RAMA: PD NUK I SHERBEN AS DREQIT

Mirditor

Primus registratum
RAMA: PD NUK I SHERBEN AS DREQIT

RAMA: PD NUK I SHERBEN AS DREQIT

"Shfaqja e djeshme ishte sa e turpshme aq edhe e neveritshme dhe te them te drejten u ndjeva vertet keq si qytetar shqiptar. Nga ana tjeter persa i takon lidhjes se kesaj shfaqje me personin tim, ndjeva nje lehtesim shume te madh qe shqiptaret te mund te shikonin ne menyre te zgjatur, sesa e madhe eshte industria e shpifjes dhe sesa pa themel jane gjitha akuzat dhe shpifjet qe ripertypeshin dhe ne fund ne fund te fundit te linin shijen e nje neverie te madhe". Ky ka qene reagimi i djeshem i kryetarit te Bashkise Edi Rama, dhene nje televizioni privat. Kryetari i Bashkise, i gjendur nen dy dite akuza nga disa deputete te parlamentit, shprehet se e ka pare kete debat si qytetar, dhe ka pare vetem nje "cete njerezish qe duan te shkaterrojne kundershtarin. "A eshte e mundur te shkojme perpara dhe te ndertojme Shqiperine europiane me ate cete njerezish qe jane te gatshem te bejne gjithcka per te shkaterruar kundershtarin politik dhe per te jetuar ne nje karrige qe ne fund te fundit nuk i sherben as dreqit dhe jo me Shqiperise", tha dje Rama. Ai tha se eshte i qete ndaj akuzave qe opozita ka ngritur prej disa muajsh. Ai solli si shembull akuzen qe Berisha leshoi dje sipas te cilit pemet e mbjella ne Tirane kane kushtuar me mijera dollare. "Nese une do te kisha blere pemet me cmimet qe tha dje Berisha, atehere do te dilte nje buxhet me i madh se buxheti jo i Bashkise, por i shtetit shqiptar. Bashkia nuk ka harxhuar asnje qindarke nga fondet e taksapaguesve te buxhetit te shtetit per te blere qofte edhe nje peme. Pemet ne rrugen e Kavajes jane nje dhurate e Kompanise Kaleshi, pemet e Bulevardit Zogu i Pare jane dhurate e kompanise AMC, pemet ne skapartet e Lanes jane dhurate e projektit te Kombeve te Bashkuara, pemet ne rrugen qe ndan rruga e Kuvendit jane dhurate e nje kompanie tjeter", tha Rama. Lidhur me pyetjen se si do te njihet qytetari i thjeshte me te verteten mes akuzave te Berishes dhe veprimtarise se Bashkise, Rama deklaroi se qytetari i Tiranes eshte tashme i njohur me tranzicionin per te kuptuar te verteten dhe mashtrimin. Rama nuk ka ndermend qe shpifjet t'i dergoje ne Prokurori. "Gjykata me e mire eshte populli", tha ai.

N.Perndoj
 

Mirditor

Primus registratum
Re: RAMA: PD NUK I SHERBEN AS DREQIT

OPOZITA: "PSE EDVIN RAMA NUK I BOTON TENDERAT?"

Opozita ka reaguar dje ne seancen e mbremjes mbi faktin se kryetari i Bashkise se Tiranes nuk ka botuar asnje nga tendeat qe ai ka zhvilluar per kryeqytetin. "Nga 1200 tendera te zhvilluar, ai ka botuar ne buletinin e prokurimeve publike vetem tre prej tyre. Kjo eshte nje shkelje e hapur e ligjit per prokurimet!" pohoi gjate diskutimit te tij, deputeti i opozites, Shaban Memia. Kete fakt e ka mbeshtetur edhe lideri i PD-se, Berisha gjate replikes qe ai pati me ish-ministrin e Integrimit Marko Bello. "Perse Edvin Rama ka frike qe te publikoje tenderat qe ka zhvilluar? Se Edvini, nje tender e paguan dhe kater te tjere i vjedh. Se Edvini ka marre 4 mije dollare per nje peme te mbjelle ne Qendren Spitalore Universitare, e cila nuk gjendet asgjekundi. Se Edvini per 1 kilometer rruge, paguan sa per pese te tilla", pohoi Berisha. Me buletinin e prokurimeve publike ne dore, lideri i opozites Sali Berisha nga podiumi i salles se parlamentit vazhdoi akuzat per tenderat e paligjshme dhe te korruptuara te kreut te Bashkise se Tiranes.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: RAMA: PD NUK I SHERBEN AS DREQIT

