Rama: Të hartojmë strategji të re.

Nobis

Primus registratum
Rama: Të hartojmë strategji të re.

Marre nga: "Dialogu me Shqiperine" - http://www.ps.al/blog

Të hartojmë strategji të re që fshati të dalë nga mjerimi.

Ekspertet qe shoqerojne zotin Rama, do të mbajnë shënim të gjitha hallet dhe shqetësimet që kanë ata që jetojnë me tokën, që ushqehen me tokën, që e kanë tokën pasurinë e tyre të vetme.

Në takimet që ka zhvilluar gjatë paradites së të enjtes Z.Rama është shprehur se e gjithë kjo nismë i shërben shkëputjes së fshatit dhe fermerit shqiptar nga mjerimi dhe varfëria në të cilën është zhytur nga mungesa e një vizioni të qartë të zhvillimit të bujqësisë në Shqipëri:

Në Dushk të rrethi të Lushnjes, ndër të tjera zoti Rama u shpreh;

Ne do t’a zhvillojmë këtë dialog fshat më fshat në të gjithë Shqipërinë. Do të ulemi shumë seriozisht me të gjithë ata ekspertë, ata fermerë, ata njerëz që njohin në themel problematikën e fshatit shqiptar sot. Për të identifikuar jo vetëm problemet të cilat janë sheshit, por edhe zgjidhjet të cilat ne do t’i marrim përsipër për ta kthyer përfundimisht faqen e këtij kapitulli të gjatë dhe të vështirë varfërie e mjerimi. Sëbashku të ndërtojmë një Shqipëri ku askush të mos ndihet i braktisur.

Më pas z.Rama është ndalur në komunën e Hysgjokajt ku në një takim me mbështetësit e PS dhe fermerët ai u shpreh se:

Këtu të gjithë vuajnë qoftë socialistët, qoftë demokratët, qoftë ata të cilët nuk besojnë tek asnjë parti. Të gjithë vuajnë njësoj nga e njëjta praktikë. Të gjithë vuajnë njësoj prej së njëjtës politikë pa sy, pa vesh, pa zemër dhe kjo është një arsye shumë e fortë për t’i dhënë Shqipërisë një projekt të ri. Për të ngritur mes nesh kulmin e një patriotizmi të ri që do të thotë t’i japim shqiptarëve punë dhe mundësi që të zhvillojnë aftësitë e tyre. Do të thotë t’u japim shqiptarëve mbështetje që të rrisin nismën e tyre duke punuar tokën, duke hapur një sipërmarrje duke qëndruar në fshat apo në qytet, në mënyrë që askush të mos ndihet i braktisur. Askush të mos ndihet i pambështetur. Askush të mos ndihet i diskriminuar për shkak të pozicionit gjeografik ku ka lindur, për shkak të distancës nga qëndra, për shkak të shtresë shoqërore.
 

MLK

Primus registratum
Re: Rama: Të hartojmë strategji të re.

Lexova se prej nje viti Kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama eshte ne turne neper Shqiperi ne nje fushate te quajtur "Dialogu me Shqiperine".
Pyetja qe shtrohet eshte: Te jesh kryetar Bashkie i kryeqytetit eshte nje pune "part-time" qe paguhet me rroge te plote nga taksat e shqiptareve!?
Mundti dali koha nje kryetari bashkie te nje qyteti kaotik si Tirana me qindra e mijera probleme per tu zgjidhur qe te bredhi Shqiperise e te dialogoje me "Shqiperine"?

C'fare mendojne banoret e Tiranes te cilet i dhane voten per kryetar e tu zgjidhi problemet kur degjojne se kryetari i bashkise nuk gjend'et me ne Tirane gjate orarit zyrtar te punes, po gjendet rretheve duke bere propogande per partine e tij, nete cilen merr gjithashtu nje rroge si kryetar partie!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Rama: Të hartojmë strategji të re.

Pse mre ku je ktu ti, n'UFO-istan e?

O MLK, ti thuj që na ran veshët rehat me konfliktet mes Ramës e Berishës po për paret që i vjedh Rama tironcave s'jena tu e vu ujin shum n'zjarr. Ja kan mor dorën tironcit me ju vjedh paret ...
 

Al-Punk

Still here
Re: Rama: Të hartojmë strategji të re.

Po ca ti thush Edit! Edi eshte mos i fol Shoferit dhe ec si te doje vete!

Problemi i politikes shqiptare nuk rrjedh nga politikanet por nga njerezit qe nuk kane kulturen e punes.

Ne nuk na ben pershtypje qe kryetari i Bashkise se Tiranes tallet neper Shqiperi, sepse shumica tallen dhe vete kur jane ne pune!
 
Top