Rama mbërrin në Serbi, pritet nga Daçiç në aeroportin e ‘blinduar’ të Beogradit

Universal

AnonymouS
TIRANE- Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë mbërritur rreth orës 10:00 në aeroportin e Beogradit, i cili ishte blinduar nga forca të shumta policore dhe helikopterë që monitoronin nga ajri.


attachment.php


Zv/kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare” Tedi Blushi raportoi nga Beogradi se kryeministri Rama u prit me ceremoni nderi në aeroport nga ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç. Forca të shumta policore kishin rrethuar zonën, ndërsa kryeministri shqiptar shoqërohet nga 6 truproja shqiptare. Mësohet se në aeroport nuk është ngritur flamuri shqiptar, por valëvitej vetëm flamuri serb. Ajo që të bie në sy është veshja e kryeministrit shqiptar, një kostum i zi dhe kollare të kuqe. Nërkaq, mediat nga Beogradi raportojnë për një interesim të madh për vizitën në fjalë, e cila do të ndiqet nga rreth 200 gazetarë.Vizita e Ramës në Serbi është shoqëruar me polemika të shumta, pas incidentit të 11 tetorit në Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku kombëtarja shqiptare u bë pre e dhunës dhe racizmit në stadium, pas valëvitjes së një droni me simbole shqiptare, që u cilësua si provokim nga ana e serbëve. dacic pret ramen

RAMA DHE DELEGACIONI SHQIPTAR NISET DREJT BEOGRADIT

Ora 08:45 - Vizita dy ditore e kryeministrit Rama është e para e kreut të qeverisë shqiptare pas 68 vjetësh në Serbi. Avioni me të cilin udhëtoi delegacioni shqiptar u nis nga aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit, në orën 08.45, ndërsa kryeministri shoqërohet prej një delegacioni që përbëhet nga: Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj. Me të mbërritur në Beograd Edi Rama, do të ketë takim me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa nesër do të vizitojë Luginën e Preshevës, e banuar nga shqiptarë, ku do të takohet me drejtuesit vendorë si dhe do të bashkëbisedojë me qytetarët.

AXHENDA E VIZITËS SË RAMËS

Sipas axhendës, me arritjen e Kryeministrit shqiptar, në orën 11:00, në selinë e qeverisë serbe do të fillojë ceremonia zyrtare. Më pas do të vazhdohet në takimin kokë më kokë mes dy kryeministrave dhe më pas do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve nga Ministrat e Jashtëm”. Në 12:15 minuta, do të mbahet konferenca për shtyp e kreut të qeverisë së Tiranës dhe Beogradit. Axhenda vijon më tej me një takim të shefit të qeverisë shqiptare në orën 16:00 me gazetarët. Pasditja rezervon gjithashtu axhendë të ngjeshur, ku Rama do të jetë i pranishëm në forumin e biznesit serbo-shqiptar dhe ora 18 e zhvendos Kryeministrin në Bashkinë e Beogradit. Në axhendë nuk përfshihet ecja në këmbë e kryeministrit Rama në rrugët e Beogradit. Ky takim përmbyllë axhendën e Kryeministrit për ditën e pare. Ndërsa me presidentin Timosllav Nikoliç, kryeministri Rama nuk do të takohet, po ashtu është anuluar ecja në këmbë e Kryeministrit shqiptar në rrugët e Beogradit. Ditën e martë në orën 05:00 të mëngjesit do të bëhet nisja për në Preshevë e delegacionit shqiptar Pas mbërritjes në Preshevë, axhenda përcakton orën 11.00, ku Kryeministri Rama do të takojë kryetarin e komunës. Rama në këtë takim shoqërohet nga disa ministra, si dhe dhjetëra gazetarë shqiptarë. Gjatë qëndrimit të delegacionit shqiptar në Beograd pritet nënshkrimi i tri marrëveshjeve dypalëshe.

BalkanWeb
 

Universal

AnonymouS
Rama: Kosova e pavarur, fakt. Vuçiç: Provokim


Kosova është bërë shkak për deklarata shumë të forta nga ana e dy kryeministrave atij shqiptar dhe kryeministrit serb gjatë një konference të përbashkët për media zhvilluar në Beograd, pas një takimi 40-minutësh kokë më kokë mes tyre.

attachment.php


Në fjalën e tij, Rama theksoi se Kosova është e pavarur dhe ky është një fakt. Por në këtë moment kryeministri Alaksandar Vucic, në shenjë demonstrative me një nënqeshje në fytyrë hoqi kufjen e përkthimit.

Pas përfundimit të deklaratave respektive, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në më të parin rast, Vucic deklaroi: "Nuk kam pritur provokime dhe nuk kam pritur që të flas për Kosovën, por duhet të përgjigjem se nuk do ta lejoj askënd ta nëncmojë Serbinë në Beograd".

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ramës, i cili me qetësi tha: "Për sa i takon Kosovës, unë besoj se realiteti mbetet një dhe i pandryshueshëm, pavarësisht perceptimeve të ndryshme dhe mosdakordësisë së plotë".


/ Top Channel
 

scadarsko

Locus omnem
Rama: Kosova e pavarur, fakt. Vuçiç: Provokim


Kosova është bërë shkak për deklarata shumë të forta nga ana e dy kryeministrave atij shqiptar dhe kryeministrit serb gjatë një konference të përbashkët për media zhvilluar në Beograd, pas një takimi 40-minutësh kokë më kokë mes tyre.

attachment.php


Në fjalën e tij, Rama theksoi se Kosova është e pavarur dhe ky është një fakt. Por në këtë moment kryeministri Alaksandar Vucic, në shenjë demonstrative me një nënqeshje në fytyrë hoqi kufjen e përkthimit.

Pas përfundimit të deklaratave respektive, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në më të parin rast, Vucic deklaroi: "Nuk kam pritur provokime dhe nuk kam pritur që të flas për Kosovën, por duhet të përgjigjem se nuk do ta lejoj askënd ta nëncmojë Serbinë në Beograd".

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ramës, i cili me qetësi tha: "Për sa i takon Kosovës, unë besoj se realiteti mbetet një dhe i pandryshueshëm, pavarësisht perceptimeve të ndryshme dhe mosdakordësisë së plotë".


/ Top Channel
Nuk duhej te deklarohej kjo deklarate.Kosova eshte shtet sovran ne vehte nuk eshte qeshtje e shqiperise kosova......ne qoftese ne shqipetaret,duam nje kosove te pavarur n e ekemi njohur,kemi vendosur ambasade atje cna duhet ne e njeh apo nuk e njeh serbija?Edi RAMA ne kete vizite tregoi rrugaqeri dhe sikur te mos ishte kryeminister ,por president i FSHF ZOTRI DUKA.
 

scadarsko

Locus omnem
vetem http://www.rts.rs/page/stories/sr/s...ovokacija albanskog premijera u Beogradu.html

PA VIZA MES DY VENDEVE vetem me karta identiteti.
MARDHENJE MIDIS RINISE
DHE LEHTESIRA NE DOGANA MIDIS DY VENDEVE
Ky eshte piksynimi i dy kryeministrave,dhe vendimi qe u nenshkrua!
Duket qarte keshilla e ANGELA MERKEL qe ka dhene ne samitin e BERLINIT,ku vetem serbija perfiton afro 2 miliard eur,ndersa shqiperia thuajse gjysmen e vleres.....Provokimi ishte i rende nga ana e EDI RAMA,per arsye se nuk tregoi dipllomaci!
Nuk ditme nje here te prezantohemi vertet njerez autentik qytetar europian.....vetem kurr e mos lidh me te kaluaren.
 
Last edited:
Top