MOISIU: RAMA TE MOS PRISHE KLIMEN POLITIKE

Nevila Perndoj

Ceshtja "Rama" dhe diskutimet dy ditore te Kuvendit Shqiptar per ngritjen ose jo te nje komisioni hetimor ndaj kryetarit te Bashkise ishin nje nga ceshtjet per te cilat u diskutua dje ne takimin e perjavshem te Presidentit te Republikes Afred Moisiu me Kryetarin e qeverise Fatos Nano. Kreu i shtetit shprehu shqetesim gjate takimit te djeshem lidhur me perplasjet e ashpra ne parlament mes pozites dhe opozites, sidomos ne diten e pare te punimeve te Kuvendit. "Por nuk duhet qe per kete komision, te prishet dialogu mes pozites dhe opozites", e ka keshilluar Presidenti i Republikes, kryeministrin Fatos Nano. Presidenti sipas burimeve nuk ka bere shume komente rreth kesaj ceshtje, duke pasur parasysh se ajo eshte nje ceshtje madhore per opoziten, por edhe nje mbrojtje e mire per poziten. Kreu i shtetit eshte treguar i rezervuar ne komente te teperta. Por sipas burimeve, ai nuk e ka miratuar ngritjen e nje komisioni hetimor kunder Edi Rames, duke i kerkuar kete rradhe kryetarit te mazhorances qe ne parlament te zbatohet vetem ligji.

Ceshtja kryesore politike e ketyre dy diteve, duket se eshte bere keshtu nje objekt shqetesimi per presidentin, per situaten konfliktuale politike qe mund te ndodhe, pas perplasjes se ashper mes dy forcave politike ne parlament.

Por ne takimin e djeshem, Presidenti Alfred Moisiu dhe kryeministri Fatos Nano diskutuan edhe per disa ceshtje te lena pezull ne fushen e reformave. Gjate takimit Presidenti Moisiu i ka kujtuar kryeministrit Fatos Nano qe te pershpejtoje hapat per perfundimin e projektligjit per pronat. Mesohet se kreu i shtetit ka terhequr vemendjen rreth kesaj ceshtje ku dihet tashme qe ky projektligj duhet te kalonte per miratim ne Kuvend ne daten 15 Shkurt. Nuk perjashtohet mundesia qe Presidenti Moisiu te therrase ne nje tryeze tjeter te dyte perfaqesuesit e partive politike per te gjetur konsensus rreth projektligjit per pronat. Deri me tani opozita permes nje dokumenti te perbashket eshte shprehur se nuk do te votoje variantin e miratuar nga qeveria Nano per kthimin dhe kompesimin e pronave pronareve te ligjshem.

Nje ceshtje tjeter e rendesishme diskutimi ne takimin e djeshem ka qene edhe ajo e reformes zgjedhore. Komisioni bipartizan eshte angazhuar qe te vazhdoje serish punen per perfundimin e disa prej pikave te rendesishme ku me kryesorja do te jete percaktimi i formules per balancimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Kohe me pare, Presidenti Moisiu eshte angazhuar personalisht per te ndjekur punen e ketij komisioni ndaj dhe ne takimin e djeshem Presidenti Moisiu i ka kustuar serish nje rendesi te vecante kesaj ceshtje. Ne kete menyre kreu i shtetit ka kerkuar permbushjen e kerkesave qe nderkombetaret kane parashtruar prej kohesh per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Pjese e ketyre detyrimeve eshte edhe bashkepunimi pozite-opozite ku Presidenti Moisiu edhe ne takimin e djeshem ka kembengulur qe marreveshja te vazhdoje.
 

u74

Primus registratum
Re: RAMA: PD NUK I SHERBEN AS DREQIT

Jep mundesisht vetem mendimin tend ku mundesh te perfshishe edhe citime nga shtypi dhe jo te ne sjellish ketu gjithe artikujt e gazetave shqipetare.

vetem nje sygjerim shoqerore.
 
Top