Rama: "Do t'i fus në burg ata që punojnë dhe punësojnë në të zezë"

Universal

AnonymouS
Pas atyre që vjedhin energjinë apo ndërtojnë pa leje, në burg do të përfundojnë edhe të gjithë ata që punënojnë në të zezë. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi prangat për punëdhësit dhe punëmarrësit që nuk regjistrohen tek Sigurimet Shoqërore.
Shefi i qeverisë për këtë paralajmëroi ndryshimin e ligjit që sipas tij duhet ti japë fund skllavërisë. Rama iu përgjigj edhe kritikave për mos hapjen e vendeve të reja të punës të premtuara në fushatë.
Edi Rama: “Kam dëgjuar shumë cinikë që thonë jo nuk janë hapur vende pune, por fakti është që janë 81 mijë të punësuar të rinj në librat e llogarive të këtij vendi dhe në gjuhën e botës normale këto quhen vende pune ashtu sikundër në gjuhën e botës normale puna në të zezë konsiderohet veprimtari e dënueshme penalisht dhe për këtë arsye edhe në ndërhyrjen e re që po bëjmë në legjislacion, qoftë shmangia e përsëritur nga tatimet dhe gjetja e përsëritur e një punonjësi në të zezë do të jetë e barabartë me ndjekjen penale dhe çuarjen prapa hekurave të personit përkatës apo drejtuesit të kompanisë. Nuk mund të vazhdojmë me historinë e shmangieve pa fund dhe skllavërimit zinxhir që e kemi në të gjithë territorin e Shqipërisë.”
Duke folur sot paradit në Konventen e Sherbimeve Sociale, kreu i qeverisë tha se varfëria mbetet një plagë e madhe por shteti po mbështet me ndihmë ekonomike familjet në nevojë duke ja dorëzuar pushtetin grave.

ORA NEWS
 

bobo

marksist-enverist
ky ja ka zanat-, kap breshken me mercedes!.., dhe i thot, breshkes :mad:: mos ki frik nuk'o rrot qe tmerr jeten, por tknaq shpirtin-, mercedes hesapi!
prap i tmir ka zt. Ramires: ka stil kur del para kamerave, qerratai, dhe tknaq (shpirtin) me 'recitalin politik'-, me/pa mikrofon
 

scadarsko

Locus omnem
Ehhh ky ka ik per ....
10731172_939834009364155_241136095661327894_n.jpg
 

SNAP

Papirus rex
Po mer jahuu mir eke futi te gjithe ne burg hap cdo qytet nga nje burg. Mir tka shku menja:dolfi
 
Top