkohe, ne ligjin nr. 8737 "Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise" percaktohet ne nenin 3 te tij, se: "Prokuroria organizohet dhe funksionon nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm si strukturë e centralizuar...". Kjo do te thote se veprimtaria e te gjithe organit te prokurorise konvergon dhe është e kontrolluar nga Prokurori i Pergjithshem. Është pikerisht Prokurori i Pergjithshem, i cili, ne rolin e titullarit qendror, mban pergjegjesine per moskryerje te detyres, apo per mosveprim ne ushtrimin e detyres se tij kushtetuese qe është ai i ushtrimit te ndjekjes penale, sic ka rezultuar ne te gjitha rastet e shqyrtuara me siper. Kjo shkelje ligjore dhe kushtetuese behet akoma me e rende duke pasur parasysh edhe faktin se Pokurori i Pergjithshem, me mosveprimet e tij, ka shkelur edhe detyrimet ligjore imperative ne lidhje me marredheneit qe duhet te mbaje me komisonet hetimore parlamentare, te cilat burojne nga ligji 8891 "Per organizimin dhe funksionimin e komisoneve hetimore te Kuvendit".
Perfundimisht:
Nga permbajtja e dokumenteve shkresore te adminstruara nga komisioni, vertetohet plotesisht se:
Pretendimet e ngritura ne planin e hetimit te komisonit lidhur me këtë pike jane vertetuar plotesisht
Raportet e pergatitura nga ana e komisoneve hetimore (dhe materialet provuese ku jane mbështëtur ato) kane treguar se ne veprimtarine e subjekteve te hetuara kane rezultuar te dhena te plota per kryerjen e veprave penale.
Nuk është regjistruar asnje procedim penal, pra, nuk ka filluar asnje ndjekje penale per keto çështje
Prokurori i Pergjithshem, ne pozicionin e tij si titullar institucioni, nuk ka ndermarre asnje mase apo veprim per te urdheruar institucionin qe drejton per te vepruar ne këtë drejtim
Prokurori i Pergjithshem nuk ka bashkepunuar me komisonet hetimore me qellim te marrjes se te dhenave te hetuara prej tyre dhe ne permbushje te detyrimit te tij ligjor
Prokurori i Pergjithshem ka shkelur:
Ligjin nr. 8737, date 12.02.2001 "Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise" ne:
nenin 2, qe parashikon se "Prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën, në emër të shtetit, në gjyq"
nenin 3, qe parashikon "Prokuroria organizohet dhe funksionon nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm si strukturë e centralizuar"

Ligjin nr. 8891, date 02.05.2002 "Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit" ne:
nenin 22, pika 3, qe parashikon se "Kur raporti i miratuar në Kuvend përmban të dhëna për ekzistencën e veprave penale, atëherë ai i dërgohet Prokurorit të Përgjithshëm për fillimin e çështjes penale".
Ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995 "Kodi i Procedurës Penale" ne:
Nenin 280, qe parashikon se: "Prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me iniciativën e vet dhe me njoftimin e bërë nga të tjerët"
Nenin 24, qe parashikon se: "Kur nuk është i domosdoshëm ankimi ose autorizimi për procedim, ndjekja penale ushtrohet kryesisht.

(vijon)
marre ne RD